3 mijë gjermanë për çdo vit pranojnë islamin

[3 mijë gjermanë për çdo vit pranojnë islamin
Sipas një raporti nga Al Xhazira, bëhet e ditur se për çdo vit në gjermani rreth 3000 persona përqafojnë fenë e pastër Islame.

Raporti në fjalë, ka theksuar se e gjithë kjo është rezultat i punës së palodhshme të qendrave islamike të cilët veprojnë në Gjermani, si dhe kjo shifër është në rritje e sipër.

Berlini është cilësuar si qendra më kryesore e myslimanëve në Gjermani, qytet ky me 3 milionë popullsi e cila përbën gjithsej 4 % të popullsisë së Gjermanisë, ku rreth 800 mijë banorë të këtij qyteti janë

Amerikani Aaron Siebert-Llera asnjëherë nuk e ka marrë Islamin
seriozisht, në kohën kur ai ia nisi së pari kërkimin e tij shpirtëror.
Por, përfundimisht ai gjeti në besimin Islam të gjitha llojet e
jetës së disiplinuar për të cilët ka qenë në kërkim.
“Me këtë rast unë kam ndjerë sikur kam gjetur një shtëpi ku mund të
vendosë të gjitha moralet, idealet e mia, mënyrën e jetës që e jetoja.”
Siebert-Llera i tha gazetës Sun – Times të Qikagos , me 14 Shator.

Aaron Siebert-Llera (në të djatht)

Siebert-Llera është lindur nga babai çifut amerikan dhe nga nëna
romano katolike amerikane. Ai lutej duke vendosur Yllin e Davidit në disa
ditë dhe duke vendosur kryqin në ditët tjera. Por 31 vjeçari asnjëherë
nuk e gjeti atë gjënë “e brendshme” për të cilën ishte në kërkim.
Pastaj erdhi ngjarja e 11 shtatorit, duke ndryshuar kursin e jetës së tij.
Ai filloi të lexonte rreth Islamit, duke ditur të dallonte pa problem
ndërmjet ekstremistëve që e kidnapuan aeroplanin dhe shumicës së
muslimanëve.

Ai poashtu bleu një kopje të Kur’anit Fisnik, duke hulumtuar nëpër faqet
e librit për të gjetur atë që thoshin disa se ka predikim të terrorizmit,
por ato nuk i gjeti.
Pas dy vitesh në Çikago erdh deri te pika kthesë në jetën e tij.
Ai takoi një femër meksikano–amerikane në Lojola ku i ndiqte studimet.
Pas konvertimit të saj ajo e vendosi hixhabin. " Unë definitivisht pashë
ndryshime tek ajo, si shenja komforti dhe një shkallë e dukshme
lumturie. Ajo fitoi lehtësi në jetën e saj." tha Siebert-Llera. Pas kësaj
Siebert-Llera filloi të mendoj më seriozisht rreth Islamit, vizitoi Xhaminë
në Bridgeview, në Illinois, ku mësoi parimet e Islamit si namazi, zekati
dhe haxhi. Në vitin 2004 e pranoi Islamin, dhe filloi ti falë pesë kohët e
namazit dhe ta agjërojë Ramazanin.

Njeriu i njëjtë
Siebert-Llera i humbi shumë nga shokët e tij pas konvertimit të tij në
Islam.
Familja e tij poashtu mendonin se konvertimi atë do ta kthente në
terrorist. Por, ai asnjëherë nuk u dekurajua. “I thashë babës: unë nuk
do të bëhem Taliban dhe të shkoj në Afganistan”. “Unë do të mbes ai
që jam”. Siebert-Llera beson se familja e tij ka pranuar pa problem
konvertimin e tij në Islam.
Në kohën e çeljes së iftarit të Ramazanit të tij të parë të enjten, me 13
shtator, Siebert-Llera pranoi një thirrje telefonike nga nëna e tij duke ia
uruar Ramazanin.
Ai është duke e mbajtur telefonin mobil ende në dorë, duke pritur të
njëjtën gjë edhe nga babai dhe motra. E din që do ta thirrin.

Nga IOL

Prifterinj homoseksuael ne Vatikan. Skandal
ne televizjonin italian La7.

Prononcimet: “Nje pjese e mire e prifterinjve jane
homoseksual”“Kam qene i lidhur me nje djale siçiljan per dhjet
vjet, nese dy burra duhen nuk ka rendesi nese je prift apo jo”…

Prononcimet: “Nje pjese e mire e prifterinjve jane homoseksual” “Kam qene i lidhur me nje djale siçiljan per dhjet vjet, nese dy burra duhen nuk ka rendesi nese je prift apo jo” "Kisha me ne ben si ushtria amerikane: “Une nuk te kerkoj llogari por dhe ti nuk duhet te thuash gje” “Te mbashe veshje prifti eshte terheqese. A do te beje dashuri me mua?” Keta qe flasin jane prifterinje homoseksual te filmuar nga nje kamer e fshete gjate takimeve te tyre me nje djale te njohur ne linjat e çatit per homoseksual.
Gjysem ore filmim eshte trasmetuar te henen ne mbremjen e 2 tetorit ne programin “Exit” te drejtuar nga spikerja e njohur Ilaria D’Amico ne kanalin televiziv La7.

Nje hetim ne nje bote te fshehte, pa asnje paragjykim – thote spikerja - vetem deshira per te zbuluar nje te vertete. Çdo gje ka nisur nga nje e-mail i mberritur ne redaksi nga nje djal homoseksual, frekuenteues i rregullt linjave te çatit per gay. Thoshte se kishte njohur shume prifterinj homoseksual dhe i kishte takuar personalisht neper takime ne ambjente te fshehta. Realizuesit e programit kishin regjistruar telefonatat ku djali kishte rene dakort me prifterinjt per takimet e fshehta, me pas kane filmuar çdo detaj te takimeve me nje kamer te fshehte.

Fytyrat e prifterinjve paraqiten te mbuluara me efekte te posaçme te realizuara ne studiot e televizjonit, zeri eshte i deformuar. Ne nje fare pike imazhet nderpriten. Spikerja shpjegon se qellimi i emisionit eshte thjesht te tregoj dhe jo te shokoj telespektatoret, edhe pse emisjoni transmetohej ne oret e vona te nates filmime te tilla nuk mund te transmetoheshin. Prezantohen me nickname (pseudonime qe i perdorin kur çatojne) thone se jane prifterinje dhe nuk e kane problem te organizojne nje takim.
Tre takimet e filmuara; Prifti i pare eshte me simpatiku dhe bujari: “Po te kthehesha dhe nje here prapa ne kohe nuk do te hiqja dore nga Kisha, do te behesha prift, ke shume avantazhe, ndihmon nevojtaret. Eksperiencen e pare me nje burre e kam patur pasi isha bere prift, para dhjete vjetesh. Megjithate ndjehem mire me homoseksualizmin tim. I dyti eshte me i guximshmi. Tregon se ka patur me qindra takime: “Ne kolegjin e prifterinjve me izolonin nga frika mos me zbulonin te tjeret, por pasi mbarova shkollen nuk kam patur me frike nga askush” Thote edhe se me homoseksualet Kisha eshte hipokrite, pasi ne Vatikan ka shume homoseksuale.” Takimi i trete eshte edhe me i veshtiri dhe qe beri me teper buje ne mediat italiane. Takim ndodhi ne sheshin “Shen Pjetri”. Kuptohet qysh nga telefonata qe nuk behet fjale per nje prift te thjeshte. Ne biseden e pare ne çat thote se ka tendenca sadomazokiste. Pas takimit ne sheshin “Shen Pjetri” zhvendosen ne nje zyre luksoze. Djali duket i shqetesuar por kleriku i larte e qeteson duke i thene: “Nese do te ikesh nuk ka problem”. Imazhet rifillojne me bisedat rreth kishes: -Nuk e kane me homoseksualet por – thote prifti – e kane me raportin para martese. Homseksualet nuk mund te martohen keshtu qe nuk mund te kene raporte seksuale". Pastaj nervozizem, asnje deshire per intimitet si ne takimet e tjera. Prifti dhe djali afrohen. – “Je duke mekatuar para syve te Zotit”, i thote djali, “Une nuk e shoh si mekat” pergjigjet prifti. Djali replikon: “Atehere çfare kuptimi ka qe ti je prift?”. “Ketu mbarone historia jone – pergjigjet prifti – paske shume pretendime, do te shoqeroj deri tek ashensori e nese te ndalon ndokush mos trego gje”. Ka qene pikerisht filmimi i trete qe ka tronditur Vatikanin dhe opinionin publik italian. Me pare kane qene te njohura shume raste kur prifterinjte kane qene akuzuar per homoseksualizem apo pedofili. Por ne shumicen e rasteve gjyqet jane mbyllur ne rrethana misterioze. Por ky i fundit ishte i pari qe faktonte implikimin e nje qytetari te Vatikanit dhe kleriku te larte.
Pas tre filmimeve te fshehta transmetohet intervista me nje tjeter prift homoseksual (dhe ky me fytyre te mbuluat dhe ze te deformuar). Pranon te tregoj historine e tij. Partnerin e pare e ka njohur ne kolegjin e prifterinjve. Nje djale i ri, i shkelqyer, inteligjent, drejtonte korin gjate sherbesave fetare ne kishe. Kur njoha ate – thote prifti – ka qene “Dita me e bukur e jetes time, hera e pare qe perjetoja se bashku dy dashurite; dashurine per Zoten dhe ate per njeriun” Me pas ne nje raport tjeter tregohet dashuria e priftit me nje tjeter burre qe ka zgjatur per shume vite. “Edhe pse pastaj largesia na ndau” thote Don Felice (emer i sajuar). Ai akuzon kishen dhe thote: “Kisha ka frike se mos homoseksualizmi eshte pedofili, por e kane gabim. Pedofilia eshte krim, por nuk ka te bej me homoseksualizmin. Kisha duhet ti ndaj gjerat.” Me pas prifti tregon jeten e tij te veshtire duke dekluarar qe ne prifterijte homoseksuale “Levizim si indianet ne kohen e kaubojeve, nga frika se mos na zbulojne. Por une jam i vetedijshem se Zoti eshte me i larte se zemrat tona, Ai i kupton ndjenjat tona”.

Kam vendosur që ta thërras tërë Gjermaninë në Islam
me punën e të cilit vetëm në dy vitet e fundit islamin e kanë pranuar dy mijë e shtatëqind gjermanë.
06.12.2007 13:36
Reklam

Intervistë - Pierre Vogel, dai – Kam vendosur që ta thërras tërë Gjermaninë në Islam

05 Dhjetor 2007

Në vizitë në Bosnje ka qenë misionari i njohur gjerman – daiu Pierre Vogel alijas Salahudin Ebu Hamza. Fjala është për më të mirin e boksit në Gjermani i cili para disa vitesh ka pranuar Islamin dhe me punën e të cilit vetëm në dy vitet e fundit islamin e kanë pranuar dy mijë e shtatëqind gjermanë. Kemi shfrytëzuar qëndrimin e tij në BeH dhe biseduam rreth Islamit në Gjermani, për jetën e tij, për misionarizmin islam….

Aktivistët e organizatës studentore “Demus” kah mesi i muajit nëntor kanë pasur mysafir Pierre Vogelin, njërin prej daive më të suksesshëm europian. Në bisedën e këndshme Salahudin Ebu Hamza, si quhet tani, na flet për rininë e hershme të tij. Na tregon se është i lindur në Gjermaninë perëndimore, afër qytetit të Kelnit. Babai i tij është protestant, ndërsa nëna katolike. Është interesante se gjithmonë ka qenë i interesuar për fenë. E ka kryer gjimnazin e mesëm katolik në të cilin, programi ka qenë i bazuar në edukimin e fortë katolik. “Falenderoj Allahun, shumë kam përfituar nga ajo shkollë” na tregon Vogel.

“Në atë shkollë vëmendje të posaçme i është kushtuar edukatës së mirë dhe moralit”. Është munduar që nxënësit të arrijnë të bëhen besimtarë sa më të mirë. Pas shumë leximeve të librave fetarë katolikë dhe pas shumë polemizimeve me profesorët dhe priftërinjtë e vet, ai hasi në shumë kontradikta dhe parregullësi në krishterizëm.
“Për shembull, në Bibël shkruan se Juda është mbytur duke u varur në litar, ndërsa në librat e apostujve shkruan se ai ka rënë në tokë dhe ka vdekur. Poashtu në Bibël kam hasur në sqarime jologjike sa i përket krijimit të Tokës. Është e njohur se Kisha ka mbytur shumë njerëz të cilët kanë pohuar se Toka është e rrumbullaktë dhe se ajo rrotullohet. Kisha nuk ka pasë asnjë dyshim se Toka është pllakë e rrafshtë, dhe nuk është e rrumbullaktë. Pasi që kam hasur në këtolloj kontradikta në librat e shenjtë të të krishterëve, kam qenë i brengosur për një kohë të gjatë. Shumë kam medituar dhe jam pyetur se çka është kuptimi i jetës. Nëse nuk ka Zot, atëherë për çfarë shërben jeta jonë, a ka kjo botë arsye dhe qëllim të ekzistojë. Nuk ka pasë më kuptim të jem i krishterë. Dhe atëherë e ndërpreva të jem besimtar. Nuk besoja në atë fe dhe jetoja vetëm ashtu, vetëm sa për të jetuar, me një jetë pa qëllim” na tregon rininë e tij Vogel.

Ashtu si shumica e moshatarëve të tij edhe Vogel ka filluar rregullisht ti vizitojë diskoklubet dhe vendet e ngjashme ku takohen të rinjtë. Kjo është njëkohësisht edhe periudha kur fillon me ushtrime intenzive të boksit. “Kisha dëshirë të bëhem boksieri më i mirë. Dhe pas punës shumë të lodhshme dhe të rëndë, arrita të bëhem i pari i juniorëve në Gjermani në kategorinë time. E doja atë sport dhe kisha rezultate shumë të mira. Vendosa të bëhem boksier profesionist dhe edhe këtu pata sukses. Kam pasë shtatë ndeshje profesionale. Asnjëherë nuk kam pasë humbje” me krenari shpalos Vogel.

Një ditë duke qenë në një shoqëri më të gjerë ju afrohet një anëtar i organizatës Dëshmitarët e Jehovait. Ai njeri foli shumë fjalë fyese rreth islamit dhe e shau profetin Muhammed, a.s, Kur’anin dhe çdo gjë lidhur me Islamin. Vogeli thotë:
" Foli aq fjalë të pahijshme rreth Kur’anit sa që vendosa që vetë ta lexoja Kur’anin dhe të vërtetohem në vërtetësinë e fjalëve të tij. Motra ime e kishte një Kur’an të përkthyer në gjermanisht. E morra dhe me një frymë e lexova. Vë në dukje se para kësaj kam lexuar Biblën, Dhjatën e Vjetër dhe të Re. Por ju bëj be se nuk kam gjetur libër ku më bukur përshkruhet Zoti.
Pas leximit të parë e kam dashur Kur’anin. Por nuk doja që menjëherë ta pranoja Islamin. Doja që të vërtetohesha në vërtetësinë e Islamit dhe madhështinë e tij. Sepse, më parë e besoja Biblën dhe pastaj hasa në shumë gabime brenda saj. I thashë vetes, këtë libër duhet që edhe njëherë ta lexoj , që të jem plotësisht i sigurtë. I lexova edhe njëherë të gjitha librat e shenjtë Biblën, Teuratin, Zeburin, dhe pastaj përsëri Kur’anin prej fillimit deri në fund. E pastaj edhe njëherë e lexova Dhjatën e Re. Dhe përsëri Kur’anin. Deri atëherë derisa u binda se Kur’ani është i vërtetë. Në të njëtën kohë i lexova të gjitha librat e të gjitha religjioneve, madje edhe te hindusëve. Në të gjitha librat gjeja gabime. Përveç në Kur’an.

Pyetja e paevitueshme për ata që ë pranojnë Islamin dhe e braktisin fenë në të cilën kanë qenë, është si e kanë pritur prindërit, familja dhe shokët kalimin tënd në Islam ?

VOGEL: Prindërit, falë Zotit, kanë pasë kuptueshmëri. Poashtu edhe gjyshja ime. Shpesh flasim rreth Islamit dhe çdo gjë që ju flas ju ofroj edhe argument për to. Ata nuk kanë kundërargument. Unë jetën e kam rregulluar sipas Sheriatit dhe për këtë ata nuk munden për asgjë të më akuzojnë. Edhe më tutje i dua si më parë. Raporti im ndaj tyre nuk ka ndryshuar aspak. Nëse përpiqen të gjejnë diçka kundër meje, janë të vetëdijshëm se nuk kanë asnjë argument dhe për këtë më kanë pranuar të tillë çfarë jam. Faleminderit Allahut për këtë.

Na thuaj, çfarë është raporti i shtetit gjerman dhe popullit ndaj islamit?

Vogel: Është i ndryshëm. Ka që janë armiq të mëdhenjë të Islamit, dhe ka që janë të hapur dhe e respektojnë Islamin. Sa i përket shtetit, ka anë pozitive si dhe anë negative. Për shembull, në Gjermani nuk është problem të keni mjekër dhe të falni namaz kudo ku keni mundësi. Por tani po përpiqen të bëjnë problem çështjen e hixhabit nëpër shkolla. Dhe sillen rregullore me të cilat muslimanët në Gjermani ta kenë jetën sa më të vështirë.

Por për fat të keq, për këtë nuk është fajtore vetëm qeveria. Për këtë fajtor janë edhe organizatat e mëdha në vendin tonë. Ata natë e ditë përpiqen të tregohen totalisht lojalë në kuptimin që mund të ndryshojnë rregulloret islame. E fshehin të vërtetën nga njerëzit dhe në këtë mënyrë vetëm e nënçmojnë veten e tyre. Kjo është rrugë totalisht e gabueshme.

Kanë marrë lejet për ndërtimin e xhamive, por çka është qëllimi i këtyre xhamive dhe qendrave islame kur në to nuk kryhen kurrënjëfarë aktiviteti. Po ndërtohen xhami të cilat po “shëndrohen” në muze. Neve na duhen xhami të cilat janë të mbushura dhe ku falet namazi.

Kurban Bajrami në Spanjë - rekorde të reja

Këtë vit muslimanët e Spanjës festën e Kurban Bajramit e pritën me një sukses historik dhe thyerjen e dy rekordeve të reja. Me fjalë të tjera, këto rekorde janë: rritja e numrit të haxhinjëve spanjoll që këtë vit janë nisur për në vendet e shenjta dhe therja e numrit më të madh të kurbaneve në festën e Kurban Bajramit, krahasuar me vitet e më pashme. Sa i përket suksesit historik ai ka të bëj me vendimin e pushtetit lokal në krahinën e Katalonisë që muslimanëve për herë të parë t’ju lejohet që vet t’i therin kurbanët e tyre.

Sipas burimeve gazetareske këtë vit më shumë se 1500 haxhinjë spanjoll janë nisur për në vendet e shenjta për ta kryer haxhin. Sipas njoftimeve të përfaqësuesve të kasapëve dhe mishshitësve spanjoll këtë vit, gjatë festës së Kurban Bajramit i cili në Spanjë filloi ditën e mërkurë më 19.12.2007, janë therur më shumë se 350 mijë dele.

Përfaqësuesi i kësaj kryesie theksoi se therjet janë kryer në harmoni me dispozitat islame dhe në koordinim të plotë me përfaqësuesit e organizatave muslimane të këtij vendi. Therjen e kanë kryer kasapët mysliman.

Pushteti lokal në Kataloni këtë vit u ka lejuar muslimanëve që për herë të parë t’i therin vet kurbanët e tyre, kjo është bërë pas kërkesave këmbëngulëse nga ana e muslimanëve që jetojnë në këtë regjion. Përndryshe, në Kataloni jetojnë më shumë se 300 mijë mysliman, shumica e të cilëve vijnë nga Afrika veriore dhe Pakistani, dhe të cilët paraqesin fuqi të konsiderueshme ekonomike në regjion.

Gruaja 31 vjeçare e cila jetonte në qytetin Akka të Palestinës së okupuar, deklaroi se e ka pranuar Islamin dhe ka gjetur qetësinë në përkuljen ndaj Allahut.

Gruaja hebre edhe përkundër kundërshtimeve të ashpra të familjes së saj zgjodhi Islamin dhe e ndërroi emir në Ajete " Për herë të parë e kam gjetur qetësinë dhe lumturinë në jetën time’ shprehet Ajetja e cila pranoi Islamin para një grup dijetarësh musliman duke deklaruar kelime-i shahadetin. Ajetja pretendon se është e gatshme të përmbush të gjitha obligimet që burojnë nga Islami.
Ajetja dëshiron të vizitoj Mekken dhe të kryej Haxhin dhe Umren. “Jam në gjendje të sakrifikoj të gjitha që i kam për Islam duke mos menduar për asgjë tjetër veçse të jem në rrugën e Allahut” shprehet në mënyrë bindshme kjo muslimane e re.

Ajetja para disa vitesh ishte martuar me një arab dhe asaj i kishin lënë shumë përshtypje raportet që kishte me muslimanët e Akkës dhe me familjen e burrit. Kështu që pati mundësi të njohet më afër me Islamin.“I kam praktikuar pesë kohët e namazit para se ta pranoj Islamin por frikën e vërtetë ndaj Allahut e kam ndier vetëm atëherë kur Islami depërtoi thellë në zemrën time”-thotë Ajetja

"Edhe kur kamë qene hebre nuk i kam kryer obligimet fetare por pasi u njoftova me fenë Islame frika ndaj Allahut gradualisht u vendos në zemrën time. Lumturinë, sigurinë dhe qetësinë shpirtërore kam gjetur vetëm në Islam, vetëm pas vendosjes së frikës ndaj Allahut në zemrën time"thotë Ajetja

Pas faljes së namazit të ikindisë në xhaminë El Xhezar të shoqëruar nga besimtaret tjera muslimane, Ajetja kishte vendosur të tregoj se e pranon Islamin, dhe është shumë e lumtur për këtë vendim ngase vetëm Islami është solucion i vetëm për gjetjen e të mirave.

Pasi që e pranoi Islamin Ajetja i regjistroi fëmijët në shkollën arabe si dhe i ndërroi emrat e vajzave të saj, të cilat i emërtoi me emra muslimane përkatësisht Amine dhe Fatima…

.
Ajetja tregon se i pëlqen shumë të dëgjojë poezitë muslimane dhe ilahitë e Sami Yusufit.Ajo deklaron se Allahu i ka dhuruar asaj një jetë të re dhe gjuhën e saj gjithnjë e shoqërojnë disa ajete nga Kurani Famëlartë që i ka mësuar.

Nëna dhe babai janë shtangur me vendimi e vajzës së tyre dhe nuk kanë dëshiruar të pranojnë këtë realitet të ri. “Pas reagimeve të para negative nënë është zbutur paksa ndërsa i lutem Allahut që edhe sjelljet e babit tim të ndryshojnë” tregon Ajete

Ajete duke komentuar për rrethanat e brendshme prezente në tokat plestineze, thekson se përçarja e brendshme i gëzon izraelitët ngase kjo është ëndrra e kamotshme e hebrenjve. "Më kanë këshilluar motrat besimtare se mësimi më i mirë për këtë situatë del nga Sureja Huxhuratë"këshillon Ajetja.

Duku i bërë thirrje El Fetihut dhe Hamasit, Ajete i këshillon të dyja palët që të marrin librin e Allahut si gjykues midis tyre.

Futbollistet Eric Abidal & Franc Ribery
kan zgjedhur fenë Islame

Eric Abidal, futbollist i njohur francez i cili në muajin e kaluar u
bashkua rradhëve të Barcelonës , zgjodhi fenë Islame. Abidal, i cili pohoi
se që nga fëmijëria ka pasur simpati ndaj fesë Islame, e quajti veten Bilal.

“Nuk e pranova Islamin pse jam i martuar me një grua muslimane nga Algjiri, por në
fëmijëri në lagjen ku jetoja muslimanët më kanë lënë përshtypje të thellë” deklaron ylli i
Barcelonës. Po ashtu Bilali delaron se mbetjet e fesë Islame në Spanjë kanë ndikuar
shumë te ai.

Bilal Abidal, i lindur në Lion të Francës, muajin e kaluar kishte nënshkruar kontratë katër
vjeqare me klubin spanjoll, me vlerë prej 15 milion euro.

Abidali ishte transferuar nga ekipi Lille në Lion në vitin 2004 dhe ishte përgëzuar tri herë
me titullin e kampionit në këtë klub.

Shoku më i mrë i Abidalit po ashtu kishte zgjedhur Islamin

Franc Ribery, i cili mbron ngjyrat e Bajernit të Munihut, është miku më i ngushtë i
Abidalit. Edhe Ribery para disa viteve ishte kthyer në fenë Islame duke e zgjedhur po
ashtu emrin Bilal.

“Fëmijërinë time e kam kaluar në mesin e muslimanëve, askush nuk më ka bërë presion të
bëhem musliman ndërsa arsyet i mbaj për vete” kishte deklaruar Ribery.

Ribery duke u lutur…

Ribery kishte deklaruar se ka pasur një jetë shumë të vështirë por paqen e ka gjetur pasi
që e ka pranuar Islamin.

Shtohet prirja e priftërinjve evropianë për të
studiuar Islamin

Gazeta franceze ‘Le Monde’ shkruan se priftërinj katolik janë të pritur të
studiojnë fenë islame në mënyrë që të mund të kuptojnë realitetin nga
trillimet.

Gazeta franceze ‘Le Monde’ shkruan se priftërinj katolik janë të pritur të
studiojnë fenë islame në mënyrë që të mund të kuptojnë realitetin nga
trillimet.

Një prift anonim në një intervistë me gazetën ‘Le Mond’ thekson: “Në
lagjen time Kisha është e boshatisur dhe xhamia është plotë. Kjo më
shtyn t’i kushtojë një vëmendje më të madhe Islamit”.

Ai ka marrë pjesë në seancat mësimore të organizuara nga shërbimi i
marrëdhënieve me Islamin që varet nga Konferenca e peshkopëve të
Francës dhe për një javë ka studiuar Islamin nga aspekti fetar, historik,
shpirtëror, social dhe kulturor. Peshkopët katolikë janë të mendimit se
marrëdhëniet me Islamin kanë mbetur sipërfaqësore dhe se Kisha
katolike ka frikë të njihet me të vërtetat e Islamit.

Peshkopët francezë kanë krijuar një grup pune për thellimin e dialogut
mes katolikëve dhe myslimanëve dhe një prej tyre thekson: "Në kishën
katolike marrëdhëniet me Islamin karakterizohen nga ekstremizmi ose
indiferentizmi.

Prifti francez Roxhe Mishel thekson se neve nuk na kanë
mësuar islamin as në shkollë dhe as në kishë, por e dimë mirë se Islami
është i gjerë dhe më i thellë sesa propagandohet në perëndim dhe është
më se e nevojshme të studiohet kjo fe interesante për të kuptuar
ndryshimin mes trillimeve dhe të vërtetës.

Të gjithë njerëzit duhet ta thërrasin Zotin “Allah”

Episkopi romano-katolik në Holandë është i bindur se të gjithë njerëzit e
të gjitha besimeve duhet përdorur fjalën arabe “Allah” për Zotin, f
jalë e cila përdoret tek krishterët arab, për t’u avancuar
mirëkuptimi ndërfetar.

“Allah është një fjalë shumë e bukur për Zotin”, deklaroi episkopi
Martinus “Tiny” Muskens, nga ipeshkvija
jugorë Bred, në një show televiziv këtë javë. “A nuk duhet të themi të
gjithë se prej sodit Zotin do ta quajmë Allah?!” Ai, gjithashtu, shtoi se
në Indonezi, ku kaloi tetë vite, ka shumë kohë që priftërinjtë gjatë
meshave përdorin fjalën “Allah”. “Në zemër të Sakramentos, Zoti atje
thirret Allah, pse edhe ne nuk fillojmë ta bëjmë të njëjtën gjë?”

Episkopi katolik thotë se njerëzit pa kurrfarë nevoje zihen për shkak të
terminologjisë së tillë. “Çka i intereson Zotit se si do ta quajmë? Ky është problemi ynë.”
Episkopi Muskens është ndarë nga mendimet e liderëve të Vatikanit duke
lejuar përdorimin e kondorit si mjet i mbrojtjes kundër sidës. Ai në vitin
2006. ka udhëtuar për në Ugandë për ta përkrahur punën e grupit të
ashtuquajtur “Parandaloni sidën sot”, e cila është marrë me distribuimin
e kondomeve Ai, gjithashtu, sugjeroi se ata që janë të uritur mund ta
vjedhin bukën për të ngrënë.
Gerrit de Fijter, kryesues i kishës protestante në Holandë, ka
përshëndetur çdo tentim për “krijimin e dialogjeve të shumta”. Por, ai
nuk e përkrah këtë propozim. “Ta quajmë Zotin Allah nuk është në
harmoni me identitetin perëndimor. Këtu nuk shoh kurrfarë dobie”, tha
të mërkurën për gazetën me tirazhin më të madh në Holandë „De Telegraf“.
Anketa në atë gazetë tregon se 92% nga 4.000 të anketuar nuk
pajtohen me episkopin Muskens.
Episkopi Meskens, i cili së shpejti pritet të largohet për shkak të
problemeve shëndetësore, pranon se sugjestioneve të tija do t’u
nevojiten një apo dy decenie që të jenë të pranuara.
Fjala “Zot” ka kuptimin e dhurimit, drejtësisë dhe aftësisë. Burimi i kësaj
fjale mund të gjendet në termin arab „jude“ (Bujari), burimi i së cilës
është „jawada“. Ajo është ekuivalent i fjalës angleze “good” (i mirë).
Fjala “Allah”, mund të njihet me fjalën angleze “all” (i tërë, i plotë,
komplet), gjë që jep njërën ndër karakteristikat më të mira të atributeve
të Allahut; I Gjithëdijshmi (All-Knowing), I cili sheh të gjitha
(All-Seeing), I Cili dëgjon të gjitha (All-Hearing), I Mëshirshmi
(All-Merciful) etj.

Islami fe e keqkuptuar dhe keqinterpretuar
në Evropë

Patrisia Hatixha Del Monte, një myslimane nga Italia në një intervistë për
media ka thënë se feja islame është fe e keqkuptuar dhe
keqinterpretuar në Evropë.

Zonja Del Monte, e cila është edhe bashkëpunëtore e sajtit ‘Islam
Online’ në përgjigje të pyetjes në lidhje me librin e botuar kohëve të
fundit në Itali ‘Rroftë Izraeli’ ka thënë se autori i këtij libri Mukdi Al’lam
posedon një qëndrim negativ ndaj fesë së pastër islame dhe se kjo libër
aspak nuk është serioze dhe nuk mund të pasqyrojë realitetin për të
cilin ka nevojë sot bota.
Patrisia Hatixha Del Monte duke iu përgjigjur pyetjes rreth një deklarate
të liderit të partisë italiane ‘Bashkimi Kombëtar’, Xhan Franko Fratini,
i cili kishte thënë se hytbet nëpër xhamitë e Italisë duhen të lexohen në
gjuhën italiane, është shprehur se kjo deklaratë e Fratinit mund të
shkaktojë urrejtje të myslimanët dhe funksionarët italian duhet të
tregojnë kujdes të madh kur flasin për fenë islame.

Shërimi i SAR’AS[/b]
Sar’a është sëmundje shpirtërore e cila rrjedh (buron) nga ndikimi (prekja) i xhinit-shejtan (të marrit ograk) ku i sëmuri çdoherë nuk është i vetëdijshëm për fjalët e tij që i flet, psikikisht është i desekuilibruar, nuk mund të mbajë mend, fizikisht nuk është stabil dhe nuk mund të kontrollohet në lëvizjet dhe veprimet. Kjo është një lloj çmendurie, epilepsie apo një lloj tjetër çrregullimi psikofizik. Mttnd të shkaktohet nga ndikimi (veprimi) i xhinëve të këqinj nga shkaqe të ndryshme.
Ibn Kajim el-Xhevziu thotë:
"Janë dy lloj të sar’as:
a) sar’a e shkaktuar prej shpirtërave te këqinj dhe fëlliqur tokësor (El-ervah el-habithe esh-sherire el-erdije),
b) çrregullimi medicinal.
Lloji i parë shërohet me ndihmën e investimit të dy lloj përpjekjeve:

  1. nga ana e të sëmurit, dhe
  2. nga ana e mjekut (shëruesit).
    I sëmuri duhet të investojë fuqinë e tij personale dhe përpjekjen e tij në kthimin e sinqertë kah Krijuesi dhe Zoti i këtyre shpirtrave dhe strehim të drejtë (et-tea’uvuz) ku do të bashkohet dhe shkrihet komponenta e zemrës dhe gjuhës, sepse kjo është një lloj lufte. Fitorja kundër armikut nuk vjen vetëm me ndihmën e armëve, pos nëse ajo është me kualitet nga vetvetiu, dhe nëse ndihmesi është i fuqishëm dhe i fortë. Në rast se ndonjëra prej komponenteve të cekura mungon, atëherë fitorja vjen në pyetje, e posaçërisht nëse mungojnë të dyjat; nëse zemra ështe e zbrazët, pa iman (besim), pa frikërespekt dhe mbështetje në Allahun, dhe nëse nuk ka armë.

Këto dy komponentea duhet t’i posedojë edhe mjeku. Nuk mjafton vetëm të thotë: “Dil!”, ose “Bismilah”, ose “La havle ve la kuvvete ila bilah”. Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] thonte: “Dil, o armik i Allahut, unë jam Pejgamber i Allahut!”
Kam parë shejhun tonë (Ibn Tejmijen) si ia dërgonte njeriut të sëmurë personin i cili to të fliste me xhinin që ka hyrë në te dhe do t’ia percillte porosinë: "Shejhu të porositë: ‘Dil, se kjo nuk të është e lejuar!’ I sëmuri pas kësaj do të zgjohej nga transi. Ndonjëherë shejhu personalisht korrespondonte me te e ndonjëherë ndodhte që xhini i keq nuk donte të del, ndërsa ky e detyronte (të dilte) me goditje (mshuarje). I sëmuri do të zgjohej duke mos ndjer dhimbje. Këtë shumë herë e kemi parë.
Veçanërisht gjatë kohë në veshin e të sëmurit këndohej ajeti:
“A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?” (Mu’minun: 115)
Më ka treguar shejhu se njëherë një të sëmuri i kishte kënduar rukje në vesh e ishte lajmëruar xhini duke thënë: “Po!”, me zë të rëndë. “Prandaj”, tregon shejhu, "mora shkopin dhe fillova ta godas nëpër damarët e qafës deri sa nuk u lodha. Të pranishmit menduan se personi vdiq nga goditjet. Papritmas u lajmërua një xhin grua (femër) duke thënë:
“Unë e dua!”
“Ai ty nuk të don!” - i ishte përgjigjur shejhu.
“Dua të bëj Haxhxhin me te!” - kishte thënë xhini femër.
“Ai nuk don të shkon në Haxhxh me ty!” - i ishte përgjigjur.
“Atëherë do të dal nga ai për shkak të kerameteve tua.” – kishte thënë xhini.
“Jo, por dil duke iu nënshtruar Allahut dhe Pejgamberit të Tij.” ia kishte kthyer shejhu.
“Mirë, do të dalë”.
I sëmuri pasi erdhi në vete shkonte djathtas-majtas duke thënë:
“Ç’kërkoj unë te shejhu?”
E pyetën: “E të gjitha ato goditje që i more nga ai?!”
“Pse do të më godiste shejhu kur unë nuk kam bërë asgjë të keqe?”.
Aspak nuk i kujtohej se e kishte rrahur (goditur) shejhu.
Shejhu i shëronte duke kënduar Ajetul-Kursinë dhe duke i urdhëruar që mjeku dhe i sëmuri gjatë kohës t’i këndojnë duke i përsëritur; e po ashtu edhe suret “Mua’vidhetejn”.
Thënë shkurt, ky është një lloj sar’i (kur xhini hyn në trupin e njeriut) shërimin e të cilit nuk e mohojnë pos një grup i vogël të injorantëve të cilët nuk kanë dituri dhe mend.

Xhinët e këqinj më së shumti ndikojnë tek ata të cilët kanë besim të dobët, zemrat e të cilëve janë të zbrazura nga imani, gjuhët e të cilëve nuk janë të lagura me dhikër dhe strehim te Allahu, dhe ata të cilët nuk mbrohen me mburoja të imanit dhe Sunetit, e kur i takojnë xhinët e këqinj, të paarmatosur dhe të zhveshur, u bëjnë cytje dhe ndikojnë në ta.

Argumentet tradicionale për ekzistimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje

Ekzistojnë shumë argumente nga Sherijati tradicional që vërtetojnë ndikimin e xhinëve-shejtanë në formë të sar’as. Në Kur’an thuhet:
“Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit.” (Bekare: 275)
Në komentin më të njohur klasik të Kur’anit nga Imam Taberiu thuhet se "ngacmimi i shejtanit është një formë e sar’as ose çmendurisë.
Në tefsirin e Kurtubiut në sqarimin e këtij ajeti thuhet:
“Në këtë ajet kemi argument kundër atyre që thonë se sar’a nuk ndodh nga ana e xhinit, dhe kundër atyre që thonë se këto janë dukuri natyrore, e shejtani nuk mund të lëvizë nëpër trupin e njeriut dhe të shkakton të ashtuquajturin mess, apo një lloj çmendurie.”
Në hadithin të cilin e transmeton Taberiu, përmendet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka shëruar një djalosh të cilin e kishin sjellur të lidhur, sepse ishte në gjendje të çmendurisë. Pejgamberi [sal-allahu alejhi ve selem] e godiste në shpinë duke thënë: “Dil, o armik i Allahut! Dil!”, derisa shikimi i tij i çmendurisë nuk u kthjellua plotësisht.
Mandej bëri lutje dhe e fërkoi me duar nëpër fytyrë. Pas kësaj u shërua dhe ishte në gjendje të tillë shëndetësore saqë askush nga shoqëria e tij nuk ishte më i mençur dhe më normal se ai. Nga kjo ndodhi mund të konkludojmë se:

  1. Shejtani, armiku i Allahut, mund të ndikon në njeriun në forme të sëmundjes së sar’as (kur xhini hyn në trupin e njeriut).
  2. Ky lloj i sëmundjes mund të shërohet ashtu siç ka vepruar Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].
  3. Shejtani mund të bashkohet me njeriun, të hyn në trupin e tij dhe të ndikon në te. Kjo kuptohet nga pjesa e transmetimit ku Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] kërkon daljen e shejtanit nga trupi i personit të sëmurë. Logjikisht është që daljes t’i paraprijë hyrja.
    E ngjashme është edhe ndodhia që transmetohet nga El-Hejthemi ku përmendet se Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] i erdhi një grua e cila kërkonte që ta lutë Allahun [subhanehu ve teala] për shërimin e djalit të saj i cili ishte i çmendur. Ai kërkoi t’i sjellin ujë. I sollën një enë të vogël nga guri me ujë ku pështyri, ia lau fytyrën, i bëri lutje dhe urdhëroi: “Laje me ketë dhe lute Allahun që ta shërojë.” Transmetuesi pastaj thotë: "Kërkova nga ai që të më ipet nga ai ujë për për djalin tim. Mora pak me gishta dhe e fërkova. Pas kësaj djali im ishte njeriu më i shëndoshë, e pyeta edhe atë grua për djalin e saj, e më tha se është shëruar plotësisht.
    Ebu Davudi transmeton ndodhinë të cilën En-Neveviu në “Edh-kar”-in e tij thotë se është autentik, në të cilën Harixhetu ibn es-Salt transmeton hadithin nga xhaxhai i tij, i cili kishte pranuar Islamin para Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem], dhe duke u kthyer prej tij i takoi disa njerëz që mbanin një njeri të pranguar. I thanë se si mes veti kishin biseduar: “Me siguri, kolegu i tij (Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem]) është dërguar me ndonjë të mirë dhe të dobishme për njerëzit.” Mandej e pyetën për atë se a ka ndonjë send me të cilën (muslimanët) shërohen? (Ai më pastaj rrëfen):
    “I këndova rukje (disa pjesë nga Kur’ani) në formë të Fatihas derisa nuk u shërua. Ai më dhuroi njëqind dhenë. Shkova te Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe e lajmërova për këtë. Më pyeti: A lexo ve diç tjetër pos kësaj?” I thashë: “Jo!” Ai më tha: “Merre atë dhuratë. Mjerr për ate që ushqet prej rukjes jo të drejtë! Ti je ushqyer prej rukjes së drejtë”.
    Kjo ndodhi transmetohet edhe në këtë version:
    "I ka lexuar rukje tri ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, në formë të përsëritjes së Fatihas. Pasi ia lexonte suren, e mblidhte pështymën dhe e pështynte. "
    Ibn Tejmije konsideron se xhinë hynë në trupin e njeriut, e ky është edhe mendim i ehlis-sunneti i cili pajtohet me konsensus për këtë çështje. Në njeriun shkaktojnë sar’ën dhe flasin në te me gjunë të cilën ai nuk mund ta kontrollojë. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë në transmetimin e Buhariut dhe Muslimit: “Shejtani qarkullon në trupin e njeriut nëpër enët e gjakut.”
    Transmetohet se Ahmed in Hambeli, themelues i medhhebit hambelit, shëronte sar’an. Atij i është ankuar hafifja El-Mutevekili në rastin e vajzës-robëreshës së shokut të tij e cila kishte sëmundjen e sar’as. Imam Ahmedi i nxori nallet prej druri me rypa nga fletat e pallmës me të cilat merrte abdest dhe ia dha shokut të tij duke i thënë:
    “Shkonë rezidencën e hafifes, ulu para kokës së robëreshë dhe i thuaj (xhinit që kishte hyrë në trupin e të sëmures): ‘Të ka dërguar Ahmedi këtë mesazh: A dëshiron të dalësh me dëshirë apo dëshiron të fitosh shtatëdhjetë goditje me këto nalle.”
    Xhini i keq u lajmërua në gjuhën e të sëmures:
    “Dëgjuam dhe u nënshtruam. Sikur të na urdhëronte Ahmedi të shpërngulemi prej Irakut do të shpërnguleshim. Ahmedi (me të vërtetë) i nënshtrohej Allahut, e kush i nënshtrohet Allahut meriton që çdokush t’i nënshtrohet atij.”
    Xhini doli nga ajo vajzë dhe ajo u bë plotësisht normale, lindi fëmijë dhe çdo gjë ishte në rregull derisa ishte Ahmed in Hambeli gjallë. Kur vdiq, xhini prap u kthye në trupin e asaj gruaje. Halifja iu drejtua Ebu Bekr el-Merveziut, i cili e trashëgoi Ahmed in Hambelin si dijetari më i njohur i asaj kohe. Ai, duke ditur për rastin e Ahmedit, mori nallen dhe u drejtua tek e sëmura. Por, xhini u lajmërua duke refuzuar t’i nënshtrohet duke thënë se Ahmed in Hambeli i ishte plotësisht i nënshtruar Allahut [subhanehu ve teala] prandaj xhinëve iu ishte urdhëruar se duhet patjetër t’i nënshtrohen, gjë që nuk ishte rasti me El-Merveziun.
    Ngjashëm transmetohet edhe për Ibn Tejmijen, siç cekëm më parë.
    Nxënësi i tij Ibn Kajimi tregon se ndodhte që shehu vetëm dërgonte ndokend me porosi që xhini të del nga trupi i të sëmurit e kjo mjaftonte për shërim. Në raste tjera këtë e bënte ai vetë. Ndonjëherë kishte raste të ndonjë xhini të keq i cili nuk i nënshtrohej, ku e përdorte metodën e goditjeve të forta me shkop e që të pranishmit mendonin se i sëmuri nuk mund të pranon gjithë këto goditje dhe rrahje e të mbetet gjallë. Por, i sëmuri zgjohej prej transit dhe gjendjes së çmendurisë plotësisht në gjendje normale, i habitur duke pyetur se ç’kërkon shejhu te ai, duke mos iu kujtuar kurrfarë rrahje dhe goditjeje.

Situatat në të cilat sulmojnë xhinët

Ngacmimet e xhinëve (messi) mund të ndodhin në rast kur:
<LI>njeriu iriton xhinin me ndonjë veprim të pakujdesshëm i cili e godet, ngase xhini është i padukshëm (e lagë me ujë të nxehtë gjatë derdhjes së ujit, rrëzohet mbi te etj.) <LI>xhini mashkull apo femër dashurohet në ndonjë krijesë njerëzore, <LI>xhini i keq pa kurrfarë arsye bën zullum, e kjo ndodh në katër raste tek njerëzit:
<LI>kur njeriu është shumë i hidhëruar, <LI>kur frikësohet shumë,
kur është shumë i gëzuar, dhe
kur është në depresion të madh."
Hyrja dhe bashkimi me njeriun mund të ndodhë nga natyra dhe karakteri i xhinit të cilët janë jomaterial, respektivisht janë krijuar nga “flaka e zjarrit”

Simptomet e ndikimit të xhinëve

Simptomet e personit të sëmurë mund të ndahen në ata që manifestohen publikisht dhe në ëndërr. Simptomet në ëndërr janë:

  1. pagjumësia, zgjimi i shpeshtë, ngrihet dhe ecën nëpër gjumë, ëndrrat e këqija,
  2. ndjekja në ëndërr nga e cila nuk mund të iket,
  3. ëndërrimi i kafshëve: gjarpërinj, maca, qenë, luanë, minj etj.
  4. shtrëngimi i dhëmbëve,
  5. të qeshurit e pakontrolluar, qarje, piskëllimë dhe vajtim,
  6. ëndërrimi i vetvetes në varr apo në ndonjë vend të shkretë,
  7. ëndërrimi i njerëzve me dimensione të panatyrshme: të zgjatur, të shkurtuar, të zinj,
  8. të ëndërruarit e tmerrit dhe fantazmave. Simptomat që mund të ndjehen publikisht janë:
  9. Nxitje e brendshme e averzionit dhe largimit nga çdo lloj adhurimi sidomos nga namazi dhe dhikri,
  10. kokëdhimbja konstante e cila nuk ka shkaqe medicinale,
  11. mosprezenca e shpirtit (gjallërisë),
  12. plogështia dhe përtacia fizike e cila të përkujton lëvizjet e pakontrolluara të robotit,
  13. të shtangurit dhe krizat nervore,
  14. dhimbjet në disa pjesë të trupit të cilat është e pamundur te shërohen me anë të mjekësisë.

Cilësitë të cilat duhet t’i posedojë ai që bën rukje

Ata të cilët në mënyrë praktike mirren me shërimin e sëmundjeve të përmendura duhet t’i posedojnë këto cilësi:

  1. duhet të posedojnë akide (besim) të pastër të cilën e pason praktikimi në fjalë dhe vepër,
  2. të kenë bindje të plotë në vërtetësinë e Kur’anit si Fjalë e Allahut dhe në ndikimin e tij në xhinët dhe shejtanët të cilët janë të obliguar me Shpallje,
  3. të njohin doktrinën islame të lidhur me botën e fshehtë të xhinëve dhe shejtanëve, sepse gjatë shërimit dhe kontaktit me xhinët duhet të sjellin vendime gjatë së cilës mund të bëhen gabime katastrofale,
  4. të njohin drejtësinë islame, doktrinën e saj dhe të mund të zbulojnë dredhirat dhe mashtrimet e shejtanit, siç përcjellet prej Ibn Tejmisë të cilit në një rast xhini i ka ofruar se do të del prej personit duke thënë: “Po dal nga respekti që kam ndaj ty.” Por, shejhu ia kishte kthyer: “Jo! Duhet të dalësh duke iu nënshtruar Allahut dhe Pejgamberit të Tij”,
  5. do të ishte mirë që personi që merret me shërim të jetë i martuar që të mos bie në sprova me gratë e sëmura të cilat gjatë shërimit në raste të shumta, bien në trans dhe varësi të plotë, duke mos u kujtuar aspak, se ç’ka ndodhur me te. Prandaj gjatë tretmanit dhe shërimit me pacientet e gjinisë femërore patjetër duhet të jetë prezent mahremi i saj që të iket nga mundësia e gabimit, mëkatit,
  6. të ruhen nga mëkatet, sepse mëkatet i ndihmojnë shejtanit dhe i ipet e drejtë që të mos jetë i dëgjueshëm, mos të nënshtrohet dhe të mbetet në personin e sëmurë,
  7. t’i kryejnë ibadetet dhe obligimet fetare nga të cilat dobësohet ndikimi i shejtanit,
  8. të përmendin dhe madhërojnë Allahun [subhanehu ve teala] në formën e përshkruar në Sunet në situata dhe raste të ndryshme,
  9. të kenë nijet të pastërt dhe të drejtë gjatë shërimit,
  10. të imunizohen dhe mbrohen me dhikre të posaçme nga Suneti i Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem]. Nëse ndokush i afrohet më shumë Allahut [subhanehu ve teala] me ibadete, dhikre, nënshtrueshmëri etj., aq më tepër largohet prej shejtanit dhe mundësisë që ata të ndikojnë në te.
    Rukja
    Në Sherijat këto sëmundje shërohen me anë të rukjes, d.m.th., me leximin e disa ajeteve të caktuara nga Kur’ani. Kur’ani është shërim siç edhe Vetë Allahu thotë:
    “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.” (Isra: 82)
    Në transmetimet që i kanë regjistruar shumë përmbledhës të haditheve siç janë Ibn-Suni, Hakimi, Bejhakiu dhe Abdullah ibn Hambeli jepen zgjidhjet e ajeteve të cilat lexohen për shërim nga sar’i, gjë që është bazë e rukjes që lexohet gjatë shërimit të sar’as.
    Ubej ibn Ka’bi transmeton: "Isha te i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] kur erdhi një beduin dhe tha:
    ‘O Pejgamber i Allahut, kam një vëlla të sëmurë?’.
    ‘Prej çka vuan ai?’ - pyeti Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].
    ‘Prej çmendurisë’ - tha fshatari.
    ‘Ma sjell!’ - tha Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem].
    E vendosi para tij e mandej i këndoi këto ajete:
  11. Fatihanë:
  12. ajetet prej sures Bekare: 1-4, 163-164, 255, 284-286:
  13. ajetin prej sures Ali Imran: 18,
  14. ajetin prej sures El-A’raf: 54,
  15. ajetin prej sures El-Mu’minun: 116,
  16. ajetin prej sures El-Xhin: 3,
  17. ajetet prej sures Es-Safat: 1-10,
  18. ajetet prej sures El-Hashër: 21-24,
  19. suren Ihlas dhe Mu’avidhetejn.

Ajetet e rukjes

Pra, ajetet e rukjes në bazë të këtij transmetimi janë Fatiha:
1.Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
2. Falënderimi i takon Allahut, Zotit te botërave
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit
5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë
6. Udhëzona në rrugën e drejtë,
7. në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!"
Bekare:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

  1. Elif, Lam, Mim.

  2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.

  3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqatë, sadaka etj.).

  4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t’u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (ahiretin).

  5. Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.

  6. (e hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.

  7. Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshrëplotë, gjithnjë mëshiron.

  8. Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhapë në te nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente.

  9. All-llahu - s’ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e ze të koturit, e as gjumi. E Tija është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejën e Tij? Ai e di se ç’po u ndodhë dhe ç’do t’u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Ky ajet quhet edhe “Ajetul-Kursij”)

  10. Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.

  11. All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banues të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.

  12. Të All-llahut janë ç’ka në qiell dhe ç’ka në tokë, e për atë që e keni në shpirtin tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t’ju marrë në përgjegjësi, e Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.

  13. I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: “Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë.”

  14. All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. "Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqiat, na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar!

Ali Imran:

  1. All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit, e të Urtit.
  2. Feja e pranueshme tek All-llahu është islami, e atyre që është dhënë libri, pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e All-llahut, le ta dijë se All-llahu shpejt do t’I jape llogarinë.

A’raf:

  1. Vërtetë, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.

  2. Lutnie Zotin tuaj të përulur e në heshtje, pse Ai nuk i do ata që e teprojnë.

  3. Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe lutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën). S’ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.

  4. E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): “Hidhe shkopin tënd!” Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar.

  5. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.

  6. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.

  7. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde.

  8. Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë,

  9. Zotit të Musait dhe të Harunit!"

Junus:

  1. E kur i hodhën ata, Musai u tha: “Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!” Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrahë veprën e të prishurve.
  2. Dhe me argumentet e veta All-llahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.

Ta-Ha:

  1. Tani hidhe atë që e ke në dorën tëndetë djathtë (shkopin), që t’i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.

El-Mu’minun:

  1. A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne?
  2. I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtet, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar.
  3. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shptojnë.
  4. E ti thuaj: “O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je me Mëshiruesi i mëshiruesve!”

Safat:

  1. Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.
  2. Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.
  3. Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.
  4. Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.
  5. Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve).
  6. Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve.
  7. Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.
  8. Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.
  9. Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.
  10. Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.

Ahkaf:

  1. (Përkujto) Kur disa prej exhinëve i drejtuam te ti që të dëgjojnë Kur’anin dhe kur u afruan dhe e dëgjuan atë, thanë: “Heshtni!” dhe kur u krye, u kthyen te populli i vet dhe e këshilluan.
  2. Thanë: “O populli ynë, në dëgjuam një libër të shpallur pas Musait, që vërteton atë para tij, që udhëzon në të vërtetën dhe në rrugën drejtë!”
  3. O populli ynë, përjigjuni thirrësit të All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falë mëkatet tuaja dhe ju shpëton prej një dënimi plot vuajtje.
  4. E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët!"

Rrahman:
33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).
34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’u derdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?

Hashër:

  1. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë.
  2. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
  3. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
  4. Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!

Xhin:

1.Thuaj: "Mua më shpalllet se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: “Ne kemi dëgjuar një Kur’an që mahnit,
2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t’ia shoqërojmë më askë”
3. Dhe se lartësia e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua, as fëmijë.
4. S’ka dyshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.
5. Ndërsa, ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahu,
6. Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
7. Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për të ringjallur askë.
8. Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
9. Dhe ne më parë hulumtonim në vendëvështrim për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.

Ihlas:

  1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
  2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
  3. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
  4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

Felek:

  1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,
  2. Prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi.
  3. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.
  4. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.
  5. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

Nas:

  1. Thuaj: "Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!
  2. Sunduesin e njerëzve,
  3. Të adhuruarin e njerëzve,
  4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.
  5. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve,
  6. Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit".

Fazat e shërimit

Vetë shërimi përbëhet prej tri fazave:

  1. përgatitja për shërim,
  2. procesi i shërimit me këndimin e rukjes,
  3. periudha e postshërimit (pas shërimit).

Fillimi i shërimit
Kjo faze përbëhet nga përgatitjet që i dedikohen të sëmurit, atij i cili e bën rukjen dhe kushtet për shërim të suksesshëm. Sa i përket atij që shëron dhe të sëmurit, duhet të mbrohen dhe imunizohen me mburoja nga Kur’ani dhe Suneti para se të fillojë shërimi, thënien e isti’adhes (formula e mbrojtjes dhe kërkimit strehim tek Allahu), leximin e Ajetul-Kursisë (Bekare: 255), lutjeve dhe dhikreve.
Procesi i shërimit: leximi i rukjes
Në këtë fazë lexuesi i rukjes personit të sëmurë ia vëndon dorën e tij të djathtë në kokë dhe i lexon rukje, d.m.th., përmbledhjen e ajeteve dhe sureve të cilat lexohen me kiraet të qartë në veshin e djathtë të sëmurit. Në transmetimin e Ubej ibn Ka’bit përmendëm vetëm ajetet që i ka lexuar Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] një personi të sëmurë. Rukja e drejtë është e lejuar me konsenzus, nëse janë të plotësuara kushtet e saja.
Argumentet e lejimit të rukjes
Hadithet e lejimit të rukjes janë të shutnta:

  1. Transmetohet nëpër hadithet autentike se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] i ka bërë vetes rukje. Buhariu transmeton nga Aishja [radiallahu anha] se ai, kur shkonte të flejt" fryente në duar duke lexuar “Kul huvallahu ehad” dhe “El-Muavidhetejn” (Felek dhe Nas), mandej fërkonte fytyrën dhe gjithë trupin aq sa mund të arrinte (prekte).
  2. Po ashtu transmetohet se ka urdhëruar leximin (bërjen rukje të therëve). Buhariu ka regjistruar nga Umu Seleme se Pejgamberi [sala-llahu alejhi ve selem] ka parë në shtëpine e tij një robëreshë në fytyrën e së cilës mund të vëreheshin simptomet e cytjes së xhinit prandaj ka urdhëruar: “Bëni (lexoni) rukje sepse shifet se i është bërë cytje.”
  3. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] u ka bërë rukje të tjerëve. Buhariu përcjell nga Aishja [radiallahu anha] se ai i ka imunizuar dhe mbrojtur disa të sëmurë duke i fërkuar me dorë të djathtë dhe bërë lutje: “Largoje sëmundjen, o Zot i njerëzve, shëroje sepse Ti je Ai i cili jep shëndet Nuk ka shërim pos shërimit Tënd, shërim i cili nuk tërhiqet para sëmundjes.”
  4. Transmetohet se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka lejuar dhe ratifikuar rastet e bërjes rukje nga të tjerët.
    Buhariu transmeton nga Se’idi ku tregohet se një grup sahabësh duke udhëtuar u gjet në territorin e një fisi arab. U lajmëruan (paraqitën) si musafirë, mirëpo u refuzuan dhe nuk u gostitën. Ndërkohë ndodhi që kryeplakun e fisit ta kafshojë një gjarpër helmues. U munduan ta shërojnë duke përdorur të gjitha mënyrat e njohura të shërimit, por nuk mundën ta shërojnë. Dikujt në atë fatkeqësi iu kujtuan musafirët ndaj të cilëve u sjellën keq prandaj u drejtuan me lutje që t’u ndihmojnë në shërimin e kryeplakut, nëse ndokush prej tyre e njef këtë shkathtësi.
    Njëri prej sahabeve u lajmërua të bëjë rukje. Mirëpo, i përkujtoi për sjelljen e tyre ndaj sahabëve si musafirë prandaj refuzoi të bën rukje, pos nëse u japin kundërvlere. U arrit marrëveshja që për shërimin e tij t’u japin nje tufë dhenësh. As’habi filloi me pështyrje dhe bërjen e rukjes në formë të leximit dhe përsëritjes “El-Hamdu lilahi rabil-a’lemin” derisa i helmuari nuk kërceu sikur të jetë liruar nga prangat dhe filloi të ecë. U dhanë tufën e premtuar. Disa prej sahabëve deshën që ta ndajnë mes tyre. Por, lexuesi i rukjes dha propozimin që këtë ta bëjnë pasi që ta lajmërojnë Pejgamberin [salallahu alejhi ve selem] për atë se çfarë kishin vepruar. Kur arritën dhe i treguan për rastin, ai e lejoi veprën e tyre duke thënë: “Prej nga e ke ditur se (Fati-ha) është rukje? E keni qëlluar! Ndajeni fitimin dhe mua më inkuadroni në ndarje.”
    Ky transmetim autentik dhe shumë të tjera janë bazë e konsenzusit për lejimin e rukjes e cila mund të ndahet ne dy lloje:
    a) rukja e cila bëhet për shërim, pasi që ndonjë person të sëmuret, dhe
    b) rukja e cila bëhet si preventivë, për mbrojtje, imunizim dhe pengim të sëmundjes.
    Argumentet për përdorimin e rukjes gjatë shërimit të të sëmurit
    Rukja e cila bëhet për shërim ka bazë në shumë transmetime:
  5. Aishja, gruaja e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] tregon se kur Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] sëmurej, meleku Xhibril [alejhi selam] i bënte rukje: “Në emër të Allahut të mbrojmë nga e keqja e çdo magjie, nga çdo sëmundje të shëroj.” Po ashtu transmetohet verzioni në të cilin Xhibrili [alejhi selam] i bënte rukje: “Në emër të Allahut të fryejmë (rukje) nga çdo gjë që të mundon.”
  6. Aishja transmeton se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] “kur sëmurej dikush nga familja e tij, fryente në te duke kënduar ‘El-Muavidhetejn’. Kur edhe ai ra në shtratin e vdekjes fryeja në te dhe e fërkoja me dorën e tij që ishte më me begati se e imja.”
    Argumentet e rukjes preventive
    Po ashtu edhe rukja preventive që bëhet, për pengimin e ndikimit dhe sëmudjes ka argumente në hadithe, siç janë transmetimet:
  7. Buhariu nga Ibn Abasi transmeton se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] nipave të tij, Hasanit dhe Husejnit, u ka bërë rukje për mbrojtje, duke thënë se stërgjyshi i tyre (Ibrahimi [alejhi selam]) u ka bërë Isma’ilit dhe Is’hakut: “Kërkoj strehim te Allahu me fjalët e Tij të plota nga çdo shejtan dhe brengë, dhe nga çdo sy që merr mësyshë.”
  8. Muslimi transmeton se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kur ndokush nga ju hyn në shtëpi le të thotë: ‘Kërkoj strehim te Allahu me fjalët e Tij të plota nga e keqja që është krijuar’, nuk do ta dëmton asgjë derisa nuk e lëshon (braktisë) atë vend.”
  9. Ahmedi në “Musned”-in e tij transmeton hadithin autentik në të cilën Othman ibn Ebil-'Asi i është ankuar Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] me fjalët:
    “O Pejgamber i Allahut, shejtani më pengon që të falem dhe lexoj.”
    Ai iu përgjigj: “Ai është shejtani i cili e ka emrin Hinzeb. Kur ta ndjeshë, thuaje “Istiadhen” dhe pështyj tri herë në anën e majtë.”
    Othmani thotë: “Bëra kështu, e Allahu [subhanehu ve teala] e largoi (shejtanin) nga unë.”
    Rukja e drejtë
    Rukjet të cilat janë transmetuar nga Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] duhet bërë në mënyrë të drejtë pa shtuar dhe pakësuar diçka, ngase janë nga natyra doktrinare. Nëse është transmetuar se rukja e caktuar është lexuar në mbrëmje, atëherë nuk lejohet që ajo të bëhet pas dreke dhe ngjajshëm.
    Mirëpo, nëse nga përvoja argumentohet dobia e ndonjë rukjeje që nuk është doktrinarisht e caktuar, e as që i prishë kushtet e rukjes së drejtë, do të ishte e lejuar të bëhet, ngase kjo nënkuptohet nga Suneti.
    Buhariu transmeton nga Ebti Se’idi ku thuhet se një njeri i erdhi Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] duke iu anktiar se vëllai i tij ka dhimbje në bark. Ai e urdhëroi:
    “Jepi mjaltë!”
    Pastaj i erdhi edhe herën e dytë, e ai (Pejgamberi) prap i tha:
    “Jepi mjaltë!”
    Prap erdhi duke vërtetuar se këtë herë ai atë e kishte bërë. Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] tha:
    “Të vërtetën e ka thënë Allahu [subhanehu ve teala], ndërsa barku i vëllait tënd gënjen. Jepi mjaltë!”
    I dha mjaltë, ndërsa ai më pas u shërua.
    Nga ky transmetim kuptohet se e preferuara doktrinare është mbi përvojën, d.m.th., ajo që ka ardhur nga Pejgamberi [salallahxi alejhi ve selem] preferohet para asaj që është e zakonshme dhe që është nga përvoja.
    Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka lejuar rukjen me prejardhje jodoktrinare të cilën sahabët e kanë mësuar nga të tjerët, nëse nuk ka pasur pengesa në Sherijat. Muslimi transmeton nga Ebu Zubejri se një njeri akrepi e kishte kafshuar dhe helmuar derisa ishin ulur me të Dërguarin e Allahut [salallahu alejhi ve selem] e dikush kishte thënë: “O i Dërguar i Allahut, t’i këndoj rukje?”
    Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] tha: “Kush mund t’i ndihmon vëllait të vet le ta bëjë atë (punë, veprim).”
    Muslimi transmeton nga A’vf ibn Malik el-Eshxheiu i cili thotë:
    "Kemi praktikuar rukjen edhe në kohën para Islamit. Thamë: "O i Dërguar i Allahut, ç’thua ti për këtë? Ai tha: “M’i tregoni ato rukje t’i shoh! Rukja ku nuk ka shirk është e lejuar.”
    Nga ky transmetim mësojmë se është e lejuar çdo rukje që në vete nuk përmban shirk, që e shkatërron monoteizmin islam, përndryshe Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] nuk do kishte kërkuar t’i tregojnë për rukjet e tyre para Islamit, por a priori do t’i refuzonte dhe do të kërkonte të bëhen vetëm rukjet nga Kur’ani dhe Suneti.
    Nga transmetimi që flet për rukjen kuptojmë veprimin (praktikimin) e saj të përgjithshem për shërimin e sëmundjeve dhe nuk është specifike vetëm për disa sëmundje të caktuara.
    Kushtet e rukjes së drejtë
    Duke u mbështetur në tekstet e mëparshme tradicionale, mund të nxjerrim apo definojmë kushtet e rukjes së drejtë:
  10. Rukja duhet të ketë përmbajtje monoteiste dhe definitivisht duhet të jetë pa kurrfarë shtesa të shirkut. Nuk duhet të përmbajë kurrfarë betimi në krijesat e Allahut siç janë Dielli, Hëna, yjet, xhinët, melekët etj. Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Kush betohet në dikë tjetër pos Allahut, vetëm se ka bërë shirk.”
    Po ashtu, nuk guxon të përmbajë lutje ose kërkesë për ndihmë nga krijesat e Allahut në gjërat që nuk mund të ndihmojë askush pos Allahut [subhanehu ve teala] dhe janë vetëm në kompetencat e Tij.
    Në Kur’an thuhet:
    “E ata që i lutni në vend të Tij nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije). Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë nuk mund t’ju përgjigjen juve në Ditën e Kijametit, ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre.” (Fatir: 13,14)
  11. Rukja nuk guxon të përmbajë sihr dhe magji. Sihri është haram (i ndaluar) dhe konsiderohet lloj shirku.
  12. Rukja nuk guxon të bëhet edhe nga ai që bën fall dhe tregon (parashikon), ose flet për gajbin; po edhe nëse nuk është sihirbas. Ahmedi dhe Hakimi transmetojnë hadithin ku thuhet: “Kush shkon te fallxhori (shortari) apo te fallxhiu dhe i beson atij ka mohuar ate që iu është zbritur Muhamedit [salallahu alejhi ve selem].”
  13. Rukja duhet të jetë e kuptueshme, sepse ajo që nuk mund të kuptohet mund të ketë mbeturina të shirkut, e ajo patjetër duhet të mënjanohet. Ibn Haxheri ka regjistruar se dijetarët pajtohen për lejimin e rukjes së drejtë:
    a) Të jetë fjalë e Allahut apo të përmendurit dhe dhikri i emrave të Tij të mirë, si dhe atributeve të Tij,
    b) Të jetë në gjuhën arabe ose përkthimi i kuptimeve të lejuara me Sherijat,
    c) Të jetë i bindur se rukja nga vetvetiu dhe ai që e lexon nuk janë vendimtare në shërim, por është Allahu [subhanehu ve teala],
  14. Rukja duhet të jetë në mënyrën e përcjellur nga Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] dhe gjeneratës së sahabëve, e nuk duhet të jetë në formën e ndaluar, sikur qëllimisht të lexojë xhunub (personi në gjendje të papastër), në varreza, hamam (banjo), te shkruhen në diç shkronja dhe shenja të rukjes duke shikuar yjet dhe ngjajshëm; apo të shkruhen në vende të papastërta etj.
  15. Nuk duhet të shahet apo mallkohet
  16. Lexuesi i rukjes dhe i sëmuri nuk duhet të kenë bindje se rukja nga vetvetiu shëron apo shpëton nga fatkeqësitë. Lutjet dhe mbrojtjet e ndryshme që lexohen, janë një lloj arme apo mjeti që nuk ndikon vetëm me mprehtësinë e tij, por me fuqinë dhe shkathtesinë e atij që e bën, d.m.th. edhe lexuesi duhet t’i posedojë disa veti të caktuara dhe plotësojë disa kushte për rukje. Rukja duhet të jetë e lejuar (xhaiz) ose bile e pëlqyer (mendub).
    Lexuesi duhet të jetë në shkallën e përgjegjshmërisë me nijet të pastër dhe t’i ketë plotësuar kushtet për lutje të pranuar, që Allahu [subhanehu ve teala] të dëshirojë shërimin dhe paradestinimin e tij.
    Pas bërjes së rukjes, xhini i cili është shkaktar i sëmundjes të detyrohet të largohet nga trupi i të sëmurit. Nëse xhini vetëm me lexim detyrohet të del, kjo është mënyra më e mirë. Mirëpo, nëse kjo nuk arrihet, atëherë duhet detyruar që te flasë dhe bisedojë, godasë, duhet përdorur metoda të ndryshme, që me ndihmën e Allahut të detyrohet të del.
    Faza e tretë e shërimit
    Kjo është periudhë e pas leximit të rukjes dhe perbëhet prej detyrave të rënda për të sëmurin që të mbrohet dhe imunizohet, që xhini mos të kthehet prap në trupin e tij. Mbrojtja arrihet vetëm me besim, praktikën fetare dhe ibadete (adhurime) nga i sëmuri. Të sëmurit patjetër i duhet ndihma e antarëve të shtëpisë dhe shoqerisë të cilët mund t’i ndihmojnë duke bërë çmos që të mos bëhen mëkate në shoqëri të sëmurit, për t’i mos ndihmuar shejtanit të mbetet, apo të kthehet pasi që është larguar me rukje.
    Posaçërisht, të sëmurit që janë shëruar nga këto sëmundje duhet të kenë kujdes që:
  17. sipas mundësisë çdoherë të jenë me abdest dhe rregullisht t’i falin namazet me xhemat (kjo vlen për burrat),
  18. të dëgjojnë ose lexojnë Kur’an,
  19. mos të dëgjojnë muzikë, këngë dhe të mos shikojnë programe të ndaluara në TV-të,
  20. të marrin abdest para se të flejnë, të lexojnë Ajetul-Kursinë dhe ajetet e fundit te sures Bekare,
  21. në çdo tre ditë të lexojnë në shtëpi suren Bekare,
  22. para se të flejnë të lexojnë suren Mulk, kurse pas sabahut suren Ja Sin,
  23. të jenë në shoqëri të njerëzve të mirë, e të largohen nga shoqëritë ku bëhen mekate,
  24. gruaja duhet të mbulohet sipas rregullave të Sherijatit,
  25. çdo ditë duhet të lexojë ose dëgjojë një xhuz nga Kur’ani,
  26. në mëngjes njëqind herë të përsërisisë këtë dhikër (La ilahe ila-llahu vahdehu la sherike leh. Lehul-mulku ve lehul-hamdu ve huve 'ala kuli shej’in kadir)
    “S’ka të adhuruar përveç Allahut, Një dhe i Pashoq, Atij i takon sxindimi dhe lavdërimi. Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send.”
  27. para çdo pune dhe aktiviteti të thotë Bismilah,
  28. mos të flejë vetë,
  29. sipas nevojës, për çdo ditë të lexojë dhikre dhe lutje të posaçme që janë përmendur si mburojë.
    Këshilla praktike
    Ndodhë që gjatë përpjekjes së shërimit të personit të sëmurë me rukje, thjesht mos të ketë sukses. Shkaqet mund të jenë, shpesh, te lexuesi i rukjes ose te i sëmuri.
    Në të vërtetë tentimet e shërimit dhe këndimit nga disa persona jokompetentë dhe që nuk i plotësojnë kushtet, që nuk janë aq të bindur në ndikimin e Kur’anit, në vend se ta iritojnë xhinin mund ta bindin në mundësinë e mbetjes te personi i sëmurë. Prandaj tentimet e para të shërimit janë shumë te rëndësishme si dhe ajo që të bëhen nga persona me vetitë e përmendura dhe mënyrën e lejuar.
    Nga ana tjetër, i sëmuri me bërjen e mëkateve dhe sjelljen jokorrekte ndaj fesë, mospërmbajtjes së tretmanit per shërim, i jep legjitimitet dhe të drejtë xhinit të mbetet në te. Bërja e mëkateve nga ana e të sëmurit ngjallë ndjenjë te xhini se është në ambient të tij, sikur në shtëpinë e tij, nga e cila askush nuk e rrëmbenë. Prandaj ndodhe që i sëmuri, derisa i këndohet rukje pandërprerë gogëson nga mërzia sikur dëshiron të thotë: “Pse po më shqetëson në shtëpinë time?!”
    Ndonjëherë gjatë bërjes së rukjes, i sëmuri ndjen trallisje (i mirren mendtë), shtrëngesë dhe dridhje, por xhini nuk lajmërohet. Në këtë rast rukja lexohet tri herë, e nëse edhe në këtë rast nuk ka ndryshime, të sëmurit i preferohet tretman i posaçëm të cilit do t’i përmbahet një muaj. Pas kësaj prap i bëhet rukje e cila duhet të jetë efikase dhe do ta detyrojë xhinin që ta lë dhe, me ndihmën e Allahut, të largohet nga trupi i të sëmurit, nëse i sëmuri në mënyrë precize i është përmbajtur tretmanit dhe udhëzimeve që e iritojnë xhinin.
    Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe kur xhini lajmërohet, por refuzon të del.
    Në rast se i sëmuri fillon të qajë gjate leximit, duke mos mundur të përmbahet, kjo është shenjë se ka të bëje me sihër dhe duhet t’i lexohen ajete të sihrit.
    Ndonjëherë xhini lajmërohet duke piskëlluar, kanosur dhe bërë zhurmë. Nuk duhet pasur frikë prej tij. Në këtë rast është mirë t’ i lexohen ajetet që flasin për dobësinë e kurtheve të shejtanit: “…s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët…”
    në disa raste xhini shahet dhe i kanoset atij që bën rukje. Hidhërimi nuk ndihmon dhe nuk zgjedh asgjë, kështu që lexuesi i rukjes duhet të jetë i qetë dhe të bëjë durim.
    Ndonjëherë xhini përdorë dinakëri dhe mashtrime e miklohet me fjalët: “Ti je i mirë dhe njeri i devotshëm. Do të dal për shkak teje, etj.” Duhet përgjigjur: “Unë jam njeri i thjeshtë, e ti dil duke iu nënshtruar Allahut të Lartësuar.”
    Nëse xhini është i padëgjueshëm, atëherë lexohet Kur’an mbi ujë të cilin i sëmuri duhet ta pijë. Xhini do të ndjejë dhimbje nga kjo dhe do të dalë, nëse don Allahu.
    Në rast se xhini lajmërohet e pastaj ikë nëpër trupin e të sëmurit gjatë marrjes së a’hdit për dalje, atëherë detyrohet qe të kthehet duke lexuar katër ajetet e sures Er-Rrahman:
    “O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetënt me ndonjë fuqi të fortë (por ju nuk e keni atë).”
    e vazhdon mëtej.
  • Ndonjëherë xhini dëshiron të lë përshtypje se ka dalë nga trupi e në fakt ai nuk ka dalë. Kjo mund të vërtetohet duke vënë dorën në kokën e të sëmurit e cila në mënyrë jo të natyrshme dridhet nëse ai ende është prezent.
    Xhini i shtërnguar me rukje, ndonjëherë, daljen e tij e kushtëzon. Nëse kushtet nuk janë në kundërshtim me Sherijatin e Allahut, mund të mirren parasysh, por vetëm si nënshtrueshmëri ndaj Allahut, e jo xhinit. Nëse kushtet janë në kundërshtim me ligjin e Allahut, nuk duhet të mirren parasysh, e as që duhet përfillur.
    Në rast të dëbimit të xhinit, lexuesi i rukjes, i sëmuri dhe të gjithë pjesmarrësit e shërimit duhet falënderuar Allahun [subhanehu ve teala] duke i bërë sexhde.
    Në rast të shërimit lexuesi nuk duhet të thotë: “Unë e kam larguar” ose “Unë e kam shëruar”, por “Është shëruar me dëshirën e Allahut”. Kryelartësia hap dyert e veprimit dhe mashtrimit të shejtanit.

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran duke treguar për një njeri jobesimtar i cili e ka ndaluar Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të falet në Qabe
“Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballë. Floku rrenacak, mëkatar.” (Alak, 15-16)
Pse në Kuran është përshkruar pjesa e përparme e kokës si diçka që gënjen dhe bën mëkate?
Pse në Kuran është thënë se ai personi gënjen dhe bën mëkate? Ku qëndron lidhja e pjesës së përparme të kokës me gënjeshtrën dhe mëkatin.
Nëse e shikojmë kafkën nga pjesa e përparme e kokës do të shohim pjesën e përparme të trurit. Por, ç’na thotë fiziologjija për funksionin e kësaj pjese. Libri me titullin "Fillet e anatomisë dhe fiziologjisë për këtë pjesë të trurit thotë: "Motivimi si dhe parashikimi i lëvizjes zbatohet në pjesën e poshtme të kafkës të ashtuquajtur truri i përparëm. (shiko foton nr.1) Ky është regjioni i palcës membranore i cili kryen funksionin e asocimit.
Lidhur me lidhjen e trurit me motivacionin, kjo pjesë e përparme gjithashtu konsiderohet qëndër funksionale për agresion apo sulm.
Pra, kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për planifikim, motivim dhe inicim për sjellje të mirë dhe të keqe dhe është pëgjegjëse për shprehjen e gënjeshtërt dhe të vërtetë. Duke marrë parasysh këtë, është e arsyeshme ta përshkruajmë pjesën e përparme të kokës si dhe pjesën e cila bën mëkat në qoftëse gënjen, pra siç që është thënë në Kuran "…flokësh mbi ballin… " Sipas profesorit Keith Mur, shkencëtarët deri te ky zbulim, për funksionin e pjesës së përparme të trurit, kanë ardhur në vitet e fundit te viteve 60-të.
Fjala arabe e cila është e përdorur në Kuran është “nasijeh” që do të thotë pjesë e përparme e kokës.

Përvoja shkencore e hulumtuesit
të ri ka sjellë deri te pranimi i Islami

Kjo domethënë se dy fuqitë magnetike do t’i zëvendësojnë pozicionet e
veta, e kjo tregon për faktin se kjo lëvizje e Tokës do të merr kahje të
kundërt, kurse si pasojë e kësaj është lindja e diellit nga perëndimi.

Kliko në meny këtu për të par dimensionin original të imazhit.Dimensioni original është 794x565 kurse madhësia 165KB.

Përvoja shkencore e hulumtuesit të ri ka sjellë deri te pranimi i Islamit

Muslimanët nga Qendra Islame në Kiev thonë se për çdo javë apo çdo të dytën javë së paku një ukrainas apo ukrainase e pranon Islamin.
Këtë herë kjo nuk ishte një ngjarje e rëndomtë… këtë herë erdhi ukrainasi Dimitri Boliakov, fizikan i cili merret me hulumtime shkencore. Në xhami ka ardhur me njërin nga anëtarët aktiv të bibliotekës “Mëso për Islamin” e cila vepron pranë kësaj qendre islame.
Imami iu drejtua të pranishmëve, e pas kësaj Dimitri pas tij i përsëriti fjalët e dy dëshmive (shehadetit). Mirë, po ç’e bën këtë ngjarje aq të posaçme?
E bën të posaçme rrëfimi i Dimitrit për rrugën e tij drejt imanit (besimit islam). Ai rrëfeu se dëshmia e tij është si rezultat i diturisë deri te e cila ka arritur përmes hulumtimeve shkencore, sidomos në lëminë e fizikës. Muslimanët në xhami me kujdes dhe kureshtje dëgjonin se si fizika këtë djalosh e ka sjellë në Islam!
Dimitri rrëfente se si punon në një ekip për hulumtime shkencore në fushën e fizikës së vakumit nën drejtimin e profesor Nikolaj Kosinikovit, i cili është një nga shkencëtarët më të shquar në atë lëmi. Njerëzit nga ky ekip filluan studimet e teorisë moderne e cila thotë se toka rrotullohet rreth boshtit të vet dhe këtë arritën edhe ta argumentojnë.
Teoria të cilën e sqaroi profesor Kosinikov ka parashikuar gjërat që do të ndodhin, duke filluar nga interpretimi i haptë për tokën e cila rrotullohet rreth boshtit të vet. Ekipi i shkencëtarëve disenjoi modelin-top i cili ishte i mbushur me zink të shkrirë dhe i cili është vënë në magnetosferë dhe i është nënshtruar veprimit të dy elektrodave të kundërta; kur përçohet rrymë e përhershme me ndihmën e elektrodave, ai ndryshon magnetosferën, që prapë shkakton rrotullimin e topit të mbushur me zink të shkrirë përreth boshtit të vet. Ai aparat është quajtur “Aksioni integral i dinamikës elektromagnetike”. Paraqitja e tij e përgjithshme përkujton rrotullimin e tokës rreth boshtit të vet, kurse në jetën tonë reale na përkujton energjinë solare, sepse fuqia lëvizëse e cila rezulton nga reprodukimi i fushës magnetike, e cila lëviz tokën që të rrotullohet rreth boshtit të vet, si dhe shpejtësia e rrotullimit të tokës, varen nga dendësia e energjisë solare dhe për këtë është drejtuar kah Arktiku.
Është regjistruar se fusha magnetike e Tokës deri në vitin 1970 ka lëvizur me shpejtësi e cila nuk ka kaluar 10 km në vit, por vitet e ardhshme ajo shpejtësi është rritur në 40 km në vit, që në vitin 2001 të arrijë shpejtësinë prej 200 km. Kjo domethënë se dy fuqitë magnetike do t’i zëvendësojnë pozicionet e veta, e kjo tregon për faktin se kjo lëvizje e Tokës do të merr kahje të kundërt, kurse si pasojë e kësaj është lindja e diellit nga perëndimi.
Dimitri asnjëherë më parë nuk kishte hasur këtë informacion, për atë askund nuk kishte lexuar, e as dëgjuar; kjo ishte rezultat i hulumtimit dhe eksperimentit të tij. E kur filloi të gjurmojë nëpër libra dhe të hulumtojë religjione të ndryshme, asgjë nuk gjeti në lidhje me këtë, përveç se në Islamin e mrekullueshëm - në hadithin të cilin e transmeton imam Muslimi: Ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] transmeton se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Kushdo që pendohet për mëkatet e veta para se të lindë dielli nga perëndimi, All-llahu i Madhërishëm do t’ia falë”.
Pra, Dimitri e kuptoi se ekziston hadith (thënie e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]), informatë e vjetër mbi 1400 vjet e cila flet mbi atë deri te e cila kishte ardhur një ekip shkencëtarësh pas një hulumtimi të kujdesshëm dhe një varg eksperimentesh. Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka pasur mundësi ta ketë këtë informacion vetëm prej Atij që ka krijuar mbarë Gjithësinë.
Pas kësaj Dimitri vendosi ta pranojë Islamin. Ai erdhi në Qendrën Islame dhe shqiptoi shehadetin. All-llahu e udhëzoi dhe ia tregoi rrugën e vërtetë të Islamit dhe ai tani është këtu, është me ne dhe po e plotëson shpirtin dhe mendjen e tij.
Qëkur është bërë musliman, Dimitri rregullisht vjen në Qendër. Para vetes ka doktoraturën që duhet mbrojtur. Me vullnetin e All-llahut edhe do ta mbrojë, me shpirt të ri, shpirtin e fizikanit musliman i cili në laborator ka zbuluar madhështinë e Krijuesit të vet.

Revista Vepra

Mrekullia e ujit Zemzem

Edhe pse burimi i ujit Zemzem është vetëm 1.5 metër
thellë dhe atë e
pinë me miliona njerëz, ajo fare nuk pakësohet.

Sipas raportit të WHO-së (Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë)
me gjithë teknologjinë moderne ende nuk mund të deshifrohet mistika e
ujit Zemzem, ujë i cili konsiderohet ndër ujërat më të shëndetshme ne
fytyrën e tokës.

Burimi i ujit Zemzem ende nuk është i njohur dhe është interesante se
gjendet 80 kilometra larg bregdetit. Gjithashtu rreth tij nuk ka asnjë
burim tjetër uji, fakt kjo që shkakton huti tek shkencëtarët.

Prej burimit të Zemzemi, e cila është vetëm 1.5 metër e thellë, gjatë
periudhës së haxhit me miliona njerëz pinë ujë por assesi nuk pakësohet
niveli i ujit.

Uji Zemzem, i cili largon etjen dhe urinë, është duke u analizuar nga
ekspertët gjegjës. Sipas analizave të bëra në laboratorët në Evropë
vërtetohet se uji Zemzem përmban shumë pak sulfur. Ndërsa sipas
analizave të bëra në SHBA njoftohet se uji zemzem është uji i vetëm i
cili nuk përmban mikroorganizma dhe baktere. Sipas raportit të WHO së
uji Zemzem është njëri ndër ujërat më të pijshëm dhe më të shëndetshëm në botë.

Uji Zemzem krahas ujërave tjera përmban shumë më shumë materie
ushqyese dhe minerale, por me gjithë hulumtimet e bëra ende nuk dihet
burimi i tij.

Në vitin 1971, një mjek egjiptian shkroi për “European Press” një letër se gjoja uji i zemzemit nuk ishte i përshtatshëm për t’u pirë. Menjëherë mendova se kjo ishte vetem një formë e paragjykimeve kundër muslimanëve, pasi kjo shpallje bazohej në supozimin se përderisa Qabja ishte në një vend të ultë (nën nivelin e detit) dhe e lokalizuar në qendër të qytetit të Mekës, uji i ndotur i qytetit grumbullohet, përmes kanaleve mbedhëse, në një pusmbajtës të ujit.

Fatmbarësisht, informacionet për këtë ranë në vesh të mbretit Fejsal, i cili u zemërua shumë dhe vendosi të vërtetonte shpalljen provokative të mjekut egjiptian. Menjëherë urdhëroi Ministrinë e Bujqësisë dhe Resurseve që të shqyrtojë dhe të dergojë mostër të ujit zemzem në laboratoret europiane për të testuar pijshmërinë e tij. Më pas ministria urdhëroi “Xheddah Pawer” dhe “Desalination Plants” për t’u kujdesur rreth kësaj çështje. Ndodhi kështu dhe une u inkuadrova si inxhinier desalinimi (inxhinier i Kimisë për prodhimin e ujit të pijshëm nga uji i detit). Isha zgjedhur që të kujdesem për këtë detyrë.

Në këtë kohë më kujtohet se s’kisha asnjë ide se si ishin puset e ujit. Shkova në Mekë dhe iu raportova autoriteteve të Qabes qëllimin e vizitës sime. Ata caktuan një njeri që do të më ofronte mua çfarëdo ndihme që t’i kërkoja. Kur arritëm tek pusi, ishte e vështirë për mua të besoja se një pellg i ujit, më shumë se një gropë e vogël, të sillte me miliona litra ujë për haxhinjtë çdo vit, që prej kohës së Ibrahimit (alejhi selam) shumë, shumë shekuj më parë.

Fillova hulumtimin tim dhe mora dimensionet e pusit. Kërkova nga shoqëruesi të më tregonte thellësinë e pusit. Ai së pari mori hov dhe u hodh në ujë, pastaj u drejtua në këmbë. Unë pashë se niveli i ujit vinte deri te nënshpatullat e tij, pastaj ai filloi të lëvizte prej një këndi në tjetrin nëpër pus (duke qëndruar tërë kohën i zhytur në ujë) për të gjetur ndonjë grykë apo kanal naftësjellës.

Më erdhi ndërmend një tjetër ide. Uji mund të tërhiqet në mënyrë të shpejtë me ndihmën e një pompe të madhe, e cila ishte vendosur te pusi si rezvuar akumulimi i ujit të zemzemit. Në këtë mënyrë, niveli i ujit do të binte dhe do të na mundësonte të gjejmë se nga vinte uji. Për çudi, asgjë s’mund të vërehej gjatë pompimit, por e dija se kjo ishte mënyra e vetme për t’u gjendur tragu i ardhej së ujit në pus. Kështu që vendosa të përsëris procesin. Këtë radhë e porosita shoqëruesin që të qëndrojë në një vend dhe të vështroj me kujdes ndonjë gjë të pazakontë që do të ndodhte më pas. Pas pak, ai papritur i ngriti duart dhe bërtiti: elhamdulilah, e gjeta. Rëra po kërcen posht këmbëve të mia dhe uji gurgullon nga shtrati i pusit. Nërkohë që ne largonim ujin me pompë, ai endej rrotull pusit, duke shënuar fenomenin e njëjtë në çdo vend të pusit. Faktikisht, rrymimi i ujit përgjatë shtratit të pusit, ishte i njejtë në çdo vend, gjë që mban nivelin e ujit të pandryshueshëm. Pasi përfundova observimin tim, mora mostrën e ujit për ta testuar në laboratoret evropiane. Para se të nisesha nga Qabja, i pyeta autoritetet e Mekës për puset e tjera. Më thanë se shumica e puseve ishin të ndotura. Kur mbërrita në zyrën time në Xhidah, i raportova shefit tim për dëshmitë e mia. Ai më dëgjoi me shumë interesim, por bëri një koment shumë iracional duke thënë se pusi i zemzemit mund të ketë lidhje të brendshme me Detin e Kuq… Si ishte e mundur kjo, kur Meka ishte larg rreth 75 km larg detit dhe të gjitha puset që gjenden në qytet ishin të ndotura?!!

Rezultatet e testimit të mostrave të ujit të zemzemit në laboratoret evropiane dhe në laboratoret tona ishin të njejta. Ndryshimi ndërmjet ujit të zemzemit dhe ujrave të tjerë ishte në përmbajtjen e kriprave të Mg dhe Ca. Përmbajtja e këtyre kriprave ishte më e lartë në ujin e zemzemit. Ndoshta kjo është arsyeja që uji i zemzemit i freskon haxhinjtë e lodhur. Ajo që është më e rëndësishme është se uji përmban froride që kanë efekt gjerminativ. Për më shumë, shënimet e laboratorëve dëshmuan se uji zemzem ishte i përdorshëm për pije. Kështu, deklarimi i mjekut egjiptian doli i pavërtetë.

Sidoqoftë, ishte një bekim që u ndërmor një studim i tillë për të treguar përbërjen kimike të ujit. Në fakt, sa më shumë të hulumtosh, aq më shumë do të befasoshesh dhe do të bindesh në mrekullinë e këtij uji që Zoti e bëri dhuratë për besimtarët që vijnë nga larg, në këtë shketëtirë për haxhillëk.

Le të numërojmë disa cilësi të ujit zemzem.

Ky pus kurrë nuk është ndotur, në të kundërtën, ai gjithmonë i ka plotësuar kërkesat për ujë, që kur ka ekzistuar.

Haxhinjtë që vijnë çdo vit për haxh dhe umre e njohin pijshmërinë e këtij uji dhe kurrë s’janë ankuar për të. Në fakt, atyre gjithmonë u ka pëlqyer ky ujë dhe i ka freskuar ata.

Uji ka shije të ndryshme në vende të ndryshme.

Ky ujë kurrë s’ka qenë trajtuar kimikisht, as kurrë s’ka qenë klorizuar, siç është rasti me ujërat e tjerë të qytetit. Këtu s’kishte asnjë shenjë të zhvillimit të bimëve, gjë që është e zakonshme në shumicën e puseve.

Shekuj më parë, Haxherja kërkonte, pothuajse, pa shpresë ujë mes kodrave Safa dhe Merua për t’i dhënë djalit të saj të vogël, Ismailit (alejhi selam). Ndërkohë që ajo vraponte prej një vendi në tjetrin për të gjetur ujë, fëmija i saj i fërkonte këmbët në rërë. Pellgu i ujit doli në sipërfaqe dhe me mirësinë e Allahut u shndërrua në pus, i cili do të quhej zemzem dhe që do tw shwrbente, jo vetëm për Haxheren dhe fëmijën e saj, por për milona haxhinj nga mbarë bota.

Druri i Kënasë

”Nuk ka bimë më të dashur për All-llahun [azze ve xhel-le] se druri i
kënasë.“
Në një transmetim thuhet: ”Pasi e krijoi All-llahu [azze ve xhel-le] Xhenetin, e rrethoi me borzilok, e pastaj borzilokun e rrethoi me këna. Prej vegjetacionit të vet që All-llahu e ka krijuar, më e dashur i është këna. Dhe me të vërtetë, ai i cili është i ngjyrosur me kënë, e bekojnë melekët e qiejve, kurse në mëngjes toka i bën nderim.“
Në Xhenet ka drunjë që quhen Tubba për t’a kaluar rrethin e këtij druri i duhet kalorësit të kalërojë më shumë se 100 vjet dhe ky dru në disa transmetime thuhet se është Druri i kënasë. All-llahu alem.
Kur vdiq Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i kishte flokët e lyera me kënë dhe i shiheshin disa fije të flokëve në të kuqe pasi se ai kishte shumë pak flokë të thinjura.
Ebu Davudi ka treguar se i Dërguari i All-llahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], ka thënë: ”Nuk ka bimë më të dashur për All-llahun [xhel-le she’nuhu] se druri i kënasë.“
Nëse All-llahu [xhel-le she’nuhu] don diçka atëherë ne do ta duam gjithashtu, për atë shkak edhe dëshiroj të tregoj mbi këtë bimë të dashur nga ajo që kam mbledhur me ndihmën e All-llahut [xhel-le she’nuhu]. Nga vetë fakti se All-llahu [xhel-le she’nuhu] e don shumë këtë bimë atëherë ka me siguri të mira në te. Edhe pse me vetëdije të plotë se është shumë pak por me shpresë të madhe se Inshall-llah do të ketë lexues që do të sensibilizohen pak dhe do të hulumtojnë edhe më shumë në këtë drejtim, me lutje të sinqertë drejtuar All-llahut [xhel-le she’nuhu] që të ju ndihmojë juve, mua dhe të gjithë muslimanëve në aspekt të arritjes së diturisë dhe përparimit në çdo lëmi.
Druri i kënasë (El-Hinna; Al-khanna; Lawsonia inermis)
Druri i kënasë rritet në vende të nxehta dhe të thata me temperaturë prej 19-27°C. Bima është e gjatë prej 3 deri 5 Metra dhe prodhon lule të bardha, ngjyrë kreme dhe pak në të kuqe. Gjethet kanë formë eliptike 2-3 cm, të gjata kurse frutat janë të rrumbullakta dhe të kuqe dhe në të gjinden me qindra fara.
Vetitë shëruese dhe fitoterapeutike të kënasë në medicinën arabe, kanë pasur përdorim të madh. Kënaja është në shkallën e parë e ftohtë kurse në të dytën e thatë. Kënaja shëron vendet e djegura, përdoret në shërimin e të thatëve të gojës, stomatitis, dhe ënjteve të nxehta. Vënia e kënasë së zier në vendet e prera shëron plagën, dhe mënjanon lagështinë e tepërt si dhe stimulon rigjenerimin e indeve.
"I Dërguari i All-llahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], sa herë që ka pësuar ndonjë lëndim apo thumbim, ka vënë këna dhe nuk ka vuajtur kurrë“.
Këna ndihmon gjithashtu në shërimin e variolës në stadin e saj fillestar, lyhet pjesa e pasme e këmbës me këna dhe kjo do të pengojë përhapjen e mëtejme të sëmundjes. Balsami i kënasë mund të përdoret në shërimin e thyerjes, infeksionet, mirëmbajtjen dhe zbukurimin e thonjve. Kënaja ndihmon në rritjen, bukurinë dhe volumin e flokëve, rrit freskinë rinore, përmirëson të shikuarit dhe është e dobishme në shërimin e kallove, puçrrave dhe të thatëve ndërmjet këmbëve.
Në Malajzi kënanë e përdorin duke i zier gjethet e saj dhe duke e pirë kundër sëmundjeve reumatike ose çrregullimet e lukthit. Në Indonesi është shëruar Lepra me këna. Medicina moderne i ka vërtetuar me anë të zbulimeve më të reja se në të gjindet komponenta Naphthochinon, Lawsone, Tannin dhe tjera pjesë përbërëse, të cilat ndihmojnë lëkurën që lyhet me këna të djersitet më pak.
Poashtu këto veti kanë edhe veti për mbrojtjen e lëkurës dhe flokëve nga rrezatimet ultraviolete (UV) në mënyrë natyrore. Njëkohësisht ajo ka edhe vetinë e ftohjes që gjatë temperaturave të larta ka ndikim të madh e sidomos në vendet e ngrohta. Për atë shkak edhe ditëve të sotme përdoret me shumicë në përgaditjen e shumë preparateve të kozmetikës nëpër botë me sukses shumë të madh dhe pa kundërefekte siç janë te ngjyrat e flokëve që përdoren ditëve të sotme të cilat përmbajnë Toxine shumë të dëmshme për trupin e njeriut.
Në literaturat e mëposhtme mund të gjeni edhe shumë receta për përdorimin e kënasë në raste të ndryshme pasi se këtu nuk do të mundem t’i përmendi të gjitha. Por përdoret në forma të kremit, pudrës, shamponave, zbutës të flokëve, ngjyrë, çaj, etj. Gjithashtu ka edhe shumë faqe të internetit që tregojnë për përdorimin dhe vetitë e kënasë edhe atë në gjuhë të ndryshme. E me siguri çka nuk duhet harruar pyetni edhe më të moshuarit se ata ende e kanë atë thesarin e vjetër të ruajtur nga eksperienca e tyre Inshall-llah.
Bota kthehet dita ditës në mjekësinë e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke studjuar dhe analizuar, për atë shkak edhe Sira (Biografia) e Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], është në masa të mëdha e studjuar nga gjithë njerëzimi për të përfituar nga çdo gjë që ka përdorur dhe treguar ai,[sal-lallahu alejhi ve sel-lem], pasi se aty ka dobi të mëdha. Kurse ne si musliman duhet edhe më tepër të mundohemi që t’i përdorim këto të mira thjeshtë se ne e dimë edhe më mirë se ai, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], nuk ka folur nga mendja e Tij por atë e ka udhëzuar All-llahu [subhanehu ve teala]. Dhe siç ka thënë edhe: Diturinë kërkone çdokund dhe merre nga secili ku e gjen por të pastërt, e më e mira është pasimi i rrugës së të Dërguarit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem].
E lus All-llahut [azze ve xhel-le] që të më falë gabimet e mija gjatë shkrimit, nëse e kam qëlluar është prej All-llahut [subhanehu ve teala] dhe vetëm Ate e falëmnderoj e nëse kam gabuar atëherë dihet se nga rrjedh kjo.
Lutja jonë e fundit: Falemnderimi i takon All-llahut, Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhammedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjitë besimtarët, duke iu lutur All-llahut të Lartëmadhëruar që ta pranojë këtë vepër që është thjesht për hir të All-llahut [subhanehu ve teala] duke shpresuar në dhuntitë, faljen dhe në mbrojtjen Tij në Ditën e Gjykimit.

Nga mrekullia numerike në Kuran

Allahu i Lartësuar ka përmendur në Kuran shumë gjëra, pastaj dijetarët kur i kanë studiuar kanë gjetur një ngjashmëri të çuditshme në këtë.

Fjala ‘El bahër’ -deti, është përmendur në Kuran 32 herë.

Fjala ‘El berr’ -toka” është përmendur 13 herë.

Është përmendur fjala ‘dete’ (do të thotë ujra) 32 herë, kurse fjala tokë (do të thotë e thatë) në Kuran përmendet 13 herë.

Nëse ne i mbledhim numrin e fjalës dete të përmendur në Kuran dhe numrin e fjalëve toka, atëherë arrin numrin 45.

Nëse e bëjmë një përpjestim të thjeshtë në këtë formë:

  1. Numrin e përgjithshëm të fjalës dete e pjestojmë me numrin e përgjithshëm të fjlëve toka dhe dete dhe atë e shumëzojmë me 100%.

32 : 45 x 100% =71<11111111111%

  1. Numrin e përgjithshëm të fjalës tokë e pjestojmë me numrin e përgjithshëm të fjalëve tokë dhe dete e shumëzojmë me 100%.

13 : 45 x 100% = 28, 88888888889 %

Dhe kështu me këtë përpjestim të thjeshtë arrijmë një rezultat që është një mrekulli (muxhize) tek e cila ka arritur shek.XIV, pasi njohuritë shkencore vërtetojnë se:

Përqindja e ujit në glob është =71,11111111111%

Kurse përqindja e tokës së thatë në globin e botës është =28,88888888889%

Nëse e mbledhim njërin numër me tjetrin arrijmë shumën 100%.

Kjo shumë është realisht edhe përqindja e globit në përgjithësi.

Çfarë themi për këtë mrekulli? A është kjo rastësi?

Kush ia mësoi Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) të gjithë këtë? Kush e mësoi Muhamedin (salallahu alejhi ue selem) i cili ishte analfabet në moshën dyzetëvjeçare?

Prandaj themi se Ai nuk flet sipas dëshirës “Ai (Kurani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet. Atë ia mësoi, Ai fuqiforti (Xhibrili)” (Nexhm, 3-5)

Prandaj le të bëjmë sexhde ndaj Zotit tonë për falënderim pasi jemi nga muslimanët, nga ata që bartin këtë libër të madh. Unë ju them se kjo është një nga mrekullitë numerike në Kuranin Famëlartë, e jo e tëra. Ekzistojnë libra të shumtë ku sqarojnë mrekullitë numerike, astronomike, mjeksore, gjeologjike, logjike,…etj.

Të flesh në krahun e djathtë
(kuriozitet)

Kërkime të ndryshme kanë vërtetuar se kur shtrihemi për të fjetur në njërin krah, njëra anë e hundës mbyllet ndërsa tjetra hapet dhe vazhdon frymëmarrjen. Po ashtu është vërtetuar se ekziston një lidhje ndërmjet anës së hundës që kryen frymëmarrjen dhe gjysmësferave të trurit dhe sistemeve nervore simpatike dhe atyre parasimpatike.

Kur shtrihemi djathtas bllokohet ana e djathtë e hundës dhe hapet e majta. Frymëmarrja që kryhet me anën e majtë të hundës rrit aktivitetin e gjysmësferës së djathtë të trurit. Duke nxitur gjysmësferën e djathtë, njëkohësisht rrit dhe veprimtarinë e sistemit nervor parasimpatik, ul ritmin e zemrës, ul tensionin dhe ngadalëson lëvizjet (peristaltiken) e stomakut dhe zorrëve. Si rrjedhojë, zemra lodhet më pak, na zë gjumi më lehtë dhe çlodhja është më e rehatshme.

Po nëse shtrihemi në krahun e majtë, çfarë ndodh? Bllokohet ana e majtë e hundës e cila bashkë me frymëmarrjen me anën e djathtë rrit aktivitetin e sistemit nervor simpatik, në këtë rast personi duket si i emocionuar, rrahjet e zemrës bëhen më të shpejta dhe zemra lodhet më shpejt. Kjo çon në vështirësimin e gjumit. Sepse rritja e rrahjeve të zemrës, rritja e tensionit, emocioni dhe rritja e përqendrimit, pengojnë gjumin.

Po nëse flihet mbi shpinë ose barkas, çfarë ndodh? Profeti (a.s.) i pati ndaluar shokët e tij të shtrihen barkas. Në këtë rast mbi zemrën, mushkëritë dhe stomakun ushtrohet një peshë e cila e shqetëson personin dhe vështirëson gjumin. Kur shtrihemi mbi shpinë nuk hasim shqetësime të tilla por mund të vonohet gjumi. Personi nuk arrin të kryejë një gjumë të rehatshëm. Sepse në këtë rast të dyja anët e hundës janë të hapura dhe nuk do të stimulohet sistemi nervor parasimpatik dhe, njëkohësisht stomaku dhe zorrët do të kenë vështirësi në kryerjen e funksionit të tyre. Pozicioni më i mirë dhe më natyral gjatë fjetjes është ai që Profeti (a.s.) rekomanduar, të shtririt në krahun e djathtë dhe duke i mbledhur disi këmbët drejt vetes, dhe që bota shkencore arriti ta pohojë vitet e fundit. Në këtë mënyrë edhe stomaku me zorrët janë të mbrojtura edhe funksioni i tretjes kryhet më lehtësisht. Profeti (a.s.) na ka këshilluar që të mos flemë pas ngrënies dhe për të fjetur të përdorim krahun e djathtë. Ky pozicion është i ngjashëm me pozicionin që disponon fëmija në barkun e nënës dhe kjo na tregon edhe njëherë se kjo është mënyra më natyrale e fjetjes për njeriun.


Puno sikur do të jetosh përgjithmonë, Jeto sikur do të vdesësh nesër.

S’ka dyshim në lidhjen që ekziston mes shëndetit mental e fizik me Krijuesin, i Cili di çdo gjë për njeriun më mirë se vetë njeriu. Çdo mësim dhe këshillë fetare ndikon në korrigjimin e ndjenjave dhe sjelljeve të njeriut. Besimi sjell dukshëm qetësi shpirtërore:
“Kujtdo, nga meshkujt apo femrat, që kryen një punë të mirë, Ne do ti japim të jetojë një jetë të mirë e të bukur.” (16:97)

“Kush ndjek udhëzimin Tim, nuk do të humbasë dhe nuk do të jetë i pafat.” (20:123)

Nga shkalla e largimit të shoqërisë dhe individëve, varet edhe shkalla e korruptimit dhe çoroditjes së mendimit dhe sjelljes, gjë që sjell ankth, konfuzion, shqetësim e siklet, i cili vështirë se mund të largohet. Zemra e njeriut bëhet e vrazhdë dhe vetëm besimi e zbut atë. Ajo bëhet aq e mjerë, saqë vetëm lidhja me Krijuesin e Lartë mund ta largojë këtë mjerim. Mungesa e besimit, pavarësisht përparimit teknik dhe zhvillimit material, nuk ka bërë tjetër, veç se ia ka shtuar më shumë brengat dhe vuajtjet shoqërive. Kjo e vërtetë ka shtyrë shumë qëndra botërore të merren me shëndetin mendorë apo shpirtëror. Specialistë të shëndetit mendorë sugjerojnë praktika dhe teknika të ndryshme, duke i sjellë ato si alternativa për trajtimin e pjesëve të ndryshme të ankthit dhe shqetësimeve shpirtërore. Islami nuk vjen thjesht si një alternativë, por shumë më tepër. Ai vjen si fuqi e shpirtit, trupit e mendjes.

Të shohim së bashku se si, idetë dhe besimet që rjedhin prej besimit islam, ballafqohen dhe i rezistojnë ankthit dhe brengave:
Muslimani beson se caktimi është në dorë të Zotit. Ai beson se vdekja as nuk vjen më shpejt e as nuk vonohet më shumë nga ç’është e përcaktuar nga Zoti, i Cili gjithashtu është edhe Përcaktuesi i fatkeqësive. Çdo gjë është e njohur dhe e shkruar te Zoti që përpara se njeriu të krijohej. Nga kjo, tek muslimani rrjedh besimi se ajo që i ka ndodhur nuk mund të mos i ndodhte dhe ajo që nuk i ka ndodhur nuk mund t’i ndodhte kurrsesi. Njeriu shqetësohet dhe brengoset për jetën, rriskun dhe të ardhmen. Në besimin e muslimanit, çdo gjë vjen nga përcaktimi i Zotit, prej të Cilit pritet edhe e vetmja ndihmë e mundshme.

“Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz…” (2:45)

Praktikat fetare islame mbjellin në shpirt ndjenjat e qetësisë dhe sigurisë. P.sh. namazi i kryer me përkushtim, ëmbëlsinë e të cilit e ndjen vetëm praktikuesi, fisnikëron shpirtin dhe pastron mendjen. Durimi dhe namazi janë forma adhurimi, të cilat muslimani ia kushton vetëm Zotit. Këto për besimtarin janë armë me të cilat ai përballon vështirësitë e jetës. Namazi ishte nga kënaqësitë më të mëdha të Pejgamberit s.a.u.s. dhe për besnikët që ndoqën rrugën e tij. Zoti e ka bërë recitimin e Kur’anit ilaç dhe ushqim për shpirtin.
“Vërtetë duke kujtuar All-llahun qetësohen zemrat”, dhe mënyra më e mirë për përmendjen e All-llahut është leximi i Kur’anit. Shembulli më i mirë për këtë është praktika e sahabëve e reflektuar në një jetë të shëndetshme shpirtërore.
Kur besimtari ndien se i mbyllen rrugët, nxiton t’i lutet Zotit, duke qënë i vetëdijshëm se fuqitë dhe mundësitë e Zotit janë absolute dhe nuk krahasohen me asnjëlloj të pushtetit që zotëron njeriu. Zoti është afër njeriut. Ai e dëgjon lutjet e njerëzve dhe i përgjigjet thirrjes së lutësve. Pejgamberi i Zotit, Muhammedi s.a.u.s. i lutej Zotit kur ndodhej në vështrësi, që Ai t’i nriçonte rrugën e zgjidhjes:
“O Zot, nga dija Jote kërkoj të mirën, nga fuqia Jote fuqinë dhe kërkoj nga të mirat e Tua të mëdha. Ti mundesh dhe unë nuk mundem, Ti di dhe unë nuk di, Ti je njohësi më i mirë i të fshehtës.”
“O Zot, nëse kjo punë është e mirë dhe e dobishme për besimin, për jetën dhe për pasjetën time, atëherë më jep mundësinë ta kryej dhe më jep bekimin Tënd; e nëse është e keqe dhe e dëmshme për mua,atëherë largoje nga unë. Më sill të mirën kudo që të jetë dhë më bëj të pajtueshëm me të.”
Pasi besimtari e ka kërkuar të mirën, suksesin, zgjidhjen e dobishme në çdo çështje, ai e kryen punën me ndërgjegje të qetë, duke iu bindur vullnetit të Zotit.
Është pikërisht ky besim në fuqinë, pushtetin, mëshirën e caktimin e Zotit, që i krijon besimtarit musliman një mburojë mjaft të fuqishme dhe të sigurtë kundër ankthit dhe dëshpërimit. Besimi në All-llahun xh.sh. është padyshim çelësi i sigurisë dhe qetësisë së muslimanit në vështirësi dhe gëzime, në ditë të mira dhe të vështira, në rini dhe pleqëri, në shëndet dhe në sëmundje, i kultivuar përmes bindjes dhe praktikës.
Vetëm nën hijen e besimit në Zotin Fuqiplotë marrin kuptimin e vërtetë jeta e vdekja, gëzimi e hidhërimi, vështirësia e lehtësimi, e mangëta dhe e plota, e mira dhe e keqja, e kjo bën që njeriu të përballet me to me statusin shumëdimensional të besimtarit.