12 Shenjat e Horoskopit sic nuk i keni lexuar kurr me pare!....

Renditja fillon nga fundi…

Peshqit…

Si te njohim nje person te shenjes se peshqeve!
Sa mё kreative dhe artistike ambientet, aq mё shumё persona tё shenjёs sё Peshqve do tё gjeni. Ka shumё pak ambicie, te njerëzit e udhёhequr nga Neptuni. Shumica e tyre nuk do të interesohen aspak pёr pushtet, lidership apo pasuri. Pak njerëz Peshqit arrijnё tё grumbullojnё tё holla gjatё jetёs, vetёm nё rastet kur trashegojnё ose u dhurohen nga familjarёt. Pёr dijeni tuaj, ata nuk kanё asnjё gjё kundra parave. Ata do të pranojnë me kënaqësi çdo monedhё të vjetёr që ju nuk e pёrdorni.

Por ata janë më të vetëdijshëm se shumica prej nesh, pёr vlerat e përkohshme tё parave.
Kush e ka thёnё shprehjen: “Unë nuk dua të jem një milioner -unë vetëm dua të jetoj si një i tillё” është nё të vërtetë duke reflektuar filozofinë e Peshqve. Zemra tipike e Neptunit është e pastёr nga lakmia, atu nuk do gjeni asnjё grimcё tё saj. Ka një mungesë të intensitetit, gati një pakujdesi për tё nesërmen. Ka gjithashtu një njohuri intuitive pёr tё djeshmen dhe një tolerancë të butë ndaj tё sotmes. Nuk është e lehtë për njeriun e shenjёs sё Peshёve apo pёr peshkun real, qё tё luftojё pёr tё notuar kundra rrjedhёs. Ёshtё mё e lehtё pёr tё, qё tё shkojё sipas rrjedhёs, kudo qё e çon ajo. Por pёr tё notuar kundra rrjedhёs sё ujit dhe jetёs, ёshtё njё sfidё- kjo ёshtё sfida mё e madhe e tyre dhe e vetmja mёnyrё qё ai tё gjejё paqen dhe lumturinë e vërtetë. Tё marrin rrugën e lehtë, është një kurth për ata që kanë lindur në këtë shenjë Dielli, një karrem i stolisur që i tёrheq ata, ndërsa fsheh grepin e rrezikshёm-një jetë tё humbur.

Ju do të impresionoheni nga mёnyrat e sjelljes gjithё sharm dhe natyra e mirё, pak dembele e tij. Ai është indiferent për shumicën e kufizimeve,pёr aq kohё sa nuk i keni marrё lirinё pёr tё ёndёrruar dhe pёr tё ndier rrugёn qё pёrshkon drejt jetёs. Ai është akoma mё shumё indiferent ndaj fyerjeve, armiqësive dhe mendimeve tё xhindosura tё njerëzve të tjerë . Shumë pak nga kёto, do ta nxisnin atё nё reagime apo veprime të dhunshme. Sigurisht, njerёzit e kёsaj shenje nuk janё plotësisht tё butë. Edhe ata kanё temperamentin e tyre. Kur ai ngjallet me nё fund, ai mund tё jetё sarkastik, me njё gjuhё djegёse dhe tё zgjuar. Pёr tё bёrё njё Peshk tё shfaqё temperamentin e vet, ёshtё njёsoj si tё hidhni guralecё nё njё liqen , me sipёrfaqe te qetё, si pasqyrё. Ju do tё krijoni disa rrathё tё vegjёl nё ujё, por shumё shpejt sipqrfaqja e ujit do tё bёhet si pasqyrё pёrsёri.

Kur të takoni njerëz tё shenjёs sё Peshqve, shikoni fillimisht këmbët e tyre. Ato do të jenë mjaft dukshëm tё vogla dhe elegante (duke përfshirë edhe meshkuj), ose nga ana tjetër, ato mund të jenë të mëdha dhe tё tё gjera, si kёmbёt e dikujt qё ka punuar zbathur nё arё. Lёkura do tё jetё e butё, flokёt shpesh me onde dhe zakonisht me ngyrё tё celёt (edhe pse ju do të hasni një numër tё madh personave tё kёsaj shenjё zeshkan). Sytë e Peshqve janë të lëngshёm, me qepalla tё rёnda dhe plotë me drita të çuditshme. Shpesh, por jo gjithmonë, ata janë disi tё theksuar dhe jashtёzakonisht imponues. Sytë e disa Peshqve janë thjesht tё bukur. Nuk ka fjalë tё tjeta për ti përshkruar ato. Tiparet janë elastike dhe të lёvizshme dhe zakonisht ju do të gjeni më shumë shenja se rrudha. Pak Peshq janë të gjatë; trupat e Neptunit janë ndërtuar ndonjëherë jokёndshёm, por me hirin e tyre të jashtëzakonshёm, kjo rrallё ёshtё e dukshme. Ata duken sikur rreshkasin, nё vend qё tё ecin, si tё jenё duke notuar nëpër dhomë ose poshtë në rrugë. Ndonjёherë, ata janë vërtetë. Ku ёshtё uji? Mund të jetë diku pranë dhe Peshku tёrhiqet prej tij.

Ju mund të keni lexuar se simboli i shenjёs sё Peshqve, i formuar nga dy peshq qё notojnё në drejtim të kundërt, tregon se Neptuni ёshtё i ndarё nё dy pjesё, nga dëshirat e dyfishta. Nё tё vёrtetё, nuk ёshtё kёshtu. Dëshirat e dyfishta i përkasin Binjakëve. Dy peshqit në drejtime të kundёrt, simbolizojnë zgjedhjen qё u ёshtё dhënë Peshqve: për të notuar lart apo për të notuar në fund dhe nuk arrijnë ti realizojnё qëllimet e tyre. Peshqit duhet tё mёsojnё se ata janё kёtu, për ti shërbyer njerëzimit në një farë mënyre dhe ti qёndrojё larg pasurive tё kësaj bote. Gjeniu Ajshtajn i shenjёs sё Peshqve, i cili notoi kundra rrymёs, krijoi njё botё krejt tё re tё kohёs relative. Peshqit që notojnë në drejtim të rrymës, shërbejnё pёr tё larë enët apo pёr tё hequr borën. Zgjedhja është gjithmonë aty, sepse talenti nuk mungon asnjёherё, por peshku, me sytë që shohin në mënyrë të qartë në të dy anët, ndonjëherë e ka të vështirë tё shohё pёrpara. Peshqit shpeshherё tёrhiqen- ose nga lartësitë sublime tё një jetë të pёrkushtuar profesionale, ose nga emocionet artificiale dhe fallco.

Edhe pse Peshqit, zbrapsen nga konkurrenca, tërheqja e fortë e Neptunit, i drejton shumë prej tyre, edhe ashtu të trembur, drejt profesionit tё ndritshёm tё aktorit, ku ata mund të përdorin kompetencat e tyre të pabesueshme interpretuese, tё shfaqjes sё emocioneve tё panumёrta. Pavarёsisht ndrojtjes sё tyre tё lindur, ata shpesh bëhen disa nga interpretuesit mё tё mirë në teatër. Por vetëm nëse ata luftojnë antipatinё qё kanё ndaj punëve tё lodhshme dhe provave rraskapitëse, si dhe mёrzitjen e viteve tё zymta, por tё nevojshme tё përvojës. Tё mёsuarit përmendësh është rrallë një problem pёr ta. Kujtesa e Peshqve është legjendare, edhe pse me një prekje tё Hënës ose Merkurit, ata mund të harrojnë edhe numrat e tyre të telefonit.

Për çdo person tё shenjёs sё Peshqve, nga peshkatari në skelë, deri te infermierja në spitalin e fëmijëve, jeta nё vetvete, është një fazë e madhe. Në syrin reflektues tё Peshkut, e gjithë skena është e pakapshme dhe e rrufeshme. Duke e ditur këtë, njerёzit e udhёhequr nga planeti i Neptunit, pranojnë shumicёn e stuhive tё jetёs, me qetёsinё mё tё madhe. Dëshpërim, megjithatë, është gjithmonë njё kёrcёnim pёr ti çuar poshtё dhe pёr tё sjellё ëndrrat e çuditshme apo mankthet e pazakonta, të cilat shpesh janë të parandiera. Kur Peshqit kanё njё parandjenjё se diçka do të ndodhë, ajo zakonisht ndodh.

Nëse ai ju thotё qё mos tё hypni nё atё avion apo nё atё makinë, do tё ishte mё mirё qё tё planifikonit njё mёnyrё tjetёr transporti.

Astrologët që flasin për një shpirt të vjetër, i referohen një shpirti, i cili ka kaluar nëpër shumë jetë, duke ruajtur urtësinë e secilёs prej tyre. Shpesh ata i referohen Peshqve, sepse një jetë si peshk është ose detyrimi më të vështirë qё një njeri mund të zgjedhё- ose një shans për të arritur përmbushjen e përsosur. Ndërsa Dashi përfaqëson lindjen në zodiak, Peshqit përfaqësojnё vdekjen dhe përjetësinë. Peshqit janё shenja e dymbëdhjetë e zodiakut, një pёrbёrje e të gjitha atyre qё kanё qenё mё parё dhe natyra e tij është një përzierje e të gjitha shenjave të tjera. Kjo ёshtё shumё pёr tu pёrballuar.
Peshqit mbajnё brenda vetes edhe dёshirёn pёr debat qё kanё të gjitha shenjat e ajrit, dashurinë për natyrën, të gjitha shenjave të tokës dhe aspiratat e zjarrta të të gjitha shenjave tё zjarrit. Por ai nuk është as i ngurtё, as kardinal. Peshku është i ndryshueshёm gjithmonë- në këtë drejtim ai është i panegociueshёm. E vetmja cilёsi qё e dallon atё nga shenjat e tjera, është fuqia e tij e çuditshme për të dalë jashtë vetes dhe të shohё veten e tij dje, sot dhe nesër si njё tё vetme. Dashurinё pёr muzikën dhe artin dhe shqisat e tij shumë të zhvilluara, si dhe shkathtësinё, ai i detyrohet shenjave të tjera, por dituria e tij e thellë dhe dhembshuria i përkasin vetëm atij, tё përzgjedhura nga njohuritë e kombinuara tё çdo përvoje njerëzore.

Njerёzit e shenjёs sё Peshqve, priren të mendojnë se ata mund të jetojnë përgjithmonë dhe ata shpesh veprojnë sikur ta besojnё kёtё verbёrisht. Peshqit tipik, zakonisht nuk kujdesen shumё pёr veten e vet. Shanset janë që ai tё harxhojё shumicën e energjisë së tij (dhe nuk ka shumë për të shpenzuar) duke ndihmuar të afërmit në vështirësi, ose duke u marrë me problemet e miqve. Kёto probleme mund tё jenё emocionale apo financiare, por gjithashtu ato mund tё jenё një shterim serioz pёr shëndetin e Peshqve, i cili rrallë ёshtё aq i fuqishёm, sa ti pёrballojё ato. Peshku duhet të ruajё energjinë e tij dhe të mos bie pre e lodhjes, vёshtirёsive dhe emergjencave të njerëzve të tjerë. Tё dobёt kur janё foshnje, rrallë tё fuqishёm kur janё fëmijë (nëse nuk ka një ndikim të fortë nga planeti Mars, në tabelën e lindjes), njerëzit e shenjёs sё Peshqve, duket se kanë metabolizёm tё ngadalshëm, e cila është arsyeja pse ata shpesh zgjohen me sy tё pёrgjumur dhe tё lodhur.

Zakonet e kёqija tё tё ngrёnit, mund të sjellin probleme me mëlçinё dhe funksionet e zorrёve, si dhe probleme me tretjen e ushqimit. Problemet nё kёmbё, duar ose kyçe janë të zakonshme, gjithashtu edhe ftohjet, gripi dhe bronko-pneumonitё.

Mushkëritë nuk janë shumё të forta dhe gёshtrinjtё dhe kyçet e kёmbёve janё tё dobëta qё nga lindja. Kёta persona duket se kanë ose kёmbё tё dobёta dhe tё plogёta, ose kёmbё shumё tё forta dhe tё zhdërvjellëta. Nuk ka tё ndёrmjetme pёr kёta. Megjithatë, ata kanë një rezistencë të fshehur tё brendshme dhe një nga sfidat më të mёdha tё Neptunit, është të zbulojё këtë forcë latente dhe ta nxjerrё nё pah. Pёshqit kanё aftёsinё tё hipnotizojnё veten dhe tё tjerёt, pёr pothuajse çdo gjё qё ata zgjedhin, duke përfshirë edhe frikёn nga qentё, minjtё, lartësitë, metrotё, ashensorët dhe turmat me njerёz.

Humori është një nga armët e tyre të fshehta. Peshqit zbardhin dhëmbët, për të mbuluar lotёt e paderdhur. Ata janë mjeshtra të satirës dhe ju mund të strukeni, nga një vërejtje e shkёlqyer rastësore, pa qenё nё gjendje ti pёrcaktoni kuptimin e saktë ose qëllimin. Gjithsesi, ju do ta keni atё ndjesinё e pakëndshme pёr njё farё kohe. Ai mund ti bёjё vёrejtjet pikante sa hap e mbyll sytё dhe tё ndryshojё temё me shpejtёsi, saqe ju nuk mund tё arrini ti kundёrpёrgjigjeni
Ai është një shakaxhi i shkëlqyer, brilant pёr tё bёrё tё tjerёt tё qeshin me ato qё thotё, ndёrkohё qё vetё mban nё fytyrёn e tij shprehёse, njё pamje të pikëllueshme. Ai mund të kalojё me lehtёsi, nga shakatё trashanike nё ato tё sofistikuara.

Ndonjëherë humori i tij ёshtё i ngrohtë dhe i pastër, ndonjëherë është i ftohtë dhe i pamëshirshëm, por kjo është gjithmonë një mbulesë për një tjetër emocion, qё personi i shenjёs sё Peshqve, dëshiron tё fshehё. Peshqit e pёrdorin tё qeshurёn, si një maskë dhe kjo maskё i fsheh ata shumё mirë.

Ata kanё njё ndjenjë tё madhe keqardhjeje dhe një dëshirë për të ndihmuar të sëmurët dhe të pafuqishmit. Peshqit mund të ndajnë dhembshuri për të sëmurët me Virgjëreshёn, por ai shkon njё hap mё tej, duke u pёrpjekur tё kuptojё zemrat e lёnduara dhe tё vetmuara, dёshtimet dhe pamundёsitё, pa marrë parasysh sa i paparanueshёm apo sa i refuzuar mund tё jetё ky individ nga shoqëria. Peshku i butë, do të ngushëllojë ata, që Virgjëresha mendon se janë të dobёt me zgjedhjen e tyre, prandaj nuk meritojnё mbёshtetje. Nëse keni nevojë për tё holla, , pёr njё borxh tё vogёl ose tё madh, ose vetëm pёr një inkurajim të vogël që askush tjetër nuk jua jep, shkoni te Peshqit. Ju nuk do të dёgjoni nga ai asnjë ligjërata apo leksion morali dhe nuk dotё merrni asnjё shikim prej superioriteti. Ai nuk gjykon asnjë njeri- qoftё ky hajdut, vrasës, i droguar, mëkatar, shenjt, hipokrit apo gënjeshtar. Në qoftë se ai është një Neptun tipik, mungesa e lakmisё, epshit, zilisё dhe xhelozisё, nuk do të sjellë asnjë kritikё tё mbushur me zemërim. Të kuptuarit e tij ёshtё shumё i thellё, sёbashku me çfarëdo ndihme praktike, qё ai është në gjendje të ofrojë. Ai e kupton çdo ves dhe virtyt dhe ai e njeh çdo kurth. Shumë Peshq, për këtë arsye, veshin rrobat e priftit apo murgu dhe e kalojnё jetën e tyre në lutje ose meditime. Instinkti i tij i parë është për të ndihmuar njerёzit. Ka njerëz tё shenjёs sё Peshqve, të cilët janë të rrёmbyer dhe tё ashpër, por kjo është vetëm një mburojё e brishtë, e veshur për mbrojtje. Peshku shpejt mëson sesa i pambrojtur ёshtё ai. Bota nuk është ende e sintonizuar me valёt e ndjeshme tё Peshqve, prandaj për të shmangur talljet (si dhe për të shmangur marrjen e qindёrkasёs sё fundit qё i ndodhet nё xhep), ai nganjëherë sajon maskёn e indiferencës. Imponimet e atyre që duan ta marrin nёpёr kёmbё, e detyrojnё Peshkun, për ta fshehur shpirtin e tij të vërtetë. Duke qenё se, thellësia e ujërave të Neptunit e bёn atë të pёrthithё, çdo dhimbje dhe gëzim si të ishin të tijat, është pak e çuditshme, kur shumë Peshq, bёjnё sikur nuk janё tё interesuar tё dëgjojnё tregime tё trishtuara. Por mos harroni se ata vetёm sap o shtiren. Nëse ju ka refuzuar një herë, provoni pёr herё tё dytё dhe Peshku i vërtetë do tё dalё nё sipërfaqe.

Imagjinata e lavdishme e Peshqve, humori i tyre i mrekullueshëm dhe ndjenja oqeanike e bukurisë, mund të krijojë prozën dhe poezinё më delikate, por përjetësisht të qëndrueshme. Në të vërtetë, bota nuk mund të bëjë pa përpjekjet e tyre artistike dhe dhembshuria e tyre të butë. Ajo do të ndalojё sё rrotulluari. Ju shpesh do të gjeni persona tё shenjёs sё Peshqve, që i varrosën ëndrrat e tyre personale, për të ndriçuar, qoshet e errёta tё jetёs së të afërmve dhe miqve, ose për të sjellë dhuratën e lotёve dhe të qeshurave për publikun nё sallё. Megjithatë Neptuni është një planet çorientues, i aftë për të sjellё nё jetё natyra, që vёrviten në dy drejtime në të njëjtën kohë, duke shtrembëruar të vërtetën; një ndikim ky, që shpesh i bёn Peshqit tё fshehin emocionet e vёrteta.

Duke qёndruar diku mes ujërave të heshtura tё detit, nё thellёsi dhe ujrave tё sipёrfaqes, ku pasyrohen yjet dhe retё, Peshku e jeton jetёn e tij i vetmuar,duke i kuptuar gjёrat aq thellё, sa nuk shprehen me fjalё. Ata që e duan atë si mik, ata që e dashurojnё atё, duhet të përdorin imagjinatën e tyre, pёr tё kapur aeroplanin e çuditshёm, tё mendjes dhe emocioneve së tij. Dy shenjat e tjera tё ujit, Akrepi dhe Gaforrja, simbolizohen nga krijesa qё i pёrkasin edhe tokёs, edhe ujit; pra janё amfibe dhe fleksible, ndёrkohё qё Peshku nuk mund tё marrё frymё jashtё ujit. Ai duhet të jetojë në ujin e ftohtë dhe tё gjelbër, diku me baltë, gjithmonë në lëvizje.

(Vazhdon)…

Femra Peshqit :o

Edhe pa astrologjinё, janё pёrhapur fjalё dhe spekulime, në lidhje me sharmin e femrёs tё shenjёs sё Peshqve. Ajo ka pikat e saj negative, sigurisht, por në shikim të parë ajo është pёr çdo mashkull, e dashura ideale e gjimnazit, nёse mund ti shtojmё edhe prekjen e lehtё tё lepurit tё Playboy-i , vetёm sa pёr ti shtuar pakёz piper. Ne duhet tё pranojmё se femra moderne, e emancipuar, me imazhin e fortё, ia ka rritur edhe mё shumё vlerat femrёs sё shenjёs sё Pёshqve. Me gjithë kёtё mister femërorё tё turbullt mbi ajrin qё konsumon edhe partneri, kёto krijesa tё pafuqishme, tё brishta, tё pёrmbajtura tё Neptunit, duhet ti zmbrapsin meshkujt me shkopinj të mëdhenj.

Nuk ёshtë e habitshme, pse ёshtё ajo kaq shumё e kёrkuar. Femra e Neptunit, rrallë përpiqet ti bёjё hije partnerit tё saj, qoftё e dashura apo gruaja. Ajo nuk ka tё fshehur as dëshirën mё tё vogël, nevrotike, për ta dominuar atë në asnjë formё. Ai mund ti tërheqё asaj karrigen nё restorant, ti mbajё pallton, ti fishkёllejё taksisё pёr tё, ti ndezё cigaren dhe ti rrёfejё sesa shumё i mrekulluar ёshtё prej saj. Gjithçka qё ajo dёshiron ёshtё që ai ta mbrojë dhe tё kujdeset për të. Ajo është shumё e lumtur qё tё mbёshtetet nё krahun e tij dhe ta lejojё atё tё kuptojё, sesa i fortё ёshtё ai dhe sa shumё nevojё ka ajo pёr tё, nё kёtё botё tё egёr dhe tё rrezikshme. Kaq ёshtë e mjaftueshme për ta bërë një vajzë të duket e adhurueshme nё sytё e njё mashkulli. Edhe në qoftë se ajo nuk është shumё me stil Viktorian (ndonёse ka mjaft femra Peshqit qё janё) , ajo do të jetë një dëgjuese empatike, për të gjitha problemet dhe fatkeqësitë e tij dhe njё rrufёpritёse efikase pёr tё gjitha krizat qё ai mund tё kalojё.

Një femёr e shenjёs sё Peshqve, beson se shoku i vet, i dashuri, miku, bashkёshorti, vëllait, babait – pra, çdo mashkull, mund ta mbajё botёn me njё dorё dhe ajo habitet pse ata nuk besojnё tё njёjtёn gjё. Dhe ju pyesni veten pse ajo është kaq e dashur pёr tё gjithё? Vajza e Peshqve është një strehë e qetë dhe komode, për mashkullin e saj krenar , larg nga zhurmat e botёs sё rrёmujshme. Dritat në pellgun e saj, janë të buta dhe të zbehta. Ata sy tё lodhur, të cilat janë zbehur nga dritat e neonёve dhe të gjitha këto shifra pa kuptim në tregun e aksioneve, tё cilat ajo nuk mund ti kuptojë për të shpëtuar jetën e saj. (Edhe pse, në qoftë se ajo dёshiron vërtetë të shpëtojё jetën e saj, ajo do ta mprehё mirё lapsin.)

Ajo është përjetësisht femërore në të gjitha stinët. Mund tё thuhet qё meshkujt tёrhiqen prej saj, si bletёt nё njё koshere me mjaltё. Sapo njё burrё bёn njё bisedё tё shkurtёr me tё, ai direkt qetёsohet dhe ndihet i relaksuar. Ajo i bën tё qartë atij, se ajo kurrë nuk do ta fajësojë atë për çdolloj problemi në karrierën e tij ose gabime aksidentale. Do tё jetё gjithmonë faji i dikujt tjetër. Jo i partnerit tё saj. Ajo asnjёherё nuk do ta shtyjё atё tё ecё me shpejtёsi pёrpara. Ritmi tij është i përsosur pёr të. Ёshtё e nevojshme qё te shpjegohet se pse femra e shenjёs sё Peshkut, ёshtё gruaja më e rrezikshme nga tё gjitha shenjat e tjera tё zodiakut? Lajmёrim!! Paralajmërim Detar: Pas martesës ajo mund tё bёhet pak mё shumё nxitёse. Për të qenë te sinqertë, ajo mund të bёhet shumë nxitёse. Në një farё mënyrë, kjo ju shërben pёr ta lёnё veten tё verboheni nga sharmi i saj. Shumë herë ajo do të pёrdorё edhe sarkazёm tё hidhur, por çdo femёr duhet të ketë disa tё meta dhe vajza e Peshqve, mё shumё do tё jetë e butë sesa grindavece. Qё tё bёhet njё grua gёrrnjare dhe grifshё, duhet tё nxitet nga njё burrё mizorisht i ashpёr dhe shumё dembel- dhe kush mund tё thotё qё njё burrё i ashpёr dhe dembel nuk e meriton kёtё gjё? Femrat jo! Femrat jane pa dyshim nё anёn e saj.

Përveç kësaj, feminiliteti i saj i këndshëm, mbulon ndonjë tё metё të vogёl dhe shumicën e kohës vajzë tipike e Neptunit është e butë, e ëmbël dhe shumё femërore. Duke qenё se peshku noton nё dy drejtime në të njëjtën kohë, ajo përshtatet bukur dhe qetë në situata konfliktuale, që do ti bёnte femrat e tjera tё pёsonin tronditje nervore.
Herё pas here, një femër e ndjeshme e Neptunit, me tё cilёn janё sjellё ashpër në moshë të re, do të lejojë qё hidhërimi ti thyejё mё dysh peshqit simbolikё të shenjës së saj - dhe kjo mund të jetë shumë e trishtuar. Ajo kthehet nё njё Peshk tё mjerё, tё vetmuar, duke notuar gjithmonё e zemёruar, duke u zhytur thellё nё pёrpjekje pёr tё shpёtuar- pa e kuptuar kurrё se duke i kthyer kurrizin dashurisё pёr veten, ёshtё helmi i vёrtetё. Droga, pijet dhe iluzionet e rreme e fshehin tё vërtetën prej saj dhe shkëmbinjtё e lumit mund ta shkatërrojnë atë.

Por vajza tipike e Neptunit, i mban dy peshqit simbolike tё bashkuar, duke vepruar nё qetёsi, duke rreёshqitur ngadalё, pastaj bёn njё sulm tё vogёl, kështu që ju kurrë nuk do tё jeni plotёsisht i sigurt, se cilin drejtim ajo do tё marrё. Pёr shenjёn e peshqve thuhet se ёshtё njё det i thellë misteriozё, në të cilin derdhen tё gjithё lumenjtё. Ju do të keni mё shumё shanse ta kapni femrёn tuaj tё shenjёs se Peshqve, nёse dini disa nga sekretet e saj. Çfarë e bën atë tё notojё?

Ashtu si erërat e marsit, femra juaj e shenjёs sё Peshqve, do tё ketё luhatje tё gjendjes shpirtёrore. Ajo është tmerrësisht sentimentale dhe kur dikush lёndon ndjenjat e saj ajo mund tё derdhё lot me kova. Ajo do tju shikojë me qortim dhe ju do të ndjeheni sikur sapo keni gjyajtur njё lepur tё butё tё vogёl. Femrat e kёsaj shenjё, ndonjëherë kanё idenё se janë të papërgatitura për betejat e ashpra tё jetёs dhe pa ambicien e nevojshme për të mbijetuar. Nё kёtё moment, depresioni i thellё i pushton ato. Nё njё situatё tё tillё, ju do tju duhet ti thoni saj, se e admironi për diturinë e saj të thellë, misterioze dhe të kuptuarin e saj pёr çdo qёnie njerёzore, qё ajo i bekon me miqёsinё e saj. Kjo është zakonisht e vërteta absolute. Mësimi më e vështirë që ajo ka për të mësuar nё jetё, është tё kapërcejё ndrojtjen dhe dyshimet e saj. Nëse frikёrat thellohen, ajo do tё shkёputet nga tё tjerët dhe pastaj do tё pyesё veten pse është e vetmuar. Ajo është shpesh e frikësuar se mos pёrfitojnё prej saj, mos e detyrojnё apo e nxisin dhe kёto mendime janё vetёm nё kokё e saj.

Herё pas here, një vajzë e shenjёs sё Peshqve, do ti mbulojё dobёsitё e saj, me njё lustёr tё sofistikuar thumbuese dhe njё personalitet të ftohtё e të pavarur, por ky është thjesht një mantel mbrojtёs qё ajo e vesh, për të fshehur pasigurinë e saj nga sytë e njerëzve të vrazhdё, tё cilёt mund tё lёndojnё zemrёn e saj, nëqoftëse ajo e ekspozon atë.

Ka disa gjëra që njё njeri thjesht duhet ti bёjё dhe pёrsa i takon femrёs sё Neptunit, tё sillesh si zonjushё/zonjё nё publik, ёshtё njё prej tyre. Ajo me kёtё sjellje, mund tё vё nё lojё shumё meshkujt, tё cilёt, pasi tё qetёsojnё frikёrat e saj tё brendshme, do ta bёjnё atё tё tёrheq mbrapsht thёnien e saj tё shpeshtё ,“Kush ka nevojë për një burrë? Ata vetëm e bёjnё rrёmujё jetёn tuaj.” Imagjinoni një deklaratë të tillë nga një person i shenjёs sё Pёshqve, që ka nevojë ti pёrkasё dikujt, më shumë sesa ka nevojë për të fjetur, ngrënë apo pёr tё marrё frymë.

Një femёr e shenjёs sё Peshqve, do ta japë të gjithë zemrën për fëmijët e saj, me përjashtim të pjesёs sё madhe qё e ruan për ju. Ajo do ti dojё të gjithë, por ata që janë mё tё dobёt, më të vegjёl apo të sëmurë, mund ti dojё dhe tё pёrkujdeset pak mё shumё. Vetëm një femёr e Peshqve mund tё shkojё nё institucionin ku mbahen fёmijёt e braktisur dhe tё birёsojё njё vogёlush me sy tё frikёsuar dhe tё trembur. Gruaja e Peshqve mund tё jetё nga tё vetmet nёna nё botё qё arrin tё kuptojё nё çast ndrojtjen dhe ankthin e djemve dhe vajzave qё sapo kanё hyrё nё periudhёn e vёshtirё tё adoleshencёs. Një nënë Peshqit, thurr me mijёra ёndrra tё imta mbi djepin e çdo fёmije. Ajo do të sakrifikojë çdo gjëm, me qёllim qё fëmijët e saj tё mund të kenё ato që asaj i janё mohuar kur ishte fëmijë. Ajo mund të jetë shumë e butë…

Një femёr e shenjёs sё Peshqve, me kënaqësi do tju lejojë qё ju tё merrni pjesё nё kompeticione tё ndryshme. Ajo ndoshta do të preferojë të mos pёrfshihet nё konkurset e forta tё botёs sё biznesit, vetёm nёse ju do tё keni shumё nevojё pёr tё. Ajo ka kaluar mjaftueshёm peripecira (nëqoftëse ajo është një vajzë tipike Neptuni) kur punonte nё atё kompaninё e madhe, ndёrsa ishte duke pritur qё ju ta shpёtonit. Disa, jo të gjitha, por disa femra tё kёsaj shenje, janё pak ekstravagante nё shpenzime. Ajo mund të ketë nevojë pёr pak ndihmë, pёr tё kuptuar se pse bilanci i bankës nuk rakordon me faturat e saj, shkruar në hindisht (sipas saj). Megjithatë,nё njё situatё emergjence ajo duhet tё pёrshtasё shijen e saj pёr shampanjën në një kuti qumёshti tё skremuar, ajo do ta menaxhojё mё sё miri kёtё moment.

Ajo dëgjon oqeanin dhe ai i thotë gjëra tё ndryshme asaj. Edhe në mes të qytetit tё jetё, ajo sёrish do ti dёgjojё valët e Neptunit qё i pëshpërisin zemrёs sё Peshqve,mё shumё se sa ajo do tёdojё tё dijё. Mos harroni ditëlindjen e saj, pёrvjetorin tuaj ose ditën që e keni propozuar. Ajo nuk do ti harrojё asnjёherё. Ky është sekret i madh i femrёs sё udhёhequr nga planeti i Neptunit. Nëse ajo i pёrgjigjet thirrjes sё Neptunit pёr tu bёrё një murgeshë e përkushtuar në një manastir apo tё bёhet kёngetare në një klub nate, ajo është femёr nё kuptimin e plotё tё fjalёs. Njëqind për qind femёr!

(Vazhdon)…

Si të njohim Ujorin

Shumë njerëz e pёlqejnё ylberin. Fëmijët shprehin dёshirat e tyre kur shohin njё ylber; piktorёt i vizatojnё ose pikturojnё ata, ëndërrimtarëti ndjekin pas, por personi i shenjёs sё Ujorit ia kalon tё gjithëve. Ai jeton në një ylber. Për më tepër, ai e ka marrë dhe e ka shqyrtuar atë, pjesë-pjesë, ngjyrё mё ngjyrё dhe ai ende beson në të. Nuk është e lehtë tё besosh nё diçka, pasi ke marrё vesh se çfarё ёshtё nё tё vёrtetё ajo, por Ujori është në thelb realist, edhe pse adresa e tij ёshtё e nesёrmja, aty lart, me njё yll tё shndritshёm blu si kod postar. Ashtu si Liza e hutuar nё labirintet e Botёs sё Çudirave, tё shkruar nga Lewis Carroll i shenjёs sё Ujorit, ju duhet tё jeni vazhdimisht tё përgatitur për të papritura me njerёzit e udhёhequr nga planeti i Uranit. Në përgjithësi, tё sjellshёm dhe të qetë nga natyra, Ujorёt megjithatë i gëzohen sfidёs qё i bёjnё opinionit publik dhe ata fshehurazi kënaqen nga tronditja qё pёsojnё njerëzit prej sjelljeve të tyre tё çuditshme të rastit.Kёta njerёz zakonisht tё butё dhe tё mirё, mund t’ju lenё pa fjalё me deklaratat dhe veprimet e habitshme nё momentet mё tё paparashikueshme. Ai do të ecё zbathur nё rrugё , nёse dёshiron ta bёjё kёtё dhe do tё qeshё me ju, pse ju po qeshni me tё. Ujorёt shpesh vishen nё mёnyrё tё pazakonte qëllimisht për të treguar antikonformizmin e tyre tё lindur.

Ju shpesh mund ti dalloni njerëzit e lindur në këtë shenjë ajri, nga përdorimi i shpeshtë fjalës “mik” .Fjalimet e zjarrta tё Franklin Roosevelt-it i shenjёs sё Ujorit, fillonin gjithmonё me shprehjen :”Miqtë e mi …" dhe pyetja tipike qё bёn njё person i udhёhequr nga Urani pasi i ka dhenё fund njё lidhjeje romantike ёshtё: “A mund të jemi ende miq?”
Ujori nuk është as i mёrzitshёm dhe as naiv, as entuziast dhe as i pandershёm. Eksperimentimi i vazhdueshëm thjesht e bёn atë kurioz për të depërtuar në misterin e ardhshёm dhe ky misternё horizont mund tё jesh ti. Ai person, i cili duket sikur ёshtё njё mijё kilometra larg mendёrisht ose ai tjetri qё duket sikur po ju vёzhgon me njё mikroskop të padukshёm, është ndoshta një Ujor. Politika e magjeps atë, sportet e pёrthithin dhe fëmijët e intrigojnё. Po kёto reagime i shkaktojnё kuajt, makinat, zbulimet mjekësore, autorët, astronautët, alkoolistët, pianot dhe lutjet.

Shikoni për një vështrim të çuditshёm, të largët në sy, sikur të kenё njёlloj magjie,njё njohuri misterioze ku ju nuk mund të depërtoni. Sytë e Ujorit janë zakonisht të paqarta, me shprehi pёrhumbёse dhe ёndёrrimtare dhe shpesh (por jo gjithmonë) janё blu, jeshile apo gri. Flokët zakonisht i kanё tё drejtё dhe tё butё, ndonjёherё bjond ose kafe e çelur. Çehrja e fytyrёs është e zbehtë dhe gjatёsia e tyre është zakonisht mё e lartё se mesatarja. Ju do të vini re një fisnikëri tё theksuar të profilit. Ujorёt tipik do të marrin pamjen me kokёn e anuar, kur janë duke menduar për një problem, ose pasi ata kanë bërë një pyetje. Koka bie befas përpara, ose nё njёrёn anё duke pritur për reagimin tuaj.

Ujorёt liridashës mund të jenë mjaft gazmor, tё çoroditur, origjinalё, mendjemadh dhe tё pavarur, por ata gjithashtu mund të jenë diplomatike, tё butë, tё këndshëm dhe tё turpshëm. Ujori do të kërkojë pothuajse dëshpërimisht sigurinë e turmave dhe ta mbush veten me miqësi. Pastaj ai do të bie në një magji të errët dhe tё zymtë vetmie dhe do tё dojё tё rrijё absolutisht vetёm. Por edhe nёse ёshtё vetёm apo me tё tjerё, ai do të ketё tё njёjtin perceptim të mprehtë, i cili është në të njëjtën kohë edhe më i thellë dhe më i shpejtë se të tjerët. Urani e bën atë një rebel, i cili instiktivisht ndjen se të gjitha zakonet e vjetra janë të gabuara dhe se ndryshimi drastik dhe revolucionar është ajo qё bota dhe njerëzit kanë nevojë (edhe pse, në qoftë se ai është aktivist nё fushёn e politikёs, ai është aq i mençur sa të mos i transmetojë pikëpamjet e tij, para kohe dhe tё prishё strategjinë e tij ).

Për këtë qëllim, Ujorёt janë gjithmonë duke analizuar situatat, miqtë dhe të huajt. Kjo mund të jetë shqetësuese, kur ata fillojnë të bërë pyetje tё drejtёpёrdrejta, pa takt duke zhbiruar deri nё detaje zemrёn dhe shpirtin tuaj. Kur ata zbulojnë se misteri nuk ishte aq i ndërlikuar sa prisnin, ata mërziten. Asgjë nuk është më fyese se sa njё Ujor, i cili pasi ju ka ekzaminuar me mikroskopin e tij, shkon te personi tjetёr mё interesant, pikёrisht kur sapo ju ka bindur qё ju ishit njeriu mё interesant nё kёtё tokё.

Pavarësisht fiksimit të tyre në miqësi, Ujorёt nuk kanë shumë miq tё ngushtё. Ata kërkojnë sasi dhe jo cilësi në shoqёritё e tyre dhe ata rrallë krijojnё marrëdhënie të qëndrueshme, për më shumë se një periudhë të kufizuar. Ka shumë për të zbuluar nё kёtё botё, qё ai tё mbetet i lidhur me një ose dy miqësi nё mёnyrё ekskluzive.
Ka një lloj tё veçantë izolimi tё Ujori dhe ai shpesh keqkuptohet nga njerëzit. Kjo për shkak se njerëzimi ende nuk e ka kuptuar Utopinё e Ujorёve. Ujori jeton nё tё ardhmen dhe vjen vetёm pёr pak kohё nё tё tashmen. Kjo e bёn atё tё ndihet ndryshe nga tё tjerёt. Ai e ndjen këtë dhe kjo thellon ndjenjën e tij të izolimit. Kështu që ai endet midis reve të tij i vetmuar, ndërsa ne njerёzit e thjeshtë pyesim veten se çfarë ёshtё ai duke bёrё aty. Astrologjia na mëson se “Si mendon Ujori sot, do të mendojё bota pas pesëdhjetë vjetёve.” Kjo mund të jetë e vërtetë, por sigurisht qё kjo nuk do ta ngushtojё hendekun mes Uranit dhe pjesa tjetër tё njerёzimit.

Kjo shenjë e Diellit njihet si shenjë e njerёzve qё janё gjeni, pasi mbi shtatëdhjetë për qind e njerëzve në Muzeumet e tё Famshmёve janё Ujorё ose kanё ashedenten e tyre Ujori. Në anën tjetër, ka një përqindje e lartë tё konsiderueshme të personave tё mbyllur në institucionet mendore, ose që shkojnё rregullisht nё seanca me analistё kёshillimi, qё janë gjithashtu tё shenjёs sё Ujorit. Ёshtё thёnё se ka njё kufi shumё delikat midis gjenialitetit dhe marrёzisё dhe miqtë tuaj tё shenjёs sё Ujorit, ndonjëherë mund t’ju bëjnë qё të pyesni veten se nё cilёn anë ndodhёn ata. Ujorёt janë një përzierje e ftohtësisё, prakticitetit dhe jostabilitetit tё çuditshëm dhe ata duket se kanë një ndjeshmëri instinktive me probleme mendore. Është një fakt i habitshёm që pothuajse çdo Ujor mund të reduktojë ndjeshëm ankthin e çmendurisё te njerёzit me probleme mendore, thjesht duke biseduar me ta në heshtje. Ai ka një aftësi të mrekullueshme për qetësimin e njerëzve histerike dhe pёr tё qetësuesuar fëmijët e frikësuar.

Kёndvёshtrimi i Ujorёve ёshtё aq i gjerë, sa që ju rrallë do të gjeni një që është me paragjykime,vetёm nëse ka ndikime të forta planetare në tabelën e tij tё lindjes. Madje edhe atëherë, ai do të tronditet kur paragjykimi i tij është vënë në dukje. Instinkti i tij i vëllazërisё, është aq i fortё tek ai, saqё nёse ndodh qё njё Ujor tё fajёsohet sё ka qenё jo tolerant, ai jo vetёm nuk ёshtё nё dijeni tё veprimit, por edhe etiketimin do ta urrejё shumё. Zakonisht, të gjithë janë vëllai apo motra e tij. Ai do të endet nëpër shoqëritё e pasura dhe ato tё varfëra, ashtu me shtambën e tij simbolike, duke mbledhur ujërat e dijes dhe duke i derdhur ato jashtë përsëri, me përjashtim të atyre gabimeve rastёsore. Fshehja e tij nuk zgjat shumё dhe para se tё mendoni se e keni humbur atё, ai do tё kthehet qё tё vazhdojё xhirot e rradhёs. Mos u mundoni të ndërprisni vetminë e tij. Kur ai dëshiron të jetë vetëm, vёrtet e do kёtё gjё dhe do tё insistojё tё rrijё vetёm, por nuk ka hequr dorё nga njerёzit, sepse Ujorёt nuk mund tё jetojnё pa ta.

Zakonisht, është e vështirë pёr tё lёnё njё orar fiks mё njё Ujor pёr tu takuar. Ai do preferonte tia linte rastёsisё takimin, sepse urren tё ndihet i detyruar me obligime nё orar tё caktuar. Megjithatë, ju siguroj se nёse arrini ta bёni atё tju japё fjalёn, ai do tё vijё nё orarin e caktuar dhe mirё ёshtё qё mos ta lini tё presё.
Ai do tju japё mendimin e tij nё mёnyrё tё sinqertё, por ai nuk do të përpiqet tju diktojë se si duhet të mendoni apo se si duhet të jetoni jetën tuaj. Ndёrkohё, ai nuk do qё ju ti tregoni atij si tё mendojё apo tё jetojё. Ai nuk ka dëshirë të japё idetё e tij te tё tjerёt. Filozofia e Ujorёve është se të gjithë kanë tё veçantёn e vet, mendimet dhe dёshirat e tyre unike. Çdo person e drejton vetё kёrcimin e jetёs sё tij dhe individualiteti duhet respektuar.
Ju rrallë do të gjeni njё Ujor tё luftojё pёr njё çёshtje tё madhe shoqёrore. Ata jetojnë sipas kodit tё tyre dhe mendojnë se kjo është e mjaftueshme. Njerёzit e udhёhequr nga Urani, janë shumë të zënë duke gjetur arsyen e revolucionit, duke dëgjuar problemet e njerëzve dhe ndarё tё kuptuarin empatik. Ujori beson në ndryshimin me forcё, por ai e lë dhunën për të tjerët. Ai nuk është një frikacak moral apo fizik. Ai thjesht nuk përshtatet me luftën. Kur një konflikt e kap atë tё papёrgatitur, ai mund të behet konfuz, ose ai thjesht mund të bie dakord, për t’i dhënë fund debatit. Reagimi i tij është e paparashikueshёm, por një gjë është e sigurt:ditën tjetër mendimi i tij do të jetë fiks siç ishte më parё.
Një tjetër arsye pse Ujorёt shpesh kritikohen është se ata janë plot me surpriza. Ata mund t’ju çojnë në perëndim, pastaj papritur të kthehen dhe të marshojnë në lindje, pa asnjё paralajmërim. Ujori ka një tendencё shumё kokëfortë, qё mos tju lejojё tё dini atё qё ёshtё duke bёrё apo menduar

moj nuk e kalon dot direkt tek shenja ime ti? por bjeri pak shkurt, se pask gjera interesante me sa shohe :roll:

hahahhaha jane te detajuara Olsen…dhe Binjaku yt s’ka dal akoma…e kane filluar shpjegimin mbrapsht as une se mora vesh…mu duken interesante dhe te verteta prandaj i postova…duke u bazuar tek shenja ime kuptohet…se del nje shenj ne c’do muaj…deri tani jane tek akrepi…duro dhe ca…hahahaha

Mashkulli Ujori

Mё lejoni tё hidhem me trimёri direkt dhe në qendër të problemit duke ju thёnё pikёsёpari se mashkulli i shenjёs sё Ujorit nuk sillet nё dashuri ashtu siç veprojnё tё tjerёt, prandaj nuk duhet tё keni pritshmёritё e zakonshme ndaj tij. Nёse e bёni kёtё, do tё merrni njё goditje tё fortё, ndoshta edhe njё sёrё tёrmetesh.Kur vjen puna për të miqësitё, ai është gjithçka qё ju do tё donit tё njё shok apo mik. Dashuria? E pra, ashtu siç ka thёnё dikur njё i njohuri im Ujor “Çdokush mund të ketë një tё dashur. Por dashuria është diçka tjetër.” Ky ishte një vëzhgim i zgjuar. Ёshtё e vёrtetё qё dashuria është "diçka tjetër” me Ujorёt.

Një njeri i shenjёs sё Ujorit, nuk dëshiron të zbulojë ndjenjat e tij të vërteta, pavarësisht dёshirёs sё tij tё thekshme pёr tё depёrtuar nё shpirtin dhe ndjenjat e tё tjerёve. Reagimet dhe motivet e veta janë komplekse dhe ai ka për qëllim ti mbajё ato nё këtë mënyrë,thjesht pёr tu kёnaqur ndёrsa bёn shaka me ju. Shumë përvoja të çuditshme do të kalojё ky njeri, qoftё nga miqёsia apo dashuria dhe ai do tё vёzhgojё dhe analizojё secilёn prej tyre me zell tё madh. Deri sa ju ta çoni atë para altarit, ju jeni vetëm një tjetër përvojë, një tjetër eksperiment, sado e vështirë tё jetё kjo pёr tu pranuar…Edhe ai mund tё mashtrohet, pavarёsisht kujdesit tё tij tё madh. Por, para se të filloni ta mashtroni atë, përpiquni të kuptoni më mirë se si të përballeni me pikёpamjen e tij të veçantë për njerëzit.

Ai është një njeri qё e pёlqen shoqёrinё dhe puna në ekip vjen natyrshëm tek ai. Ujori i kupton rregullat e lojёs sё sportit, si të kishte shpikur ato dhe ai i zbaton këto rregulla në marrëdhëniet e tij personale. Interesat e tij janë të shpërndara ngado. Kjo për shkak se dashuria e tij pёr njerëzit është kaq shumё e papërcaktuar; ai i jep një vlerë të veçantё çdo personi qё takon, ndёrkohё qё pjesa tjetër e njerёzve i bёjnё tё tilla pёrpjekje vetёm pёr njerёzit special tё jetёs sё tyre. Për një Ujor, gjithkush është i veçantë. Dua tё them “te gjithё”. Edhe ata që ai nuk i ka takuar ende. Pak njerëz Urani janë ose egoist apo mendjengushtё.Nёse nё njё moment ai i shfaq kёto cilёsi dhe ju ia vini nё dukje, kjo do ta bёjё atё tё ndihet shumё keq dhe tё reflektojё. Ujorёt thjesht nuk mund ta durojnё tё quhen mendjengushtë.

Ai i përgjigjet idealeve jashtëzakonisht të larta, në sajë të kodit të tij të ngurtë tё moralit (edhe pse do jetё mirё tёkuptoni se ky është kodi i vet, i cili nuk mund tё reflektojё domosdoshmёrisht ose tё korrespondojë me kodin e pranuar nga shoqëria në përgjithësi). Ai do të jetё pothuajse padyshim nё krye tё ndryshimeve, polemikave dhe ngjarjeve të papritura. Megjithatë, shpesh do të ketë çaste qetësie të përsosura, e pamundur për ta gjetur nё shenjat e tjera tё Diellit. Pasi ai e ka kaluar tronditjen, sesi i lejoi vetes tё interesohej pёr njё femёr dhe ta vinte atё nё krye tё interesave tё tij njerёzore, ai mund tё bёhet njё i dashur shumë i vëmendshëm. Zona e rrezikut është para se ai tё kalojё tronditjen. Duke qenë se ai është mësuar të neglizhojё problemet personale nё interes të shumicës, tё shpresojmë se disa prej kёtyre qëndrimeve do tё ndryshojnё me ardhjen e dashurisё nё jetёn e tij. Por mos mbani shumё shpresa nё kёtё. Shanset janë qё ai papritmas tё kuptojё se po ju kushton shumё kohё dhe besnikёri, kur ka gjithë ata njerёz të tjerё të cilët kanë nevojë për të. Atëherë ai mund të tёrhiqet mbrapsht, për ti provuar vetes sё tij senuk e ka humbur dashurinë për miqtë e tij dhe pjesën tjetër të njerëzimit, nga lidhja qё ka krijuar vetёm me njё person.

Gjithmonё duke analizuar, mashkulli Ujor shpesh do tё pyesё veten, "Vras mendjen, çfarë do të thotë ajo me këtë?"Ai nuk do të pushojё deri sa ta gjejë se çfarё ёshtё ajo. Një mister e bёn atё tё paduruar, ndaj mos u mashtroni nga moskokëcarja e tij. Kur ai ndjen se diçka është e fshehur, ai nuk do të flejё natën deri sa ta nxjerrë në dritë kёtё mister. Ka gjithmonë mundësi që ai tё zhgënjehet nga ajo qё gjen, prandaj sigurohuni qё t’ia vlejё ajo qё do tё zbulojё. Nëse nuk ia vlen, ai do ta thotё pa keqardhjen mё tё vogёl dhe menjёherё do fillojё tё kёrkojё tё zbulojё diçka tё re.
Vajza që dëshiron ta pushtojё atё pёrfundimisht, sё pari duhet ta intrigojё atё. Një libër i hapur kurrë nuk do tё tёrheqё kuriozitetin e tij. Sa mё tё mbyllura faqet, aq me shumё ngjallet instikti i dedektivit tek ai. Kur një femër ose e injoron atë, ose i qёndron besnike bindjeve tё veta, (në fillim të paktën), sytë e tij do të hapen pak mё shumё se zakonisht dhe fytyra do ti marrё njё pamje alarmuese, njёsoj si ajo e njё dedektivi, tё cilit diçka i mungon nё skenёn e krimit. Pse është ajo kaq e emocionuar? A është ajo me të vërtetë e paqёndrueshme apo bёn si e tillё? Çfarë e plotёson atё mё shumё? Ndërsa ai heton, pyet dhe analizon, vajzёs nё fillim i bёhet qejfi nga gjithё ky interes qё tregon mashkulli Ujor, por kur ajo e sheh se ai është po aq kurioz për kamerieren që sapo u shërbyeu, ajo fillon të ftohet disi. Tё ndihet sikur ёshtё nёn lupёn e një shkencëtari nuk është pikёrisht ajo qё mund tё shkaktojё rrahjet e zemrёs te njё vajzё. Pra, ajo më në fund do tё shohё pёr një mashkull më të zjarrtë dhe Ujori do tё psherёtijё me trishtim pёr njё çast ose dy, para se te fillojë hetimin e tij të ardhshëm romantik.
Mashkulli Ujor mund tё jetë i butë dhe i urtë, por nuk duhet tё harroni se qetësia e tij sipërfaqёsore është një mirazh. Ai nuk do të tolerojë asnjё moment oportunizmi nga një femër. Nëse ai mendon se ai është duke u shfrytëzuar, atёherё sharmi i paparashikueshёm i Uranit, mund të zhduket në mënyrë të shpejtë. Gjëja e frikshme është se njё Ujor shumё i nevrikosur, është në gjendje të bёjё veprime shumё tronditёse. Çfarë është edhe më e frikshme është se ju mund të falni atë. Mos e bёni! Të paktën, jo më shumë se një herë. Ai e admiron një grua që respekton dhe ruan territorin e vet, nëse ajo nuk është shumë mashkullore në lidhje me të dhe nëse ajo e lejon atë të fluturojë herё pas herё,i pakufizuar nga premtimet e squllta dhe akuzat e mbytura në lot.

Disa nga njerëzit e udhёhequr nga Urani e adhurojnё pastërtinё. Ju mund të pёrplaseni verbalisht me tё nёse pёrdorni peshqirin e tij apo të merrni frymë mbi ushqimin e tij. Pas kёsaj qёndron njё fobi gati neurotike ndaj mikrobeve dhe sëmundjeve. Ujori nuk i lejon fobitё tё ndikojnё nё jetёn e tij dashurore,edhe kur ato mund tё sherbejnё pёr njё qёllim tё caktuar, edhe pse ndonjёherё ai mund ta bëjë këtë në mënyrë të pandërgjegjshme. Mos u habitni nëse ai ankohet se është alergjik ndaj buzёkuqit qё keni vendosur dhe kjo e bёn atё të teshtijё.
Ai nuk është tipi që tju bindë me gjeste ekstravagante. Ai ka mё shumё gjasa tё kёpusё njёluleradhiqe dhe t’jua hedhё nё flokё, sesa tju sjellё njё orkide apo gladiolё. Për të qenë e sinqertë, më shumë ndodh ky skenar. Ai nuk do tju japё diamante dhe peliçe tё shtrenjta. Por jeta me të ende mund të jetë joshëse, edhe pa shkёlqimin e gurёve tёçmuar.

Tani le të përballemi me guxim me faktin mё tё keq. Pa anashkalime dhe supozime. Atёherё, ndryshe nga Gaforrja, Luani, Bricjapi dhe Peshorja, Ujorёt nuk e mendojnё martesёn si fёmijёt mendojnё karamelet. Për të qenë të sinqertë, shumica e tyre e shmangin atë për aq kohë sa është e mundur. Një Ujor mashkull rrallë do të bindet tё martohet nё moshё tё re dhe statistikat japin shifra jo inkurajuese. Bllokimi ndaj martesёs, zakonisht fillon me miqësinё e lavdishme, tё bukur, tё mrekullueshme qё Ujori krijon mbi bazёn e dashurisё. Ata zgjedhin një vajzë e cila është gjithashtu një shoqe e ngushtë dhe qё mund tё ndajnё tё njёjtat interesa. Pse? Kjo është e lehtë. Me kaq shumë tema për të folur, ka më pak kohë për të dhёnё dhe marrё dashuri, të cilat mund ta bёjnё atё tё përfshihet seriozisht dhe të përkushtohet maksimalisht. Femra etij ideale është ajo qё mund tё jetё dhe shoqja e tij mё e mirё, e cila nuk ka kërkesa të mёdha emocionale për të. Ku do të shkojnë prej kёndej? Zakonisht, askund!

Meshkujt e Ujorit e kanё të vështirë qё tё jenё tё lirshёm nё shprehjen fizike të dashurisë. Puthja e parё mund tё dojё kohё tё gjatё tё materializohet. Duhet pranuar se shpesh herё ёshtё me vlerë ta presёsh atё dhe pritja e bёn edhe mё tё veçantё. Edhe pasi tё gjejё guximin për tё thënë “të dua”, ai do ta shmang çështjen e martesës me çdo justifikim tё mundshёm. Kur justifikimet mbarojnё, ai mund tё mendojё disa tё tjera imagjinare. Ai do tju shpjegojë me durim që nuk mund tё kujdeset pёr ju në mënyrën që meritoni, prindërit e tij kanë nevojë për tё në shtëpi, ose se ai nuk është nё nivelin e duhur pёr ju. Nëse kjo nuk funksionon, ai do të pretendojë se e ardhmja është shumë e pasigurt, sidomos me kërcënimet nga shkatërrimet bërthamore dhe tё tjera rreziqe. Megjithatё, ky nuk ёshtё fundi i gjithçkaje. Edhe pse është e vërtetë se shumica e Ujorёve martohen vonë, ata do të martohen njё ditё. Natyrisht, do ta bёjnё kёtё papritur- si njerёz tё Uranit qё janё.

Në fazat e hershme tё lidhjes suaj, ju mund të mendoni se ai ka nevojë për një mësim dhe ju vendosni qё ta bёni atё tё mendojё se ju ka humbur. Më lejoni tju paralajmёroj se ai qё do tё humbasё jeni ju. I dashuri juaj Uran nuk do tё vijё zemёrthyer pas jush, me lot nё sy dhe tё thotё me zё tё mekur “ Mё jep njё mundёsi tё dytё”. Ai do tё heqё dorё nga ju me njё lehtёsi fyese. Madje mund tё shkojё deri aty sa tju drejtojё pyetjen :” A mund tё mbetemi shokё”? Në qoftë se ju i thoni nё mёnyrё tё prerё se kjo ёshtё e pamundur, ai ndoshta do tё mbledhё supet dhe do tё largohet ngadalё, pa e kthyer kokёn pas. Nëse ju i pёrgjigjeni pozitivisht, ateherё do ta filloni aty ku e niset- si shokё.

Xhelozia nuk është pjesё e Ujorit. Ai do t’ju besojё derisa ti vёrtetojё tё kundёrtёn. Jo sepse ai ёshtё natyrё qё beson, por sepse shqyrtimi i tij analitik, e ka bindur tashmë atë në lidhje me karakterin tuaj. Nëse ai ka një goditje tё rrallë xhelozie, ju nuk do ta merrni vesh, nёse ai nuk e tregon vetё. Ai rrallë(nëse do tё ndodhё ndonjёherё) do të jetë fizikisht i pabesë vetë, kryesisht për shkak se e gjithё tema e seksit, edhe pse interesante, nuk e tёrheq atë. Pasi një Ujor ka zgjedhur partnerin, ai relaksohet dhe përqëndrohet në gjëra më të rëndësishme. Ai mund të hetojë i qetё marrëdhënien djalë-vajzё ose burrë-grua, në kohën e lirë, në laboratorin e tij privat.
Marrёdhёnia seksuale pёr njё Ujor ёshtё pjesё e njё imazhi apo ideali mё tё gjerё. Nёse ai tundohet tё hyjё nё njё marrёdhёnie tё ndaluar (tё palejueshme pёr sytё e tij) ai zakonisht do ta pёrfundojёatё befas, edhe pse kjo mund ta lёndojё atë thellë, në vend qё të vazhdojë atë që ai e konsideron të jetë një marrëdhënie e pandershme. Situata që e bëri atë të ndjehet fajtor mund të jetë pothuajse çdo gjë, nga mosmiratimi i prindërvetё tu ose një premtim që ai bëri vetes kur ishte tetё vjeç, apo diçka që ai lexoi një herë në një libër. Çfarёdo qё tё jetё, ai duhet ti japё zgjidhje pёrpara se tё ripёrtёrijё marrёdhёnien, pavarёsisht se kjo dashuri mund tё jetё e destinuar pёr tu bёrё. Ujori gjithmonë do ta le zemrën e tij tё thyhet nё heshtje, ndёrsa ёshtё duke dёgjuar dhe biseduar mё shokёt e tij.

Ai është i aftë për të pritur deri sa tё jetё nëntëdhjetë vjeç për tju kërkuar, ndonёse ju mund tё mendoni se ёshtё pak vonё pёr tё pritur kaq gjatё. Më e keqja nga tё gjitha ёshtё se ai nuk do tju japё ndonjё arsye pёr ndarjen…Ai do tju çoroditё ju duke ju bёrё tё mendoni se e gjithё kjo ishte vetёm njё fantazi qё prej fillimit. Mund tё jetё mizore, por kjo është mënyra se si ai e luan lojën.
Nga tё gjitha kёto qё sapo thashё, ju mund tё arrini nё pёrfundimin se mashkulli i shenjёs sё Ujorit mund tё jetё mjaft kokёfortё, kur vjen puna tё dashuria. Keni shumё tё drejtё. Fiksimi i tij nё çёshtjet e afeksionit mund tju bёjё ju tё kurdisni ndonjё plan idiot ose tё hidheni nё krahёt e dikujt tjetёr nё momente dёshpёrimi. Kjo është një humbje e madhe kohe. Ai nuk është xheloz, e mbani mend? Edhe nёse ёshtё , nuk do ta tregojё kёtё. Përveç kësaj, me intuitën e tij tё Uranit, ai e di se e gjitha kjo ёshtё thjesht aktrim. Mos harroni, ai të ka studiuar për një kohë të gjatë. Prandaj e vetmja gjë që ju mund të bëni është tё shpresoni që do të vazhdoni të jeni tërheqëse në moshёn nëntëdhjetë vjeçare.
Pasi tё martoheni, bashkёshorti juaj Ujor mund tё ushtrojё njё farё pushteti mbi ju. Mos e lejoni tju prishi ekuilibrat. Në sajë tё tendences së përjetshme tё Uranit për miqësi, kurdo dhe kudo që ta gjejë atё, mund të ketë raste kur ju nuk do të dinë se ku ndodhet ai, edhe pse tashmё jeni bashkёshortja e tij. Por bindeni veten se, pavarёsisht sa vonё qёndron ai me njё mik, ose sa vonё vjen nё shtёpi nga puna, kjo vjen vetёm nga kureshtja e tij e pafund pёr njerёzit dhe punёn. Nëse shoku është femёr, bёni sikur nuk e dini kёtё Ju mund të prisni të vёrtetёn absolute prej tij, kur i drejtoni njё pyetje të drejtpërdrejtë. Por nëse keni ndonjë dyshimnё atё qё thotё dhe e pyesni përsëri, ai do të mendojё se ju nuk doni të vërtetën. Për t’ju ndëshkuar, ai do të sajojё historinë mё tё egёr ( dhe ai mund të përfytyrojё disa mjaft të egra). Ju mund tё pendoheni pёr dyshimet tuaja, pasi tё kaloni disa orё duke vrarё mendjen nese ai vёrtet e takoi atё vajzёn flokёkuqe me trup tё mahnitshёm. Mos u ofendoni kur ai kёrkon tё rrijё vetёm me ёndrrat e tij, nё njё nga ato ditёt qёёshtё i heshtur. Ai do të kthehet për ti ndarë ato me ju, mё gjithё ngrohtёsinё dhe butёsinё e mundshme. Çdo gjё qё ngroh shpirtin e tij duhet tё inkurajohet.
Shumicёn e kohës Ujori do të jetë i arsyeshëm në lidhje me paratë, por duhet tё kurseni kur keni mundёsi dhe mos i zbrazni llogaritё bankare. Ai asnjёherё nuk do ti miratojёshpenzimet e tepruara nga ana juaj. Ndonjëherë ai mund t’ju befasojё me bujarinё e tij, por ai nuk do ta teprojё, vetёm nёse ka njё ashedente mbizotёruese te Dashi, Luani, Shigjetari ose Peshqit. Madje edhe atëherë, ai do tё jetё i kontrolluar.

Femra Ujori

Mënyra më e sigurt për të hyrë në romancë me një femër tё shenjёs sё Ujorit, është të mbani mend se ajo është aq paradoksale në dashuri, ashtu si në çdo gjë tjetër. Është e mundur që të keni një marrëdhënie të lumtur me femrёn e udhёhequr nga Urani, në qoftë se ju nuk e lini atё tё lirë për të ndjekur interesat e saj të panumërta dhe të qarkullojë në mesin e miqve të saj. Asnjëherë mos u përpiqni ta lidhni atë në kёmbёt e tavolinёs apo krevatit. Pyesni dikё qё e ka provuar, sesi ka qenё rezultati. Ajo papritmas mund të vendosë tё studiojё balet, tё bёjё ekskursione nё male apo tё bashkohet me Korpusin e Paqes. Ajo i takon të gjithëve dhe askujt. Dashuria e saj mund të jetë e ndjeshme dhe frymёzuese, por gjithmonë do të ketë një cilësi të turbull tё pakapshme në lidhje me të, si një këngë qё ju vjen nё mend. Ju mund të fishkёllёni melodinë, por fjalёt nuk ju vijnё. Kërkesa e vajzës Ujor për liri është këmbëngulëse, por besnikëria e saj për të gjithë ata që mund ta pranojnë romancën brenda kufijve të tilla, është e pakufishme. Këtu ka diçka që ju do të dëshironi ta dini: Ajo nuk do tё jetё e interesuar pas llogarisё suaj bankare. (vetёm nëse ka Gaforren, Bricjapin ose Demin nё ashedenten e saj ) . Paraja nuk është parёsore pёr njё femёr tipike Ujori. Ajo nuk do të merakoset nёse ju nuk jeni burri mё i pasur nё qytet, por ajo do të presё që ju të respektoheni në një farë mënyre për arritjet tuaja intelektuale.
Kur tё vendosni për të kapur këtë flutur në rrjetёn tuaj, mos harroni se ajo kurrë nuk do ta kalojë jetën e saj të paparashikueshme me një burrë që nuk është i vërtetë për veten e tij.

Kodi i saj i etikës mund të jetë me i çuditshëm se çdo gjë tjetёr qё ju keni parё ndonjёherё dhe krejt i ndryshёm nga kodet e pranuara të shoqërisë, por ajo jeton tërësisht sipas tij. Ajo do të kuptojёqë rregullat tuaja mund të jenё gjithashtu shumë individuale. Kjo është në rregull pёr të, por nuk do tё bёjё kompromiseme këto rregulla. Nëse jeni duke kërkuar për një lule pasionante, ju keni zgjedhur lulen margaritё tё gabuar. Pasioni nuk është pika e saj e fortё, nёse ёshtё njё Ujor tipik. Ajo do të mendojё se dashuria fizike është mjaft e këndshme, nëse nuk mbivlerёsohet. Me fjalë të tjera, ajo mund të marrë ose lëre atё pa u menduar dy herё. Femrat e Uranit mund ti pёrgjigjen dashurisё intime fizike mё njё intensitet të thellë, por në qoftë se ju preferoni ti mbani gjёrat platonike për periudha të gjata kohore, prapё ёshtё nё rregull pёr tё. Ashtu si të gjithё personat e Ujorit, ajo mund të ketë një frikë të pandёrgjegjshme se dёshira pёr njё person, do ta burgosё atё dhe do ta mbajё larg dashurisё sё saj mё tё madhe- lirisё sё pakushtёzuar.

Mungesa e saj e dyshimit në rrethana normale është një bonus i veçantë. Një biznesmen i rёndёsishёm qё udhёton shumё, do tё gjejë vajzën e ëndërrave te femra tipike e Ujorit. Nëse ajo me tё vёrtetё ju kap duke e tradhёtuar, kjo do ti shkaktojë një plagë të thellë, pёr shkak tё natyrës sё saj të ndjeshme. Ju do të kuptoni kёtё sapo tё brenda syve tё saj tё çudishёm. Por ajo nuk do të të dyshojё pa shkak dhe ajo rrallë do të vё nё dyshim fjalën tuaj. Gruaja tipike e Uranit kurrë nuk do tju kontrollojё pasi tё largoheni nga ajo. Kjo femёr nuk do tё telefonojё nё zyrё pёr tё parё nёse jeni aty apo tё kontrollojё shamitё tuaja pёr njolla buzёkuqi apo fije flokёsh bjondё nё rrobat tuaja. Mashtrimi dhe pabesia duhet tё demostrohen fuqishёm para sajqё ti tёrheqё vёmendjen, pasi ajo nuk do të dalë në kërkim për të. Para se ti jepni asaj shumë atribute, merrni nё konsideratё se mungesa e saj e xhelozisë pasionante është për shkak të diçkaje më tё madhe se forca e karakterit. Para së gjithash, ajo ndoshta e ka analizuar psiqikën tuaj nën një mikroskop, para se tju hidhte shikimin e dytё. Përveç kësaj, ajo ka kaq shumë interesa tё tjera dhe kaq shumё njerёz pёr tё biseduar mё ta, sa qё nuk ka shumë kohë tё shqetësohet për atë që jeni duke bërë, kur nuk jeni me tё. Tё qёnit larg nga sytё pёr njё Ujor, shpesh do tё thotё se je dhe larg nga mendja. Mungesa e partnerit, rrallë e bën zemrën e Uranit të rrahё fort. Me raste, një grua Ujor do të vuajë pёr dikё qё e tёrheq, sepse ka diçka, që ajo ka nevojë për të,tё cilёn ajo mund ta gjejё vetëm tek ai. Nga ana tjetër, në qoftë se ajo nuk ka nevojë për ju, atёherё forca morale do të punojë në të kundërt dhe kjo do jetё prova e parë e vërtetë e të qenit e pabesё. Ajo thjesht do të largohet. Mos u mundoni tё ndizni qymyrin, pasi do jetё thjesht njё gur i ftohtё. Sigurisht, ju ende mund të jeni miq. Pse jo?
Ajo është e diponueshme nёçdo moment pёr tё gjithё. Njё vajzё Ujori gjithmonё mund tё jetё dashamirёse me ish tё dashurit apo ish- bashkёshortёt. Ajo e harron të kaluarën dhe i fshin kujtimet e vjetra. Ka një përjashtim tё veçantë dhe tё dukshëm nga ky rregull. Ashtu si mashkulli i Uranit, edhe femra e udhёhequr nga ky planet, do ta mbajё mend dashurinё e parё tё vёrtetё dhe tё sinqertё gjatё gjithё jetёs sё vet. Por vetёm kёtё dashuri tё parё. E keni pyetur veten nёse ajo vajza Ujor qё donit dikur ju kujton akoma? Përgjigjia varet nga përkufizimi i saj i dashurisë.

Femrat e udhёhequra nga planeti i Uranit, rrallё do tё pёrfshihen nё marrёdhёnie jashtёmartesore. Ato mund të joshen në situata të jashtëzakonshme, por një marrëdhënie e pandershme shkon kundër kimisёsë tyre. Nё ato raste tё rralla kur ndodh, kjo romancё zgjat shumё pak. Megjithatë, ka shumë gra tё divorcuara tё shenjёs sё Ujorit. Ka një arsye pёr kёtё fenomen. Nëse një situatë bëhet e patolerueshme, natyra e Uranit bёhet e ftohtë akull papritmas. Ata mund të zhduken brenda natës dhe kurrë mos ta kthejnё kokёn pas. Ata nuk e kërkojnë, as i gёzohen divorcit, por edhe tronditje shokuese nuk është pёr ta. Ju e dini qё Urani ёshtё planeti i ndryshimit. Femra e Ujorit, kurrë nuk heziton të bëjë rrugën e saj e vetme, nëse lind nevoja.

Presni qё ajo tё hetojё zemrёn tuaj derisa tё mos ketё asnjё tё fshehtё brenda saj, ose asnjё endёrr tё pa analizuar. Por asnjёherё mos u pёrpiqni tё njihni mendimet e saj personale. Kjo ёshtё mёnyra sesi e luan lojёn njё Ujor. Ajo do ti mbajë motivet e saj të fshehura dhe ndonjëherë do të ndiejё kënaqësi ndёrsa qёllimisht ju bёn konfuz. Ajo zakonisht do të jetë e sinqertё pёr gabimet, por mos harroni, me një Ujor, tё thuash njё gёnjeshtёr ёshtё njё gjё; tё mos thuash gjithё tё vёrtetёn ёshtё njё gjё tjetёr.

Pamja e saj është e mistershme. Shumica e grave tё shenjёs sё Ujorit janë të bukura, me një bukuri tё paqetё. Por ato janë të ndryshueshme. Ato mund të japin një përshtypje tё kremit tё vaniljes, pastaj papritmas tё bёhen si pica pik ante dhe nё njё moment tjetёr tё bёhen si njё rrufe shndritёse elektrike Urani. Femrat e Ujorit shpesh janë gratë më të bukura tё zodiakut. Mё e pakta, ato kanё njё pamje interesante. Mënyra sesi vishet njё femёr Ujori, mund t’ju bёjё tё mbani frymёn dhe tju dalin sytё vendit nga habia. Ka disa prej tyre që mund ta hijeshonin kopertinёn e njё reviste mode, por zakonisht, vajza Ujor do ketё veshje shumё konvencionale. Ajo mund të veshё disa fustane qё dhe njё cigan do ti kishte zili dhe individualiteti i saj i veçantё, mund të prodhojë disa kombinime të fuqishme unike. Ajo zakonisht do të jetë e para për të provuar një modë të re, pa marrë parasysh sa ekstravagante mund tё jetё, por ajo gjithashtu mund të veshё edhe stile tё vjetra nё modё, tёepokёs sё gjyshes sё saj. Ajo mund të veshё këmishën e natёs me dantella në një banket formal, pupla struci në supermarket, pantallona të gjera nё fund kur shkon nё opera, atlete në teatër ose diamante kur viziton kopshtin zoologjik.
Një bisedë me të mund të jetë mё e pakta, e jashtëzakonshme. Ajo ka sjellje tё kёndshme dhe zakonisht sillet në një mënyrë të turpshme, pothuajse të rezervuar. Pastaj vjen një nga ato momentet e papritura tё Uranit dhe ajo do thotё diçka qё mund tё mos ketё asnjё lidhje me bisedёn qё po bёhet. Mendjet e tjera mund të përparojnë me hapa mjaft logjike, por mendja e saj do shkojё nё tё ardhmen, pastaj do kthehet nё tё tashmen me shpejtёsinё e njё rreze drite. Herё pas here, ajo do të lёshojё papritmas ndonjё frazё prekёse. Nё fillim tё paqartё- pastaj praktike. Njё herё tё ndrojtur- pastaj tё rrёmujshme. Asnjёherё mos e nёnvlerёso njё femёr tё Ujorit. Ajo nuk e duron dot mos ta trajtoni tё barabartё me ju dhe njё qёndrim mospёrfillёs do ta bёjё atё tё pakapshme pёr ju.

Duke qenё se Urani udhёheq tё ardhmen, ju mund të imagjinoni që këto femra do të jenё nëna me ndjesi mёmёsie natyrore. Fëmijët, në fund të fundit, i përkasin së ardhmes. Por gruaja mesatare Ujori, mund të hutohet nga mëmësia në fillim. Ajo duhet të përshtatet qё ti kushtojё gjithёvëmendjen dhe energjinё e saj, vetëm njё personi, për një periudhë kohe, kur ajo është mёsuar tё shpёrndahet shumё mё gjerё.Ftohtёsia e saj natyrore mund ta bëjë të vështirë për të, që të tregojë dashuri dhe afeksion nga pamja e jashtme. Nëna tipike Ujor është e përkushtuar për pasardhësit e saj, por edhe të shkëputur disi ndaj tyre. Ajo do të flasё për orë të tëra me shokёt e vegjёl tё fёmijёve tё saj, duke e bёrё bisedёn nё nivelin e tyre dhe ajo do të heqë dorë nga pasditet e saj, për të punuar për një projekt të ri tё shkollës. Fëmijët do të marrin mësimete para tё vëllazërimit dhe humanizmit fillimisht duke e vёzhguar atё. Nënat Ujori nuk janë mbrojtëse të ashpra pёr fëmijët e tyre. Ata marrin një pamje tolerante edhe para rrëfimit më befasues. Një grua Urani rrallë do të dënojë një fëmijë,pasi ai ka thënë të vërtetën, pa marrë parasysh atë që ai ka bërë. Me këndvështrimin e saj jo paragjykues, ajo do të fitojë besimin e plotë të fёmijёve tё saj tё vegjёl. Ajo mund të kthejё lotët e tyre nё të qeshura në çast. Fëmijët do të gjejnё argëtim tё këndshëm te ajo, jo tё rrёmujshme, të relaksuar për punët e shtëpisë, të dobishme me detyrat e shkollёs dhe të butë kur ata janë të sëmurë. Ajo nuk do të mbysё ata me dashuri dherrallë do ti bezdis.
Edhe pse Urani pëlqen të kundërtat e rregullave ekzistuese të gjërave, pёrpara se femra juaj Ujor tё bëhet nënë, ajo duhet tё bёhet bashkёshorte.
Dhe para se ajo të bëhet gruaja juaj, ju duhet ta keni bindur atë se martesa nuk është sinonim me burgun famёkeq tё Alkatrazit. Ajo nuk do të nxitojё pёr tu martuar. As nuk ka pёr tё rendur për të marrë mbiemrin tuaj deri sa t’ju ketё peshuar mirё,tju analizojё dhe testojё deri nё imtёsi. Mendimet e miqve dhe familjarёve tё saj nuk do të thonë asgjë pёr tё, edhe pse ajo mund ti pyesё se çfarë mendojnë, thjesht nga kurioziteti. Ajo ka njёsinё e vetё matёse pёr tju vlerёsuar ju. Duke supozuar që do ta kaloni testin e saj, martesa me një vajzë Ujori mund të jetë konfuze. Ajo do tju dëgjojë me vёmendje kur ti jepni kёshilla, por seç ka diçka nё formimin e personit tё udhёhequr nga Urani, qё e pengon atё tё marrё udhёzime direkte.
Duke qenё se natyra e saj ёshtё kaq e jashtёzakonshme, shprehja e ndjenjave tё thella ёshtё e vёshtirё pёr tё. Por sapo ato gjejnё njeriun e duhur, lidhja e tyre do tё jetё njё nga ato modelet e lumtura. Kufiri mes të miqësisë dhe dashurisë është shpesh i dukshmё pёr tё gjithё njerёzit, por i padukshme për njerёzit e shenjёs sё Ujorit. Këngët e dashurisё për njerëzit që i kanë sytë vetëm për partnerin e tyre, janё pa kuptim pёr femrёn e Ujorit. Ajo do të jetë e gatshme, ti mbani dorën dhe tё ecni pranë saj, ndёrkohё qё ajo shikon me kënaqësi lindjen e diellit, një makinë antike, kalin e shitësit tё qumështit, një kazan plehrash të verdhë, një buf tё mbushur apo një tullumbace tёkuqe tё ngecur nё pemё. Por mos i kёrkoni asaj mё shumё afrimitet sё bashku. Lejojeni atё të endet nëpër botёn e saj tёçudirave kur ajo e kёrkon kёtё dhe ajo nuk do tju bezdisё kurrё, ndёrsa jeni duke kaluar kohё me shokёt tuaj.

Mënyra mё e shpejtë për ta humbur atё janë xhelozia, paragjykimi, posesiviteti, kritikat dhe konservatorizmi. Ju gjithashtu duhet tё pёlqeni dhe pranoni miqtё e saj, të cilët do të vijnë në të gjitha format dhe madhësitё e çuditshme.
Ajo është e ndjeshme ndaj goditjeve tё papritura tё frymëzimit dhe intuita e saj është e mprehtё. Gjykimi i saj nuk mund të duket i shëndetshёm ose praktik në fillim, sepse ajo sheh muaj dhe vite përpara. Vajza Ujor jeton në tё nesërmen dhe ju mund të shkoni atje, vetëm nëpërmjet asaj. Çfarё do që ajo thotë do të bëhet realitet, ndoshta pas shumë vonesash dhe problemesh, por nё fund do tё realizohet. Unë mendoj se në fund të fundit, kjo është gjëja më e veçantë në lidhje me gruan tuaj tё shenjёs sё Ujorit. Ajo ka pak magji brenda saj.

Bricjapi…Si te njohim nje njeri te shenjes se Bricjapit…

Ёshtё shumё e lehtё tё identifikosh njё karakter tё Bricjapit. Qё tё arrini tё kuptoni kёtё shenjё tё Diellit, ju duhet tё mёsoni disa praktika nё fillim. Shikoni me kujdes njё merimangё. Ajo duket sikur nuk ka asnjё mundёsi nё raport me insektet fluturuese. Por kёto insekte pёrfundojnё nё rrjetёn e ngritur me zgjuarsi nga merimanga dhe ajo fiton ndaj tyre. Mos harroni breshkёn e ngadaltё tё fabulёs sё famshme. Ajo nuk ka asnjё shans pёr tё fituar kundёr lepurit tё shpejtё. Por lepuri hallakatet nё tё gjitha anёt dhe harron qёllimin e tij, prandaj fiton breshka me idene e qartё pёr tё arritur nё destinacionin e duhur. Vёzhgoni me kujdes dhinё, ngjitёsen e maleve te thepisura. Edhe ajo nuk ka shumё shanse kundёr strategjisё sё gjuetarёve qё po e ndjekin atё. Por njerёzit mbeten mbrapa, ndёrsa cjapi i guximshёm ngjitet me vendosmëri nga njё shkrep nё tjetrin falё thundrave tё saj tё projektuara në mënyrë unike pёr tё fituar.

Tani tё studiojmë një person tё shenjёs sё Bricjapit. Ku mund ta gjeni ju atë? Nё çdo vend që ai mund të avancojë ose të përmirësojё veten. Kudo që ai mund të çojё përpara ambiciet e tij sekrete. Shikoni me vёmendje një aktivitet social. Zgjidh një grup të përzier, mundësisht mbi nivelin mesatar të tё ardhurave. Ju mund të provoni edhe nё nivelin e të ardhurave mesatare, por sa mё poshtё tё zbrisni, aq mё tё vogla janё shanset tuaja për të identifikuar një Bricjap. Ai ndoshta nuk do të jetë i veshur hijshёm, tё vallёzojё bukur apo tё tёrheqё vёmendjen për veten e tij në çdo mënyrë, ai do të jetë njё spektator duke admiruar në sfond. Madje nё fillim as nuk do ta vini re, sesi ai nё heshtje dhe qetësi shikon të gjithё kёto personalitete simpatike qё bien shumë në sy dhe qё shkëlqejnё rreth tij. Gjithkush në kёtё grup duket sikur janё gati pёr tё konkurruar me kёdo. Shumë prej tyre janë duke u shtirur, disa prej tyre janë të frikësuar, por ata duken shumё tё shkёlqyer dhe Bricjapi nuk duket të ketë ndonjё shans kundër tyre. Megjithatë, ai do të fitojë.

Fakti qё Bricjapi bashkohet me njё grup, në mënyrë të butë, të pandërgjegjshme duke kamufluar veten, e bёn njohjen e karakteristikat fizike të kësaj shenje Dielli, jo gjithmonё tё lehtё. Bricjapi mund të jetë trupi lidhur dhe muskuloz, i hollë dhe i fortё ose i shëndoshё dhe i squllёt. Por, pa marrë parasysh se çfarё trupi ka, Bricjapi do të japё përshtypjen e të qenit i rrënjosur në vend, derisa ai vendos për të lëvizur nё njё vend tjetër. Në përgjithësi, njerëzit qё udhёhiqen nga Saturni, kanё trup tё gjatё, flokё tё errëta, të errët, sy tё theksuar dhe çehre tё zeshkёt nё ngjyrё ulliri. Ju mund tё shihni edhe Bricjap me flokё kaçurrel bjond dhe sy tё kaltёr. Por nёse i shihni nga afёr me vёmendje, nuk ju duken sikur kanё lindur me tipare tё errёta, qoftё flokёt, sytё apo lёkura?

Ka gjithmonë një aureolë tё zbehtё melankolie dhe serioziteti që rrethon personalitetin e personit tё drejtuar nga Saturni. Asnjë prej tyre nuk mund të shpëtojë krejtësisht nga ndikimi i disiplinës tё fortёdhe vetëmohimit qё ka Saturni. Shumë prej tyre kanë këmbë tё forta dhe veshin këpucë qё bien dukshёm nё sy. Duart e tyre janë të afta, zërat e tyre zakonisht janё edhe qetësues dhe ju ndoshta do të vini re një butësi lajkatuese dhe bindёse. Bricjapёt mund tё duken tё padёmshёm dhe veprojnё si tё tillё, por nё tё vёrtetё, ata janё tё fortё dhe tё ashpёr. Ata i bien nё kokё, me kёmbёngulje, nё mёnyrё tё palodhur tё gjitha fyerjeve, presioneve, zhgenjimeve por edhe detyrimeve me nje qetёsi tё habitshme, ashtu si cjapi tret me durim xhamat e thyer, kutite e ndryshkura dhe kartonat e fortё. Ashtu si cjapi , ata kanë bark prej hekuri dhe brirë të rrezikshme. Ndërsa njerёzit e tjerё, gajasen dhe hallakaten sa andej kendej, Bricjapёt kurrë nuk devijojnë njё milimentёr në të majtë apo nёtë djathtë. Ata ndjekin rrugicёn ngjitёse, me besim të natyrshëm në sigurinë e rrugës qё po ndjekin dhe pёrbuzin çdo rrugё tё shkurtёr joshёse , pёr tё cilёn janё tё bindur qё ёshtё plot me kurthe.

Bricjapёt kanë një admirim të madh për ata që i kanë paraprirë në majë të malit dhe të cilët kanë hedhur poshtë rregullat e udhëtimit. Ata respektojnё ligjin, gjykata, autoritetin, traditёn dhe nderin. Shumë njerëz energjik dhe impulsivё, i etiketojnë ata snoba dhe mbytës. Bricjapi mund tu kundёrpёrgjigjet kritikёve tё vet duke i quajtur tё nxituar dhe budallenj, por zakonisht ai është shumë i mençur për të bërë armiq të panevojshme, vetёm pёr kёnaqёsinё e vet-mbrojtjes. Ata pajtohen dhe përshtaten. Apo ata vetëm bёjnё sikur? Bricjapi i lejon të tjerët që të ecin para tij, por ai shpesh arrin nё destinacion i pari, kundrejt çdo llogjike. Ai është i kujdesshëm për të shmangur pengesat dhe shkëmbinjtё e mprehtë. Nuk është çudi që ai rrallë pengohet. Sytë e tij nuk drejtohen asnjёherёte yjet. Ai e mban vështrimin i tij tё gozhduar përpara dhe këmbët e tij janё tё vendosura fort nё tokё. Xhelozia, pasioni, impulset, zemërimi, kotësia, dembelizmi, pakujdesia janë të gjitha pengesa. Të tjerët mund tё pengohen dhe tё rrёzohen prej tyre. Por jo Bricjapi. Ai mund tё hedh shikimin pas tij me keqardhje për dështimet, apo pёr hir tё sё kaluarёs mund tu jap kёshilla dhe ti ndihmojё tё tjerёt, por ai me shpejtёsi do të vazhdojë tёngjitet lart, derisa qëllimi i tij tё jetё arritur.

Ka disa Bricjap tё cilët janë shumё romantikё, të cilët e kuptojnë dritën e çuditshme të hënës dhe ngjyrat e lavdishme të krahёve të fluturës. Por ata nuk do ti lejojnё emocionet e tyre, ti verbojnё para fakteve. Jo, nëse ata janë njerëzit tipik tё udhёhequr nga planeti Saturn. Nëse Bricjapi do tё shkruajё një poemë të bukur, të mbushur me imagjinatë dhe ilustrime, tema do të jetë solide dhe shenjat e pikësimit do të jenё tё vendosura saktë. Mos i kundёrshto hapur traditat, në qoftë se ju doni respektin e Bricjapit. Edhe Bricjapёt më të guximshёm dhe kёta janë përjashtime, do të respektojnë të paktën anёn e jashtme të normave sociale. Skenat publike dhe pasionet e shprehur hapur dhe tё pakontrolluar i vёnё nё siklet ata.
Një Bricjap i zakonshёm do të harrojë të fshehё ambicjen e tij dhe do të refuzojë të punojё, nëse nuk është në krye të drejtimit tё punёs. Atëherë ai bëhet një cjap kokëfortë, i cili insiston tё dalё nё krye të shkallëve, ku ai mendon se ai i takon tё jetё. Natyrisht, një qëndrim i tillë krijon njё person tё zymtë, pesimist, të ftohtë dhe egoist i cili e ka tёpamundur të kënaqet. Por zakonisht kёto vështirёsi, mjaftojnë për ta vendosur atë në rrugë të drejtë.

Bricjapёt e rinj nё moshё, janë zakonisht më të kënaqur se ata mё tё vjetrit dhe ka një arsye të mire pёr kёtё. Në pothuajse gjithё modelin kinez, të rinjtë e udhёhequr nga Satursi, i kanё idhuj paraardhësit dhe tё moshuarit. Respekti për urtësinë e moshës dhe të përvojës është rrënjosur në natyrën e Saturnit. Kur ata maturohen dhe "paraardhësit e nderuar " dhe traditat e vjetra zhduken, veprimet e egra të gjeneratës moderne mund ti frikësojnë dhe ti trullosin Bricjapёt konservatore. Ata tundin kokën dhe murmurisin për ditët të mirat tё kohёve tё vjetra. Për fat të mirë, megjithatë, një përqindje e caktuar e tyre,pёrshtaten dhe pёrpiqen të përmbushin kёto sfida. Ёshtë ngazёllyese tё shohёsh njё Bricjap tё thinjur, tё pёrshtatet me tё rinjtё dhe tё mësojё për herë të parë gëzimet e fëmijërisë, qё ai i humbi kur sillej si njёdjalë serioz. Bricjapёt e vjetёr nё moshё, ose sillen si dhi tё frustruara, ose ata rrokullisen dhe kёrcejnё valle tё lumtur dhe krahёhapur ndaj tё rinjve. Disa prej tyre, qё qёndrojnё nё mes tё kёtyre dy ekstremeve, ulen mёnjanё me emocione tё ndrydhura dhe trokasin lehtë këmbët e tyre, sipas ritmit tё muzikës, por nuk janё asnjёherё mjaftueshёm tё guximshёm pёr tu hedhur nё karuselin e haresё.

Ju rrallë do të të gjeni njё Bricjap qё tё fusё hundёt nё punёt e njerëzve të tjerë apo tё pёrdorё gjuhёn e Saturnit pёr tё pёrhapur thashetheme. Zakonisht ata janë të kënaqur duke u marrё me punët e veta. Ata nuk do të japin këshilla pa ia kёrkuar njeri, por kur ju kërkoni diturinë e tyre praktike, ata nuk do të ngurrojë t’jua japin atë me tone shumёngjyrёshe. Gjithashtu, do të presin që ju ta pranoni dhe zbatoni kёtё kёshillё. Bricjapi ёshtё mësuar që tё përballet me detyrat dhe përgjegjësitё dhe të tolerojë zhgënjimin. Nëse ju nuk mund të ndiqni shembullin e tij, ai do të humbasё pak kohë duke u përpjekur t’ju mёsojё.

Ju mund të keni lexuar se Bricjapi martohet për para apo pёr pozitë shoqërore. Kjo është pak e ekzagjeruar,edhe pse unë do tё thosha se pa dyshim qё ka qenё një Bricjap ai qё ka thёnё shprehjen: "Është po aq e lehtë të biesh në dashuri me dirigjentin, siç ke rёnё nё dashuri me violinёn tёnde tё preferuar”. Bricjapi tipik rrallë ndёrmerr hapa praktikё në biznes apo martesë, nëse ai nuk është përgatitur financiarisht për situatёn e parё dhe emocionalisht për këtë të fundit. Këta njerëz do të bëjë gjëra të çuditshme për sigurinë. Njerёzit e moshuar janё vazhdimisht në mendjen e tyre. Edhe Bricjapёt e rinj nё moshё, do të gëzojnë tё vizitojnё xhaxhain apo hallёn e moshuar qё po jeton vetёm. Pёrveç tё tjerash, kёta tё afёrm të moshur, mund të kenё një ose disa prona, përveç faktit se ata janë farefis dhe të kёndshёm. Me siguri Bricjapi nuk do të donte të shikonte sesi pasuria e xhaxhait tё tij tё shkonte pёr qenin apo macen e tij. Ju mund të mendoni se një qëndrim i tillë është i ftohtë dhe llogaritёs, por për Bricjapin, është situatё delikate. Mundësia nuk do tё trokasё dy herё nё derёn e Bricjapit. Ai do ta dëgjojё atё qё nё trokitjen e parë. Në fakt, ai është duke qёndruar ngjitur pas derës, duke pritur për të.

Në fëmijëri, Bricjapёt janё mё shёndetlig se fёmijёt e tjerё, por forca dhe rezistenca ndaj sёmundjes rritet me kalimin e viteve. Natyra e pёrmbajtur dhe e kthjellёt e bricjapit tipik, i jep atij durimin e mahnitshёm dhe një potencial tё tillё mbijetese, qё mund ta bёjё atё tё jetojё gati njё shekull. Njerёzit e Saturnit nuk u shmangen doktorёve dhe spitaleve ,sepse frika pasiguria dhe shqetësimi janë mё vdekjeprurëse se mikrobet. Asnjë dietë praktike, zakon konservator dhe rezistencё kokëfortë ndaj sëmundjes, nuk mund të kalojё rreziqet qё sjell pesimizmi. Bricjapёt,të cilët duan të shmangin sëmundjet, duhet të bёjnё shumё ushtrime në natyrë dhe të zhvillojnë një personalitet më pozitiv. Ajri i freskët nё natyrё dhe flladi i freskёt i tolerancës do të veprojnё si me magji tek shëndeti i dobёt i Bricjapit. Pothuajse të gjithё Bricjapёt e të dyja gjinive kanë lëkurë të ndjeshme.

Mund të jenё skuqje nervore, alergjike, pore tё zmadhuara ose akne nё fytyrё. Çrregullimet e stomakut nga ushqimet e papёrshtatshme dhe stresi mendor janë të zakonshme. Thyerja e krahёve dhe këmbëve mund të ndodhë me raste. Zonat e ndjeshme janё gjunjёt dhe kockat, ndёrkohё dhimbjet e kokёs të forta dhe infeksionet e veshkave janë pasoja e melankolisë sё gjatё.

Ata ose do të kenë dhëmbë të bukur, të bardhë dhe të fortë ose do tё kenё probleme të vazhdueshme me prishjen e tyre dhe do tё jenё pacientё tё pёrhershёm te dentist. Në përgjithësi, në qoftë se ata i shmangin sëmundjet kronike dhe ato tё shkaktuara nga depresioni,këmbëngulja e Bricjapit për pёr tё jetuar është e famshme. Por kjo jetёgjatёsi nuk do jetё dhe aq e kёndshme, nёse do jetё duke vuajtur nga artriti dhe reumatizma. Bricjapi duhet të kërkojë rrezet e diellit dhe rreshjet e shiut, për të qëndruar i shëndetshëm.

Ai është njё person nё dukje i trembur, i ëmbël, pak kokëfortë ndoshta, por i butë në lidhje me tё tjerёt. Ai duket kaq i padëmshёm. Sa person i besueshёm dhe sa kёndshёm e ndërton ai egon tuaj! Kush mund ta dёmtojё apo tё dyshojë nё ambicien e tij? Ndёrkohё, Bricjapi është duke përdorur dobësitë, xhelozinё dhe mendjemadhёsinё tuaj , pёr tu fuqizuar vetё. Ai është i dobishëm dhe i domosdoshëm, saqё ju mund ti kërkoni atij të marrë përsipër komandёn. Pasi e arrin kёtё , tёrhiqet nё njё qoshe dhe drejton fijet e pushtetit. Bricjapi vepron nё mёnyrё tё tillё qё tё arrijё atё qё egoja e tij dёshiron nё tё vёrtetё- pozicionin e liderit të vërtetë. Me mirësi dhe urtësi, ai ruan të kaluarën nga neglizhenca dhe mbron të tashmen nga konfuzioni, kështu që ju mund të ndërtoni nesër njё tё ardhme të sigurtë.

Ai nuk dёshiron ta drejtojë paradën me një bandё tё zhurmshme dhe tё madhe. Ai e jep lejen për paradёn, por rrugёn e tij e planifikon tё kalojё pas skenёs. Të gjitha veprimet e guximshme kanёnevojë pёr forcën e Bricjapit, pasi edhe nёse ai pengohet, do ketё njё rёnie tё sigurt dhe nuk do lёndohet. Udhёheqja e Bricjapi është solide dhe qymyri i Bricjapit ndez zjarre qё zgjasin nё kohё.

Mashkulli Bricjap

Mashkulli Bricjap ka ndёrtuar njё mur me tulla rreth vetes sё tij. Ai është i turpshëm, por nё tё njёjtёn kohё i fortë dhe i ashpër. Ai është i këndshëm, por edhe jashtёzakonisht ambicioz. Ashtu si kauboi i heshtur legjendar, mashkulli Bricjap duket se preferon tё qёndrojё vetëm. Por nё tё vёrtetё, nuk e do kёtё.
Nё mёnyrё tё fshehtё, Bricjapi mallëngjehet pёr tu lajkatuar. Ai do të donte të elektrizonte turmën, mbi një tapet fluturues. Në ëndrrat e tij sekrete, bricjapi është një romantik i pashërueshёm, por planeti i tij, Saturni e lidh me zinxhirё natyrën e tij. Ky planet i ashpër i disiplinës kërkon nga mashkulli Bricjap sjellje të qetë,veprime praktike dhe synime serioze. Ky është kryqi e tij mbi kurriz, qё shpesh herё ёshtё shumё i rëndë pёr tu mbajtur. Ndonjëherë ai do ta fshehё zhgënjimin e tij me një mënyrë të ashpёr dhe ndonjёherё ai do t’ju befasojё me humorin e papritur, edhe pse do të ketё gjithmonë pak ironi brenda tij. Por kjo shpesh ёshtё gjёja mё e çuditshme, Bricjapёt mund tё jenё mjaft gaztor kur janё nёn presion dhe ndihen tё sforcuar.

Shenjat e diellit mund të jenё mrekullisht tё dobishme në qoftë se ju jeni të prirur për ta gjykuar një libër nga kapaku dhe jo nga pёrmbajtja e tij. Ju keni menduar se Bricjapi mund tё jetё njё akademik i shkёlqyer, por ndёrkohё tё jetё njё i dashur i mjerueshёm. Madje keni menduar mё tё realizueshme qё ai tё bёhet president, sesa tё bёhet i juaji. Tani ju zbuloni se ai ka një zemër të ngrohtë dhe miqësore, si zjarri nё oxhak i njё nate dimri. Unë e kuptoj qё ёshtё gjallёruese dhe emocionuese, por prisni vetëm një moment para se të turreni drejt tij pёr ta pёrqafuar dhe tё prisni prej tij tju çojё nё hёnё. Këto surpriza qё ju pёrshkrova janë pjesë e natyrës së tij të brendshme. Ai do të jetë i impresionuar në qoftë se ju i merrni me mend, por natyrё e brendshme do të thotë vetëm kaq- qё janё brenda tij. Shanset janë se ai kurrë nuk do të lejojё qё gjithё kёto ëndrra ta ngazёllojnё dhe ta bёjnё tё pakujdesshёm dhe tё lirshёm. Vetëm ta dini se ato (ёndrrat) janë brenda tij. Kjo është e mjaftueshme. Ju nuk mund të ndryshoni tiparin themelor tё tij. Personalitetin e vrenjtur tё Saturnit.
Çfarë ju mund të bëni, megjithatë, është tё qeshni me tregimet e tij me qen leshtorё, derisa ai tё ndjehet mjaftueshёm i guximshëm për të thёnё tregime më të sofistikuara. Ju mund ta bёni atё tё kuptojё se ju mendoni se ka zjarr, nёn mënyrën e tij konservatore, deri sa ai tё krijojё besim dhe tё lejojё njё ose dy gjuhё flake tё dalin jashtё. Ju mund ti thoni mashkullit tuaj Bricjap, se ju duken ёndrrat e tij me mё shumё ngjyra , pasi nuk ka ëndërr mё tё ndritshme se ajo që ndodh me të vërtetë, kështu ai do të inkurajohet për të endur më shumë ёndrra tё tilla. Një ditë, ai do të arrijë majën e malit tё tij të veçantë dhe ju do të jeni nё krah tё tij,shumё krenare pёr Bricjapin tuaj tё vendosur dhe shumё e kёnaqur qё keni besuar nё ёndrrat e tij praktike.

Bricjapёt pretendojnë se ata mund të jetojnë pa komplimente dhe mënyra se si ata sillen kur marrin njё tё tillё, është një provë mjaft bindëse. Ai keni thёnё ndonjëherë diçka të këndshme mashkullit tuaj Bricjap dhe keni parё qё nuk pati asnjё reagim nё fytyrёn e tij? Mos u nxito. Vetëm për shkak se Bricjapi është një ekspert në tё gёnjyerin e vetes, nuk do të thotë që ju duhet të mashtroheni, gjithashtu. Në fakt, ai ka nevojë nё mёnyrё tё dёshpёruar, për ti thënë sa i mirë, i zgjuar, i bukur, i dëshirueshëm dhe interesant ёshtё, por duke qenё se rrallё e shpreh dukshёm kёtё nёvojё, merr shumё pak lavde tё tilla. Për pasojë, ai mund të jetë pak i “ndryshkur” dhe nuk do të dijё fare si tё reagojёkur dikush haptas e admiron atë, kështu që ai mbulon ndrojtjen e tij duke bërë shaka ironike apo duke e injoruar atë, një reagim ky qё mund ti bёjё njerёzit tё vendosur qё tё mos e komplimentojnё pёrsёri. Është krijuar përshtypja se ai i urren komplimentat, kështu që ai merr akoma më pak. Është si një rreth vicioz. Ndoshta është faji yt më tepër se faji i tij. Herën tjetër ju do ti bёni Bricjapi tuaj një kompliment verbal, shikoni veshët e tij. E shihni se sa ngjyrё roze janё bёrё ?A e dalloni vezullimin e zbehta në sytё e tij dhe se si i dridhen pakёz flagrat e hundёs? Ai është tepёr i kënaqur. Vetëm se ai nuk vallëzon apo tё rrokulliset në bar si mashkulli i shenjёs sё Luanit, nuk do të thotë se ai nuk ёshtё lumturuar shumё. Ai ka nevojë qё ta shohin si djalё i shkёlqyer qё ai ёshtё nё tё vёrtetё. Natyra dhe yjet e mbajnё atë larg nga reklamimi i vetes. Ju do të duhet të bёheni zёdhёnёsja e tij pёr shtyp.

Ky njeri është fenomeni qё specialistёt e agrokulturёs do ta quanin “lulёzim i vonё”. Ai është serioz në rininë e tij, por ai do të relaksohet dhe çlirohet gradualisht, ndёrkohё qё maturohet dhe në qoftë se është një Bricjap tipik, ai mund të përfundojë si personi mё i ri dhe mё aktiv nё shoqёri. Kjo është diçka pёr tu vlerёsuar. Me burrat e tjerë, ju duhet të toleroni marrëzinë nё vitet e para dhe t’ju duket zikur po ju zihet fryma nga gjёrat e moshёs sё vjetёr mё vonё. Me një burrё Bricjap, ju mund të jeni pak entuziast nё fillim, por vetёm mendoni çfarё gjёrash ju presin kur vitet tё kalojnё.

I dashuri juaj Bricjap, nuk do t’ju çojё në Paris në pranverën e romancës tuaj, por ai mund t’ju çojё pёr tё parё dritёn e hёnёs nё Taj Mahal, dyzet ose pesёdhjetё vjet mё vonё, kur burrat e tjerё tё jёnё duke u ankuar nga dhimbja e kyçeve. Ky nuk ёshtё njё ndryshim vendesh dhe aq i keq. Një lidhje dashurie me një mashkull tё shenjёs sё Bricjapit, me kusht që tё përfundojё në martesë, është si të tё japin ёmbёlsirё pas ushqimit, taman nё kohёn e duhur.
Natyrisht qё proçesi kundërt plakjes qё ndjek Bricjapi, mund tju bёjё tё mendoni se ka ndonjё ngёrç nё departamentin e besnikërisë. Por nё fakt nuk ekziston njё problem i tillё. Është e vërtetë se ju do të keni disa shqetësime në lidhje me Bricjapin tuaj, i cili i shmanget romancës kur është i ri. Është gjithashtu e vërtetë se ai mund të zmbrapset disi edhe kur ёshtё mё i maturuar. Megjithatë, ai ёshtё mё besnik se shumica e shenjave tё tjerave, sepse mashkulli Bricjap thotё premtime praktike nё altar ditёn e dasmёs. Çfarëdo pamaturi tё vogla mund tё mendojё ai gjatё lulёzimit tё tij tё vonё, ai asnjёherё nuk do të zëvendësojë zjarrin e ngrohtё tё shtëpisë, fëmijët dhe ju. Ai pothuajse ndien nderim pёr "lidhjet familjare”. Kjo përfshin familjen qё ai ka krijuar me ju dhe familjen e tij tё origjinёs, e cila ka qenë objekt i përkushtimit të tij që nga fëmijëria.

Ju mund të hasni një Bricjap i cili ka pakёnaqёsi tё shprehura hapur për të afërmit e tij, ose që i ka prerë lidhjet familjare dhe nuk e ka kthyer mё kokёn mbrapa, por nёse gёrryeni sipёrfaqen e pamjes sё pavarur qё ai shfaq, ju do tё gjeni një plagë të thellë, emocionale qё lidhet me tё kaluarёn e tij, e cila ka shkaktuar fillimisht kёtё sjellje të tillë jotipike pёr njё person tё shenjёs sё Bricjapit. Shumë burra Bricjap jetojnë në shtëpinё e prindёrve, pasi kanё kaluar moshёn e pjekurisё, ndёrkohё qё miqtё e tij moshatar janё duke shijuar kёnaqёsitё e jetёs sё beqarit. Ata zakonisht bien në dashuri më vonë se shumica e meshkujve tё tjerё dhe martohen para se tё kenё ngritur njё karrierë stabёl.

Me prirjen pёr tё kёrkuar racёn e pastёr dhe perfeksionin, ata do tё shikojnё pёrreth me shumё kujdes. Bricjapi do tё piketojёnjë vajzë që do të jetë një nënë e mirë. Pastaj ajo do të duhet të jetë kuzhiniere e mirë dhe grua e zonja . Pas kësaj, ajo do të duhet të vishet bukur për të bërë përshtypje tek bashkëpunëtorët e tij të biznesit dhe miqtë dhe mundësisht të spikasё nga edukata, tё ketё sjellje tё rafinuara dhe tё jetё inteligjente. Mё sё fundi, ai do të bëjë një kontroll të shpejtë për të parë nëse ajo është e bukur apo e tёrheq atё fizikisht. Ju mund ta shihni menjëherë se nuk ka problem nёse flokёt tuaj janё tё çrregullt, shishja e parfumit tuaj ёshtё bosh apo kёmbёt nuk i keni tё tilla,sa mund tё bёjnё konkurrentet e spektakleve tё bukurisё t’ju kenё zili. Vetëm merrni nënën e tij për drekë një herë në javë dhe tregoji atij sa praktike jeni me buxhetin tuaj. Nё takimin tuaj tё ardhshёm merrni me vete motrёn tuaj 4 vjeçare. Nёse je fёmijё i vetёm, merr “ hua” fёmijёn e fqinjёs tёnde. Fshini hundën e saj të vogël butësisht dhe shpesh, me një shami pёrhure; flisni në lidhje me dëshirën tuaj për të qenë në bordin e kёshillit bashkiak pёr tё pёrmirёsuar çёshtjet qytetare, ecni nё mёnyrё tё pёrmbajtur,thoni disa fraza frëngjisht dhe pёrkёdhelni njё foshnjё tё vogёl qё e shikoni nё karrocё. Respektojeni nё maksimum familjen e tij, duke filluar qё me prindёrit, motrat dhe vёllezёrit deri tek hallat, xhaxhallarёt , tezet dhe dajat. Pothuajse mund tju siguroj se ai nuk do tju propozojё pёr martesё, nёse nuk keni kaluar mё parё nga inspektimi i familjes sё tij. Pasi familja e tij ju ka propozuar-ose më mirë, pasi ai ju ka propozuar-ngulini mirё kёmbёt nё tonё, në mënyrë të vendosur. Le ta dijё që ju i vlerёsoni tё afёrmit e tij, por krevatin dhe jetёn keni zgjedhur ti ndani me tё. Përndryshe, do tё harxhoni shumё tё shtuna nё mbrёmje duke gatuar pёr xhaxha Agimin, ose duke ndihmuar motrën e tij të vogёl me problemet e vёshtira qё po lakon gjatё adoleshencës së saj tё trazuar.

Duke qenё se meshkujt Bricjapё janë gjithmonë paksa nervoz në prani të seksit të kundërt, nё një rast tё tillё, do kёrkoj kuturu tё dalё nga situata, ose do hiqet si i ashper dhe i pashpirt Kjo është vetëm mënyra e tij e të qënit tip, një metodë tipike pёr tё fshehur ndrojtjen dhe kureshtjen në lidhje me pasionet drejt njerëzve më tё hedhur. Ju jeni një zonjёdhe kurrë nuk duhet ta harroni kёtё. Ai mund të hedhё një shikim tinzar dhe tё interesuar drejt një femre gjatё mbrёmjes, por ajo nuk mund tё jetё gruaja me tё cilёn do donte tё martohej. Ai nuk tёrhiqet nga gratё e pispillosura me buzёkuq tё ndezur dhe tualet tё rёnduar. Aq mё pak nga ato qё kanё sjellje tё ekzagjeruar dhe mund ti japin atij njё puthje nё publik.
Një dhuratë e bukur për burrin tuaj Bricjap, ёshtё një libër me poezi, ndoshta poezi romantike. Nëse ju nuk e trajnoni atë qё nё fillim, me artin e tё shprehurit tё dashurisё dhe afeksionit, do jetё e kotё tё ankoheni mё vonё, se ai nuk ju tregon asnjёherёsa shumё ju dashuron. Ai vetëm do tju shikojë, i lёnduar dhe i mbushur me bezdi nga ankesat tuaja dhe me durim do tju shpjegojё dhe thotё se "Ti je e çmendur. Unë tё kam thёnё qё tё dua kur tё dhashё unazёn e fejesёs dhe ta pёrsёrita kur lindi djali ynё”.

Ai mendon se ju duhet të dini se çfarё ndjen ai pёr ju, duke parё sesi ju pёrkrah, ju ka lejuar tё bёni fёmijёt e tij, ti mirёmbani shtёpinё dhe tu hiqni pluhurat trofeve tё tij. Ai mund tju pyesё “Çfarё kёrkon, Michael Bubble ? “ Do ishte mirё ti pёrgjigjeshit “Po” . Kjo do ta bёjё tё reflektojё disi. Sigurisht, nuk do kthehet nё njё Michael Bubble, por do fillojё tё mendojё se t’ju thotё“ Zemёr” nё rastet e duhura, nuk do tё minimizojё burrёrinё e tij.

Si baba, ai do të jetё një “Baba” nё kuptimin e vёrtetё tё fjalёs. Ai gjithmonë do të jetë në krye të tavolinёs dhe kjo vlen edhe kur do tё jeni nё piknik. Kudo qё tё uleni pёr tё ngrёnё gjatё njё pikniku, rrёze njё peme apo afёr njё lumi, pasi tё shtroni mbulesёn, ai do tё ze vend nё krye tё saj. Ai do të kërkojnë respekt dhe bindje dhe do tё insistojë në rutinë dhe disiplinë. Por ai do ta paguajë atë me përkushtim të ndershëm, madje edhe sakrifica, ndoshta dhe me miratime pёr festa tё mёdha Ditёlindjesh dhe Krishtlindjesh. Baballarët Bricjapka shumё tё ngjarё mos ti llastojnё fёmijёt e tyre. Ata do ti bindin fёmijёt tё shkojnёte dentist dhe tё bёjnё detyrat e shtёpisё, edhe me metodёn e vjetёr, nёse do jetё e nevojshme. Mёnyrёn e tij tё organizimit dhe disiplinёs do tju a pёrcjellё fёmijёve prerazi. Kujtojini atij se prindёrimi mund të jetë kënaqësi,ashtu siç ёshtё dhe një përgjegjësi serioze. Mësojini fëmijët për t’i dhënë atij puthjen e mbrёmjes dhe inkurajojeni atë të marrë pjesё nё lojrat me top, nё peshkim apo nё not. Nëse ai është pak të rreptë, mos harroni se fёmijёt do të keni përfitim afat gjatë nga kjo, për aq kohë sa ai nuk e tepron. Kur nipërit do tё kërcejnё nё prehёrin e tij, ai do tё jetё jashtёzakonisht dorëlëshuar. Gjyshёrit Bricjap mund tё jenё dado tё shkёlqyer.

Një mashkull Bricjap rrallë do të martohet me nxitim dhe tё pendohet në kohën e lirё. Shumica e martesave me Bricjapёt janë solide, por nëse Bricjapi bën një gabim, ai do të largohet bafas me nxitim dhe gruaja e tij nuk do të ketёnjë shans të dytë. Bricjapi i urren divorcet, kështu që kjo situatё nuk do të ndodhë shpesh, por kur tё ndodh, do tё jetё përfundimtare.
Burri juaj Bricjap,mund ta rregullojë kohёn pёr tё bёrё dashuri, njёsoj siç mund tё bёjё njё axhendё pёr tё bёrё pazar, tё vizitojё muzetё apo galeritë e artit, tё shkojё pёr peshkim apo gjueti. Kjo mund të duket e ftohtë dhe e pandjeshme, por mos harroni se Bricjapi praktik është i interesuar pёr anën fizike të dashurisë shumё kohё mё gjatё sesa burrat e tjerё qё mbёshteten te poezia për të shprehur emocionet e tyre. Pra, kjo nёnkupton pikёrisht atё qё ju kam thёnё qё nё fillim. Ёmbёlsira ёshtё e fundit. Kur ai tё dalё në pension, do të ketë më shumë kohë për të zhvilluar teknikën e tij të dashurisë. Kjo është më mirë se sigurimi nga pensioni. Por edhe kёtё do ta keni mё njё burrё Bricjap, siguri nё njё ditё me shi, sigurim kundër vetmisë dhe sigurim kundër goditjeve të një bote të shëmtuar. Çdo femër e ndjeshme e çmon vlerën e përkushtimit tё mashkullit tё udhёhequr nga Saturni. Ai nuk do të jetë një dashnor i zjarrtë që ju mbron me sytё sytё e zjarrtё dhe fjalimet e zjarrta plot lule. Por ai do t’ju mbrojë nga të gjitha frikёrat e tua femërore. Ai është një djalë i vështirё me një zemër të butë. Ai do të pres drutё për tё ndezur zjarrin nё oxhak, pastaj do të ulet me ju pёrballё zjarrit dhe do tju mbajё dorёn pranё zemrёs sё tij. Nuk ka rёndёsi sa shumё thinja do tё shtohёn nё flokёt e tua apo sa rrudha do krijohen nё fytyrёn tuaj; pёr tё ju do tё dukeni si vajza qё e bëri atë të thotё“ Tё dua!” Prandaj mendojeni edhe njёherё; pse duhet t’jua thotё ai kёtё vazhdimisht? Njё herё është e mjaftueshme, kur zgjat kaq shumё.

ouuuu sa shume paska per shenjen tone , se di se si por kane lene edhe ca gjera tjera pa thene !

a hu ha, prit gomar te bij bar i thon ketij muhabeti,deri sa te dali shenja ime ahuha, jo per gje se un nuk i besoj, por kot per kuriozitet:roll:

Jo cne ju te dy nuk besoni ama lexoni fjale pas fjale cfare thuhet per shenjen tuaj…Landi she Olsen kur behet fjale per te ditur rreth vetes te gjithe jane kurioz ok hahahha e ju nuk beni perjashtim

Te garantoj qe skam pare asgje dhe as qe e marr mundimin ,thjesht keto gjera i injoroj !!! vetem siperfaqen ne meter katror pashe !!

Me fal por me kete qe ke postuar ne kete qe kam cituar une…nuk dukesh sikur te bene pershtypje shkrimi gjate…por te kane bere pershtypje ca gjera tjera pa thene !…apo e kam gabim?..

kur thuhet qe mungojne disa gjera…negative ose positive qofshin…ndodhe vetem kur i lexon…e ti ne kete rast i ke lexuar…vetem se e ke te theksuar menyren e kundershtimit…

hahahahhaha horoskopi yt ka te drejte…nuk je aq i ashper sa hiqesh…rrezoje murin qe ke ngritur…se pengon diellin te depertoj…:stuck_out_tongue:

ku i lexojm fjal per fjal moj? se un njeher ne vit me ndodh ta shikoj ose lexoj horoskopin

e ka pas me ironi ai moj ate, per te then qe kan shkruajtur shum. kshu mendoj un, se per me teper te sqaron vete Landi kur te vij haha

hahahahahhaha gjalle qenke ti ore…po nuk ka lindur akoma ai/ajo qe te me sqaroj ceshtjet e ironive…se i kuptoj ne ajer…Landin e perkthej pa folur fare…edhe ty bashke me te…keshtu qe mbylleni gojen te dy…hahahaha :P…i kthej gjerat dhe pergjigjet sic dua une…:smiley:

a ti skupton asgje moj haha, une me Landin kemi dy dit qe po bejm sikur hahaha

hahahahahahaha nje gje nuk kuptoj une…pse e kthen temen ne chit-chat…do te ndez ca shpulla syve qe te leshojne xixa more vesh hahahahahahahaha hiqu nga horoskopi im degjove…

Ka njerez qe e kane ne nivelet maximale te zhvilluar biorrymen ,keshtu qe edhe mundet…

Ironi ke perdorur edhe ketu?..obobo c’me gjeti mua o zot…:roll:

hahahaha bio rryme?..mu kujtua dicka…hahahaha

ti merre si te duash…mirpo eshte e vertet,kam nje aftesi te lexoj mendjet…hahahhaha por nuk po e shkruaj se cfare lexoj ne ty…megjithse ti e di mire…e une ende nuk kam kuptuar pse me flet me ashpersi…me nje inat qe ti mundohesh ta fshehesh bukur…hahahahha

…ti je i ashper ne te shprehur…por shpirtin e ke thesar…e une e di…sikunder edhe ti…:slight_smile: