10 arsyet që prishin një dashuri

Raportet sentimentale mund të prishen për shume arsye, ja dhjete me kryesoret.

Revista angleze e përmuajshme Cosmopolitan ka organizuar një sondazh me 1400 femra lidhur me arsyet më frekuence që çojnë në prishjen e një raporti dashuror.
Sipas rezultateve të këtij sondazhi doli renditja e më poshtme:

Në vendin e 10
Ndoshta nuk do ta besoni, por në vendin e dhjetë, pra në të fundit nga këto arsye, është përformanca mashkullore nën çarçaf.
Vetëm 15.7% e femrave e vlerësojnë të parin ketë fakt.

Në vendin e 9
Mungesa e mirëkuptimit me familjaret dhe miqtë. Që këtej rrjedh edhe një këshille për meshkujt, mbani marrëdhënie të mira më verrat dhe mikeshat e afërta të partneres.
18.9% e femrave e vene ketë argument të parin.

Në vendin e 8
Të jetuarit në largësi.
Largësia nuk i bën mire marrëdhënieve, vjen një kohe dhe rezistenca bie, jo me kot i thonë larg syve larg zemrës.
20.2% e femrave nuk do ta suportonin dot ketë ide.

Në vendin e 7
Mungesa e ambicies, më e theksuar kjo për ambicien profesionale. Një grua nuk do ta pëlqente shumë një mashkull me pak ambicie të tille.
20.6% e femrave besojnë se kjo është arsyeja madhore.

Në vendin e 6
Mungesa e vëmendjes, përkëdhelia dhe romanca mashkullore.
21.1% e femrave i mëshojnë këtij argumenti.

Në vendin e 5
Dëshira për të qenë single. 21.1% e femrave që janë ndare kanë pasur dëshirën që të qëndrojnë të tilla.

Ne vendin e 4
Grindjet e shpeshta. 29.1% e femrave mendojnë se ky do të ishte argumenti kryesor qe çon në prishjen e një marrëdhënie.

Në vendin e 3
Humbja e besimit.
Thuajse një e treta e femrave(29.7%) mendojnë se një lidhje nuk mund të vazhdoje nëse dyshimi fshihet pas çdo situate.

Në vendin e 2
Tradhtia.
Për 36.6% të femrave, kjo do te ishte arsyeja themelore për prishjen e një marrëdhënie.

Në vendin 1
Sondazh tregoi se 39.7% e femrave, mendojnë se arsyeja më e rëndësishme që çon në prishjen e një marrëdhënie, është mungesa e dashurisë.

Për xxx% të femrave

Besoj se eshte sipas femrave :smiley:

do ishte mire te kishin marr dhe mendimet e meshkujve! por me siguri qe vendi i pare është mungesa e dashurisë.