Ajri i ndotur dhe lindja e parakohshme

Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur në shtatzëni mund të shtojë rrezikun për lindje të parakohshme, sugjeron një studim i realizuar nga Universiteti Emory në Atlanta.
Revista “Epidemiology” ka publikuar rezultatet e grumbulluara nga përcjellja e 476.000 femrave gjatë viteve 1994-2004.

Rezultatet kanë treguar se rreziku për lindje të parakohshme ekzistonte te participantet të cilat në masë të madhe i ishin ekspozuar gazrave të lëshuar nga automjetet dhe fabrikat e ndryshme.

Si fajtor kryesor, autorët e studimit e konsiderojnë dyoksidin e azotit, i cili mund të shkaktojë reaksion inflamator në organizëm dhe kështu mund të shkaktojë lindje të parakohshme.