12 shenja që tregojnë se ju jeni të dhënë pas SO Linux

Sistemi operativ i lirë dhe me burim të hapur është duke përparuar dhe duke u përhapur dita-ditës. Këtë gjë po e bën edhe vetë dëshira për liri dhe barazi në softuer, shpejtësia që ofrohet gjatë punës në kompjuter, mbrojtja dhe qëndrueshmëria etj.

Këtu janë 14 shenja që tregojnë se ju jeni të dhënë pas sistemit operativ Linux

  1. Ju merrni një CD me vete kudo që do të shkoni të përdorni një kompjuter larg shtëpisë tuaj.
  2. Ju abonoheni në një revistë për Linux si Linux Journal, Linux Mag, ose Linux Format.
  3. Sa herë që një shok ose një i afërm ankohet për kompjuterët e tyre të ngadalshëm për shkak të spyware-ëve, adware-ëve dhe virusëve, ju i thoni atyre që të instalojnë Linux.
  4. Ju dëshironi një pinguin si kafshë shtëpiake.
  5. Ju e dini se çfarë bën ky urdhër “mv windows /dev/null”
  6. Ballina e parë që shihni, posa të hapni shfletuesin, është https://www.google.com/linux.
  7. Ju abonoheni te foogazi.com
  8. Ju rrini në Freenode.
  9. Ju jeni anëetar një grupi lokal të përdoruesve të sistemit Linux.
  10. Ju keni instaluar Linux në kompjuterët e prindërve tuaj.
  11. Ju e dini domethënien e fjalës afrikane Ubuntu.
  12. Ju e dini se kush është Linus Torvalds.

A mund të mendoni për më shumë? Shkruani një koment dhe shpërndajeni këtë artikull me secilin./pcworldalbanian

ME pelqen ta kemi nje sistem operativ Linux por ne nje laptop

aktualisht qe po shkruaj une personalisht kam gjet rehat me linux kam ene laptop ene pc ne laptop perdor backtrack 4r1 ne pc perdor ubuntu 10.10 ,ka filluar te me pelqej shume . ka shume opsione qe ne sistemet qe kam provuar nuk jane .akualisht eshte shume fleksibel.