25 fjalëkalimet më të këqija të 2012-es

“SplashData”, e cila merret me aplikacionet për menaxhimin e fjalëkalimeve, ka bërë publike listën vjetore të “fjalëkalimeve më të këqija”, të hartuar nga fjalëkalimet më të zakonshme të postuara nga hackers-at.

Treshja e parë në listë, “password”, “123456” dhe “12345678”, nuk ka ndryshuar që prej vitit të kaluar. Disa të reja janë “jesus”, “ninja”, “mustang”, “password1” dhe “welcome”. Fjalëkalimet e tjera thjesht sa kanë këmbyer vendet mes tyre në këtë listë. Por, fjalëkalimi më surprizues nga të rinjtë është pikërisht “welcome”.

“Kjo tregon se njerëzit nuk kanë ndryshuar ende fjalëkalimet standarde”, tha shefi ekzekutiv Morgan Slain për “Time Tech”. “Nuk duhet shumë kohë për të krijuar një fjalëkalim të ri”.

Në përgjithësi, njerëzit duhet të kenë fjalëkalime të ndryshme për llogari të ndryshme. Për ta bërë më të thjeshtë mbajtjen mend të të gjithave prej tyre, Slain sugjeron që njerëzit të mendojnë për fjalëkalime “me grupe fjalësh”.

Për shembull, mund të përdoret një frazë si “qentë hanë kocka” dhe mes këtyre fjalëve të futen nënvizime, viza ndarëse, shenja pikësimi etj., në mënyrë që ngjajë si “qentë_hanë_kocka!”.

Ja dhe lista e plotë e fjalëkalimeve më të këqija:

  1. password
  2. 123456
  3. 12345678
  4. abc123
  5. qwerty
  6. monkey
  7. letmein
  8. dragon
  9. 111111
  10. baseball
  11. iloveyou
  12. trustno1
  13. 1234567
  14. sunshine
  15. master
  16. 123123
  17. welcome
  18. shadow
  19. ashley
  20. football
  21. jesus
  22. michael
  23. ninja
  24. mustang
  25. password1

Burimi: Top-Channel

hahaha , 123456 kam kodin e cel :stuck_out_tongue:
shum i leht per tu mbajt mend dhe per tu shkruajtur…

un cel e kam pa kod fare :smiley:

ne internet kam 1 fjalekalim per shume webfaqe & per gmail e hotmail!

jo un i kam te ndryshem…dhe i ndryshoj her pas here…

eshte mire te freskohen shpesh fjalekalimet! Psh kjo tema: [b]Si te siguroni fjalekalimet[/b] flet me gjere per sigurimin dhe mbrojtjen e fjalekalimeve!

Eh sa webfaqe kam un, te bej per secilen nga1 fjalekalim do me duhet 1 bllok shenimesh :stuck_out_tongue:

123456 eshte klasikja!

Ato kode shum te veshtira per tu gjet :stuck_out_tongue:

Ai i imi nuk qenka ne list? :confused:

ate te 5. sa e kam ne qef