Albana Osmani - Ja kush më përkëdhel...

Moderatorja e disa spektakleve në “Top Channel” tregon sekretet e jetës jashtë ekranit dhe pse ka vendosur të jetë vetëm. Sfida e saj e fundit është show “Ti vlen”. Ishte një surprizë për të, pasi mësoi se do të ishte moderatore e këtij spektakli të ri në “Top Channel”, vetëm një javë para transmetimit, sepse ndodhej për disa ditë në Londër tek familjarët e saj. “Ndihem me fat, që jam moderatore e këtij show popullor, ku përfshihen të gjitha grupmoshat”, tha ajo pë “Panorama Plus”. Formati i këtij spektakli bën që përgjegjësia të bjerë mbi anëtarët e jurisë, të cilët vlerësojnë dhe bëjnë spektakël. Por ajo ka fatin të shohë njerëz të etur për famë, dhe që kanë ëndërruar gjithë jetën për të shkelur në një skenë të vërtetë është Albana. “Më pëlqen t’i ngacmoj konkurrentët dhe gjëja më e bukur është kur i pyes si u ndien, pasi kanë marrë vlerësimin e jurisë”. Dhe ky është një spektakël, që ajo e bën me shumë sportivitet, pasi tashmë i janë bërë disa spektakle, që drejton. Dhe mbase nuk i kishte shkuar mendja se do të mbërrinte deri këtu, po të rikthehet 6 vite më parë kur në “Top Channel” nisi punë si montazhiere. Nuk ka si të mungojë në “Top select” në “Top Fest”, e nuk mund të harrojë rendjet nëpër Tiranë dhe gjithë qytetet e Shqipërisë, madje deri në Prishtinë, për të realizuar emisionin “Kupid”, një formulë dashurie, që shpejt u zbulua, arsyeja pse Albana vendosimos ta vazhdonte më. “U përballa me mentalitete të tilla, por tashmë e shoh që ka të rinj, që u mungon ai format, dhe madje ende marr e-maile. E ndoshta kohën që kalonte duke rendur pas tyre, tani e shfrytëzon për pasionin e saj të hershëm, pikturën, për të cilën është diplomuar. Nuk ia kemi parë pikturat, por ajo ka vendosur të na i prezantojë në pranverë, kur ka vendosur të çelë ekspozitën e saj të parë personale. Si për të treguar se pasioni i saj që ka nisur që tre vjeç, është piktura, dhe s’ka arsye përse ta braktisë. Ju përkëdhel dikush me fjalët “Ti vlen”? Po, shumë madje. Nuk kanë kaluar pak javë nga fillimi i spektaklit, dhe ka mjaftuar jo që shumë njerëz, dhe persona të veçantë të më thër-rasin “Zonjusha ti vlen”.

Miqtë tuaj më të mirë cilët janë? Dy kolegët e mi, Eno Popi dhe Ledion Liço. Si ju duken jemtë në përgjithësi? Në përgjithësi nuk më duken inteligjentë, por ka përjashtime. Kjo do të thotë, që për ty në një lidhje çfarë ka rëndësi? Padyshim ka rëndësi ndjenja dhe pasioni, pasi unë jam artiste. Por shumë rëndësi ka dhe komunikimi. Jeni e dashuruar për momentin? Jo jam vetëm, pa të dashur. Është zgjedhja ime kjo, pasi mendoj se jam bërë rebele dhe ndaj preferoj që për momentin të jem kështu. S’keni takuar ende një djalë që t’ju tërheqë? Po këto kohë nuk e kam gjetur atë tërheqjen për një lidhje dashurie. Sa dhe si kanë qenë lidhjet e mëparshme? Lidhjet e mia nuk kanë qenë shumë. Por mund të them se ia kam kaluar shumë mirë, pasi kam njohur njerëz të mrekullueshëm. Them se dashuria vjen natyrshëm, dhe unë jam ndier e dashuruar më shumë se një herë. Martesa është në planet tuaja?Për mua familja është e shenjtë. Mendoj se kur një raport dashurie finalizohet me martesë është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë njëçifti. Çfarë ndieni para hyrjes në transmetim? Më pëlqen tik-taku i zemrës pak minuta para fillimit të një emisioni. Aksesorët i vendos me shumicë, apo ju mjafton një për një veshje? Më pëlqejnë, por asnjëherë nuk rëndohem me aksesorë. Sot për shembull kam vendosur vetëm këtë orën që shihni. I gjykon njerëzit për origjinën e tyre, se nga vijnë? Jo s’më pëlqen t’i shoh njerëzit nga vijnë, e rëndësishme është cilët janë. Ju vetë jeni nga Tropoja. Tropojanët janë vërtet njerëz impulsivë, apo gjen dhe të përmbajtur mes tyre? Absolutisht jo. Si në çdo qytet tjetër edhe atje mund të takosh po aq njerëz impulsivë, sa dhe të përmbajtur. Veshjet i bleni të shtrenjta apo të lira? Nuk janë domosdoshmërisht të shtrenjta. Sekreti i veshjes sime është kombinimi që unë bëj, një ndërthurje mes klasikes dhe sportives. Makina që ju pëlqen është sportive apo klasike? Sport, pasi më pëlqen të eci me shpejtësi si e çmendur. Makina është një mjet pune, nuk kam frikë dhe ndihem mirë në timon. Jeta e natës ju argëton, apo ju lodh? Nuk dal shumë shpesh në lokalet e natës, por kur dal me shoqërinë e shijoj. Ju luani me sinqeritetin apo me të sjellurit ndryshe? Sinqeritetin. Në çdo lloj raporti nuk përpiqem të shes atë që nuk jam. Di të jem e saktë duke njohur veten. 30 vjeç pas dy vitesh, si e prisni atë moshë? Jam dukur dhe vazhdoj të dukem gjithmonë e vogël. E mirëpres. Ndiheni e plotësuar apo jo? Puna që bëj më bën të ndihem e plotësuar, pasi provoj emocione të bukura gjatë gjithë ditës. Dhe një pyetje e fundit, mund të na shuani kuriozitetin për buzët tuaja, i keni bërë operacion apo jo? Jo me sinqeritet, po j’ua them që jo. Dy raste kanë qenë kur më ka bërë reaksion pendicilina, dhe kam dalë e enjtur në ekran. Por jam pro operacioneve plastike, gjithnjë kur të bëjnë të ndihesh më në formë dhe mirë me veten.

Panorama PLUS