Acidi laktik, energjia alternative e trurit

Acidi laktik, energjia alternative e trurit

[attachment=0:kmp2c3pf]palester.jpg[/attachment:kmp2c3pf]

[b]Truri djeg energji alternative kur organizmi është nën sforcim dhe gjendet në një sasi të pakët glukozi. Truri arrin të përdorë acidin laktik.

Ky është rezultati i një kërkimi të studiuesve të Universitetit të Kopenhagenit në Danimarkë dhe Universitetin e Amsterdamit, publikuar në revistën Faseb Journal.

Për të arritur në këto konkluzione, kërkuesit kanë vëzhguar qarkullimin e gjakut në trurin nga truri në një grup vullnetarësh të cilët kishin ndërmarrë ushtrime fizike të lodhshme.

U arrit të zbulohej se gjaku në rrugën drejt trurit ka një përbërje të lartë acidi laktik.

Analizat e fundit treguan se truri nuk e magazinonte të gjithë acidin, por e përdorte si burim energjie alternative bashkë më sasinë e ulët të glukozës.

Top-Channel[/b]