Adelina Ismaili perseri ne gjyq, por kete radhe me kengetaret sllave

Nderkohe qe kengetarja bullgare Alisia mbrohet me faktin se i paguan kompozimet shume shtrenjte, duke I realizuar ato ne gjuhen bullgare, ne anen tjeter vjen reagimi i pop dives kosovare Adelina Ismailit, e cila pergadit padine ndaj disa kengetareve sllave. Jane gjithsej pese kenge, te cilat i jane huazuar kengetares kosovare.Kohe me pare e ndodhur neper emisione te ndryshme muzikore, ajo tregoi se eshte ne dijeni rreth ketij fakti se ekzistojne kompozime, te cilat i jane huazuar nga kengetare te vendeve fqinje, por akoma nuk kishte informata te sakta ne lidhje me kengetaret, te cilat kishin bere kete gje pa u konsultuar aspak me Adelina Ismailin apo menaxheret e saj. Emisioni ne fjale eshte zhdukur para disa javeve nga faqja youtube nga persona te panjohur per te fshehur deshmite.E gjithe kjo eshte pune xhelozie, pasi siq mesojme diteve te fundit jane shtuar me shume inatet ne mes kolegeve kengetare ne estrade.Fjalet e kengetares bullgare Alisia, se qdo kompozim te cilin ajo e ka marre nga ndonje gjuhe e huaj e ka kompensuar materialisht i hedh poshte Adelina. Alisia eshte njera nder kengetaret te cilat do te paditet per plagjiature nga Adelina pasi i ka huazuar pa leje dy kenge te cilat i ka bere
hite ne vendin e saj.

Kenga me titull ‘‘Ushtrine time do ta bej’‘, e cila eshte akoma hit edhe sot e kesaj dite dhe degjohet me te madhe ne Kosove, per shkak te preferencave politike, u huazua tre vite me vone nga kengetarja serbe Mira Skoric, kurse dy kenget e tjera ‘‘Mos ma ndal’‘ dhe ‘‘Qe nje vjet e shtate dite’‘, e para e publikuar ne 1997 kurse e dyta e publikuar ne vitin 2001, u huazuan vite me vone nga kengetarja bullgare Alisia.Kenga e katert e kengetares shqiptare Adelina Ismaili e cila eshte huazuar po ashtu nga nje kengetare serbe, eshte pikerisht kenga ‘‘Amaneti’‘, kompozim ky i cili nuk eshte huazuar nga vete kengetarja por nga kompozitore dhe bashkepunetor te kengetares tjeter serbe Ceca, e cila eshte shume e njohur ne Serbi. Kompozimi ne fjale u ka pelqyer shume atyre dhe pa leje te askujt e kane kthyer dhe shenderruar ne nje hit ne gjuhen serbe, pikerisht tre vite me vone, pasi Adelina te njejten e publikoi ne vitin 2001. Se fundi, nje kenge tjeter e Adelines, ‘‘Heroi i tragjedise’‘ e perfshire ne albumin ‘‘Mbretereshe dhe robereshe’‘ album i publikuar ne vitin 2005, balade kjo shume e njohur e kengetares, eshte huazuar nga nje kengetare rumune.Adelina tashme ka statusin e nje artisteje te mbrojtur nga zyra e Artisteve Evropiane, ajo ka regjistruar veprat, kenget, albumet dhe videoklipet e saja ne Zvicer. Nje zyre ligjore atje eshte duke pregaditur proceduren e demshperblimit. Akoma nuk dihet se qfare demshperblimi do kerkoje Adelina, nese eshte ajo shume ne te holla apo diqka tjeter. Me rendesi eshte qe do behet nje pune e mire dhe disa gjera do rregullohen siq duhet, thekson, Rudina Idrizaj, e autorizuar per media nga vete kengetarja. Keto dite mesohet se eshte bere transferimi i familjes se Adelines nga apartamenti ne te cilin kane jetuar tash e shume vite, ne nje apartament tjeter po ne kryeqytet. Burime afer kengetares tregojne se nje nga arsyet e transferimit eshte rinovimi i apartamentit ne te cilin kane jetuar deri me tani. Por nje burim tjeter tregon se arsye e transferimit momental eshte edhe blerja e nje shtepie luksoze diku ne nje fshat te ri te Prishtines i cili eshte ndertuar ekskluzivisht per VIP-a. Ne lagjen Dardania,Adelina bashke me familjen ka qendruar afer 15
vjet. Nderkaq, Adelina per arsye se ndihej me e sigurte, ka jetuar ne shtepine e dajes se saj ne nje lagje periferike te Prishtines per disa kohe.

qekjo adelina bash kurv tullusum e kam o zot si mac e zez ma e mira leonora jakupi kjo kurva ka hec me kejt sekiraqat…ncncnc rrespia