7 aplikacione për perpunimin e fotove që mund t’i përdorni bashkë me Instagram

Teknologjia e smartfonëve e ka përmirësuar ndjeshëm editimin e fotove në celular. Aplikacionet e mëposhtme nuk janë vetëm të shpejta dhe të lehta për t’u përdorur, por janë edhe tepër zbavitëse.

Të gjithë fotografët dhe entuziastët e fotografive e dinë se Instagram-i është hapi i fundit në rrjedhën e editimit të një fotoje.

Mjetet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të bëni rregullimet e duhura para se të shtoni efektet në Instagram. Përmes tyre mund të shtoni po ashtu qindra efekte – të fshini ato gjëra që nuk ju duhen, të bëni një foto të duket sikur po bie borë, të shtoni shkëlqim apo elemente të tjera.

Photoshop Express

Një aplikacion i thjeshtë dhe intuitiv. Përmes Photoshop Express mund ta prisni foton, të rregulloni ekspozimin, ngjyrat, kontrastin, nivelet e ngjyrimit etj. Mund të krijoni edhe pamje artistike përmes filtrave klasikë të Photoshop-it përfshi “Lens zoom," “Grain” dhe “Glow.” Çmimi: pa pagesë.

Lens Light

Nëse ju pëlqejnë elementet si xixat, zemrat apo rrezet e diellit, atëherë provoni këtë aplikacion. Ai ka dhjetëra efekte që mund t’i shtojë fotove tuaja. Mund të shtoni ndriçim nga pjesë të ndryshme të fotos, të shtoni efekte të hënës, pluhuri me xixëllonja, korniza etj. Çmimi: $0.99.

Pixlromatic

Nëse do të shkarkonit vetëm një aplikacion të vetëm nga kjo listë, ky do të ishte i duhuri. Edhe pse nuk do të keni mundësi të shtoni stampa apo maska në të gjitha fotot, përmes këtij aplikacioni do të bëni disa nga fotot më të bukura që keni parë ndonjëherë. Çmimi: pa pagesë.

Color Splash

Ky aplikacion ju mundëson të bëni foto artistike, duke përqëndruar ngjyrat në një pikë të caktuar dhe duke i hequr ato në pjesën tjetër. Përmes rrëshqitjes së gishtit mund të përcaktoni cilat do të jenë zonat me ngjyra. Çmimi: $0.99.

Diptic

Ky aplikacion ju mundëson të prisni disa foto në një të vetme. Mund ta rrotulloni dhe të bëni ndryshime të vogla (për shembull, kontrasti, ekspozimi) për secilën foto. Mund të zgjidhni mes shumë template-sh, kornizash etj. Çmimi: $0.99.

Me Photowonder mund të bëni prerje të fotove, t’i bashkoni ato, të shtoni filtra dhe efekte. Përfshihet në të njëjtën kategori si LINE Camera, edhe pse efektet janë shumë të ndryshme nga ajo. Çmimi: pa pagesë.

LINE Camera

Nëse keni dëshirë të bëni gjëra të çuditshme me fotot tuaja, të shkruani shënime, apo thjesht të luani me filtrat e ndryshëm, ky është aplikacioni i duhur për ju. Përdoreni LINE Camera për t’i shtuar një mjekër fytyrës së mikut tuaj. Ose mund të pikturoni apo të shkruani në foto. Çmimi: pa pagesë.

Burimi: PCWorldAlbanian

kesaj liste do i shtoja edhe programin tim te preferuar per perpunimin e fotove, [b]VSCO CAM[/b]! Ky program eshte falas per iOS dhe Android dhe iu jep nje sere mundesishe per t’i perpunuar dhe ndryshuar efektet e fotove tuaja, te cilat me pas mund t’i postoni ne Instagram. Ju gjithashtu mund te shkarkoni paketa editimi nga dyqani i programit (falas dhe me pages).