Adobe blenë Behance

Adobe ka bërë të ditur që ka blerë kompaninë Behance, një prej platformave sociale më të mëdha online e cila u mundëson krijuesve dhe disenjatorëve që të promovojnë dhe këmbejnë punën e tyre. Kështu, Behance do të integrohet në shërbimin Adobe Creatiev Cloud, dhe do ta luajë rolin kyç në përpjekjet që të përshpejtohet përhapja e botës së tyre kreative dhe komunitet kreativ bashkëpunues. Behance është themeluar në vitin 2006, ka 32 të punësuar dhe më shumë se një milion shfrytëzues me më shumë se 3 milionë projekte të hostuara, vetëm në 30 ditët e fundit kishte më shumë se 90 milionë shikime.

Burimi: Koha.net

Behance eshte shum e njohur Adobe ka ber blerje te mir