10 amerikanë dalin para gjyqit në Haiti

Një grup prej dhjetë amerikanësh pritet të del sot në gjyq në kryeqytetin haitian, Portoprins, pasi janë arrestuar ndërsa po kalonin kufirin me një autobus përplot me fëmijë nga Haiti në Republikën Dominikane.
Amerikanët nga një grup humanitar krishterë nga Idaho, këmbëngulin se 33 fëmijët ishin jetimë dhe thonë se ata po dërgoheshin në një jetimore në Republikën Dominikane fqinje.

Në autobusin e tyre policia zbuloi 35 fëmijë nga mosha një muaj deri në 12 vjeç.

Amerikanët thonë se janë siguruar nga autoritetet e atjeshme se mund të sjellin fëmijët por policia haitiane thotë se asnjë prej këtyre fëmijëve nuk kishte dokumentacion që dëshmonte se janë vërtetë jetimë.

Haiti vendosi kontrolle të rrepta të lëvizjes së fëmijëve nga vendi menjëherë pas tërmetit.

Trafikimi i fëmijëve ka qenë një problem serioz në të kaluarën kur mijëra femijë janë zhdukur çdo vjet në këtë vend.

BURIMI: BBC