Ah kjo dashuria!

Kur ta shihni turbullohesh, gjunjët të dridhen, me habi e shikon, vazhdimisht mendon për të, ndërsa fytyra të merr një ngjyrë të kuqe kur ai të drejtohet. O po, e tëra kjo qartë tregon se të ka goditur shigjeta e Amorit.

E dashur vajzë, diagnoza juaj është shumë e qartë, totalisht je dashuruar. Dhe çka të bëni tani? I kemi kujtuar disa opsione për ju të cilat do t’i shfaqim në vazhdim:

Lërja fatit në dorë

Edhe pse mikja me siguri do të thotë që të hidhesh në aksion, ti ndoshta nuk je tip i atillë. Nëse të gjitha i do ngadalë dhe në detaje, atëherë me siguri edhe kësaj gjëje do t’i qasesh në mënyrën e njëjtë. Nuk i pëlqen presionet dhe ngutjet e asnjë lloji, për këtë do t’i shmangësh miket që të nxisin për aksion dhe të cilat mendojnë që “diçka duhet të ketë” dhe të vendosni për opsionin “nëse ndodhë, ndodhë”.

Dhe kjo është në rregull! Qasja e ngadalshme dhe jo e ngutur, mund të zhvillohet në diçka të bukur dhe të thellë e jo në një dashuri njëjavore. Përndryshe, nuk i duan të gjithë djemtë vajzat e zëshme dhe që nuk ndalen kurrë së foluri.

Një qasje e këtillë e qetë do t’ju mundësojë njohjen më të mirë të tij, por që kjo të ndodhë, duhet të plotësohet një kusht, duhet së paku pak të shoqëroheni, qoftë në klasë, në park apo në kinema.

Kujdes vetëm që pas qasjes suaj mos të fshihet besimi që djali është ai që duhet i pari të të afrohet, pasi që: “cool vajzat kurrë nuk e bëjnë një gjë të këtillë”. Mund që ditët dhe netët në vijim t’i kaloni mbi jastëk duke thënë: “E çka do të ndodhte nëse…”

Përfshirja e “ndërmjetësuesit”

Ndoshta njëri nga mendimet e para që do të paraqitet do të jetë që në aksion ta përfshini edhe miken “le ta hulumtojë pak terrenin” dhe të shikojë si merr frymë potenciali yt, a ka femër tjetër e të ngjashme.

E qartë që një plan i këtillë do të mund të të ofronte siguri shtesë, sidomos nëse përgjigjet sillen në drejtim të dëshiruar. Por, a mundeni të jeni 100 për qind të sigurt që këtë mikja do të realizojë në mënyrën më të mirë të mundshme?

Mund t’i thotë atij diçka që ti nuk do të dëshiroje, këtë bisedë nuk mund ta kontrolloni, dhe kush e di në cilin drejtim do t’ju dërgojë. Përveç kësaj, në fund të bisedës ndoshta e zbulojnë që kanë interesime të përbashkëta dhe…

E mendoni planin dhe hidhuni në aksion

Ka shumë mënyra në të cilat të përzgjedhurit të zemrës suaj mund t’i shfaqni ndjenjat tuaja…

Silluni në vendet ku ai qëndron (apo ku jeni takuar), jeni të shoqërueshme dhe të buzëqeshura, mos u bëni përnjëherë se nuk e shihni, qeshni dhe përshëndeteni si duhet, mos merrni miket “të mërzitshme” me vete, shikojeni në sy në vend që të shikosh në dysheme, pyesni për diçka e cila u intereson te dyve, jepni ndonjë kompliment, lëshohuni në diskutime për atë që u lidhë, shkëmbeni qëndrimet tuaja dhe mendimet … Vështroje reagimin e tij, por duhet ta dini që njerëzit në mënyrë të ndryshme i shfaqin ndjenjat e tyre, sidomos nëse i drejtohen dikujt që u pëlqen … Për çdo rast, mos bëni asgjë për çka më vonë do të pendoheshit.

Mbajeni në mend simpatitë vijnë e shkojnë, rrëmbimi na ngritë dhe lëshon në tokë, dhe në çdo moment qëndroni në përputhje me karakterin tuaj. Mos u dëshpëroni nëse dashuria nuk të kthehet. Nëse edhe nuk ndodhë dashuria, ndryshoje qëndrimin tuaj, merru me aktivitete tjera, shoqërohu me njerëz, janë miliona mënyra me të cilat do të tejkaloni dashurinë e parealizuar.

Mossssssssssssssss me thuaj qe ke rene ne dashuri moj zemer?..:o

Jo mojjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj se bej un ate gje njherrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr

sikur te ishte kaq e thjesht…dashuria kur te vinte tek ne te na merrte leje?..jo zemer joooooooooooo vjen dhe nuk te pyet hic…por te trazon e ti bene mend dhalle :smiley:

po ti lena a lumadhe ca na i ze ne goj… ja na filloi zemra neve agrrr :@

hahaha e kapi paniku ket:D

:@ :@ :@ :@ … :frowning: