10% e popullsisë botërore janë obezë

10% e popullsisë totale të rritur në botë është obeze, është përfundimi i një studimi amerikano-britanik, i publikuar sot në revistën mjekësore “The Lancet”.

Universiteti Mbretëror i Londrës dhe Harvardi studiuan së bashku indeksin e masës trupore, nivelet e kolesterolit dhe të hipertensionit, midis viteve 1980 dhe 2008.

Ndërsa kolesteroli dhe hipertensioni kanë rënë në vendet e zhvilluara si pasojë e rritjes së efikasitetit të mjekimeve, përqindja e njerëzve obezë është rritur shumë shpejt në shkallë globale.

Në vitin 2008, 9,8% e meshkujve dhe 13,8% e femrave në të gjithë planetin janë obeze, pra kanë një indeks të masës trupore më të madh se 30 kg/m katror.

Kjo shifër tregon se në 30 vjet fenomeni është dyfishuar. Në vitin 1980, vetëm 4,8% e meshkujve dhe 7,9% e femrave ishin obeze.

Ndërkohë, numri i personave mbipeshë është shumë më i lartë. Indeksi i masës trupore gjendet duke matur peshën dhe gjatësinë e një njeri. Shifrat 18.5-25 konsiderohen si të shëndetshme, 25-30 mbipeshë dhe mbi 30 obez.

Problemi më i madh i obezitetit është në ishujt e Paqësorit, me nivel mesatar 34-35 kg/metri katror. Ndërkohë, disa vende të varfëra në Afrikë vazhdojnë të vuajnë nga kequshqyerja dhe uria, çka përkthehet me një indeks trupor më të ulët se 18,5 kilogramë për metër katror.

ja dhe dicka me teper

Obeziteti, shkaktar për hipertensionin

Obeziteti është i lidhur ngushtë me hipertensionin, sepse obeziteti vështirëson punën e zemrës për të furnizuar indet me gjak. Kontrolli i peshës është një faktor i rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Humbja e peshës ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson efektivitetin e ilaçeve që përdoren për kurimin e presionit të gjakut. Po ashtu, njerëzit që bëjnë një jetë sedimentare kanë 50% më shumë mundësi që t’u zhvillohet hipertensioni sesa ata që bëjnë një jetë aktive. Aktiviteti fizik i rregullt mund të ulë presionin sistolik me rreth 10mmHg në pacientët me hipertension. Një dietë jo e pasur ushqimore si dhe mungesa e aktivitetit fizik bëhen shpesh shkaktarë të hipertensionit dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

OBEZITETI
Si të mposhtini mbipeshën
11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.
12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.
13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një
masë e caktuar e tyre çdo ditë.
14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme.
15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës.
16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.
17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha
llojet, por me kufi.

Mjaft te vlefshme si keshilla! Sidomos tani qe njerezit ngulen para kompjuterit dhe e kane harruar fare xhiron e mbasdites!

Shum keshilla te nevojshme por a do ti kuptoj te gjith ?

10 % mua mduken pak … dua te them qe esht me shum se 10 % e populsis … ncncnc

Mos harro se shumica e popullsise vdes per buke! Pasi eshte statistik boterore, jo specifike mbi ndonje kontinent! Perfshihen vende qe jane teper te varfra si persh Afrika!

ehhh vertet e drejt …

Aman mooooooooo pse nuk beje pjese dhe une aty tek obezet,

nuk e pash njehere te vetme ne jete veten te shendosh,apo dhe pak te mbushur,booooooooooo

sa inaaaaaaaaaaaaaaaaaaat :@

ik moj se le nam ti
po tulet ci do , apo per ti ber berxolla kur te kesh uri :stuck_out_tongue:

njeriu gjithmone do ate qe nuk e ka kuptohet,

aman dhe keshtu si skelerine nuk dua te jem,:frowning:

Si skelerine:ushkriva::ushkriva::ushkriva::ushkriva::ushkriva::ushkriva::ushkriva::ushkriva:

:@ :@ :cry::cry::cry::cry::cry:

:bubu::bubu::bubu: :bambam:

Vajzat shqiptare zakonisht jan na si “lopa”! (pa ofendim)

i thua nje femre 'lop" dhe thua po ofendim?..me vjen keq qe ke kete mendim per femren,:wink:

nuk ka rendesi e dobet apo e shendosh vlen njeriu mendoj une

Lop ne kuptimin e mbushur! :smiley:

po po ashtu eshte,mos e gjyko tjetrin nga pamja por nga shpirti i thone nje fjale,ose me mire mos e gjyko fare me e drejt! :smiley:

Ne 2014 do ket vajtur pa frike 40%