9 gjërat kryesore që irritojnë mashkullin në çift

Specialistja për marrëdhënien në çift, Lisa Hayes, thotë se janë 9 faktorë të cilët meshkujt i “keqkuptojnë” dhe bëjnë që lidhjet të përfundojnë:

1.Ajo pret nga unë që ta bëj të ndihet e bukur, e vlerësuar, e lumtur, tërheqëse çdo ditë. Meshkujt nuk duan të jenë përgjegjes për mënyrën se si ndihet një femër.

2.Ajo do që unë të mendoj atë çfarë ajo dëshiron. Meshkujt nuk duan të jenë nën presion për të miratuar mendimet e gruas së tyre. Ata duan të mendojnë atë që duan, si të duan, dhe të lirë të jenë ata që janë.

3.Ajo pret që të më përfshijë në çdo gjë të saj. Një mashkulli i pëlqen një grua që mund të jetë e pavarur.

4.Ajo është me të vërtetë e ngurtë. Burrat pëlqejnë femrat që “ecin me rrjedhën”. Edhe më shumë, shumica e meshkujve pëlqejnë një femër që është spontane.

5.Në qoftë se asaj nuk i pëlqen fiziku që ka, pse duhet të ma thotë vazhdimisht? Nëse keni probleme me trupin tuaj, meshkujt nuk duan të dëgjojnë për to.

6.Ajo flet shumë. Kjo nuk ka nevojë për shpjegim.

7.Ajo nuk më lë ta ndihmoj. Meshkujt gëzojnë kur kujdesen në mënyrën e tyre për femrat. Kur femra nuk pranon ndonjë ndihmë prej tij, ndihet i “ofenduar”.(Raste të rralla)

8.Ajo është emocionalisht e paparashikueshme apo me humor të keq. Meshkujt nuk e dinë se si të reagojnë ndaj tyre.

9.Unë nuk kam asnjë ide se çfarë ajo dëshiron. Meshkujt nuk e lexojnë dot mendjen tuaj. E vetmja mënyrë që mashkulli ta dijë se çfarë një femër dëshiron është nëse ajo e thotë vetë atë

interesante keto

per kete 8ten nuk jam dhe aq dakort un …

Po 99 gjerat qe irritojne femrat pse nuk permenden?..

psh,egizmin,feminizmin…te vepruarit sipas kokes se tyre…pa pyetur nese je edhe ti njeri?..

ketu nuk flas per mashkullin tim,ai eshte mashkulli perfekt…:D…hahahahaha

shumicen i paska thon me ven!