Aksident ne Velipoje, tre te vdekur

Nje aksident i rende me pasoje tre te vdekur ka ndodhur ne rrugen Shkoder-Velipoje gjate oreve te para te mengjesit. Behet fjale per nje automjet tip “BMW” me targa britanike qe ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne nje kanal me uje ne ane te saj.

Automjeti eshte gjetur mengjesin e sotem nga disa barinj te cilet kane lajmeruar menjehere policine.

Ne vendngjarje bashke me policine kane mberitur edhe zjarrefikesit qe bene te mundur nxjerrjen e automjetit nga uji.

Brenda tij ishin 3 persona qe te tre pa jete.

Ata mendohet se jane mbytur pas aksidentit te pare qe iu shkaktoi deme dhe i izoloi brenda mjetit.

Automjeti ishte duke u kthyer ne qytetin e Shkodres nga plazhi i Velipojes.

Policia aktualisht eshte duke punuar per identifikimin e viktimave.

Atyre u jane gjetur brenda ne automjet pasaporta britanike dhe dokumenta si shtetas te Kosoves, por mendohet se dokumentat jane falso dhe te tre viktimat jane banore te Shkodres apo rrethinave te cilet kane emigruar dhe tani jane kthyer per pushime prane familjeve te tyre.

Sipas policise, aksidenti mendohet te kete ndodhur per shkak te humbjes se kontrollit te mjetit, shpejtesise dhe mbase perdorimit te alkolit gjate nates se mbremshme.

Tre viktimat mendohet se ka qene duke pushuar ne plazhin e Velipojes ku ndodhen me mijera shtetas te Kosoves, por edhe emigrante nga Shqiperia.

ore ca po behet keshu?aksidente ngado.

degjova ne lajme qe do vendos qeveria sherbim policor 24 ore neper akset rrugore kryesore te shqiperise a thua se do ndryshoj gje?

Ndryshon ndryshon sepse pasi te kete shume polica dhe njerezit nuk do te ecim me shpejtesi aq te madhe.

po rruget ne shqiperi ja pere frike fare po sinjalistiken …

Edhe po te shtohet numri i policeve nuk do ndryshoje ndonje gje.
Shqiptaret vetem kur shohin policet ngadalesojne ose vene rripin e sigurimit, pastaj sapo i kalojne rrisin shpejtesine dhe heqin rripin.

ca po behet keshtu pse pak polica ka shqiperia po me rrin kot le tu futen punes me kok se po behet llaf per jet njerzish

E ndegjova dje kete aksidentin ne TV,dhe me erdhi shume keq per ato dy vellezrit se me sa degjova dy prej viktimave ishin vellezer,skuptoj nje gje pse ecin me shpejtesi mor burr,se mar vesh.

Klitono ky rast kishte te bente me pagjumesine por shumica e rasteve ndodh nga alkoli i tepert.

Sa frik kam te udhetoj kete periudh. Shiko ca behet…