Aforizma/Thenie per Femrat!

Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër.

Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave.

Kërko femrën që të pëlqen ty, e jo të tjerëve.

Ekzistojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.

Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka.

S’ka njeri që gruas së vet i duket i mençur.

T’ia besosh fshehtësinë gruas është njësoj si t’i fshehësh të hollat nën xham.

Topat në luftë e femrat në shtëpi gjithmonë thonë fjalën e fundit.

Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat, nuk i njohin mirë. Ata që gjithmonë flasin keq për ato, nuk i njohin fare.

Femrat klithin kur e shohin miun, ndërsa qeshin kur shohin ujkun.

Kur është fjala për femra, gjëja më e rrezikshme është se s’mund të jetohet me to, por as pa ato.

Ajo që na tërheq te femra, rrallë edhe na lidh me të.

Gratë duhet të jenë të dashuruara, në qoftë se duan të mbesin të bukura.

Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje.

Po të kishim pritur të takojmë gruan ideale, do të kishim kaluar tërë shekullin në pritje.

Heshtja është ari i vetëm që kanë femrat.

Ekziston vetëm një mënyrë që të duhen shumë gra: nga të gjitha të dashurosh vetëm një.

Gruaja duhet të jetë lodër, e pastër dhe e lëmuar si guri i çmuar, e ndriçuar me të gjitha virtytet e një bote që ende nuk është këtu.

Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas.

Gruaja është dërdëllisëse dhe gënjeshtare.

Nuk ka grua që me kohë nuk do të lëshojë pe.

Femra që dashuron, nuk plaket shpejt.

E metë themelore e personalitetit të gruas është mungesa e ndjenjës për drejtësi.

Në mes të po-së dhe jo-së së gruas unë nuk do të guxoja të ngulja as gjilpërën.

Është rrezik i madh të takosh femrën që të kupton plotësisht. Kjo gjithnjë përfundon me martesë.

Femrat nuk ta falin mossuksesin.

Kur flisni me femrën, dëgjoni para së gjithash se ç’ju thotë me sy.

Ai që nuk beson në femrën e vet të vërtetë, këtë e bën nga dyftyrësia.

Askush s’flet ashtu si gruaja, gjëra njëkohësisht të çiltërta dhe të thella.

Fija e flokut të një gruaje ka më shumë fuqi se gjashtë kuaj.

Gratë asnjëherë nuk e vërejnë atë që ne bëjmë për ato: përherë dallojnë atë që nuk e bëjmë.

Sikur natyra të kishte krijuar ashtu si e bën moda, femra nuk do të ishte e lumtur.

Vajzat dhe gotat gjithnjë janë në rrezik.

Femra e ndershme nuk mund ta pranojë gabimin që nuk e ka bërë.

Stili ka një gjini, gruaja njihet me një fjalë.

Gratë nuk zbukurohen aq shumë për meshkujt, sa kundër grave. :smiley:

Gruaja e mençur lejon burrin të bëjë atë që i pëlqen asaj.

Gruaja është enigmë, qëllimi i saj është fëmija.

Askush nuk e njeh më mirë njeriun se sa gruaja, e clia nuk e do më.

Gruaja mbetet pa fjalë vetëm kur puth.:@

Femra është në gjendje që nga asgjëja të bëjë tri gjëra: kapelën, sallatën dhe skenën bashkëshortore.:muk:

Femrat mendojnë si mbretërit, se të gjithë u kemi borxh.

Nuk është e rendësishme çfarë thonë gratë, e rendësishme është çfarë heshtin. :muk:

Gratë janë paradoksi më i madh në jetën time. Vetëm atëherë kur më largohen, më bëhen miq të mirë.

Sikur gratë të dinin sa ankohemi për to, shumë më herët do të na braktisin.:smiley:

Në qoftë se sopata nuk pret, mund të farkohet, por në qoftë se gruaja nuk do, asgjë nuk të ndihmon.

Sikur femrat të udhëhiqnin botën, ato do t’i flaknin të gjitha armët, përveç gjuhës.

Femra e dashuruar nuk i frikësohet ferrit, por nuk e dëshiron as parajsën.:o

Femra duhet ta ruajë trupin si pasurinë, në qoftë se dëshiron që mashkulli të ndihet si gjurmues i arit.

Luleve u nevojitet dielli, kurse femrave dashuria.

Femrat janë si gjeneralët: atyre nuk u intereson ç’humbje u ka kushtuar një fitore.

Edhe kur ju pranon, edhe kur ju refuzon, femra është çdoherë e lumtur që e adhuroni. :smiley:

Një gjë është e ditur: gratë e sjellshme janë edhe bashkëshorte më të rrezikshme.:muk:

Shumica e grave më lehtë e kuptojnë martesën pa dashuri, sesa dashurinë pa martesë.

Nuk ka rrobë që i rri më keq gruas, sesa dëshira për t’u bërë e urtë. :roll:

Kur gruaja bëhet shkencëtare, atëherë diçka nuk është në rregull. :mad:

Gratë mund të japin aq miqësi sa kanë huazuar nga dashuria.

Kush ka vetëm një grua, i ka të gjitha gratë. Kush i ka të gjitha, nuk ka as edhe një.

Nuk ka grua në botë që nuk dëshiron të shkaktojë një konflikt, sado i vogël qoftë.:smiley:
Kanti

Thirreni gruan si të doni, por asnjëherë jo si nënë.

Mos i thoni gruas se është e bukur. Thuajini se është ndryshe nga të tjerat dhe do t’ju hapen të gjitha rrugët.

Vetëm gruaja mund të qajë dhe të qeshë për të njëjtën aryse. :muk:

Gratë e bukura kurrë nuk dyshojnë në inteligjencën e vet, por gratë inteligjente çdoherë dyshojnë në bukurinë e vet.

Disa gra janë si cigarja e ndezur: në qoftë se nuk e kap nga ana e duhur, digjesh. :smiley:

Gratë i ka bërë llafazane pushteti i burrave, që ua ka rrëmbyer gjithçka, përveç gjuhës.

Në çdo rast nderoni gruan, sepse ajo është edhe nëna juaj.

Kush mund ta udhëheqë një grua, mund të udhëheqë një popull.

Po të mos frynte era në det nuk do të kishte stuhi, por edhe anija nuk do të lëvizte. Po të mos ishte gruaja në botë, asnjëri nuk do të ishte i mjerë, por nuk do të ishte as njeriu.

Femra gjithmonë mbetet fëmijë e madhe. :muk:

Mashkullin gjithmonë e tërheq më tepër gruaja që interesohet për të, sesa gruaja që ka këmbë të bukura.

Gruaja është e lumtur dhe realizon gjithçka që do kur e pushton mashkullin: së këndejmi pjesa më e madhe e jetës së saj i është kushtuar përvetësimit të shkathtësisë së pushtimit të meshkujve.

Gruaja i sjell burrit vetëm dy ditë lumturi: ditën që martohet dhe ditën që e përcjell në varr. :@

Po desh t’i kuptosh meshkujt, studio femrat.

Më e mira armë që të mundni gruan është kapela juaj, merreni dhe ikni.

Të arsimosh një mashkull do të thotë të arsimosh një person; të arsimosh një femër, do të thotë të arsimosh një shoqëri.:smiley:

Mashkulli propozon kurse femra zgjedh.:smiley:

Mashkulli në gjithëçka që bën ka parasysh qëllimin, kurse femra mashkullin.

Nganjëherë femra fsheh nga mashkulli dashurinë që ndien për të, ndërsa në të kundërtën artificializon dashurinë që fare s’e ndien.

Arkeologu është bashkëshorti më i mirë që mund të ketë gruaja: sa më e vjetër të jetë ajo, ai më tepër interesohet.

Gruaja bart çdo barrë nëse ia ka ngarkuar burri.

Femrat nuk mund ta çmojnë mashkullin e mençur përderisa nuk martohen me ndonjë budalla.

Femra mund t’i bëhet mikeshë mashkullit vetëm me këtë radhë: së pari e njohur, pastaj dashnore, e më pastaj mikeshë.:muk:

Femra që e dashurojnë dhe e cila dashuron, është e lumtur dhe nuk dëshiron tjetër. Mashkulli që e dashurojnë dhe i cili dashuron gjithandej dëshiron edhe gjëra të tjera.

Te bukura dhe te verteta

Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat, nuk i njohin mirë. Ata që gjithmonë flasin keq për ato, nuk i njohin fare.

te bukura po Majdi,por te verteta ja ke kput kot,se ka dhe nga ato qe nuk jane te verteta!

te bukura :slight_smile:

interesante :slight_smile:

Nga u frymezove per keto moj aman :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue:

hahahahahahhahahaha

Se di po shfletoja dje nje liber,se kisha kohe pa e shfletuar dhe lexova keto,me pelqyen shume edhe pse nuk jane shume ne favorin e fermrave,me pelqyen gjithsesi!..:smiley:

Shyqyre qe pajtohesh me ato shkrime :lol: e kuptove si si jane femrat :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue:

Nuk pajtohem me shkrimet,por thjesht me duken interesante,sepse ai mashkull qe ka shkruar per femren pa dyshim qe e ka vlersuar,sepse nuk mund ti perkushtosh kohe dickaje te pa vlere!

dhe po te lexosh me vemendje,femra pa dyshim eshte baza ne mendjen dhe ne jeten e nje mashkulli,sa pervec mendjes i shkruan dhe dora,gjithcka vetem e vetem per nje FEMER!..:smiley:

" Veshja më e bukur e një femre janë duart e një mashkulli rreth saj "

Burrat zjarrë, gratë shkrepësë, del djalli dhe i bashkon. :smiley:

Të jesh femer është fatkeqësia shumë e madhe se tërë jeten tënde ke të bësh kryesisht me burrat. :frowning:

Gruaja, kur bisedon me një mashkull, shikon të dytin, por mendon për të tretin. :smiley:

[b]S’ka lumturi pa grua./b

Mashkulli është xheloz në qoftë se puth, femra edhe në qoftë se nuk puth. :o

Femrat jan arsyeja e vetme per te cilen jetojn meshkujt. (y)

Femra eshte person qe nuk di te luaje asnje loje :roll:, por qe fiton gjithmone. :smiley:

Femrat klithin kur e shohin miun, ndërsa qeshin kur shohin ujkun. :stuck_out_tongue:

Hajduti te kerkon o jeten o kuleten, femrat I duan te dyja. :ushkriva::ushkriva::ushkriva::ushkriva::ushkriva::ushkriva:

1-“Nese deshiron te flitet per dicka, pyet nje mashkull, nese deshiron qe dicka te behet, pyet nje femer”. Margaret Thatcher.

2- “Askush nuk mund te te beje te ndjehesh me pak inferiore pa lejen tende”. Eleanor Roosvelt

3-|Burrat te cilet i trajtojne femrat si te pafuqishme dhe lodra te kendshme meritojne gra te cilat do t’i trajtojne ata si nje llogari bankare bujare dhe zemergjere”. autori i panjohur.

4- “Grate jane krijueset e verteta te shoqerise”. Harriet Beecher Stowe.

5-“Zoti grave u ka dhene intuite dhe feminitet, nese i perdorin ato sic duhet, kombinimi i tille krijon konfunzion ne koken e cdo mashkulli”. Farrah Fawcett.

6- “Menyra me e shpejte per ndryshimin e shoqerise eshte mobilizimi i grave ne mbare boten”. Charles Malik.

7- “Grate te cilat duan te jene te barabarta me burrat u mungon ambicia”. Timothy Leary.

8- “Ndiqni instiktet tuaja. Atehere urtesia e vertet do te manifestohet vetvetiu”. Oprah Winfrey.

9-“Historia na meson se grate do te harrohen nese ato harrojne te mendojne per veten”. Louise Otto.

10- Heren e pare martohesh per shkak te dashurise, heren e dyte per shkak te parave dhe heren e trete per shkak te shoqerise. Jacqueline Kennedy Onassis.

11- Fjalet jane afrodiziaku me i mire per grate. Pika G eshte te veshet. Ata te cilet e kerkojne me poshte, humbin kohe. Isabel Allande.

Vajzat e pasigurta shpesh jane ato qe jane me te bukurat, qe kane me shume ndjenja, emocione, buzeqeshje per te dhuruar. Jane ato qe shkelqejne me shume, por problemi eshte se dhe kur ia thote dikush, ato do fshihen ne qoshen e vet dhe nuk do ta besojne…

Takimi i një gruaje me vetveten

Unë jam njëherësh dy gra: njëra dëshiron të eksperimentojë të gjitha qejfet, të gjitha pasionet, të gjitha aventurat që jeta mund t’i ofrojë;
tjetra do të jetë skllave e rutinës, e jetës familjare, e gjërave që mund të planifikohen dhe të arrihen. Unë jam prostituta dhe shtëpiakja që jetojnë në të njëjtin trup dhe luftojnë njëra-tjetrën…

Takimi i një gruaje me vetveten është një lojë që sjell rreziqe serioze. Eshtë një vallëzim hyjnor. Kur takohemi, jemi dy energji të mbinatyrshme, dy universe që ndeshen. Nëse në këtë takim mungon respekti i duhur, atëherë një univers shkatërron tjetrin…

Paolo Coelho