5 mënyrat më të këqija për të propozuar për martesë !

Ju ndoshta jeni përgatitur për të bërë hapin e madh në lidhjen tuaj. Keni marrë në mënyrë sekrete, unazën që ajo dëshiron (ose jo) dhe hapin e shtuar që t′i kërkoni babait të saj për leje.

Tashmë gjëja e vetme që ngelet është propozimi “zyrtar”. Duket e lehtë, por t′i propozoni një femre të cilën ju e dashuroni, është më e lehtë për tu thënë se për tu bërë. Vite më parë kur ju po luanit futboll me shokët tuaj, e dashura juaj po mendonte për një dasmë madhështore.

Mbani mend se përralla juaj e propozimit do të thuhet aq herë në festa dhe mbledhje familjare sa ju nuk e keni idenë.

Ju do të bëni të pamundurën për tu siguruar që historia të jetë sa më e pëlqyeshme për të dyja palët. Ndërsa ju shtrydhni trurin mbi mënyrat e propozimit më poshtë jepen pesë gabimet që duhen shmangur.

1- Mënyra elektronike

Nëse nuk jeni një ushtar që po lufton në një vend tjetër ose një i burgosur që po shërben dënimin për disa shkarkime të këngëve në internet në mënyrë të paligjshme, t′i propozoni nëpërmjet internetit është një lëvizje pa takt. Ju dëshironi t′i tregoni asaj se sa vlen ajo për ju. Duke vënë një shënim në murin e Facebook-ut të saj ose në mënyrë rastësore t′i dërgoni një email nuk janë mënyra të efektshme për të arritur qëllimin.

T′i kërkoni dikujt për martesë është diçka për të cilën ju dëshironi përgjigje direkte. Shumë gjëra mund të mos shkojnë si duhet kur ju mbështeteni në teknologjinë moderne. Bëjini një nder vetes dhe propozojini ballë për ballë.

2- Në punën e saj

Për shumë femra, puna është një vend stresues ku ato harxhojnë 40 orë ose më shumë në javë, dhe është vendi i fundit ku ato mund të ndihen romantike ose sentimentale.

Paparashikueshmëria e shumicës së punëve e bën këtë një vend të rrezikshëm për shtrimin e pyetjes së madhe. Ju ndoshta doni edhe të evitoni sikletin e kolegëve të saj nëse përgjigja është jo. Prandaj lini unazën në xhep dhe ruajeni për një kohë kur ajo të mos jetë në punë.

3- Në evente sportive

Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në evente sportive e ka parë këtë gjë më parë. Në kohën e " pushimit të lojës" një shënim vihet re në ekranin gjigand dhe kameramani drejtohet tek mashkulli i cili ulet me njërin gju për ti propozuar të dashurës së tij.

Kjo mënyrë merr notën zero për origjinalitet dhe vë një presion të madh tek e dashura juaj. Nëse përgjigja është jo, do të keni me mijëra njerëz që do të qeshin me veprimin tuaj, në vend që të “gllabëroni” krenarinë tuaj përpara vetëm një personi.

Historitë në këto evente, në të cilat vajza i thotë “Jo” propozimit, qëndrojnë gjithmonë në qarkullim.

4- Në dasmën e dikujt tjetër

Marrja e kurajos nga shampanja dhe propozimi në dasmën e dikujt tjetër do të tërheqë vëmendjen tek ju dhe çifti i sapomartuar do të ndihet i lënë mënjanë.

Ata ishin aq të sjellshëm sa që ju ftuan juve në ditën e tyre të veçantë - lërini ta kenë - edhe nëse e dashura juaj kap tufën e luleve. Mundohuni të konsideroni se si do të ndiheshit ju nëse dikush do të merrte qëndrën e vëmendjes në dasmën tuaj.

5- Në momentin e fundit

Pasi ju e keni lënë të kuptojë personin tuaj të veçantë se martesa është në të ardhmen tuaj si çift, presioni i pyetjes u bën ta shtyni unazën më thellë në xhepin tuaj.

Ndërsa ju duhet të propozoni gjithmonë në mënyrën tuaj dhe në kohën tuaj, në fund pyetjet do të fillojnë të ngrihen nga ajo dhe mikeshat e saj, nëse prisni gjatë. Angazhimi duhet të jetë një surprizë që të injektojë një nivel të ri lumturie në jetën e saj, dhe jo të bëhet një gjest si “ishte më në fund koha për këtë”. Prandaj merrni frymë thellë, bëni një plan dhe mendoni për të gjitha arsyet pse ju e keni blerë atë unazë.

se dija se ka menyra jo te mir per te propozu martes

ou , si nuk e dije
kur ai te propozon per martes kur ty te ka ndodh nje fatkeqsi per shembull , nuk esht menyr dhe koh e gabuar per ta ber ?

martesa eshte gje e bukur prandja kurr nuk eshte vende i pa pershtatshem per tet ofru martes.

martesa esht gje e bukur , por varen dhe nga vendi , dhe nga meyra , koha …por mbi te gjitha edhe nga personi motra :wink:

personi ?sigurisht :wink:

Te verteta :slight_smile:

Mendoj se menyra me e mire eshte kur je vetem me partneren dhe shijon çdo moment :oops:

Hahah me disa prej tyre kam qeshur