17 keshilla sa per te qene joshese dhe perfekte

Nuk është e lehtë që një femër e cila ka plot detyrime familjare të ketë shumë kohë për t’u kujdesur për veten e saj. Por nuk është kurrë vonë që sapo të gjeni pak kohë të lirë t’u futeni punës për të ndryshuar dhe për të qenë sa më tërheqëse në sytë e partnerit. Duket si një ëndërr që një grua të luajë një rol të tillë pas 10 orësh punë, pa përmendur detyrat që duhet të përmbushë në familje. Është për të ardhur keq që femrat nuk po e përdorin më këtë sharm të tyre. Tani ka ardhur koha që femrat të zgjohen dhe të bëhen “perëndesha ”. Pikërisht për këtë arsye seksologët rekomandojë 17 mënyrat për t’u bërë joshëse.

1- Thuaj disa fjalë partnerit para se të shtrihesh në krevat, që mund të jenë fjalë çfarëdo dhe nuk ka pse të aludohet seksi. Thoni ato fjalë me zë seksi, që të duken të buta dhe jo të pista.:oops:

2- Mos vish këmishë nate pasi të kesh bërë një dush. Thjesht mbulohu me një peshqir, mundësisht të shkurtër, pa fshirë pikat e ujit të mbetura në lëkurë. Lëreni që peshqiri të tregojë pjesët më magjepse të trupit tuaj.:eek:

3- Bëni ecjen tuaj sa më shumë seksi dhe mos harroni të mbani drejt kurrizin tuaj që të evidentohet sa më shumë gjoksi dhe të duket me shumë vrull.

4- Një erë e lehtë djerse mund të shtojë kënaqësinë e dyanshme gjatë parapritjes për seks. Kjo nuk do të thotë se ju këshillohet të bëni stërvitje para se të bëni seks, por mund të merrni në konsideratë një zbavitje të vogël në qilim.:o

5- Shpikni një nofkë për veten tuaj. Diçka të këndshme, të ëmbël dhe të shijshme. Partneri juaj nuk duhet me doemos të dijë për të.

6- Kollituni pak më shumë se sa duhet. Vishni të brendshme të stilit të lartë, mëndafsh me dantellë. Përsëri nuk keni pse t’ia tregoni ato partnerit tuaj. Thjesht do të vëreni se do të keni një gjendje shpirtërore shumë sensuale duke ndjerë prekjen e mëndafshit në lëkurën tuaj.:o

7- Mos qëndroni më në distancë pasi bashkëshorti juaj mund të mos kuptojë qëllimet tuaja të prapta.

8- Harrojeni për disa ditë rrobat e përditshme të shtëpisë. Vishni pantallona të shkurtra me një prerje shumë të shkurtër dhe lini të brendshmet tuaja në sirtar. Nisni një bisedë përfundimi i të cilës do të jetë zhveshja, në mënyrë që partneri të shohë se ju s’kishit asgjë poshtë.

9- Hartoni vetë një plan seksi të papritur.:o

10- Vishni fustan të tejdukshëm dhe qëndroni aty ku drita ndriçon më shumë. Së shpejti do ta kuptoni se çdo të ndodhë.:smiley:

11- Blini një fustan nate apo rrobë shtëpie më shumë kopsa. Lërini disa prej tyre zbërthyer, që të shihni se çdo të ndodhë më pas.

12- Shiheni atë direkt në sy, :mrgreen: sikur po kërkoni diçka në sytë e tij. Ai me siguri do t’ju pyesë përse po e vështroni aq shumë.

13- Një kërcim i improvizuar erotik është gjithnjë i mirëpritur.:roll:

14- Nëse kohët e fundit keni qenë pasive, atëherë vëreni veten në rolin kryesor. Shpesh burrave u pëlqen që të drejtohen nga gratë në momentet e tyre të afshit.:stuck_out_tongue:

15- Luaj rolin e vajzës lozonjare dhe flirto me të në mënyrë shumë energjike. Ngadalë por me siguri ripunoni me mënyrat e vjetra të sjelljes, filloni të qeshni nën hundë ashtu si në fillimet e lidhjes tuaj.

16- Mos e rëndoni veten me tualet gjatë natës. Burrave u pëlqen t’u rrëshqasë dora në fytyrën e femrës.(y)

17- Vendosni vetëm pak shkëlqyes në buzët tuaja për t’i ëmbëlsuar ato.:mendoj:

Burimi: Tirana Observer

16 dhe 17 mu duken te drejta :slight_smile:

te tjerat… jo dhe aq…

edhe mua vetem ato,te tjerat me thene te drejten jane shume te egzagjeruara extreme!..:o

kurre nuk joshem me keshilla e rregulla …

ja gabimi i shum vajzave…tentojn drejt perfeksionit

jini sa më origjinale…!!!..lerjani perfeksjonin zotit

ca gjera jan me te bukura kur vin natyrshem…!!

ekzakt…!!! ku ka me bukur kur gjerat vijne natyrshem…lirshem …e paftuar…

un njoh shum vajza qe perpiqen te imitojn njera tjetren…copy paste…
nuk e di se si mund te duket kjo ne sy te djemve…por mua ma shpif !!
ai/ajo qe do kesh neser pasneser ne krah do te te doj ( duhet ) me te mirat & te keqijat

imitimi i gjithckaje ,dhe ne cdo rrethane eshte vesi qe jo ta shpif , por qe po behet karvan i rraskapitur…