"10 veprat që të nxjerin prej Islamit''

Esselamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu

‘‘10 veprat që të nxjerin prej Islamit’’

بسم الله الرحمن الرحيم
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, mëshirbërësit…

Sheikh, Muhammed abdul Wehabi thotë: ‘‘Dije se negacionet e Islamit janë dhjetë…’’

Negacionet e Islamit janë ato vepra të cilat, nëse muslimani i vepron, e asgjëson imanin dhe ia prish veprat dhe bëhet prej banorëve të xhehenemit. Për këtë, obligohet gjdo musliman dhe muslimane ti mësoje këto negacione, përndrzshe mund ti veproje duke mos ditur, sikur që e shohim tek shumica, të cilët pretendojnë se janë musliman…
Negacionet janë të shumta të cilët i kanë cekur fukahatë në kaptinë e ‘‘Felënësit’’, por bazohen në këto dhjetë.

Ne inshaAll-llah do ti cekim shkurt dhjetë negacionet, të cilat i zgjolli dijetari, All-llahu e mëshiroftë.

Negacion i parë prej negacionëve të Islamit.

‘‘Shirku në adhurim (të bërit All-llahut ortak, shok gjatë adhurumit).’’

Negacioni i dytë prej negacioneve të Islamit.

‘‘Kush mer (bën) mes tij dhe mes All-llahut, subhanehu ve teala, ndërmjetësues, i lutë ata, kërkon shefat (ndërmjetësim) prej tyre dhe mbështetet tek ata, ka dalur prej Islamit me pajtimin e gjithë dijetarëve islamë’’.

Negacioni i tretë prej negacioneve të Islamit.

‘‘Kush nuk i bën kafira idhujtarët apo dyshon në kufrin e tyre, apo e llogarit të vërtet fenë e tyre.’’
Të tillët i bëri All-llahu kafira dhe i quajti mosbesimtar në shum citate të Kura’nit, urdhëroj të armiqësohen për shkak trillimeve, shpifjeve ndaj All-llahut dhe për bërjen ortak me All-llahun, pretendimi se zoti ka fëmijë, All-llahu është i Lartësuar nga kjo që thonë.
All-llahu u obligoj muslimanëve armiqësinë dhe urejtjen ndaj kafirave.

Negacioni i katërt prej negacioneve të Islamit.

‘‘Të besuarit në udhëzimin e tjetër kujt krahas udhëzimit të pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, se është më i kompletuar dhe më i përsosur, dhe se Gjykimi (ligji) i tjetër kujt është më i mirë se Gjykimi i Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, si dhe ai i cili i jep përparsi gjykimit të tagutit para gjykimit të pejgamberit, salallahu alejhi ve selem.’’

Çështja e parë, e ajo është: ‘‘Të besuarit në udhëzimin e tjetër kujt krahas udhëzimit të pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, se është më i kompletuar dhe më i përsosur’’

Kjo çështje është një qështje e madhe dhe e rrezikshme, ngase të besuarit në këtë mënyrë të shpien në Xhehenem dhe se është në kundërshtim me citate e vërteta.

Pejgamberi s.a.v.s. thoshte në hutben e xhumasë: ‘‘Fjala më e mirë është fjala e All-llahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, s.a.v.s.’’

Negacioni i pestë prej negacioneve të Islamit.

‘‘Ai i cili urren diç prej asaj me të cilen ka ardhur Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, dhe ëse e vepron me të, del nga Islami (bën kufër)’’.

Kjo është me pajtimin e të gjithë dijetarëve, siç thotë autori i librit ‘‘El-Ikna’’ dhe të tjrët.

Negacioni i gjashtë prejt negacioneve të Islame.

‘‘Ai i cili luan (tallet) me diç prej fesë së pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, me shpërblimin dhe dënimin e tij, bën kufër(del nga feja)’’.

Argument për këtë është fjala e All-llahut: ''E nëse i pyet ti ata (përse tallen), do të thonë: ‘‘Ne vetëm jemi mahnitur e dëfruar’’, Thuaju: ‘‘A me All-llahun, argumentet e Tij dhe të Dërguarin e Tij ishit duke luajtur? Mos u arsyetoni vetëm se keni bërë kufër pasi që patët besuar, Mos kërkoni fare ndjesë, ju pasi që (shpallët se) besuat, keni mohuar. Nëse një grup nga ju i falim, grupin tjetër e denojmë, ngase ishit kriminelë.’’

(Teube: 65-66)

Negacioni i shtatë prej negacioneve Islame.

‘‘Sihri (magjija), e prej saj është edhe sarfi dhe atfi, kush e bën apo kënaqet me të, bën kufër.’’ Argument për këtë është fjala e All-llahut:

‘’(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonë djajt në kohen e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafe, por djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerzve magjinë. (Ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se ti thonin: ‘‘Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pafe!’’ E, mësonin (njerëzit) prej atyve dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejen e All-llahut me atë askujt nuk mund ti bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm dhe nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshiren e Zotit). Po ta dinin, ata se për çka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.’’

(El-Bekare, 102)

Negacioni tetë prej negacioneve Islamike.

‘‘Të ndihmuarit e mushrikëve, dhe të ndihmuarit e tyre kundër muslimanëve.’’

Argument për këtë është fjala e All-llahut:

‘‘O ju që besuat! Mos zini miqë as jehuditë as të krishterët. Ata janë miq të njëri tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prer tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.’’

(El-Maide, 51)

Negacioni i nëntë prej negacionëve Islamike.

‘‘Kush beson se disa njerëzve iu lejohet dalja nga Sherijati i Muhammedit, salallahu alejhi ve selem, pikërisht ashtu siç është lejuar dalja e Hidrit prej sherijatit të Musës, alejhi selam, ky është kafir’’.

Kjo është kështu ngase refuzon fjalen e All-llahut, subhanehu ve teala:

‘‘Dhe kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë te tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.’’

(El-En’am, 153)

Negacioni i dhjetë prej negacioneve Islamike.

‘‘Të larguarit nga feja e All-llahut, nuk e mëson atë e as nuk vepron me të’’.

Argument për këtë është fjala e All-llahut:

‘‘E kush është më zullumqarë se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthye shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmeremi kundër kriminelëve.’’

(Sexhde, 22)

Të gjitha negacionet që i cekum, janë të shfaqura shkurtimisht. Për tu njoftuar më mirë me to, mund ti gjeni në librin: ‘‘Djetë veprat që të nxjerin prej Islamit’’

Dhe lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botrave!

والحم لله رب العالمين

Wesselamu alejkum we rahmetullahi we berkatuhu