Akullnajat!

Akullnajat shkrihen më shpejt seç është menduar!

Akullnajat zvicerane që nga viti 1985 kanë humbur rreth 20% të sipërfaqes së tyre. Sipërfaqja e tanishme e tyre i përgjigjet gjendjes që sipas parashikimeve të derisotme do të realizohej në vitin 2025.

Në mes viteve 1985 dhe 2000, akullnajat zvicerane kanë humbur 18% nga sipërfaqja e tyre, në gjithë alpet, ndërkaq, 22% e më shumë. Nga viti 1973 deri më 1985 bëhej fjalë vetëm për 1%. Kështu tregon inventari i ri i ETH të Zürich-ut.

Kështu, akullnajat qysh sot kanë humbur një sipërfaqe madhësia e së cilës është pritur të humbet për 20 vitet e ardhshme. Sipas një studimi të mëhershëm, për vitin 2025 shkencëtarët kanë pritur një reduktim prej 30%.

Krahasuar me harkun kohor 1850 - 1973, shkrirja e akullnajave është shpejtuar skajshmërisht: për periudhën 1973 - 2000 në faktorin 3, ndërsa për periudhën 1985 - 2000 madje në faktorin 7. Studimi pastaj vjen në përfundimin se: "Përmes rritjes aktuale të temperaturave zhdukja e pritshme në rritje e akullnajave nuk është tashmë një dukuri e së ardhmes. Nëpër alpet ajo po ndodh pikërisht tani, madje dukshëm më intensivisht seç është menduar gjer tani.

Do permbytemi meduket :S

mua me pelqejn shum akullnajat duken sikur skulptur art me i fjal