8 karakteret që tërheqin femrat

Studime disavjeçare përcaktuan tipet kryesore që janë më të suksesshëm me femrat. Femrat kanë dy lloje “programesh mendore” kur bëhet fjalë për meshkuj. Kur thuhet “program” specifikisht nënkuptohet që ato janë
të programuara që nga lindja, prej gjeneve të tyre, po ashtu edhe nga shoqëria, ti pergjigjen në mënyrë të pavetëdijshme dy tipe meshkujsh që i përshtaten fotos mendore të tyre. Të gjitha femrat tërhiqen nga këto personalitete deri në njëfarë pike.

1- “Djemtë e këqinj” (bad boys)
Këta tipa zakonisht janë të fuqishëm dhe sillen si të tillë. Pinë alkool, duhan, bëjnë tatuazhe dhe demonstrojnë në çdo mënyrë të mundshme që janë në krahun e gabuar të rrugës.

2-Aventurieri
Dikush që është qejf ta kesh rrotull. Këta tipa janë në mënyrë të qëndrueshme duke kërkuar për “adrenaline”, për emocion. Aventurierëve u pëlqen të bëjnë sërf, ski, gara me makina, hedhje me litar, hedhje me parashutë. Ata mendojnë si Indiana Jones dhe James Bond. Femrat e pëlqejnë këtë tip sepse aventurierët nuk janë kurrë të mërzitshëm ti kesh rrotull.

3-Flirtuesi
Dikush që është sensual dhe i bën femrat të ndihen mirë. Ata e kuptojnë femrën plotësisht, madje mendohet se në jetën e kaluar këta tipa mund të kenë qenë femra. Flirtuesit duket se kanë një mënyrë natyrale me femrat. Shumicës së meshkujve ata mund tu duken të çuditshëm, madje edhe paksa gei.

4-Artisti
Dikush që prek emocionet e saj dhe është enigmatik e kompleks. Artistët e shohin botën ndryshe nga personat e tjerë, është e vështirë për t′i kuptuar. Femrat mund të kuptojnë shprehitë e fytyrës së artistit më mirë se meshkujt e tjerë munden, prandaj zakonisht ato janë shumë të tërhequra nga këto personalitete. Këta tipa janë të paorganizuar dhe nuk janë të vetëdishëm për konceptin kohor.

5-Mashkulli i suksesshëm
Dikush që të ofron një stil jetese të mrekullueshëm dhe stabilitet. Mashkulli i suksesshëm sjell para dhe stabilitet. Shumica e femrave përpiqen të martohen me këta tipa.Të suksesshmit janë tipa dominantë, pasi ata janë lodhur për të arritur suksesin dhe i përdorin aftësitë e tyre të udhëheqjes në menaxhimin e lidhjes së tyre, madje edhe në rritjen e fëmijëve.

6-Kontrolluesi
Dikush që i thotë asaj çfarë të bëjë dhe e kontrollon, gjë që shumë femra e konsiderojnë si një shenjë të interesimit të madh ndaj tyre. Por në fakt është se atyre u pëlqen pushteti mbi gjithçka.

7-Mashkulli i zakonshëm
Dikush që është besnik, i qëndrueshëm dhe me këmbë në tokë. Këta tipa zakonisht përfundojnë në lidhje afatgjatë me femrat që janë si ata, të zakonshme.

8-“Servili”
Dikush që i jep asaj çdo gjë që ajo do. Ndonëse nuk janë të pëlqyshëm nga shumica e personave, servilat kanë një “fjalor” të veçantë ndaj të dashurës së tyre si “ok zemër, si të duash” dhe “më fal” dhe “çfarë ke zemër?” Këtij tipi nuk i pëlqen të shohë njerëzit në sy

shum te verteta nga 2 tek 7-a
kurse 1 & 8 , po sidomosss 8 fare fare fare :thumbs_down:

Te verteta te gjitha

po ti nga e di ca na terrheq neve :o :o :o …

Po i di se ju njof ahhahaa

dmth te gjithe tipat i terheqkan!

Mungon dembeli dhe genjeshtari :smiley: :smiley:

he he he he he he 3:) 3:)

2-Aventurieri
Dikush që është qejf ta kesh rrotull. Këta tipa janë në mënyrë të qëndrueshme duke kërkuar për “adrenaline”, për emocion. Aventurierëve u pëlqen të bëjnë sërf, ski, gara me makina, hedhje me litar, hedhje me parashutë. Ata mendojnë si Indiana Jones dhe James Bond. Femrat e pëlqejnë këtë tip sepse aventurierët nuk janë kurrë të mërzitshëm ti kesh rrotull.

4-Artisti
Dikush që prek emocionet e saj dhe është enigmatik e kompleks. Artistët e shohin botën ndryshe nga personat e tjerë, është e vështirë për t′i kuptuar. Femrat mund të kuptojnë shprehitë e fytyrës së artistit më mirë se meshkujt e tjerë munden, prandaj zakonisht ato janë shumë të tërhequra nga këto personalitete. Këta tipa janë të paorganizuar dhe nuk janë të vetëdishëm për konceptin kohor.

personalisht keto 2 tipe meshkujsh me duken me interesant…!