Aeroplani solar realizon me sukses fluturimin e parë

Aeroplani solar realizon me sukses fluturimin e parë

BERNE-Aeroplani me energji diellore është ulur sot në pjesën perëndimore të Zvicrës, duke e përfunduar me sukses fluturimin e tij të pare.

Aeroplani “Solar Impulse” ka fluturuar për 26 orë, ndërsa fluturimi ka filluar dje gjatë ditës, dhe gjatë natës kjo falë energjisë diellore të akumuluar.

Aeroplani eksperimental me bateri solare, është drejtuar nga piloti 57 vjeçar Andre Borschberg.
Piloti 57 vjeçar, Andre Borscheberg, ka raportuar se nuk kishte pasur probleme gjatë natës. Piloti ishtë i veshur me rroba speciale, të cilat e tundnin për ta zgjuar atë në rast se ai binte në gjumë

Ekipi zviceran, që e ka udhëhequr projektin, shpreson se aeroplani solar do ta bëjë fluturimin e tij të parë rreth globit në vitin 2013, duke përdorur si karburant, vetëm energjinë diellore.