Abidal: 90% jam ende i Barcelonës

Telenovela Eric Abidal-Barcelona për rinovimin e kontratës duket se po vjen në pjesën e saj të fundit. Mbrojtësi francez, në përfundim të ndeshjes me Milanin, ka deklaruar për “Canal +” se : " Jemi dakord në 90% me klubin katalanas. Mungon vetëm firma. Jam shumë i lumtur të vazhdoj aventurën time me Barcelonën".

Eric Abidal, deri para pak ditësh nuk po arrinte akordin me drejtuesit e klubit dhe u përfol shumë për një largim të mundshëm nga Camp Nou. Skuadrat më të interesuara për francezin ishin Milan dhe Paris Saint German.

Por deklarata e fundit e vetë Eric Abidal duket se i ka përplasur derën në fytyrë të dy klubeve.

Me duket se nuk i pelqyen ofertat atij! ose do e ket lene pas Champions League :slight_smile: