Ahengjet e Naomi

Mbreteresha e pistave te modes, por edhe tabloideve boterore, Naomi Campbell veren po e kalon me te dashurin e saj, miliarderin rus, Vladislav Doronin ne nje jahte te ankoruar ne qytetin francez, St. Tropez. Krahas asaj se po kenaqen te dyte ne magjine e diellit dhe detit, super-modelja dhe miliarderi rus po kenaqen edhe ne ahengjet e shfrenuara te nates.

Naomi e cila njihet me sjelljen e saj te ashper, as Vladislav nuk ia doli qe ta qetesonte, e ndoshta pikerisht me kete edhe e terhoqi. Gjate pushimit te tyre ne Itali, Pantera e Zeze e goditi nje paparazz lokal i cili u perpoq qe t’i fotografonte dhe edhe nje here e konfirmoi karakterin e saj.

Megjithate keto sjellje agresive veshtire s mund t’i tejkalojne 22 vjet te karrieres se suksesshme te nje modeleje te cilen e filloi si 15-vjeqare kur e xhiroi fushaten e pare te rendesishme reklamuese. Te njejtin vit, magazina e modes Elle, 15-vjeqaren Naomi e vendosi ne balline.

Redaktorit te atehershem te magazines i thoshin se ky eshte veprimi me i keq qe mund te beje, respektivisht te qet nj zezake te mitur ne balline, por vetem disa muaj me vone kjo u tregua si qellim total. Ate e angazhoi edhe Vogue andaj u be manekinia e pare zezake e cila zbukuroi ballinen e Vogue.