AIDS, zbulohet molekula që bllokon virusin HIV

Sipas mediave italiane, shkencëtarët e Universitetit të Sienës kanë qenë në gjendje të zbulojnë një armik të ri për AIDS. KJO është një molekulë e vogël drejtuar kundër ‘enzimës qelizore’, që është provuar në gjendje të bllokojë infeksionin. Zbulimi, fryt i një kërkimi binjak të Cnr dhe Universitetit të Sienës, është publikuar në gazetën “Medicinal Chemistry”. “Virusi HIV”, shpjegon Giovanni Maga në Igm-Cnr, “është një parazit i qelizave humane dhe nuk është i aftë të riprodhohet jashtë organizmit të infektuar”. Për t’u shumëfishuar, në fakt, Hiv futet në një qelizë, vetëm një limfocit të gjakut dhe e ‘zhvesh’ nga burimet e saj ushqyese dhe energjetike për të dyfishuar gjenomin e vet dhe për të ndërtuar virone të reja. “Brenda kësaj qelize të infektuar virusi merr kontrollin e shumë enzimave qelizore, ‘duke i detyruar’ të punojnë për prodhimin e pjesëzave virale. Një nga këto enzima është proteina DDX3, që lehtëson fluksin e informacionit gjenetik mes bërthamës, ku ruhet informacioni dhe citoplazmës, ku përkthehet në proteina të reja”. Shkencëtarët kanë përdorur teknika kompjuterike për ndërtimin e një molekule pr proteinën DDX3, e cila bllokon veprimin e saj, duke ndërprerë formimin viral të HIV, pa dëmtuar qelizat e shëndosha”. Sipas ekspertëve, kjo hap shpresa shumë të mëdha për kura efikase kundër AIDS.

wwweeeeeee ca spo zbulo shkenca mo vlla pupupu:p

Nuk ka për të dalë jashtë kjo gjë. Sa herë kanë dalë info të tilla dhe asgjë. Nuk i leverdis atij që e ka prodhuar këtë virus të gjendet një mënyrë shëruese për të gjithë edhe pse kura ka qenë e pranishme që në momentin që u krijua virusi HIV.

eeeeeee e keni mir juve ne nje far kupdimi:)

Semundja e HIV-it nuk eshte nje semundje qe eshte shfaqur kohet e fundit dhe i bie qe personi qe e ka prodhuar kete virus te mos ekzistoje me. Asnjehere kurat nuk jane te pranishme qe ne momentin qe shfaqen viruset apo semundjet, pasi po nuk e dite nga vjen nje virus dhe ta kesh studiuar ate, nuk ke se si te japesh kuren sheruese.

Shkenca vertet po ben perparime, po nuk besoj qe kjo kure te jete vertet efektive.