A e vrau Aristotel Onasi BOB KENEDIN

Zbulim bombastik i gazetës “Daily Mail”: A e vrau Aristote Onasis BOB KENEDIN
Shkruar nga Blendina Cara
e shtunë , 23 gusht 2008
ImageAristotle Onassis e dinte se njeriu që urrente dhe kishte frikë njëkohësisht, më së shumti njeriu që mund t’i prishte plane, do të vritej nga arma e një vrasësi.
Marrëveshja ishte mbyllur dhe, i vendosur të ishte diku tjetër kur të shtënat të merrnin rrugë, ai po niste udhëtimin e tij të ngadaltë drejt Evropës, në jahtin e tij “Christina”. Ai s’mund të ishte më i lumtur se aq.
Para pak ditësh, Jackie Kennedy kishte hipur në jahtin e tij, pas një udhëtimi gjashtëditor në Karaibe.

Çdo pasdite ai përvidhej në dhomën e saj dhe mbrëmjeve, gruaja që njihej si Vejusha e Shenjtë, e kishte lejuar t’i ndizte cigaret, t’i rrëfente atij gjërat që i pëlqenin dhe jo.
“E ke problem t’i heqësh syzet? Syzet e ndaluara s’duhet të mbahen natën”, i kishte thënë ajo një mbrëmje.
Tani, i vetëm me miken më të mirë të Jackie-t, Joan Thring, ai e joshi dhe atë. Pas darke, ai dhe Joan uleshin duke dëgjuar disqet e Maria Callas, një prej të dashurave të Onassis.
Në këtë moment, Joan e pyeti Onassis-in se si e kishte bërë pasurinë e tij. “Ka vetëm një gjë që duhet të kuptosh në lidhje me mua e dashur: Unë jam krejtësisht i pamëshirshëm”, i tha ai.
Ishte një përgjigje ogurzezë, teksa “Christina” po kalonte Atlantikun, Joan Thring-ut i dukej se Onassis ishte në një moment vendimtar, sikur po priste të ndodhte diçka.
Onassis e mori vesh lajmin teksa po hante mëngjes, më 5 qershor. Bobby Kennedy ishte qëlluar; ai s’kishte vdekur akoma, por ishte në gjendje të rëndë, i raportoi ndihmësi i tij, Johnny Meyer.
“Dikush do ia rregullonte qejfin bastardit të vogël, herët a vonë”, u përgjigj ftohtësisht Onassis. Ai i tha Meyer-it që t’i telefononte sapo Kennedy të merrte fund, “sikur të donte të dinte rezultatin e një ndeshjeje”, thotë Meyer. Joan Thring, gjithashtu mban mend pasivitetin, me të cilin Onassis e priti lajmin.
“Nuk prisja që Ari të mërzitej. E dija se vdekja e Bobby-t ishte me leverdi për të. Por ishte sikur i thanë diçka që ai e dinte më parë”, tha Joan Thring.
Janë bërë 40 vite që kur Robert F. Kennedy, vëllai i vogël i presidentit John F. Kennedy dhe prokuror i Përgjithshëm, u qëllua në kuzhinën e hotelit “Ambassador” në Los Anxhelos, nga Sirhan Bishara Sirhan, një emigrant palestinez, 24-vjeçar. Dukej si një çështje që u mbyll sapo Sirhan u dënua për vrasje.
Hoteli është shkatërruar që atëherë dhe Sirhan, 64 vjeç, është në burgun e Kalifornisë. Nuk ka dyshim që Sirhan e shkeli këmbëzën atë natë, por a veproi vetëm apo ishte pjesë e një komploti të organizuar më së miri?
Zërat në lidhje me këtë çështje kanë qarkulluar dhe vazhdojnë të qarkullojnë që atëherë.
Në autobiografinë e tij “Një jetë fatlume” që do botohet muajin e ardhshëm në SHBA, e aktorit Robert Vaughn, i cili ishte mik i ngushtë i Bobby Kennedy-t, e quan vrasjen e tij “konspiracia që s’do të reshtë asnjëherë”.
Po të bazohemi në librin tim “Nemesis”, aty rrëfehet pse dhe si mund të ketë paguar Onassis plumbat që kanë vrarë Bobby Kennedy-n. E kam takuar fillimisht Onassis në vitin 1968, në apartamentin e tij në Paris. Në atë kohë ai ishte milioneri më i famshëm i botës, marrëdhënia e tij me Maria Callas e kishte bërë më seksi, si dhe më famëkeq, dhe ai donte që ta ndihmoja të shkruante një libër për jetën e tij.
Unë punova për të rreth dhjetë muaj përpara se ai të anulonte marrëveshjen e librit. Një javë më vonë, më 20 tetor 1968, ai u martua me Jacqueline Kennedy.
Në pranverë të vitit 1974, unë mora një telefonatë nga Onassis, i cili më thoshte se donte të rifillonte punën mbi librin. Martesa e tij me Jackie Kennedy-n kishte qenë thjesht shtirje. Ndërkohë që në letra ajo zgjati gjashtë vjet, në realitet ajo kishte përfunduar brenda disa javëve. Në fakt, jeta e tij ishte bërë një katalog fatkeqësish. Djali i tij, Alexander, ishte vrarë në një aksident ajror. Gruaja e tij e parë, Tina, nëna e fëmijëve të tij, kishte kryer vetëvrasje. Vajza e tij, Christina, ishte divorcuar dhe jeta e saj ishte lëmsh. Ai ishte i sëmurë dhe e dinte se do të vdiste. Deri në vdekjen e tij, mars 1975, ne vazhduam të punonim për librin. Libri ishte përpjekja e tij e fundit për të rregulluar imazhin, sipas të cilit bota do ta mbante mend. Ai mendonte se ia kishte arritur qëllimit. Gjashtë javë më vonë, Aristotle Socrates Onassis u nda nga jeta.
Por si kishte lindur rivaliteti mes Bobby Kennedy-t dhe Onassis? Ato thuajse ishin përplasur me njëri-tjetrin në Nju Jork, në një festë të organizuar nga Pamela Churchill, në vitin 1953. Menjëherë pas kësaj, Bobby, në atë kohë një djalë i ri hakmarrës, kishte kontribuar në dështimin e një marrëveshjeje nafte që po lidhte Onassis në Arabinë Saudite. Onassis nuk e fali kurrë për këtë. Duke përdorur çdo mjet për të arritur qëllimin e tij, ai u përfshi në një fushatë hakmarrjeje ndaj klanit Kennedy.
Sër Winston Churchill, vizitor i rregullt i jahtit “Christina”, njëherë i kërkoi Onassis që të ftonte John Kennedy-n, në atë kohë një senator i ri premtues, dhe gruan e tij, Jackie, në një festë në jaht, gjatë vizitës në Monte Karlo.
Kënaqësia më e madhe e Onassis ishte kur i tha çiftit se ato duhet të largoheshin para orës tetë të mbrëmjes, pasi nuk ishin të ftuar të darkonin me Churchill-in. Sidoqoftë, atij i bëri përshtypje Jackie. “Ka diçka provokuese tek ajo zonjë. Ajo ka shpirt seksual”, i tha ai një miku. Më vonë, Onassis u përfshi në një marrëdhënie me Lee Radziwill, e cila ishte motra e Jackie Kennedy.
Bobby Kennedy, në atë kohë prokuror i Përgjithshëm, duke mos arritur të binde Lee-në që të ndahej nga njeriu që ai e quante “Greku”, i telefoni Onassis-it në Paris dhe i kërkoi që të mos e takonte më kunatën e tij. Por Onassis, i cili e dinte për marrëdhënien e Bobby dhe Jack Kennedy-t me Marilyn Monroe, iu përgjigj: “Bobby, ti dhe Jack merruni me mbretëreshën e kinemasë, ndërsa unë po merrem me princeshën time”. Në vitin 1963, kur djali i Jackie-t, Patrick, vdiq tre ditë pas lindjes, Onassis e bindi Lee-në ta ftonte motrën e saj për një udhëtim në bordin e jahtit “Christina”. Për habinë e të gjithëve, Jackie, në shenjë hakmarrjeje ndaj tradhtive të Presidentit, pranoi.
Në fund të udhëtimit, ajo kishte rënë pre e sharmit të Onassis. Vetëm disa javë më vonë, presidenti Kennedy u vra në Dallas. Jackie e ftoi Onassis-in në funeral në Shtëpinë e Bardhë. Bobby u tërbua, por nuk kishte çfarë të bënte. Sepse ai respektonte pushtetin më shumë se të kuptonte ndjenjat dhe Jackie e kishte pushtetin në atë moment. Dallasi e ktheu John F. Kennedy-n në një figurë romantike historike. Ndaj, një pjesë e joshjes presidenciale të Bobby-t do të huazohej nga legjenda e të vëllait. Dhe ishte e rëndësishme që legjenda të mos njollosej me ekspozimin e marrëdhënies së Onassis me gruan e Presidentit. Ndaj, Onassis duhej toleruar edhe nëse s’mirëpritej. Ftesa e Jackie-t në funeral i dha dritën jeshile Onassis-it, i cili e ktheu gjithë vëmendjen tek ajo. Ishte fillimi i një marrëdhënieje të fshehtë pesëvjeçare. Në vitin 1968, Jackie i rrëfeu Bobby-t, me të cilin ajo ishte emocionalisht e afërt, se kishte në plan të martohej me “Grekun”. Bobby u trondit nga lajmi. Megjithatë, ai i ofroi asaj një marrëveshje: Nëse ajo pranonte të bënte fushatë për të dhe i premtonte të priste deri pas zgjedhjeve për të bërë një njoftim publik, ai do t’i jepte asaj bekimin e tij.
Kur dëgjoi për marrëveshjen, Onassis tha: “Ai thjesht po e zvarrit atë. Ai më urren. Ai do më shkatërrojë nëse vë këmbë në Shtëpinë e Bardhë”. Dhe kështu, duke u kthyer tek instinktet e tij “krejtësisht të pamëshirshme”, Onassis e gjeti përgjigjen e tij, kur Bobby Kennedy ndërroi jetë i plagosur në dyshemenë e hotelit “Ambassador”. ob Kenedin?

Kur dëgjoi për marrëveshjen, Onassis tha: “Ai thjesht po e zvarrit atë. Ai më urren. Ai do më shkatërrojë nëse vë këmbë në Shtëpinë e Bardhë”. Dhe kështu, duke u kthyer tek instinktet e tij “krejtësisht të pamëshirshme”, Onassis e gjeti përgjigjen e tij, kur Bobby Kennedy ndërroi jetë i plagosur në dyshemenë e hotelit “Ambassador”.