A deshironi te ktheheni per te jetuar ne Atdhe?

Pershendetje bashkatdhetare! Se pari iu uroj shendet e fat. Dua te hap nje teme diskutimi qe ka te beje me ju qe jeni jashte.

A deshironi te ktheheni per te jetuar ne Atdhe?

Nese po, pse dhe nese jo, pse?

Arda!

znj.Arda,kjo eshte teme shume e qelluar,se paku te njohim mendimin e mergimtareve.Une mendoj se nuk ka njeri qe nuk don te kthehet ne vendin e vet,por kthimi ne atdhe per cdo mergimtare qe ka bere disa vite ne mergim eshte pengese ne vete!Diaspora shqiptare e viteve 90-ta,ishte e detyruar ne kete rruge te mallkuar nga shume shkaqe:Dikush ishte nen shinjester te pushtuesit dhe perndiqej,dikujt iu mor vendi i punes me dhune dhe nuk kishte mjete ekzistence.Tani ata qe kane bere mbi dhjete vite mergim,ne vendlindje kane humbur cdo perspektive.Funksionimi i shtetit tone eshte ne peshoje,aty ku nuk ka shpresa per vend pune guximi mungon,nga se nga puna jetohet.Disa ne dekada kane bartur femijet e tyre neper vende Evropiane qe mund te quhen djepe te demokracise,andaj ata femije sot veshtire qe mund te i bind njeriu te kthehen ne vendet ku nuk shohin shtigje jete.Prinderit nuk mund te ua kthejne shpinen femijeve dhe ti braktisin…Perkundraj deshires dhe mallit,edhe kohe te tera kthimi do te mbetet plage.Kjo eshte humbja me e madhe qe ka perjetuar diaspora jone shqiptare.E mira e se mires do te ishte,nje rini qe jashte vendit ka studjuar dhe ka fituar eksperience te gjere,te kthehen dhe te bartin eksperiencen e fituar ne atdhe,por edhe kjo eshte nje pikepyetje e madhe.

Ju keni folur, ne mos gaboj, per ne Kosove apo jo, po per shqiptaret e Shqiperise edhe per ata vlen kjo teme

Koeçidenc është por edhe në Shqipëri ikjet masive në vitin 90 ishin, me anën e ambasadave, trageteve, dhe ikjes nga kufijt vrior këto të fundit filluan që në 89.
Së pari arsyet ishin, shkatërrimi i fort që pati vëndi konomikisht dhe politikisht gjat ndërrimit të situatave politike që u shoqëruan me dhunë, burgosje deri dhe vrasje. Në shqipëri nuk kishte pushtues të huaj, ishte vet komunizmi pushtues në atë kohë
Dmth ikjet ishin më shum politike më pas u kthyen ekonomike (për një jet më të mirë)

Çfar mund të themi për kthimin?
Un përsonalisht nuk jam larguar nga Shqipëria, por nëse do ndodhte apo ndodh, kthimi im do varej nga kushtet që më ofron vëndi im. Nëse jeta ime do ishte po aq e mirë (jo më shum) sa mund të jet jasht shqipërisë do kthesha, në të kundërt do vazhdoja të isha një vizitore e vëndit tim.
Kur them kushtet nuk mendoj vetëm ekonomike por dhe shoqërore, në një vënd ku nuk respektohen të drejtat e njeriut nuk ka arsye të jetoj, në një vënd ku kultura shkon në regres, nuk ka arsye të qëndroj
Njeriu zgjedh më të mirën për jetën e vet

Por a nuk do kthehen emigrantet tani qe do hyjme ne EU dhe Shqiperia do ece perpara!

mmmm ke ven nje pyetje qje as ne nuk e dijme pergjigjen :wink: !!! he he he ! ne erdhem ne greqi dhe cdo vit ishim ( do hikim sa te mbaroj un 6-vjecaren , mbrapa sa te mbaroj gjimnazin , mbrapa sa te mbaroj licen dhe tani kur te mbaroj universitetin !!! lol ) dhe kaluan 13vjet !!! por nje gje shikoj qje kur shkoj ne shqiperi jemi prap te huaj , te gjith gjejn pun me mik , shkoll me mik , kurse un nuk jo ( pervec kesaj kam & shum mendime ndryshe nga mendimet e njerzve andej )!!! ne greqi prap je i huaj !!! me pak fjal ngelesh i huaj kudo !!! keshtu q asnjher si dihet jetes !!! tem e veshtir !!! Deshira esht e madhe , por mundesia ??? per nje gje jam e sigurt qje ne greqi sdo rrij shum & jeta esht atje ku esht puna !!!

Nuk kam deshire aspak per tu kthyer ne atdhe :frowning:

Pseeeeeeee, pse, Emaus!!!

Po, e veshtire eshte pyetja por Atdheu eshte i dhemshur dhe nese nuk do ktheheni ketu, kujt do t;ia lini kete vend!? Ju qe keni shkuar jashte dhe qe jeni arsimuar aq me shume, si ka mundesi te mos kthenei dhe te beni vendin tuaj si e keni pare jashte?
Nese nuk ktheheni ju dhe te sillni kulturen qe keni marre, kuptohet ate te miren, ate demokratiken, ata qe keni lene ketu, do te jene gjithmone keshtu.