Adolf Hitler

Shkruar nga Blendina Cara

Hitleri ka marrë më shumë letra prej fansave se Beattle-s, Maddona dhe Rolling Stones së bashku. Shumë prej këtyre letrave kanë qenë prej grave që i kërkonin të martohej me to, të tjera prej njerëzve që doni ntë ishin si ai dhe të tjerë njerëz i kërkonin që të vizitonte lokalet e tyre. Mijëra letra kanë mbijetuar dhe janë hedhur tashmë në një libër që quhet “Letra Hitlerit:
Një njeri i shkruan fyhrerit të tij”. Libri prej 476 faqesh, i cili do të prezantohet këtë javë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt është i disponueshëm vetëm në gjuhën gjermane. Botuesit “Gustav Luebbe GmbH & Co” janë shprehur se nuk ka plane afatshkurtra për përkthimin e tij në gjermanisht.
Letrat janë zbuluar nga rusët në një prej zyrave të tij të shkatërruara në Berlin, në shtëpinë e tij në mal, në Bavari dhe në rezidencën e tij në Mynih. Ato janë një testament i magjisë që Hitleri ushtroi mbi njerëzit që udhëhoqi drejt shkatërrimit e vdekjeve më të mëdha në luftën më gjakësore të historisë.
Letrat datojnë në vitin 1925, tetë vite para se partia e tij naziste të merrte pushtetin, deri në prill të vitit 1945 kur më shumë se 100 fanatikë të fandaksur pas tij i dërguan urime për 56-vjetorin e lindjes, i cili ishte dhe i fundit gjithashtu.
Një person, Fritz Vogel nga Erfurt mendonte se bavarezët nuk i ishin mirënjohës sa duhej idhullit të tij. Në një letër ai i shkruante, “I dashur zoti Hitler. Dikush do të habitej se si ju këmbëngulni të shkoni në një vend jo mikpritës dhe mosmirënjohës si Bavaria. Do ishte më mirë që t’i mbanit takimet tuaja jashtë Bavarisë në mënyrë që lëvizja të bëhet më e madhe dhe më e fortë. Mbi të gjitha të këshilloj të marrësh kombësinë gjermane”. Por Hitler-i, i lindur në Austri, i cili nuk e kishte zakon t’i pëlqenin dhe aq këshillat nuk iu përgjigj asnjëherë letrës. Në vitin 1926, avokati Reinhardt Niedermeyer i shkruante Hitler-it, “Unë jam ngarkuar të sistemoj pronën e Frau Margarete Meindl në Mynih.
Ajo i respektonte me pasion të madh përpjekjet tuaja politike dhe para se të vdiste më kërkoi t’ju pyesja nëse mund ta pranoni një palmë të madhe që ajo e mbante në apartament.” Hitleri e pranoi me kënaqësi palmën. Por kishte dhe nga ato gra të marrosura pas liderit të tyre, të cilat dërgonin letra e objekte nga më të përdëllyerat. Zonja Troeltzsch nga Berlini i dërgoi Hitler-it gjashtë shami mëndafshi, ku kishte qëndisur fytyrën e tij. Ajo i mori mbrapsht shamitë me një pusullë, ku shkruhej se nuk kishte leje të dërgonte shami me fytyrën e herr Hitler-it. Të këtilla gra, viheshin më pas nën monitorimin e gestapos pasi Hitler-i kishte frikë se kulti i tij i personalitetit mund të shkaktonte destabilizimin e jetës në Rajh. Sa më lart i ngjiste shkallët e pushtetit, aq më shumë shtohej dhe numri i letrave.
Pikërisht për këtë arsye u krijua në departament special që merrej me shërbimet postare, në Mynih dhe në Berlin. Posta personale e Hitler-it përmban kartolina të dërguara nga anëtarët e partisë naziste, të cilët ishin me pushime në Majorka e deri tek gratë që digjeshin nga dashuria për fyhrerin. Të gjitha këto letra u zbuluan në Arkivat Shtetërore Ushtarake të Moskës nga historiani Henrik Eberle. Ai u shpreh, “Letrat janë një përshkrim i qartë se si njerëzit ishin hipnotizuar nga Hitler-i dhe se si ato reagonin kundrejt tij”.
Fragmente letrash
“Do doja që të të bëja konen time të vogël i dashuri, i përjetshmi im Adolf”

  • Letër nga një adhuruese

“Unë jam vetëm. Po vdes nga ankthi tani që e di se je në rrezik. Kthehu sa më shpejt të jetë e mundur. Më duket sikur do çmendem. Moti është i mrekullueshëm këtu dhe gjithçka duket aq paqësore, saqë më vjen turp nga vetja… Ti e di se të kam thënë gjithnjë se do të vdisja nëse ty do të të ndodhte diçka. Që prej takimit tonë të parë i kam premtuar vetes të të ndjek kudo që të shkosh, madje dhe në vdekje. Ti e di që jetoj vetëm për dashurinë tënde”

  • E jotja Eva (Eva Braun)

“Si një rrufe në qiell të kaltër, stuhia më ka rënë mbi kokë. Klientët e mi janë zhdukur. Jep urdhër dhe jeta do të rinisë sërish. Unë do ju falënderoja njëmijë herë”

  • Heinrich Herz, një tregtar hebre i shkruan Hitlerit më 27 prill 1934.

“Lider i madh, çfarë të bëj? A duhet t’i jap fundit aktivitetit tim. A nuk jemi njerëz edhe ne? Të lutem më ndihmo”

  • Një anëtër i partisë naziste, pasi zbuloi se gjyshja e tij ishte hebreje.

“Ne nuk duam t’ia dimë më për qeverinë. Ne vetëm duam Adolf Hitler-in si lider, si diktator. Ne duam që të ndalohen të gjitha gazetat që hedhin helm mbi Fyhrerin tonë, t’i shohim të gjithë hebrejtë të klasifikuar ashtu siç janë. Ne do të japim gjakun tonë për Adolf Hitler-in! Merrni një dorë të hekurt dhe përmbushni programin tuaj me vullnet diktatorial. Mos negocioni, por veproni!”

  • Peter Beck, banor Silezisë që sot është pjesë e Polonisë

“I dashur Adolf, unë jam një fans i mënyrës tënde të udhëheqjes. Mami më thotë që kur të rritem unë mund të bëhem si ti.

  • I yti, Bertie

“I dashur xhaxhi Hitler. Ne kemi pritur aq shumë për ty,
kur do mbërrish në vendin tonë. Ne do të ishim shumë
të lumtur nëse do të mund t’i përkisnim Gjermanisë sërish. Hebrenjtë dhe lituanezët atëherë do të duhej të largoheshin apo jo.

  • Një gjermane etnike, Annelene K, shkruan nga verilindja e Prusisë që është Lituania e sotme.