A mjafton dashuria për t’u martuar ?

Mrekullinë e dashurisë e ndjejmë atëherë kur zgjimet e ditëve tona ëmbëlsohen me të njëjtin përqafim

Dashuria romantike
… ajo lind dhe më pas lulëzon martesa. Tradita para-romanticizmit klasik bënte që kjo e fundit të lindte para dashurisë…
Tashmë më parë lind ai emocioni i gjithëpushtetshëm, unik, i denjë për t’u kurorëzuar, sepse prospektiva e dashurisë romantike, ka kthyer përmbys bazat e martesës së dikurshme dhe ka vënë theksin mbi lumturinë individuale, dhe jo më mbi detyrimin social si pjesëtarë të shoqërisë për t’u martuar dhe gjen¬eruar fëmijë, pavarësisht nëse je i/e lumtur apo jo. Sot martohemi për të qenë të lumtur… fëmijët që mund të vijnë do ta perfeksionojnë akoma më shumë këtë lumturi. Kështu lind ‘feja e dashurisë’, që e kthen martesën në një kult, që herët a vonë të gjithë e dëshirojnë dhe duan ta përqafojnë.

Dashurojmë
… po a është mjaftueshëm për të trokitur në portën e martesës? Çfarë i duhet marrëdhënies tonë për të arritur pjekurinë që kërkon një martesë e suksesshme? Të qenit në çift implikon në mënyrën më të thellë, aftësinë tonë për të dashur një person tjetër.
në mënyrë reciproke dhe të pakushtëzuar. Kjo marrëdhënie mbështetet gjithashtu edhe në kapaciteti n e secilit partner për t’u ndjerë i/e rëndësishëm dhe për t’i dhënë vlerën dhe rëndësinë e duhur partnerit/es. Pa këto dy cilësi të rëndësishme, bëhet e pamundur një eksperiencë e vërtetët në çift, sepse intimiteti dhe respekti reciprok humbet diku rrugës.

Epopeja e çiftëzimit
Epopeja e çiftëzimit fillon me etapën e parë, atë të zgjedhjes së partnerit/es. Kjo zgjedhje është pjesë e një procesi kompleks që implikon jo vetëm gjendjen aktuale të dy partnerëve, por edhe të gjitha influencat gjenetike, familjare, edukative, ekonomike, shoqërore dhe sociale që secili prej tyre mbart në jetë. Është ajo zgjedhje qe ne përmbledhim me një fjalë të vetme ‘tërheqje’, sepse tjetërsoj do na dukej tejet e komplikuar.
Të gjitha bashkë, këto influenca kanë formuar atë që individi është, personalitetin e tij të koklavitur që di të dashuroj ë, di të falë, të bëhet krah, të bëjë kompromise, pra që di të jetojë eksperiencën e të qenit në çift. Cilësi që në qoftë se do mungonin, do të bënin që martesa të kthehej në një kontratë ligjore dhe kaq. Përkrah faktorëve të mësipërm, midis dy partnerëve që zgjedhin njëri tjetrin, ekziston një ekuilibër ngjashmërish që i bën dy njerëz të bashkëjetojnë qetë në ekuilibër. Por në të njëjtën kohë bashkë-ekzistojnë edhe disa diferenca që lejojnë një dozë të caktuar tensionimi, që nuk e dëmton marrëdhënien, pasi e furnizon atë me shtysën e shëndetshme drejt individualizimit.

Shtyllat që mbajnë “shtëpinë e dashurisë”
Stabiliteti në marrëdhënien bashkëshortore, prototip i marrëdhënieve të gjata dhe të forta, bazohet gjithashtu tek:
:black_small_square: tiparet e personalitetit tonë dhe tek mënyra se si ja komunikojmë ato partnerit/es
:black_small_square: varësia e ndërsjellë që rritet sa më shumë kalon koha
:black_small_square: ndjeshmëria ndaj emocioneve tona dhe të partnerit/es
:black_small_square: intimiteti që sa vjen e shtohet dhe dashuria janë të ngulura thellë në damarët e marrëdhënies dhe e ush¬qejnë atë pa ndalim
:black_small_square: të dish ta ndash dhe ta jetosh dashurinë me tjetrin
:black_small_square: të dish të ndash sa më mirë rolet në një marrëdhënie, dhe të vendosësh baza të shëndosha intimiteti, do të thotë të jetosh një marrëdhënie bashkëshortore që ka ç’të ofrojë pa u shteruar kurrë.
Gjithashtu qëllimet dhe pritshmëritë të ndërgjegjshme apo jo, kanë një impakt të rëndësishëm në drejtimin që merr një lidhje, në intensitetin me të cilin ajo jetohet dhe në jetëgjatësinë e saj.
Të dehur nga euforia e dashurisë, shumë prej nesh e kalojnë pragun martesor të mbushur me pritshmëri jo shumë realiste në lidhje me atë çka na ofron martesa, të bindur se jeta në çift do të plotësojë të gjitha nevojat tona, të çfarëdo natyre qofshin. Frustrimi fillon në momentin që kuptojmë që nuk është egzaktësisht kështu. Dhe në këtë fazë ndodh ajo që përshkruhet ‘si fillimi i vlerësimit të vetvetes, në bazë të limiteve tona, pritshmërive tona dhe ato të partnerit/es në lidhje me ne. Martesa kalon kështu, një proces zhvillimi, ashtu si një bebe e vogël e porsalindur që rritet ngadalë dhe fillon të krijojë identitetin e saj të brishtë. Sa prej nesh e kanë ndjerë marrëdhënien e tyre ‘të rritet’ me kalimin e viteve …

Periudha e “mjaltit” zgjat 5-7 vjet
Sipas teorisë së Bartnett mbi martesën, secili nga të dy partnerët kalon përmes një periudhe ‘mjalti’ që zgjat 5-7 vjet, dhe vazhdon me një krizë që vë në rrezik marrëdhënien martesore. Por si reagojmë ne përballë kësaj krize? Disa prej nesh, ndahen përfundimisht nga partneri, me shpresën se mund ta jetojnë ëndrrën e marrëdhënies perfekte me një njeri tjetër. Disa të tjerë e lënë veten të pushto¬hen nga gjendja apatike që shkakton kriza, duke bllokuar kështu ‘rritjen’ e marrëdhënies dhe kalimin e saj në stadet e tjera të ciklit të saj. Të tjerë zgjedhin të ç’mitizojnë marrëdhënien e tyre dhe të pranojnë njëri tjetrin me gjithë virtytet dhe ‘defektet’ që mbart secili.
Sigurisht që kjo e fundit, kërkon aftësi të mira autoanalize, që me ndershmëri vënë para gjykimit veten dhe partnerin/en, duke lënë mënjanë idealizmat. Për të bërë pa hile dhe truke këtë analizë, duhet të tregojmë përkujdesjen dhe impenjimin për marrëdhënien duke parë më të mirën e saj, duke falur dhe mposhtur komplekset e perfeksionizmit, duke jetuar intimite¬tin e ëmbël të jetës në çift, duke ndarë bashkë dhimbjet dhe frikërat e njëri tjetrit, duke qenë totalisht të hapur emotivisht ndaj ndjenjave tona dhe atyre të ‘gjysmës sonë të ëmbël’.

interesante kto :slight_smile: :slight_smile: :slight_smile:

sa e pash qe kishe postuar ti , sikur ta dija qe do kishe shkr kte prz :lol: :lol:…:P…:perqafim:…

hahahahah :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue: :slight_smile: :slight_smile: :perqafim:

Periudha e “mjaltit” zgjat 5-7 vjet
Sipas teorisë së Bartnett mbi martesën, secili nga të dy partnerët kalon përmes një periudhe ‘mjalti’ që zgjat 5-7 vjet, dhe vazhdon me një krizë që vë në rrezik marrëdhënien martesore. Por si reagojmë ne përballë kësaj krize? Disa prej nesh, ndahen përfundimisht nga partneri, me shpresën se mund ta jetojnë ëndrrën e marrëdhënies perfekte me një njeri tjetër. Disa të tjerë e lënë veten të pushto¬hen nga gjendja apatike që shkakton kriza, duke bllokuar kështu ‘rritjen’ e marrëdhënies dhe kalimin e saj në stadet e tjera të ciklit të saj. Të tjerë zgjedhin të ç’mitizojnë marrëdhënien e tyre dhe të pranojnë njëri tjetrin me gjithë virtytet dhe ‘defektet’ që mbart secili.
Sigurisht që kjo e fundit, kërkon aftësi të mira autoanalize, që me ndershmëri vënë para gjykimit veten dhe partnerin/en, duke lënë mënjanë idealizmat. Për të bërë pa hile dhe truke këtë analizë, duhet të tregojmë përkujdesjen dhe impenjimin për marrëdhënien duke parë më të mirën e saj, duke falur dhe mposhtur komplekset e perfeksionizmit, duke jetuar intimite¬tin e ëmbël të jetës në çift, duke ndarë bashkë dhimbjet dhe frikërat e njëri tjetrit, duke qenë totalisht të hapur emotivisht ndaj ndjenjave tona dhe atyre të ‘gjysmës sonë të ëmbël’.

po mbase perjudhes se mjalteti kush do vi;) ajo e manaferrav:mad: sikur te ishte gjith jeta bashkshortore muaj mjalti askush nuk do ishe merzit se len familjen dhe martohet;)

pas muajit te mjaltit vjen kriza…dhe siper tregohet mjaft qart se si reagojn disa cifte , dhe se cf duhet te bejm qe ta shpetojm martesen

Mjafton…pasi dashuria eshte ajo qe i con njerzit drejt marteses…por jo gjithmone…ka edhe nga ata qe martohen per dokumenta,hahahaha…per pasuri…nga halli se iu kalon mosha…ose se i detyrojne te tjeret…ka shume arsye…ne ditet sot psh…rasti i pare…duket si me dylbi…nuk para ndodh!..ose ndodhe rrall…

hajt se mir jem (: S’po na ik koha… (:

mendoj qe po…por rutina e jetes se perditshme e ‘‘zbeh’’ dashurine keshtu qe, nese keni ndermend te martoheni mos e beni nese doni qe dashuria te zgjase sa me shume…sepse mendoj qe martesa nuk mjafton per te rritur dashurine:(

Hahahahaha cfare mendje ju jep njerezve patriote…hahahahaha i bere te rrijne beqar gjithe jeten…ok edhe une e kam degjuar diku kete…qe martesa e zbeh dashurin…por nuk mund te rrish gjithe jeten pengu i tij/saj…ti thuash rrijme keshtu se qenka mire…

Familja eshte e shenjte…sepse te dhuron kenaqesi te medha…te paturit nje streh te perbashket,nje shtepi qe pa varsisht problemeve,apo ulje-ngritje qe mund te kete martesa te mund ti kapercesh…(por jo gjithmone)…

ngrohtesia,dhe ate cfare te ofron nje familje nuk e gjene askund…nje femij ne jete te ndryshon jeten…dhe nuk mund te pretendosh qe te kete pasion dhe dashuri si ne fillimet e nje lidhjeje…ajo eshte e qarte…mbetet respekti dhe perkujdesja…por nuk mungon dashuria…vetem se kalon ne nje etap me te “pjekur”…i sheh gjerat pak me ndryshe…

hahaahhaha keshtu qe kush ka ne plan te martohet…hahahahaha martohuni…

jo nuk mjafton ,duhet edhe partneri/ja

e kam nga eksperienca…:stuck_out_tongue: si familja nuk ka eshte vertet gjeje me e bukur.eshte mrekulli e zotit tek shikon femijen tend qe rritet,por njekohesisht njeriu gjithmone nuk eshte i kenaqur me ate qe ka!!!..sidomos femrat…kot se ka thene NICE…CFARE KERKON NJE FEMER NE TE VERTETE???

boh!..histori tjeter kjo puna e femres…qe nuk ka dite qe te mos qahet…dhe te ndihet sikur vetem asaj i kane rene gjithe problemet e kesaj bote…gjithsesi…une qahem pergjithsisht…hahahahaha…

por edhe qesh…sepse ka jeta dallge e stuhi sa te duash…por kur ke ne zemer dike qe te dhuron ngjyra jete…dhe zbukuron ditet e tua…nuk ka me ankesa…vetem buzeqeshje…edhe pse do doje qe disa gjera te ishin ndryshe…sepse jeta nuk eshte perfekte…

e rendesishme eshte te dijme vleren e atyre qe kemi…dhe ti cmojme…ti tregojme se sa vlejne…dhe se sa i duam…kjo ka rendesi…te pakten nese vete i ke disa boshlliqe…plotesoi duke lumturuar te tjetet rreth teje…e nuk eshte pak!..

…me pelqen shpirti jot prej optimisteje…gje qe tek mua mungon icik…:slight_smile:

hahahahaha,flm…mundohemi ndopak…

…me te degjuar e kam…se di…martesa …varri i dashurise …e vertete ?

[QUOTE=STJUART;193592]…me te degjuar e kam…se di…martesa …varri i dashurise …e vertete ?[/QUOTE

eshte pjeserish e vertete…se po t’a kishin degjuar te gjithe kete te gjithe do te ishin pa martuar dhe me e keqja eshte se as ti,as une as ajo as ai…etj etj nuk do ekzistonim.:P:P:P:P

hahahahaha pse duhet te martohesh qe te kesh nje femije?..buh!..s’eshte e vertet,Degjova intervisten e Aurela Gace tek “zone e lire”…dhe tha…une kam nje vajze…do beje edhe 2-3-4 sa te dua…dhe nuk kam perse te martohem kur ndihem mire keshtu!..dhe mire e ka

kane ndryshuar kohet…mjafton te ndihesh mire…megjithse…sic e kam thene me siper…nese dikur martesa ishte kurorzim i dashurise…njerzit sot e shohin si varr…:o…dhe sic kane ardhur kohet…do kthehet ne nje fjale ne zhdukje…:roll:

po jam dakort me ty,kohet kane ndryshuar,por fatkeqesisht shoqeria ne te cilen ti jeton se une sot nuk jetoj aty shyqyr nga njera ane se kam lirine time totale gje qe aty mungon.aty e dashur ta bejne vellane te dashur e jo me te mos martohesh e te kesh femije.me vjen vertet keq por shqiperia nuk behet!!!:(dhe ndoshta martesa mund te zhduket,por per te pasur nje familje e dashur patriote duhet “fatkeqesisht” te martohesh.dhe ne shqiptaret nuk e kemi ate kulture dhe ate kendveshtrim jete per te bere nje gje te tille.realiteti eshte i hidhur ,por duhet pranuar.une kam vite qe skam ardhur aty per fat te keq,por gjerat nuk kane ndryshuar!:frowning:

Ke te drejte jetojme ne nje vend qe nuk jetohet per veten…por per te tjeret…mos keshtu e mos ashtu…se thot ky keshtu…e flet ky tjetri keshtu…jane shume llafazan…shume acarues…se nje muhabet sjell tjetrin…por le te jemi realist vendi yne…Vlora sidomos…eshte kriz ne c’do aspekt…pervec detit te bukur…s’ka asgje te mire…

Njerzit jane llapaqen…dhe nga qe kohet e fundit eshte bere papunesie e madhe…vetem me llafe merren…e imagjino te bashkjetosh me dike pa u martuar se c’thone?..

por mora si shembull vipat me larte…ata jane te emancipuar…ne njerzit e thjesht jetojme per te tjeret…e fjala e njerzeve qofte edhe te pa njohur na vret shume…jete dhe vend dreqi thuaj…