100 librat që duhen lexuar

100 librat që duhen lexuar Çfarë lexojnë mendimtarët më të mëdhenj të botës në kohët tona
Revista “Foreign Policy” boton listën e librave që i japin formë mendimit sot

Keni nevojë për ide se çfarë të dhuroni nëse keni në plan të dhuroni një pjesë diturie? Nëse doni të jeni të informuar aq sa janë dhe mendimtarët më të mëdhenj globalë atëherë revista “Foreign Policy” ofron listën e 100 librave që u kanë dhënë formë mendimeve të liderëve botërore. Janë romane artistike e libra shkencorë, politikë e ekonomikë të rekomanduar nga disa prej njerëzve më të mençur të planetit. Një prej tyre është “Aleanca: Si Roosevelt, Stalin dhe Churchill fituan një luftë dhe nisën një tjetër” na Jonathan Fenby. Fenby ka rindërtuar në mënyrë fantastike shtjellimin ditor të debatëve të mëdha mes aleatëve dhe sjelljen e tyre gjatë Luftës II Botërore. Falë këtij libri mund të përftohet një këndvështrim i sfidave, hezitimeve dhe qëllimeve të tre fuqive të mëdha. “Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia” nga Joseph Schumpeter. Ky është një prej librave klasikë sepse ngre pyetje të mëdha mbi natyrën e rendit ekonomik dhe politik. Në 200 vjetët e fundit ka pasur një përqendrim të qëndrueshëm të fokusit në shkencat sociale, nga ekonomia politike deri tek ekonomia neo-klasike e deri tek kanalizimi i ballkanizimit disiplinor që studim tipik i kohëve të sotme. Këta autorë kontradiktorë bien dakord vetëm në një pikë, kur adresojnë pyetje të natyrës dhe legjimitetit të kapitalizmit dhe demokracisë. “Një histori koncize e ekonomisë së botës” nga Rondo Cameron është gjithashtu një prej librave që sugjeron “Foreign Policy”. Ky libër të godet me faktin se dëshira për të akumuluar pasuri dhe përmirësuar rrethanat materiale mund të jetë një prej imperativëve më themelore njerëzore. Çfarë tregon kjo për specien tonë? Ky libër gjithashtu flet për faktin se gjithë traditat fetare të aplikuara nga njerëzit sot i kanë pasur rrënjët në një ekonomi të hershme tregu të zhvilluar në një marrëdhënie simbiotike me kapitalizmin e hershëm.

  1. 1453 – Roger Crowly

  2. Miliarderët aksidentalë, Ben Mezrich

  3. Pas natyrës, W.G. Sebald

  4. Pas Tamerlenit, John Darwin

  5. Epoka e jashtëzakonshme, Joshua Cooper Ramo

  6. Aleanca: Si Roosevelt, Stalin dhe Churchill fituan një luftë dhe filluan një tjetër, Jonathan Fenby

  7. Profeti i Amerikës: Moisu dhe historia amerikane, Bruce Feiler

  8. Engjëj dhe epokat, Adam Gopnik

  9. Shpirtrat e kafshëve, George Akerlof dhe Robert Shiller

  10. Rërat egjiptiane, Wilfred Thesiger

  11. Antologjia e shenjtë bahajane,

  12. Besimtarët, Zoe Heller

  13. Rrëfenja e një biografi, A.S.Byatt

  14. Ditarët e zinj, Roger Casment

  15. Strategjia e oqeanit blu, Chan Kim

  16. Miliardi i fundit, Paul Collier

  17. Jeta e shkurtër dhe e mrekullueshme e Oscar Wao, Junot Diaz

  18. Vëllezërit Karamzov, Fyodor Dostoyevsky

  19. Kasapi dhe buloni, David Lyon

  20. Kapitalizmi, Socializmi dhe Demokracia, Jospeh Schumpeter

  21. Ccështja e zotit, Karen Armstrong

  22. Sfida e Afrikës, Wangari Maathai

  23. Kasetat e Clinton, Taylor Branch

  24. Përmbledhje poemash, John Keats

  25. Kolomba, Dacia Maraini

  26. Një histori koncize e ekonomisë së botës, Rondo Cameron

  27. Konstandini dhe peshkopët, H.A.Drake

  28. Filozofia bashkëkohore kineze, Chung-Ying Cheng dhe Nicholas Bunning

  29. Kapërcimi i ndarjes së energjisë, Robert U.Ayres

  30. Kibernetika, Norbert Weiner

  31. Ndihmësi i vdekur, Dambisa Moyo

  32. Banka Holandeze: 1870-1990, Lothar Gall

  33. Kockat e Dekartit, Rusell Shorto

  34. Komendia hyjnore, Dante Aligieri

  35. Ëndrra nga im atë, Barack Obama

  36. Kompania holandeze “East India”: Ngritja dhe rënia, Femme S. Gaastra

  37. Qeverisja dinamike, Neo Boon Siong dhe Geraldine Chen

  38. Rrugë lindjeje, Fitzroy MacLean

  39. Te hash diellin, Oliver Morton

  40. Eleganca e iriqit, Muriel Barbery

  41. Perandori, Ryszard Kapuscinski

  42. Simetria e frikshme: Ngritja dhe rënia e vlerave themeluese të Kanadasë, Brian Lee

  43. Budallai, Christopher Moore

  44. Focat e natyrës, Vali Nasr

  45. Garibaldi dhe armiqtë e tij, Christopher Hibbert

  46. Pakti global, Nicholas Stern

  47. Strategjia e madhe e perandorisë bizantine, Edëard N. Luttwak

  48. Eksperimenti i madh, Strobe Talbott

  49. Transformimi i madh, Karl Polanyi

  50. Vdekja vjen nga kryepeshkopi, willa Cather

  51. Një vdekje në familje, James Agee

  52. Vdekja e zemrës, Elizabeth Bowen

  53. Shpëtimi, James Dickey

  54. Ushtarë qen, Robert Stone

  55. Gjuetari i skifterëve, John Cheever

  56. Hamleti, William Shakespeare

  57. Gjysma e Qiellit, Nicholas Kristof dhe Sheryl Wudunn

  58. Harold Macmillan, Charles Williams

  59. Historia e filozofisë kineze, Fung Yu-Lan

  60. Shoqëria e nderuar, Norman Lewis

  61. Kthimi i huliganeve, Norman Malea

  62. Shtëpia e letrave, William D. Cohan

  63. Ekonomia shtëpiake dhe historia, Mary S. Hartman

  64. Ideja e drejtësisë, Amartya Sen

  65. Në Ksanadu, William Darlymple

  66. Kombi novator, John Kao

  67. Keynes: Kthimi i mjeshtrit, Robert Skidelsky

  68. Ligji, legjislacioni dhe liria, Friedrich Hayek

  69. Japonia nuk ekziston, Alberto Torrs Blandina

  70. Një jetë e deshifruar, J. Craig Venter

  71. Lordët e Financës, Liaquat Ahamed

  72. Makro-ekonomia dhe profecitë vetëpërmbushëse, Roger Farmer

  73. Krijuesit, Cory Doctrow

  74. Parku Mansfield, Jane Austen

  75. Gjenerali i Marksit, Tristam Hunt

  76. Nanoteknologjia ushtarake, Jurgen Altmann

  77. Mobi Dik, Herman Melville

  78. Misteri i rritjes ekonomike, Elhanan Helpman

  79. Miti i tregut racional, Justin Fox

  80. Guineja e Re: Ccfarë bëra dhe ccfarë pashë, Luigi d’Albertis

  81. Vend i ccmagjepsur, Mark Mazower

  82. Jo vetëm gjenet, Peter J. Richerson dhe Robert Boyd

  83. Njëqind vjet vetmi, Gabriel Garcia Marquez

  84. Operacioni Shylock, Philip Roth

  85. Origjina e virtytit, Matt Ridley

  86. Origjina e pasurisë, Eric Beinhocker

  87. Të veccuarit, Malcolm Gladwell

  88. Këtu, David Kennedy

  89. Shtigje palestineze, Raja Shehade

  90. Paradoksi i zgjedhjes, Barry Scwartz

  91. Paris 1916: Gjashtë muaj që ndryshuan botën, Margaret MacMillan

  92. Barazia e sekseve, Sylviane Agacinski

  93. Paqja që i jep fund paqes, David Fromkin

  94. Fantazmat e trurit, V.S. Ramachandran dhe Sandra Blakeslee

  95. Prezza: Historia ime, John Prescott dhe Hunter Davies

  96. I burgosuri i shtetit, Zho Ziyang

  97. Kurani

  98. Njehsimi, Charles Nicholl

  99. Plotësimi i tokës, James Belich

  100. Ngritja dhe rënia e fuqive të mëdha, Paul Kennedy

  101. Shkenca, e vërteta dhe demokracia, Philip Kitcher
    TO

Vetem 3-4 tituj mund te them qe kam kaluar mbi dor! Imagjino çfare pune qe paskam :slight_smile: shqiptar nuk pash :smiley:

Do shtoj edhe nje un’‘Skot Pec’'Rruget qe rrall ndiqen…

NUk e kam lexuar ndonjeher por do ta kerkoj ne biblotek sepse nga titulli duket me moral

Te kisha preferua ta lexoshe ,eshte liber psikologjik,eshte dy pjes dhe eshte shiture ne 6 miljon kopj vetem ne ShBA. shum shpejt eshte perkthy ne 20 gjuh te botes dhe ja vlen te ket cdo njeri ne shtepi,
ne te vertet titullin ka ,Rruga ne te cilen rralle shkohet’'Scott Peck.

Shume interesante keto titujt,une do sygjeroja disa te rinje,jo dhe aq te rinje por qe une i kam lexuar se fundmi

1-Paulo Coelho Zahiri
2-Janush Visnjevski Vetmi ne rrjet
3-Laura Esquivel- Recetat e pasionit
4-David Monfils- Ne endrren e engjellit
5-Danielle Steel- Ujvara e vetmis
6-Myrteza Mara- Dy dashuri
7-Sherry Jones- Xhevahiri I Medines
8-Rudina xhunga –Preja e nje martese te lodhur

Tani kuptohet qe preferencat jane individuale,por keto jane me te vertet libra shume te bukur qe nuk duhen humbur,i kam lexuar dhe rilexuar pa u lodhur dhe me pelqyen shume

1- Alberto Moravia- Nje engjell me thote c’do dite te verteten ky eshte nje liber me tregime shume interesante
2- Zhyhdi Morava- Burri I te dashures sime
3- Zhyhdi Morava- Kur kalon nje grua jane te dy me te vertet libra te bukur
4- Barbara Taylor Bradford- Nje vend ne zemren tende
5- Francis Scott Fitzgerald- E magjishme eshte Nata

Susanna Tamaro…Thuaji zemres po…

eshte nje liber qe nuk duhet humbur,ka shprehjet me te bukura qe mund te lexoni ndonjehere…

1-Paulo Coelho Zahiri
sa i bukur esht ky (y),personazhi kryesor i keti romani esht shkrimtar ku Paulo fol per veten ne njefar menyre…

Po eshte liber shume i bukur…ne fakt deri diku ke te drejte pasi, autori ka bere nje autobiografi…por ne fakt libri i dedikohet gruas se tij…te cilen ai e krahason me Zahirin…nje kartmonedhe te rrall dhe te vecant…me emrin zahir…per kete arsye edhe libri ka marr kete emer…

rreth librit:…Një ditë, një shkrimtar i famshëm zbulon se gruaja, korrespondente lufte, e ka braktisur pa lënë gjurmë dhe pa i dhënë asnjë shpjegim.
Pavarësisht suksesit që vazhdon të gëzojë dhe një dashurie të re, që bëhet pjesë e të përditshmes së tij, mendimi i mungesës së gruas vazhdon ta mundojë dhe i pushton mendjen derisa e hedh në një përhumbje totale…