Albani emocionon publikun përkrah Miriamit

Alban Skënderaj dhe Miriam Çani tani që e kanë shpallur lidhjen e tyre, nuk ngurojnë të shfaqen si të tillë në publik. Edhe pse e kishin pohuar në shtyp, se po përjetonin një romancë të ngrohtë dashurie, në mbrëmjen e evenimentit të bukurisë “Miss Globe International, të organizuar një javë më parë, ata janë fotografuar të dy së bashku në backstage, mbrëmjen e së dielës, pasi kanë qenë dy të ftuarit specialë të “Miss Globe”. Çifti më i përfolur kohët e fundit në kronikat rozë të shtypit, janë fotografuar të përqafuar, dhe në një harmoni të plotë më njëri-tjetrin. Në fillim lidhja e tyre qarkulloi si thashethem, dhe ndoshta me qëllim dy këngëtarët nuk kishin pranuar ta pohonin vetë këtë lidhje, për ta lënë si surprizë për publikun. Surpriza ishte pikërisht klipi “Njëherë në jetë”, i Albanit, ku Miriami e shoqëron shumë pak në këngë, dhe shfaqet si imazhi i vajzës, së cilës i kushtohet kënga.

PanoramaPlus