4X4 RALLY ALBANIA

Sic dihet ne shqiperi eshte duke lulzuar nje tjeter sport qe duker ishte vetem nje enderr e pare ne televizor sot mjaft te rrinj arrijne ta realizojne endrren e tyre duke marre pjese ne keto gara.
ky lloj sporti i ashtu quajtur 4x4 rally albanian nuk lindi thjesht para nje vite kur u xhvillua gara e pare qershorin e kaluar. por zanafilla a tij eshte disa vite me perpara, ne fillim ishte si nje hob per disa te rinj qe kohen e lire te fundjavave e kalonin duke u marre me kete sport. Te paret qe jan marre me kete sport sot jan nje pjese e mire piloteve qe marrin pjese ne kete gare si dhe nje pjese e stafit drejtues te gares. Idea per te patur nje kampionat te till ka qene qe ne fillim kur grupi i terrinjve nuk perbehej me me shume se 10 mjete te tipi 4x4. Por me kalimin e kohes shume te rrinj dashamires te ketij sporti filluan te bashkangjiten grupit te madh, kjo detyrimisht solli dhe hapjen e kampionatit 4x4 RALLY ALBANIA.

Do te desha te diskutoheshe nga ju anatetare te tjere te lirenti.com se sa njohuri keni per zhvillimin e ketij sport dhe cmendim keni per kete sport.
nese keni foto ne pc-n tuaj mund ti sillni. ketu eshte nje foto e marre nga lart e mjetit kampion ne fuqi i cili te dyje garat e zhvilluara ka dale i pari

Une hera e pare qe po degjoj nje gare makinash ne Shqiperi, shume gje interesante dhe vendi yne haperia per rally ka sa te duash, :wink:

nje artikull nga albania sport (i vjeter)

Rally Albania, rikthehen “monstrat” 4X4 pë garën e dimrit
Në ditët e para të janarit sheshi “Nënë Tereza” do të pushtohet sërish nga makinat, motorrët, pilotët, komisarët… që me fillimin e ditës do të vërshojnë nga “Parc Fermee”, që do të ndërtohet në këtë shesh, për të nisur garën e madhe, e për t’u mbledhur sërish tok në fundin e ditës. Ja ku janë ata, sërish për të vijuar garën që nisëm vetëm pak muaj më parë. E ndërsa në qershor, kur e ngritën së pari siparin e një loje të tillë, ishin të gjithë disi skeptikë, në këtë garë dimri nuk ka më asnjë arsye për të qenë të tillë. Hera e para na e tregoi mjaft qartë se ky sport është në terrenin dhe në kohën e duhur.

Dje, më datën 4 nëntor 2006, “Off Road Club Albania” organizoi takimin e parë, duke shënuar kështu hapjen zyrtare të “Garës së Dimrit”. “4x4 Rally Albania”, (“Gara e Dimrit”), është një garë e tipit “Cross Country” që do të zhvillohet në tre etapa. Etapat do të jenë gjithsecila e kronometruar dhe me nisje individuale dhe do të ketë fitues për çdo etapë dhe fitues të garës. Fituesi i “Garës së Dimrit” do të shpallet ai mjet që merr pjesë në të treja etapat dhe duke mbledhur kohët e të tre etapave, realizon kohën më të vogël të shumës së tyre. Vendi i dytë, ai që realizon kohën e dytë më të vogël e kështu me rradhë.

Sipas organizatorëve, më 4 janar 2006, ditën e enjte, do të bëhen përgatitjet logjistike, pasi do të përfundojë ndërtimi i “Parc Ferme”, në Sheshin “Nënë Tereza. Më 5 janar 2006, të premten, në orën 9:00, “Parc Ferme” do të hapet dhe do të fillojë pranimi dhe regjistrimi i mjeteve dhe pjesëmarrësve të garës. Pranimi i mjeteve garuese zgjat nga ora 9:00 deri në orë 16:00. Gjatë kësaj kohe në shesh do të organizohen edhe aktivitete të tjera posaçërisht për këtë eveniment si: fluturime me parashutë, video projeksione të ndryshme, koncert, ekzibicione, etj. Makinat garuese, pasi të hyjnë brenda do të qëndrojnë të parkuara gjatë gjithë natës në shesh, duke vijuar të nesërmen me garën, që do të zhvillohet në 3 etapa, të cilat përfundojnë të dielën, më 7 janar 2006.

E Shtune, 04 Nentor 2006

kete vit eshte perseri gara e veres e cila do te zhvillohet me 14-17 qershor ket eradhe gara do te jete me gjate ne disa qytete me nisje nga tirana mberritje ne korce , nga korca ne vlore dhe finishi ne durres. disa nga mjete te garuese