2012: Facebook bëhet gati për 1 miliard përdorues

Në muajin gusht të këtij viti, Facebook po përgatitet të thyejë edhe një rekord të ri për numrin e përdoruesve.

Sipas firmës së hulumtimeve iCrossing, thuhet se Facebook do të bëhet me 1 miliardë përdorues aktiv, ndërsa këto parashikime janë nxjerr duke pasur parasysh trendin e rritjes së rrjetit më të madh social në botë.
Në bazë të raportit, rritja e Facebook është ngadalësuar në tregjet e zhvilluara, sikur SHBA, ku shkalla e përdorimit të internetit është duke arritur ngopjen, mirëpo rritja e përdoruesve të rinj të rrjetin social është më e madhe në tregjet që janë në zhvillim.
Aktualisht, Facebook ka mbi 800 milionë përdorues, gjysma e së cilëve e përdorin atë në baza ditore.
India, Brazili por edhe përdorimi i rrjetit social nga telefonat e mençur mobil ka bërë që trendi i rritjes të vazhdojë, ndërsa potenciali i Facebook për rritje tani bazohet pikërisht në shtetet që janë duke u zhvilluar në aspektin e rrjeteve sociale.