50 shqiptarët më të famshëm në botë

Shqiptarët që janë bërë të njohur në botë nga Kadareja deri te Kledi Kadiu.
Ata ia kanë dalë të fitojnë një emër në Shqipëri. Më pas ia kanë dalë që nëpërmjet këtij emri të përcjellin vlerat e kombit tonë në mbarë botën. Në të gjitha kohërat ka pasur shumë shqiptarë që kanë shërbyer si ambasadorë të kulturës dhe vlerave shqiptare në botë. Dhe në këtë kohë, ja cilët janë shqiptarët fama e të cilëve shkoi përtej kufijve të vendit tonë.

  1. Ismail Kadare – shkrimtar
    Shkrimtari me famë tashmë botërore dhe fitues i çmimit “Man Booker Prize”

  2. Inva Mula – soprano
    Sopranoja me famë ndërkombëtare, e cila përfaqëson denjësisht vendin tonë në skenat botërore

  3. Ana Oxa – këngëtare, Itali
    Këngëtarja e njohur italiane ka pranuar se babai i saj ka mbërritur në Itali nga Shqipëria dhe pikërisht nga Kruja

  4. Sandra Bullock, aktore SHBA
    Është bërë e ditur se babai i Sandra Bullock është me origjinë shqiptare

  5. James Belushi – aktor, SHBA
    Aktori i famshëm amerikan, James Belushi, dhe vëllai i të ndjerit John Belushi, është me origjinë shqiptare

  6. Eda Zari - këngërare, Gjermani
    Lindur në Tiranë, Eda Zari jeton prej vitesh në Gjermani, ku është një këngëtare, producente dhe kompozitore mjaft e famshme. Ajo është gjithashtu ambasadore e kulturës së Shqipërisë

  7. Ferid Murati
    Nobelisti me baba shqiptar dhe nënë amerikane, Ferid Murati, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi në vitin 1998

  8. Angjelin Prelocaj
    Balet maestro i Parisit, Angjelin Prelocaj është fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare
    Me prinder te lindur ne Vermosh te Kelmendit-Malesi e Madhe

  9. Eliza Dushku – aktore, SHBA
    Aktorja e cila luajti përkrah Robert de Niros dhe Leonardo Di Caprio-s në filmin “Historia e një djali”, është me origjinë shqiptare

  10. Agim Kaba – aktor, SHBA
    Shumë pak e dinë se djaloshi simpatik që ka luajtur në telenovelën “Ndërsa bota rrotullohet”, është me origjinë shqiptare

  11. Stan Dragoti – regjisor, SHBA

Regjisori dhe producenti hollivudian e bëri të ditur para disa vjetësh kur mbërriti në Shqipëri prejardhjen e tij shqiptare

  1. Richard Lukaj – ekonomist, Wall Street, SHBA
    I lindur në Itali nga prindër shqiptarë, Lukaj cilësohet si “magjistari” i Wall Street, duke mbetur një nga menaxherët më të rinj të një rangu aq të lartë

  2. Joseph DioGuardi – ish-kongresmen, SHBA
    Ish-kongresmeni amerikan, Joseph DioGuardi, i lindur në Bronks, Nju-Jork, njëkohësisht dhe lider i Ligës Civile Shqiptaro- Amerikane. Ai është me origjinë shqiptare dhe që prej vitit 1989 ka bërë 15 udhëtime në Ballkan

  3. Emina Cunmulaj – modele, SHBA
    Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA

  4. Donald Lambro – gazetar, SHBA
    Ai është një gazetar amerikan me famë botërore dhe mbi të gjitha me origjinë shqiptare

  5. Tie (Tahir) Domi – lojtar hokeji, Kanada
    Ka lindur në Ontario, Kanada më 1 nëntor 1969 nga prindër shqiptarë. Është një lojtar hokeji mjaft i famshëm në Kanada

  6. James Biberi – aktor, SHBA
    Aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që prindërit e tij janë shqiptarë

  7. Tania Doko – këngëtare, Australi
    Ajo e ushtron aktivitetin e saj në Australi, por tashmë dihet se ajo është një këngëtare e suksesshme me rrënjë shqiptare

  8. Mirela Tafaj – soprano, Kanada
    Si shumë të tjerë, edhe Mirela Tafaj është një soprano shqiptare, e cila ka bërë emër edhe jashtë kufijve të Shqipërisë

  9. Elona Bojaxhi – aktore, modele, SHBA
    Elona Bojaxhi është modele dhe aktore me origjinë nga Berati. Ajo është zbuluar nga një regjisor, duke filluar më pas karrierën aktoriale

  10. Laureta Meci – aktore, SHBA
    Laureta Meci, e lindur në Kuçovë, ka përfunduar shkollën prestigjioze të aktrimit “Stella Adler” në Nju-Jork dhe po avancon me karrierën e saj

  11. Ilir Shaqiri – balerin, Itali
    Balerin i famshëm shqiptar në Itali, u bë i njohur nga programi televiziv “Amici”

  12. Kledi Kadiu – balerin, Itali
    Balerin shqiptar me famë të madhe në Itali, pas pjesëmarrjes dhe suksesit të tij në programin televiziv “Amici”

  13. Leon Cino – balerin, Itali
    Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë, edhe Leon Cino u bë i njohur shumë shpejt në Itali

  14. Klajdi Selimi – balerin, Itali
    Sërish një balerin shqiptar që u bë shumë shpejt protagonist i programit “Amici”

  15. Marina Malota – aktore SHBA
    Ajo vjen nga një familje me prejardhje shqiptare dhe ka luajtur në shumë filma si “Til There was You”, “The Thin Red Line” etj., ndërkohë që edhe vëllai dhe motra e saj merren me aktrim

  16. Tedi Papavrami – violinist, Francë
    I lindur në Tiranë, ai studio në konservatorin kombëtar “Superieur de Musique” në Paris.
    Ai ka interpretuar në shumë skena të botës

  17. Erald Dervishi – kampion botëror shahu
    I lindur në Durrës, ai është një nga kampionët më të rinj në historinë botërore të Shahut

  18. Mirsa Adami – pianiste
    E lindur në Tiranë, Mirsa Adami fitoi në 1990-ën çmimin e parë në një konkurs për të rinjtë në Itali dhe një vit më vonë interpretoi në Roterdam, Holandë. Ajo luan si soliste në dhomën e muzikës dhe është shumë e suksesshme

  19. Saimir Pirgu – tenor
    Pavarësisht se në moshë të re, Saimir Pirgu u bë shumë shpejt i njohur si tenor, duke fituar një sërë çmimesh në Itali

  20. Nate Dushku – aktor, SHBA
    Ai është vëllai i Eliza Dushkut dhe njësoj si ajo rrjedh nga e njëjta familje me origjinë shqiptare dhe është njëkohësisht aktor

  21. Hila Popaj – ish-aktor, SHBA (Chinatown)
    Ata që kanë parë seritë e filmit “Ninja” duhet ta kenë parë pa e ditur se ai është shqiptar.
    Ai gjithashtu ka luajtur edhe në “Chinatown”

  22. Liria Begeja – regjisore, Francë
    Liria Begeja është regjisorja e njohur franko-shqiptare

  23. Elsa Lila – këngëtare, Itali
    Pasi korri mjaft sukses me çmimet e saj të para në Festivalin Kombëtar Shqiptar, ajo u bë e njohur edhe në Itali, ku mori pjesë në festivalin e Sanremos

  24. Astrit Zejnati – balerin, Arizona, SHBA
    Pasi ka studiuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, Astrit Zejnati ka arritur të jetë balet maestro në Arizona

  25. Miriam Cani – këngëtare, Gjermani
    Vajza e grupit “Preluders”, Miriam Cani, tashmë e njohur në Gjermani dhe në vende të tjera evropiane, është nga Elbasani

  26. Stefi Gjine – teniste, Kanada
    Ajo është shumë e re, por një teniste me një të ardhme që premton shumë, me 124 trofe deri tani

  27. William Gregory – astronaut, SHBA
    William Gregory është një astronaut amerikan, paraardhësit e të cilit kanë emigruar nga Shqipëria në fillim të këtij shekulli

  28. Aurela Gaçe - këngëtare, SHBA
    Këngëtare shqipëtare që tashmë po korr sukses edhe në SHBA

  29. Igli Tare – futbollist, Itali
    Futbollisti shqiptar, i cili është mjaft i suksesshëm gjithashtu në Itali

  30. Ambeta Toromani – balerinë, Itali
    Si shumë balerinë të tjerë shqiptarë edhe Ambeta Toromani u bë shumë shpejt e njohur në Itali

  31. Oni Pustina – model, Itali
    I shfaqur në reklama të ndryshme, Oni Pustina është modeli i famshëm shqiptar që luan rolin e postierit në emisionin “Ce posta per te”

  32. Valbona Çoba – modele, aktore, SHBA
    Ajo u bë e njohur fillimisht në Shqipëri, më pas në Greqi si një modele e famshme, ndërsa tani është modele dhe aktore në SHBA

  33. Aris Golemi – balet maestro, koreograf
    I diplomuar në Shkollën e Baletit në Tiranë, ai ka performuar live me këngëtarin e muzikës kauntri, Dwight Yoakam, dhe gjithashtu ka qenë koreograf i disa pjesëve të grupit N’SYNC

  34. Masiela Lusha
    E lindur në Shqipëri, Masiela Lusha po vazhdon karrierën e saj prej aktoreje në SHBA. Ajo është shfaqur në shumë filma dhe spote publicitare

  35. Kristina O’Donnelly
    E lindur në Romë, Kristina O’Donnelly është e bija e një shqiptari të Maqedonisë. Ajo është shkrimtare mjaft e famshme

  36. Mariela Cingo
    Mariela është një pianiste e re shqiptare me banim në Londër, ku ka fituar shumë çmime për interpretimet e saj

  37. Laura Mersini Houghton
    Ajo është kozmologe dhe është shqiptare, si dhe një nga femrat e pakta në botë që merren me këtë shkencë

  38. Ardian Harri

Ai është një profesor shqiptar në Universitetin e Shtetit të Misisipit në departamentin e ekonomisë bujqësore

  1. Luan Krasniqi, boksier
    Ai është tashmë një boksier më famë, i cili ka mbajtur deri vonë titullin Kampion i Evropës

shume flm per keto informacione.

rrofsh argjiro.

mungon hamdi salihi, lorik cana, valon behrami, roland gergjaliu, enver idrizi e shume tjere

Mund ta vazhdosh listen, :smiley:

mjafton emrin dhe nje pershkrim per ta :=)

te ta them te drejten po pertoj ta lodhi mendjen per te tjere .

ata qe ajen i njohim te gjithe apo jo

hamdi salihi-futbollist shqiptar qe luan dhe sheklqen ne austri, e gjithe austria e njeh
lorik cana-kapiteni i njeres nga ekipet me te mire ne france njeri i audhuruar ne gjithe francen
valon behrami-megjithese nuk e pranon te jete shqiptar eshte nejri qe e njeh gjithe evropa
roland gergjaliu-edhe ky si behrami luan per kombetare tjera, por megjithate nuk e di qe ka mohuar te jete shqiptar dhe eshte lojtar standad i kombetares se autrise
enver idrizi-kampion absolut i botes ne karate

cudi qe nuk i njoh une keta :? thua te jene kaq te famshem :?

jane shume te famshem por une nuk te kam faj qe nuk i njeh ti.

PO Aziz Salihun ku e harrut :S ish kampion bote en box … medalje en Olimpiada :S

lorik cana luan me skuadren e olimpique de marseille ! me marsejen ! :)dhe te gjitha gocat franceze, pothuajse , vdesin per te !

po mir mi po vetem emri im nuk qeka ne ate liste??? :o(…
asnje gje te mir nuk kam paskem ber un keshtu???lista e dyte kur do te dali???te bej ndonje gje shpejt e shpejt…:p:p

ne edhe ata qe sjane shqiptare i bejme me pahir…flasim vetem per shqiptare apo jo>??? se me duket se Sandra Bullock nuk e ka pohuar asnjehere qe eshte shqiptare…nejse ka dhe shume shqiptare te tjere te famshem. me kryesorja besoj se eshte NENE TEREZA. megjithate argjiro faleminderit per kete liste.

Enver idrizi mer pjese dhe ne shum filma, shumicen i ka me aktorin e njohur VAN DAM. ku ne nje dyliftim me van dam ka dhe rrypin me shqiponje qe duket shum qarte.

mungon edhe jimmy marku super kampion per pesha te renda ne angli

Mungon Elvir Muriqi boxer nw SHBA
[nomedia]https://https://www.youtube.com/watch?v=XMhK6FsI1gs[/nomedia]

Azem Maksutej Tajbox Zvicerr

mungojne disa rapera shqiptare si Noizy D.U.D.A Unikkatil Tingulli-3nt qe bejne koncerte ne vende te ndryshme te europes dhe amerikes

mos u merzit se e ke bere…je apo jo"" NOEMI ""e dashura e berluskonit,me te njohur se ty ska per momentin.urime je ne fillim te listes…

wow kokan shum more te famshum po qe nuk jetojn ne Kosove-Shqiperi

Nese flasim per figura te shquara qe kane vdekur ka shume.

Nje nga keta eshte eshte Aleksander Moisiu, aktor shqiotar i cili ka luajtur ne Gjermani. Ne vitet para Lufts se 1 Bot. llogariyej si nje nga aktoret me te medhenj ne hapsiren gjermanofolese…

njeri nga keta 50 jam un :smiley: po jam i pari :smiley: