Albanian ICT Awards vijoi me tri takime në Prishtinë, Durrës dhe Shkodër (Foto)

Një mision i ICTSmedia dhe atyre që besojnë në potencialin e trevave shqipfolëse në sektorin e teknologjisë së informacionit, për vite me radhë ky konkurs ka përmbushur qëllimin kryesor të identifikimit dhe shpërblimit të maratonomakëve të sektorit ICT në trevat Shqiptare.

Durrësi dhe Shkodra ishin dy destinacionet e reja të Albanian ICT Awards ditën e sotme. Gjithashtu krahas dy takimeve në qytetet e lartpërmendura, u mbajt edhe një i tretë në Prishtinë pranë Universitetit për Biznes dhe Teknologji.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacioni pranë Universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit mirëpriti ekipi organizativ të Albanian ICT Awards ditën e sotme. Hapjen e këtij takimi bëri Dr. Senada Bushati, drejtore e departamentit të Shkencave Kompjuterike ndërsa më pas pjesëmarrësit u informuan për kriteret e vlerësimit dhe format e aplikimit në garën mbarëkombëtare.

Takimi i dytë dhe i pari i këtij lloji në këtë qytet zuri vend në kryeqendrën e veriut, Shkodër. Nxënësit e Shkollës Austriake dhe entuziasmi i tyre foli për një realitet krejt ndryshe në këtë qytet. Fjalën hapëse të takimit e bëri Michael Maschek, profesor pranë këtij institucioni.
Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë gjithashtu mikëpriti një tjetër takim në kuadër të informimit dhe ftesës për aplikantë potencial në këtë konkurs mbarëkombëtar. Hapja e takimit u bë nga Myzafer Shala pedagog pranë këtij Universiteti dhe mëpas fjalën e mori Ardian Alaj për detaje të konkursit.

Dita e sotme e dërgoi në 15 numrin e përgjithshëm të takimeve të organizuara ndërkaq dita e nesërme falë bashkëpunimit mes ICT Awards, Institutit “Harry Fultz” dhe Oficina do të mbahen disa takime të tjera me nxënës të shkollave të mesme.

Ditën e shtunë do të rikthehemi përsëri në Shkodër pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës Dega Informatikë ku studentët do të prezantohen me vizionin e kësaj nisme mbarëkombëtare.