10 organizatat më të mëdha mafioze [FOTO]

Historitë e tyre, si kanë lindur, vrasjet që kanë bërë, buja e tyre si edhe kush i mbështet. Si mafia më e rrezikshme cilësohet organizata më famshme në botë “Cosa Nostra”. Për këtë organizatë janë shkuar libra, bërë filma hollivudianë, shkruar me qindra artikuj, duke e kthyer këtë organizatë mafiozë në një mit.

Në 20 grupet mafioze më të rrezikshme në botë është edhe “SACRA CORONA UNITA”. Kjo nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja. Selinë qendrore e ka në Pulia. Fillimet e saj i ka në vitet ‘80 dhe sot është organizimi më i fuqishëm.

“COSA NOSTRA” italiane Është themeluar në fillim të shekullit XVI në Sicili, megjithatë lindja e kësaj organizate i atribuohet viteve të Luftës së Dytë Botërore, kur amerikanët ndihmuan ringritjen e mafies në Sicili.

“CAMORRA” Kjo organizatë është themeluar nga mesi shekullit XVI në Napoli. Fjala “Camorra” dikur kishte kuptimin e një takse që paguhej nga pronarët e lokaleve për të siguruar mbrojte. Këto të dhëna i përkasin Mbretërisë së Napolit dhe datojnë më 1735.

“NDRANGETA” Kjo organizatë e ka selinë në Kalabri. Përbëhet nga 144 organizime me 5600 anëtarë. Ajo e realizon kontrollin e saj në territorin kalabrez falë lidhjeve mafioze të quajtura “Ndrine”.

“SACRA CORONA UNITA” Nuk është e vetmja organizatë mafioze në Pulia të Italisë, por pa asnjë dyshim është më e rëndësishmja dhe më e madhja

“NEOMENKLATURNAJA” Interpretimi i fenomeneve mafioze në Rusi do të duhej vendosur në një kontekst më të gjerë analizash mbi të ashtuquajturën “Nomenklaturnaja privatizacija” (kjo do të thotë privatizim në shërbim të nomenklaturës)

“YAKUTSA” Çdo bandë mafioze në Japoni quhet “Yakutsa”, por drejtohet nga krerë të ndryshëm.

“COSA NOSTRA” amerikane U themelua në fillim të shekullit të kaluar dhe u pasurua në dy dekadat e parë.

FAMILJA E “MAFIES SË ZEZË”, SHBA U krijua nga Demetrius Flenory dhe vëllai i tij, Terry. Kjo bandë e filloi aktivitetin e saj kriminal duke shitur doza të vogla kokaine në rrugët e Detroitit gjatë viteve ’80 dhe përfundimisht u zhvillua brenda gjithë vendit dhe jashtë SHBA-së

MAFIA TURKE Është quajtur si një organizatë kriminale shumë e fuqishme. Mafia turke ka pasur në kontroll një pjesë të madhe të trafikut të heroinës në të gjithë botën.

“MAFIA IRLANDEZE” Banda irlandeze është një nga organizatat më të vjetra kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka ekzistuar që nga fillimi i shekullit të 19 deri në ditët e sotme.

na fute friken tani ti me keto lajme

mos u tremb se nuk jan ne shqiperi , e as kosov kto :smiley:

e po nese vin mendoj cfar do vjedhin ketu se:confused:

nuk vin ktu , jo se skan ca te vjedhin…por sua u mban nga shqiptaret 8O

:stuck_out_tongue:

Italia on the TOP :smiley:

njihen ata per mafian… :stuck_out_tongue:

prandja jam frik se nuk kan cfar te vjedhin dhe te ikun ashtu me duar bosh si nuk ka lezet moj:P

Kush ma ka vjedh revolen :stuck_out_tongue:

LIKE A BOSS!

Skan perse te vin keta tek ne, me te fort se ta jemi :mendoj:

kush ju duket me e fuqishme ?

qe te japesh nje mendim per kte duhet ti njohesh shum mir veprimtarit e tyre…arritjet , humbjet
mjafton tu dim emrat , cna duhet te futemi aq thell :stuck_out_tongue: