40 keshilla Islame

Shtëpia është begati

All-llahu xhel-le shanuhu thotë:
“All-llahu ua ka bërë shtëpiat e juaja vendbanim”
Ibni Kethiri rahimehull-llah , gjatë tefsirit të këtij ajeti thotë: “All-llahu tebareke ve teala përmend begatitë e Tij që ia ka dhuruar robit; prej këtyre begative është edhe shtëpia që është vend ku banojnë, mbrohen dhe në të cilën kanë shumë dobi”.
Vallë çdo të thotë shtëpia për ne? A nuk është shtëpia vendi ku hamë, pimë, flejmë, pushojmë dhe kemi marëdhënie bashkëshortore!? A nuk është vendi ku tubohemi me familjen tonë? A nuk është vendi ku mbrohet gruaja?
All-llahu i Plotfuqishëm thotë:

“Dhe rrini në shtëpitë tuaja e mos shfaqni bukurinë tuaj…”(El-Ahzab:33)
Nëse shikon gjendjen e njerëzve që nuk kanë shtëpi, të cilët jetojnë rrugëve ose nëpër parqe, ose nwse shikon gjendjen e refugjatëve të cilët jetojnë nëpër kampe të ndryshme, kupton begatinë e shtëpisë. Gjithashtu e kupton rëndësinw e shtëpisë dhe se çfarë çrregullimi buron nga mosposedimi i shtëpisë kur të dëgjosh dikë duke thënë: nuk kam vendqëndrim të caktuar, një ditë flej tek fulani, ditën tjetër në kafeteri, në park ose në bregdet; rrobat gjithmonë i mbaj me vete.
All-llahu xhel-le xhelaluhu hebrenjtë prej fisit Benu Nadir i dënoi duke ua marrë këtë begati dhe duke i nxjerur prej shtëpiave të tyre. E tregon këtë duke thënë:
{
“Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashtu që me duart e veta dhe me duart e besimtarëve rrëzonin shtëpitë e tyre; pra merrni mësim o ju të zotët e mendjes”!(El-Hashr: 2)

Ç’e stimulon muslimanin për t’i dhënë rëndësi përmirësimit të shtëpisë

Një: Mbrojtja e vetvetes dhe familjes prej zjarrit të xhehennemit.
All-llahu xhel-le shanuhu thotë:

“O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim: 6)
Dy: Përgjegjësia e madhe që ka bariu (përgjegjësi) i shtëpisë para All-llahut subhanehu ve teala Ditën e gjykimit.
Pejgamberi ? thotë:
(
“All-llahu i Lartësuar do ta pyetw çdo bari (përgjegjës) për tufën që e ka pasur nën përgjegjësinë e tij, a e ka ruajtur apo e ka humbur, derisa të pyetet njeriu për anëtarët e shtëpisë së vet”.Hadithi është hasen, tra. Ibni Hibbani.
Tre: Pasiqë shtëpia është vendi ku mbrojmë veten, jemi të qetë prej të këqiave dhe është vendi ku duhet ndejtur muslimani gjatë kohës së fitnes, atëherë duhet dhënë rëndësi të ndejturit në shtëpi, ngase Muhammedi ? thotë:
“Xhenneti qoftë për atë që e mbisundon gjuhën, i mjafton shtëpia e vet dhe për atë që qan mëkatin e vet”. Hadithi është hasen, tra. Taberaniu.
Muhammedi ? thotë:

“Atë që bën njërën prej këtyre pesw veprave, All-llahu i Lartësuar do ta sigurojë: atë që viziton një të sëmurw, atë që del për të luftuar, atë që hyn tek imami (kryetari) për ta ndihmuar dhe madhëruar dhe atë që rri në shtëpi, njerëzit janë rehat prej tij por edhe ai është rehat prej njerëzve”. Tra. Ahmedi.
Muhammedi ? thotë:

“Shpëtimi i njeriut gjatë kohës së fitneve (sprovimeve) është të rrijw në shtëpinë e vet”. Hadithi është sahih, tra. Ibn Ebi Asimi në librit e tij Es-sunneh.
Muslimani mund të sheh dobinë e kësaj çështjeje në kohë të vetmisë, në kohë kur nuk do të mund t’i ndryshojë shumë vepra të këqija, në këtë rast shtëpia i bëhet vendbanim në të cilin e mbron veten prej veprës së ndaluar dhe shiqimit të ndaluar, gjithashtu mbron familjen e vet nga lakuriqësia, kurse fëmijët nga shoqëria e keqe.
Katër: Njerëzit pjesën më të madhe të kohës së tyre e kalojnë në shtëpi, sidomos kur është shumë nxehtë ose shumë ftohtë, kur bie shi, pasi të kryejnë punën dhe pas mësimit. Për këtë shkak këtë kohë (që kalojnë në shtëpi) duhet harxhuar në vepra me të cilat është i kënaqur All-llahu, përndryshe do ta harxhojnë këtë kohë në gjëra të ndaluara (haram).
Pesë: Shtëpia është faktor i rëndësishëm për ndërtimin e shoqërisë Islame, ngasa qëliza kryesore e shoqërisë është shtëpia. Çdo shtëpi është një tullë në shoqëri, nëse këto tulla janë të mira, kjo shoqëri do të bëhej aq e fortë saqë do t’u qëndronte ballë armiqëve të All-llahut, në tw do të përhapej e mira dhe do të ndalohej e keqja.
Kjo shtëpi mund të nxjerë burra që do të përmirësojnë hallin e shoqërisë. Vetëm prej shtëpive të tilla mund të dalin thirrës shembullorw, kërkues të diturisë, muxhahidë të sinqertë, femra të ndershme, nëna edukatore…etj.
Pasiqë kjo temë qenka kaq e rëndësishme,e shtëpitw tona janë përplot gjëra negative, atëherë parashtrohet pyetja:

Cilat janë mjetet për përmirësimin e shtëpive?

Përgjigje e kësaj pyetje janë këto këshilla që do t’i përmend më poshtë. Lusim All-llahun e Lartësuar që këto këshilla t’u bëjnë dobi muslimanëve dhe ta orijentojw mundin e bijve muslimanw kah ringjallja e rolit të shtëpisë në shoqëritë e tyre!
Këto këshilla kanë të bëjnë me dy gjëra:
a) arritja e dobisë, që personifikohet në të urdhëruarit në të mirë dhe
b) largimi i dëmeve, që personifikohet në ndalimin nga veprat e këqija.
Përbërja e shtëpisë Shko lart

Këshila e parë: Ta zgjedhësh mirë gruan
All-llahu xhel-le shanuhu thotë:

“Dhe martoni të pamartuarat dhe robërit e robëreshat që janë të ndershëm dhe të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është Bujar i madh, i Gjithwdijshëm”. (En-Nur: 32)
Pronari i shtëpisë duhet të zgjedhë grua të mirë, e cila duhet t’i posedojë disa kushte, të cilat i ka treguar Muhammedi ?:
1- “Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, për ate se i takon familjes së ndershme, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Zgjidhe ate që ka fe, të lumshin duart!” Tra. Buhariu dhe Muslimi
2- “Tërë bota është kënaqësi, kurse kënaqësia më e mirë në këtë botë është gruaja e mirë”. Tra. Muslimi

3- “Secili prej jush le të ketw zemër falënderuese, gjuhë përmendëse (që përmend All-llahun shumë) dhe grua besimtare, e cila e ndihmon në veprat për ahiret”. Hadithi është sahih, tra. Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheja.

4- Në transmetimin tjetër qëndron “dhe grua të mirë, e cila e ndihmon në çështjet e kësaj bote dhe në çështjes e fesë. Kurse kjo është thesari më i mirë që posedojnë njerëzit”. Hadithi është sahih, tra. Bejhakiu
5- “Martoni ato të cilat i doni dhe të cilat lindin, ngase unë do të krenohem me numrin tuaj të madh në Ditën e Ringjalljes para pejgamberëve tjerë!” Hadithi është sahih, tra. Ahmedi

6- “Martohuni me beqare, se ato japin më shumë fëmijë, kanë gojë të ëmbël dhe kënaqen më pak”, në transmetimin tjetër qëndron “dhe më pak tradhtojnë”. Hadithi është sahih, tra. Ibni Maxheja
Ashtu siç është gruaja e mirë njëra prej katër kënaqësive të kësaj bote, ashtu është gruaja e keqe njëra prej fatëkeqësive të kësaj bote, siç thotë Pejgamberi ?:

“Prej lumturisë është gruaja e mirë, e cila kur e shiqon të pëlqen, kur mungon prej saj je i sigurtë në te dhe në pasurinë tënde. Kurse nga fatkeqësia është gruaja, e cila kur e shiqon, të dëshpron, flet kundwr teje dhe kur mungon prej saj, nuk je i sigurtë në te dhe në pasurinë tënde”. Hadithi është sahih, tra. Ibni Hibbani.
Përballë kësaj medoemos duhet të dihet gjendja e djalit, i cili i ofron vajzës muslimane martesë, kurse pëlqimi duhet të ndodhë duke patur parasysh këto kushte:
“Nëse ju vjen (për fejesë) ai, me moralin dhe fenë e të cilit jeni të kënaqura, martohuni me të. Nëse nuk e bëni këtë atëherë ndodhë çorodi dhe çrregullim i madh në tokë”. Hadithi është sahih, tra. Ibn Maxheja.
Për gjithë këtë që e thamë duhet të pyetet mirë dhe të mblidhen informata të sakta, me qëllim që të mos rrënohet shtëpia e cila do të ngrihet me martesën e këtyre dy çifteve.
Burri i mirë dhe gruaja e mirë ndërtojnë shtëpi të mirë, ngase toka e mirë jep fryte të mira, kurse toka e keqe jep fryte shumë rëndë ose nuk jep aspak!

Burri i mirë dhe gruaja e mirë ndërtojnë shtëpi të mirë, ngase toka e mirë jep fryte të mira, kurse toka e keqe jep fryte shumë rëndë ose nuk jep aspak! Shko lart

Këshilla e dytë: Mundohu ta përmirësosh gruan
Nëse gruaja është e mirë, atëherë duhet lavdëruar All-llahun për këtë begati, mirëpo nëse ndodhë që gruaja të mos jetë e mirë, atëherë pronari i shtëpisë e ka për detyrë të mundohet që ta përmirësojë. Kjo mund të ndodhw në këto raste:
a) Burri është martuar me grua jofetare, ngase në kohën e martesës edhe ai nuk ka qenë fetar i madh;
b) Burri është martuar me një grua jofetare me shpresë se do të përmirësohet, ose
c) është martuar nga presioni i anëtarëve të shtëpisë.
Në këto raste burri duhet të mundohet që ta përmirësojw gruan e vet. Normalisht nuk duhet harruar se udhëzimi është në Dorë të All-llahut, All-llahu është Ai që Udhëzon. Duke u nisur nga ky fakt, një begati prej begative të All-llahut ndaj Zekerijasë është fjala e All-llahut: “dhe ia përmirësuam bashkëshorten e tij”. (El-Enbija: 90) Ky përmirësim ka të bëjë edhe me trupin edhe me fenë e saj. Ibni Abbasi radijall-llahu anhu thotë: Ishte sterile, nuk lindte, e pastaj lindi. Kurse Atau radijall-llahu anhu thotë: Fliste shumë e All-llahu e përmirësoi.
T’i përmendim disa metoda për përmirësimin e gruas:

  1. Duhet dhënë rëndësi përmirësimit të ibadetit të saj ndaj All-llahut.
  2. Duhet munduar që ta ngritësh (rritësh) imanin e saj me këto gjëra:
    a) Nxite në namaz nate
    b) Nxite që të lexojë Kur’an
    c) Mësoja përmendësh disa dhikre që janë të caktuara për disa kohë dhe për disa raste (siç është dhikri i mëngjesit dhe mbrëmjes, dhikru gjatë daljes prej shtëpisë etj.)
    d) Nxite të jepë sadaka
    e) Nxite të lexojë literaturë Islame
    f) Nxite të dëgjojw kaseta të dobishme, ligjerata që i shtojnë njohuritë e saja fetare dhe ligjerata që ia rrisin imanin
    g) Zgjidhi asaj shoqe fetare dhe bëja të mundëshme të ndërlidhin marëdhënie shoqërore dhe të vizitohen mes vete
    h) Largoji të këqijat prej saj dhe mbylli të gjitha dritaret e së keqes, duke e larguar prej shoqeve dhe vendeve të këqija.

Besimi në shtëpi

Këshilla e tretë: Bëje shtëpinë vend ku përmendet Zoti
Muhammedi ? thotë:

“Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet All-llahu dhe shtëpisë, në të cilën nuk përmendet All-llahu, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”. Tra. Muslimi
Pra, medoemos duhet bërë shtëpinë vend ku përmendet All-llahu, pa marrë parasysh llojin e dhikrit, qoftë dhikër me zemër, me gjuhë, ose falje e namazeve, lexim i Kur’anit, përkujtim i lëndëve të sheriatit ose lexim i librave të ndryshëm.
Sot, sipas hadithit të lartëpërmendur, shumë shtëpi të muslimanëve janë të vdekura, ngase nw to nuk përmendet All-llahu. Përkundrazi, në shtëpitë e muslimanëve sot, dwgjohet muzika (zëri i shejtanit), të marrurit nëpër gojë, shpifja, përgojimi etj! Shtëpitë tona janë përplot mëkate, siç është përzierja e burrave me gratë, ecja shpluar para farefisit që nuk është mahrem, ose para fqiut etj.
A thua vallë si mund të hyjnë melekët në këto shtëpi!?