12 Shenjat e Horoskopit sic nuk i keni lexuar kurr me pare!....

Dakort jam , nuk kundershtoj vetem se me kete ashpersine nuk besoj qe e ke qelluar ne shenje ,meqe dhe tema flet per shenjat.,te thuash me ftohtesi ,indeferentizem ,qetesi ah kjo edhe mund te shkonte,

kam nje rast keto kohe qe jo se kam lexu mire dike por me ka dale jashte cdo parashikimi,keshtu qe perpara se te flitet me kompetence une them te perdoret “mund” perpara cdo fjale.! anyway ! gjithe te mirat te uroj ne te perditshmen politono-karamboleske !!

…dhe ti me thua se nuk je fjale ashper?!!..Sigurisht qe je…dhe pervec kesaj…edhe shembujt e permendur nga ty vete qendrojne…dhe mos me kundershto te lutem…sepse eshte e vertet!!!..
Mirpo une nuk merzitem…nuk do ta beja kurr…megjithse “shigjetat fjale” te hedhura nga zotrote hahahaha…sigurisht gervishin palcen…mirpo serisht une nuk merzitem…se e di qe I nxjerr vetem gjuha…dhe jo ti Brenda teje…
Persa I perket frazes se dyte…une do te te jap nje perkufizim shume te thjesht…
“pas c’do veprimi te kujtdo….(femer ose mashkull qofte)…egziston nje arsye…dhe sigurisht edhe pa arsye…arsyeshem duhet te pranohet mendoj une…sepse te “gjykojme” veprimet e kujto eshte e lehte…nder gjerat me te lehta te mundshme…mirpo perpara se te mendojme dicka rreth dikujt…majen e lapsit duhet ta kthejme nga vetja…te mendohemi paksa…a jemi duke menduar gjene e duhur…e si do ndiheshim nese dikush tjeter do te bente me ne te njejten gje?..te menduarit jo positivisht pra!!..
Njerzit mund te ndryshojne modelin e flokeve…masat trupore…emrin…gjithcka…pervec shpirtit dhe karakterit…ate nuk do ta ndryshonin kurrsesi…mbaje mend kete…kurrsesi…
…edhe dicka te fundit…fakti qe disa miq…shok…njerez qe ushqejme respekt…nuk I pershendesim c’do dite…nuk do te thote se nuk I kemi me miq…kurrsesi jo…thjesht “pas c’do veprimi egziston nje arsye…e pa arsye…arsyshem duhet te pranohet e rithem serisht nese egziston miqesia e vertet”…
…Shpresoj ta lexosh drejt romanin tim hahahaha … dhe mbase ajo “fjale ashpersia” jote…zbutet…cfare te them…

Thene me thjeshte insiston ne mendimin tend ,e une reagoj te te permiresoj saktesine e mendimit.,

Te gjykosh dike apo te japesh mendim per te eshte e lehte dakort jam ,por te korigjosh mendimin apo vleresimin e dikujt per ty, te garanatoj qe eshte shume po shume here me e lehte., vleresoj maximalisht cdo mendim ,por nuk eshte ashpersi te tregohesh i kujdesshem ne te artikuluarit e nje mendimi vleresues normal…

kjo nuk ishte roman apo jo ? hahahahaa !!

hahahahahhahaha jo nuk ishte roman…ishte shkruar ne menyre te shkurter dhe drejte…dhe madje mund te them se ky kaq pak shkrim ndikoi ne mendimin tim per “fjale ashper” hahahaha nga ky moment nuk je me!!!..megjithse e kisha permendur qe jane thjesht fjale ne siperfaqe…

…tani te shkruaj per horoskopin une?..hahahaha supersticiozet u lodhen me komentet tona te sqarim-ankimit ta sigurj…mezi presin leximin e horoskopit…:slight_smile:

gjithsesi me vjen mire qe u sqaruam…duhej!!!..

Femra Bricjap

Nuk ka asnjё tё ngjashёm me njё femёr tipike tё shenjёs sё Bricjapit. Ajo mund të jetë një kuratore muzesh që mban size sit ё plakave, ose mund të jetë një balerinё qё vesh tanga. Ju mund ta shihni tek drejton njё kafene tё vogёl dhe tё pёrgatisё edhe hamburger aty, ose tё jetё duke organizuar mbremjen gala bamirёsie mё tё madhe nё qytet. Një grua Bricjap mund të dekorojё shtyllat e shoqërisё, tё buzëqeshёme pёrmbajtje pas një kandidati politik ose tё derdh lëngje misterioze në epruveta. Por, çfarëdo që ajo është duke bërë dhe çfarëdo që ka veshur, Saturni do të sundojë veprimet dhe qëllimet e saj sekrete.

Ajo mund të jetë ultra-femërore, flirtuese dhe simpatike mjaftueshёm, për ta bërë një mashkull të ndjehet si një arush gjigand i cili mund ta mbrojё atë nga bota e ftohtë dhe mizor. Ose ajo mund të jetë e akullt, e qetë dhe e përmbajtur, ulur e sigurt në piedestalin e saj prej mermeri dhe duke ju sfiduar ju , qё tё jeni mjaftueshёm i mençur pёr tё fituar dorën e saj superiore. Çfarёdo personaliteti tё projektojё, nën dredhitë femërore apo mënyrën e ndjeshme dhe praktikё të saj, ajo ka një qëllim- vendosmërinё e hekurt pёr tё gjetur njeriun e duhur, i cili mund tё bëhet i rëndësishёm njё ditё, ta bëjë krenare dhe të jetë një baba i mirë për fëmijët e saj.

Shumë femra Bricjapi janë vajza dhe gra karriere, ju mund të mendoni se dashuria dhe martesa do të jenё gjithmonë një zgjedhje të dytë pёr to. Ёshtё e rёndёsishme tё kuptoni se pёr Bricjapёt, siguria autoritet, respekti dhe pozita janё prioritete. Pak dallim ka nëse këto nevoja kёrkohen para dërrasës sё zezë si mësues i një shkolle, pas një tavolinë si një drejtues ekzekutiv ose nё krah tё një burri ambicioz, jetёn shoqërore tё tё cilit, ajo mund ta menaxhojë me lehtësi dhe planifikim të kujdesshëm. Nёnjë mënyrë ose në një tjetër, gruaja Bricjap do ta marrë famёn e saj. Disa prej tyre e marrin atë duke shkruar libra, duke dhёnё mёsim, duke pikturuar apo kompozuar muzikё. Është e habitshme se sa shumë Bricjapё nga tё dyja gjinitё, kanë talent të pazakontë artistik. Ndoshta ajo buron nga një ndjenjë e lindur e bilancёs dhe harmonisё, duke e ditur se çfarë është e kënaqshme dhe se çfarë është e drejtë apo e saktë.
Ashtu si kafsha qё simbolizon kёtё shёnjё, dhia, e cila duhet tё ngjitet vazhdimisht pёr lart, edhe femra bricjap kёtё synim ka. Pavarёsisht nga pozicioni aktual qё ndodhet, i ulёt apo i lartё, ajo do tё insistojё tё shkojё nё majё tё malit, atje ku pamja ёshtё mё e kёnaqshme pёr tё. Nuk ka asnjё gjё qё bie nё sy te njё femёr Bricjap. Me siguri qё nuk do ta shikoni asnjёherё tё bёrtasё me zё tёlartё apo tё shtyjё pёr tё dalё nё rradhё tё parё. Madje do mendoni se ajo ёshtё kaq e urtёsa do jetё e kёnaqur edhe nёse ulet nё rresht tё fundit. Por prisni dhe shikoni se kush do ngrihet nё detyrё!

Mos mendoni se ajo nuk do të sakrifikojë karrierën e saj për martesën. Vetëm jepini kësaj vajze gjysmë shansi të jetë një drejtuese sociale dhe administruese e familjes dhe ju do të shihni se sa shpejt e humb ajo interesin pёr punën e saj (një nga gjërat e pakta që ajo do të bëjë shpejt). Nëse keni nevojë për të, gruaja Bricjap me kënaqësi do të vazhdojë të punojë për t’ju ndihmuar të rriteni profesionalisht dhe arrini suksese mё tё mёdha- ajo do ta bёjё kёtё me kёnaqёsi. Megjithatë, ajo është më e lumtur duke shijuar pozitën e saj si gruan tënde, me kusht që ky pozicion tё jetё i mirё dhe tё ketёsiguri të mjaftueshme financiare.

Një nga gjërat më tipike dhe të lezetshme rreth kësaj femre është edukata e saj e natyrshme dhe mёnyra e hijshme qё ka. Ju mund të takoni një vajzë Bricjap, e cila tё jetё rritur në një kasolle pranё shinave tё trenit, apo babai i saj tё ketё punuar në një minierë qymyri, por vetёm nёse ajo vendos të zbulojë prejardhjen e saj (që me shumё gjasa nuk do ta bёjё ) ju do të jeni i bindur se ajo vjen nga një familje e vjetёr me tradita dhe ёshtё shkolluar nё njё nga shkollat mё tё mira jashtё vendit. I tillë është i ndërtuar Bricjapi, nё kuptimine paraqitjes sociale dhe konservatore.
Çdo njeri që është i përfshirë në një marrëdhënie me femra Bricjap duhet të mësojnë një fakt themelor në lidhje me këtë shenjë tё Diellit. Ajo duket mё e përmbajtur dhe mё e qëndrueshme emocionalisht sesa ёshtё nё tё vёrtetё. Mënyra sesi sillet, mund tju bindi se ajo është e fortë si një shkëmb dhe asgjë nuk mund të trazojё sipërfaqen e saj të qetë. E vërteta është se ajo është e ekspozuar ndaj shumёgjёndjeve shpirtёrore. Tё gjitha femrat kanё momente trishtimi, por vajzat dhe gratё Bricjap mund tё kenё periudha tё gjata merzitjeje dhe dёshpёrimi. Sidomos nёse ato ndihen tё keqtrajtuara apo tё pavlerёsuara. Ajo mund ta quajё kёtё se vjen nga tё qenit e ndjeshme, por pesimizmi dhe depresioni janë shumë më thellë tё rrënjosura se kaq. Ata janë shkaktuar nga frika e të ardhmes, nga shqetësimi për ndjenjёn e turpit nё ditёn e sotme, mbi dyshimin nёse nuk ka qenё mjaftueshёm e mirё nё tё kaluarёn. Këto femra nuk e pranojnë lehtёngacmimin. Mbajeni atë në minimum. Për të qenë të sinqertë, ato e quajnёtë pamundur për ta parёsi shaka njё situatё, kur ato janë viktimat. Ju nuk keni pse ta mbysni nёkomplimente vazhdimisht (ajo do ta ndiejё kur ato janë të pasinqerta, gjithsesi), por mos bёni shaka kur janёçeshtjё tё rëndësishme dhe lavdёrojёni mjaftueshёm qёta kuptojë që ju e dini vlerën e saj të vërtetë.

Është e vështirë për të që të jetё e qetё në situata romantike. Ka shumë dëshirë fizike nën sipërfaqen e ftohtë tё Bricjapit, ndonёse shumica e njerëzve dyshojnë dhe ajo kurrë nuk kёnaqet rastёsisht. Nuk ёshtё njё nga hobet e saj qё tё rrije ulur dhe tё pёrqafohet dhe puthet pafrymё, ndёrkohё qё e ardhmja e saj ёshtё e pasigurt. Por nёse vendos qё ti je njeriu i duhur dhe financat janë të sigurta apo ambicia juaj është e mjaftueshme pёr tё ecur para, atehёrё pёrqafimi i saj do jetё i ngrohtё si ё njё arushi Panda, madje mund tё bёhet edhe pasionante. Femrat Bricjap nuk besojnё në ëndrrat e turbullta që enden pa drejtim nё qiellin e mjegull. Ata duan të dinë se ku do ti marrё anija me vela e romances dhe tё sigurohёn qё deti ёshtё i sigurt. Ndërtoni një themel të fortë nën shtëpinë tuaj, nëse keni ndërmend tё fusni njё vajzёBricjapi nёtё . Sigurohuni që shtёpia është siguruar dhe hipoteka është paguar .

Femrat Bricjap kanë një bukuri të freskët. Ju rrallë do të të gjeni njё femёr bricjapi qё nuk është tërheqëse. Megjithatë ato janë të turpshëm dhe të pasigurta në lidhje me pamjen e tyre dhe ato kanë nevojë për siguri të vazhdueshme. Femrat e Bricjapie urrejgёnjeshtrёn dhe ato nuk do tё gёnjenin pёr moshёn e tyre. Ata zakonisht nuk e tregojnё moshёn e tyre nga pamja qe kanё. Kur janё tёreja , duken moshё mё e madhe dhe pastaj befas gratё duken si vajza të reja, kur kanё kaluar mesin e jetёs.

Do të bёni një gabim tё tmerrshëm nёse i qortoni familjen e saj. Burri qё martohet me një vajzë Bricjapi, martohet edhe me familjarёt e saj. Nё kёtё pikё nuk mund tё negocioni mё tё. Shumë herë, femra Saturn është përkrahja e vetme e familjes së saj, financiarisht apo moralisht ose të dyja. Ajo mund të kujdesen për një prind të sëmurë me përkushtim deri në pikën qё mund tё heqё dorë nga ideja e martesës plotësisht. Shpeshherё, ajo do ti gëzohet flijimit për shkak të dashurisë të ndershme për familjen e saj, por edhe në qoftë se ajo e do atë, sensi i saj i fortë i përgjegjësisë dhe detyrës nuk do të lejojë atё ti kthejё shpinёn familjes sё saj.

Do ishte mirё qё ju tё filloni tё planifikoni tё merrni njё shtёpi qё tё ketё nje ose dy dhoma pёr miqtё. Gjithsesi shikoni dhe anёn positive tё kёsaj. Ju do të keni një grua që është e sjellshme dhe e vëmendshme ndaj familjes sё saj. Por sё shpejti edhe tuajёs. Femra Bricjap do ta kuptojё nëse ju duhet të jepni një shumë fikse për prindërit tuaj çdo javë dhe ajo ndoshta do të jetë një shoqëruese e mirё pёr vëllezërit dhe motrat tuaja. Ajo është lloji i vajzës që ju çoni nё shtёpi pёr ta aprovuar nёna juaj dhe ajo e miraton menjёherё. Mamaja juaj ka tё drejtё. Vajzë Bricjap, ndonёse është një femёr tipike Saturni, do të jёtё një grua e shkëlqyer. Shtëpia e një gruaje Bricjap, shpesh duket aq e pastёr dhe pa rrёmujё, sa ndonjёherё do mendoni se zanat dhe xhuxhat vijnё natёn dhe e rregullojnё atё. Ajo nuk harxhon kohё me gjera tё pavlera , por ёshtё vazhdimisht duke punuar dhe duke dhёnё mё tё mirёn e saj.

Në fakt, ajo është me tё vërtetë romantike, me imagjinatë mё të madhe sesa ato qё fantazojnё histori joreale. Çdo vajzë e lindur nё janar e ka poezinё brenda shpirtin te saj, por ajo nuk ka shumë simpati për poetët që vdesin nga uria. Kujdesuni qё tё keni ushqim dhe strehim, pastaj ndiqeni ёndrrёn tuaj, cilado qoftё ajo- ёshtё motoja e Bricjapit. Gjithashtu sigurohuni që ëndrra qё po ndiqni ёshtё me vlerë. Ajo nuk sheh asgjë joshëse apo magjike te dështimi.

Gruaja juaj Bricjap ёshtё e dhёnё pas çёshtjeve tё ndjeshme sociale. Ajo do të jetë e palodhur pёr tё luftuar për të varfёrit dhe të pambrojturit, por ajo preferon ta tregojë bamirësinë e saj në përpjekjet pёr grupet, sesa për individët. Femrat Bricjap janë udhëheqësit e natyrshme tё klubeve të grave.

Ajo ndoshta do ti edukojё fёmijёt me ndjenjёn e kursimit dhe respektit. Megjithatë, ata do tё udhqehen me ushqime cilёsore dhe do tё veshin kёpucёt me tё mira. Për të , ekonomia nuk ka tё bёjё me tё qёnit e lirё. Fëmijët e saj duhet tё jenё tё sjellshёm me tё afërmit dhe pleqtë dhe ata ndoshta do të mësojnë sjellje të shkëlqyera. Ata nuk do të jenë tё llastuar ose tё padisiplinuar. Ajo mund të jetë pak e rreptë dhe mospërfillëse për dhembjet qё mund tё kalojnё ata gjatё rritjes, por ajo do të jetë një audiencё e zjarrtё për arritjet e tyre. Fëmija që shkon në shtëpi nga shkolla dhe therrёt, “Mami, e di çfarё kam mësuar sot,” nuk do të injorohet nga nëna Bricjap, e cila kurrë nuk do të jetë shumë e zënë për ti treguar fёmijёs sё saj interes dhe vëmendje. Pasi ata bëhen adoleshentë, mund të ketë disa barriera, kur do tё pёrballen konservatorizmi i Saturnit me liberalizmin e të rinjve. Në këtë pikë, ajo mund të ketë nevojë për ndihmë pёr tё kuptuar ëndrrat e fëmijëve të saj entuziaste. Ajo është aq inteligjente sa tё tërheqë brirët e saj, nëse mendon se mё shumё do tё humbasё se do tё fitojё.
Shumё femra Bricjap kanё lëkurë të ndjeshme dhe nuk pёrdorin shumё tualet. Madje disa kanё alegji prej tij. Por natyra u ka dhёnё bukuri natyrore që nuk ka nevojё pёr zbukurim, ndonёse fytyra e tyre do jetё pak mё e zbehtё se ajo e grave tё tjera.
Me durim ndihmojeni grua tuaj Bricjap ta kapërcejё mungesën e besimit personal. Kryeneçësia mund të jetë një nga tё metat e saj, por ajo nuk është gёrnjare apo e bezdisshme. Ajo do t’ju shtyjë drejt suksesit, por ju duhet tё jeni tё butё dhe të përkushtuar ndaj saj. Me modestinё dhe me menyrёn e saj tё butё, ajo do tё dijё tju rrotullojё nё majё tё gishtit tё saj tё vogёl. Ka shumё dashuri tё qendrueshme brenda saj, qё tё bёni gabimin ta kerkoni tё grate e tjera. Kush thotë se ajo nuk beson në përralla? Vetëm një vajzё e mençur Bricjap mund të shikojë thellë në sytë e një bretkocë tё shёmtuar dhe të shohё se nё tё vertetё ai ёshtё një princ.