Adelina lanson këngën e 100-vjetorit

Ikona shqiptare e muzikës moderne, Adelina Ismajli, ka publikuar këngën e saj të re me videoklip, të titulluar “Skënderbe” dhe që vjen në nderë të 100 vjetorit të krijimit të shtetit tonë.

Krijuesja e hitit “Ku Ma Ke”, e cila u shfaq tejet seksi në videoklipin e këngës së fundit, tani ka vendosur të ndryshojë në stil të këngës dhe në paraqitjen e saj në videoklipin e ri.

Kënga ngërthen në vete tekst patriotik, pavarësinë e shtetit shqiptar dhe thirrje për bashkim të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Në këtë këtë krijim fantastik vërejmë një gjithpërfshirje të historisë shqiptare, duke filluar nga heronjtë e Ilirisë, si Teuta dhe duke vazhduar me Gjerj Elez Alinë, Princeshën Argjiron dhe legjendën e humanitetit Nëna Terezën

Adelina, e cila njihet për marrëdhëniet e saj të acaruara me mediat shqiptare, ka kohë që vepron jashtë vendit. Ajo gjithmonë e ka lënë të hapur opsionin e kthimit në vendlindje. /Telegrafi/

//youtu.be/0k2GJW8F38M

Peffff,se mora vesh fare kete kenge :frowning:

shum e bukur! (y) (: (:

ehh, disi lezetshem, per nje kenge qe ka 4 minuta intro!

Une nuk kuptova cfare thote nga minuta 1:10 deri ne 2:00 ca lidhje ka kjo me kengen? :S