Aksident i rende ne Lezhe, 4 te vdekur

[b]

4 persona jane viktimat e para te nje aksidenti te rende ndodhur mesditen e se premtes ne Lezhe.
[/b] Nje person tjeter eshte ne gjendje kritike per jeten, ndersa mendohet se numri i viktimave mund te jete me i madh.

Aksidenti ka ndodhur rreth ores 12.30 ne kryqezimin e Shenkollit ne Lezhe.

Nje automjet BMV ndersa po dilte mbi rruge eshte perplasur balle perballe me nje furgon. Te dy mjetet jane rrotulluar ne shtratin e superstrades dhe me pas kane perfunduar ne fundin e nje kanali. Nga perplasja e forte humben jeten menjehere 4 persona qe ndodheshin ne te dyja mjetet. Te paret qe nderhyne per te shpetuar pasagjeret ishin deshmitaret okulare.

Viktimat jane shtetasit italiane Antonio Cazzato e Lipazio Magno nga Lece, si dhe shqiptaret Edmir Vorfa e Enver Hallvadolli.

Policia mberiti ne vendngjarje dhe ka kerkuar ndihmen e nje vinci per te nxjerre mjetet nga uji ku mendohej se mund te kishte viktima te tjera.

Aksidenti duket se ka ndodhur per shkak te mosrespektimit te rregullave te qarkullimit, por edhe per parametrat shume te ulta te sigurise qe ka kjo superstrade.

Ne te mungojne mbikalimet dhe nenkalimet. Rruget dytesore dalin menjehere mbi shtratin e superstrades duke u bere shkak te aksidente tragjik.

Burimi:Top-Channel

Bo ca bejne keta, bene dhe andej superstrad pa respektuar rregullat si duhet ndertuar nje rruge!!! dhe kete shofere qe ikin shpejt sikur ju doq veza.

me vine keqe pere ata qe kane vdekur …po rruget ne shqiperi jane pa sinjalistiken e duhure dhe ndodhine keto gjera:(

Nuk e kuptoj si nuk vuri mend qeveria shqiptare me gjithe keto aksidente. Niveli i sigurise eshte shume i ulet dhe prape ata nuk marrin masa. Sigurisht qe faji u mbetet dhe qytetareve qe nuk zbatojne rregullat e qarkullimit.

din gja kush prej ka jan dy shqiptarET