Ali Pasha i Gucisë niset për në Barcelonë

Në një mbrëmje të jashtëzakonshme nën ombrellën e AppCamp Kosova, mbi 150 pjesëmarrës paten rastin të shohin 16 prototipe të prezantuara, drejtpërsëdrejti para një jurie që e pati mjaft të vështirë të ndaj 4 shpërblime me nga 3,000 euro vlerë (12,000 euro në total), dhe një shpërblim special për udhëtim në Barcelonë.

The HighLand Lute

Leart Zogjani dhe Bardh Lohaj, një dyshe e jashtëzakonshme mahnitën audiencën me punën e tyre në lojën që bazon tregimin në mitologjinë shqiptare dhe ka si karakter Ali Pashën e Gucisë, të bazuar në Lahutën e Malcisë së Gjergj Fishtës. Demonstrimi paraqiti lojën në platformën Android me grafik të shkëlqyer për një prototip, dhe gjersa Bardhi po e lunate lojën para audiencës, Learti po tregonte tregimin që do ta përshkruaj lojtari dhe detajet historike që do të merr ai gjersa luan lojën. “The HighLand Lute do të jetë një mundësi e mirë për tregun ndërkombëtarë që ta shkarkojnë lojën dhe që ta luajnë për qef, por në të njëjtën kohë të mësojnë në të edhe gjëra të reja në mënyrë interaktive mbi historinë tonë”.

Juria e përbër nga: Nita Salihu – Dizajnere, Milot Shala – Programer, Adriatik Kelmendi – KTV, Shkumbin Brestofci – Rrota, Kushtrim Xhakli – Changers.com/IPKO Foundation, Daniel Cosentino – AUK dhe Petrit Selimi – Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, paten një punë mjaft të vështirë në përzgjedhjen e fituesve si rezultat i punës së zhvilluar gjatë AppCamp, megjithëse The HIghLand Lute (Lahuta e Malicsë), mori 3,000 Euro shpërblim dhe udhëtimin për në Barcelonë. Ekipet u vlerësua në rëndësinë e idesë, përmbajtjen, ndërlidhjen me platformën përkatëse (iOS apo Android), etj…

Skenderman

Skenderbeu me kostum të supermenit dhe me muzikë patriotike në sfond, u prezantua nga ekipi i zhviluesve/dizajnereve që bënë një ndërlidhje të historisë dhe argëtimit, për të sjellë më shumë vëmendje drejt vendit të tyre. “Skendermeni ha edhe mish, për të karakterizuar ushqimin tonë të preferuar, megjithëse kjo e bënë atë edhe më të forët në lojë, gjersa ai bënë beteja nëpër vende të njohura prej historisë” shpjegonte Dorjan Berishaj, gjersa prezantohej aplikacioni…. E gjithsesi edhe ky ekip mori një shpërblim prej 3,000 Euro.

ZAG

Aplikacion turistik për Kosovën. I kemi online e offline, por më në fund një ekip punëtor solli diçka kreative dhe të shfrytëzueshme e atraktive edhe për përdoruesit që vijnë nga jashtë për të vizituar Kosovën. “Në prapaskenë shihen fotografi prej Kosovës në periudha të ndryshme të vitit, ndërsa kur klikonë në kategoritë përkatëse mund të mësosh më shumë për pika të ndryshme intersante në Kosovë. Gjithsesi përdorues ka mundësi të kuptojë lokacione intersante ku shërbehen ushqime tradicionale, ku ka ndonjë vend të lirë për të shikuar ndonjë program, etj” demonstronte Agon Lohaj, i cili shfaqi edhe disa veçori shtesë të aplikacionit për jurinë, si Augmented Reality e që i solli ekipit të tij 3,000 euro si shpërblim.

Braqat – Prishtina Street Style

Moda natyrisht nuk mund të mos mbetet jashtë botës së telefonisë mobile shqiptare, dhe një blog i popullarizuar me veshje të qytetarëve nga Prishtina, Prishtina Street Style, gjeti vendin e vet edhe në një aplikacion për Android, me disa veçori mjaft atraktive, si: Gjetja e postimeve më të fundit, shikimi i ngjyrave të kombinuara në veshje, vlerësimi dhe përshtatja e tyre e mundësitë për blerje të rrobave të ngjashme në të ardhmen. “Njerëzit duhet të mos e anashkalojnë modën dhe përmes aplikacionit tonë ata qoftë vendor e ndërkombëtar do të kenë mundësinë të ndjekin trendet më të fundit të modes në Prishtinë” prezantoi Blerta Thaçi, e cila bashkë me ekipin u shpërblye gjithashtu me 3,000 Euro.

Prej James Berishës deri tek Prishtina Time Machine

James Berisha ishte prezent në një lojë të quajtur “Felix”, që tregonte për Aventura e tija drejt gjetjes së njohjeve të reja për Kosovën, e gjithsesi përdoruesi gjente në këtë mes edhe argëtimin edhe mësonte të rejat mbi njohjet për Kosovën. PRN e ADAi, ishin dy aplikacione tjera që ndërlidheshin me turizimin në Kosovë, dhe mbi detaje tjera për hisotrinë e vendit. Kosova Offline, solli mundësinë e vizitës së vendeve të ndryshme me interes në Kosovë, edhe pa ndihmën e internetit, duke lehtsuar të huajve orientimin gjersa janë në Kosovë. Ndërsa iPhone Shqip solli një aplikacion prej sektorit të turizimit, e me disa inforamcione mbi vendin dhe mundësitë e udhëtimit.

Prishtina Time Machine, ishte një aplikacion tjetër enigmatik i prezantuar para audiencës, duke u hapur me një kod mbi lartësinë mbidetare të Prishtinës, dhe duke u lidhur me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e ngjarjeve në Prishtinë. Plis ishte një tjetër aplikacion që në një formë argëtuese ndërlidhte veshjet kombëtare shqiptare, dhe mundësitë që përdoruesi të ndryshoj ato në ekran të telefonit dhe të mësojë për secilën një nga një. Një lojë me kombinim të shkronjave dhe që përkrah fjalor të ndryshëm për të bërë argëtimin edhe më atraktiv, ishte diçka që nuk mungoi si aplikacion në AppCamp, dhe kjo gjithsesi ka edhde peshën e vet kur dihet sesa njerëz në botë luajnë diçka si Scrabble.

AppCamp Kosova 2012

Ngjarja është mundësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, IPKO Foundation, Innovation Centre Kosovo, Ambasada Norvegjze dhe British Council, me synimin e përmirësimit të imazhit/pranisë së Kosovës në tregjet e aplikacioneve mobile. Fituesit do të kenë rastin të ecin tutje me aplikacionin e tyre edhe më tej në të ardhmen dhe ta zhvillojnë e plasojnë në treg me buxhetin e fituar, prandaj risitë do të vazhdojnë të jenë afër nesh. Digjitale & Telegrafi ishin sponzor medial, ndërsa pati prezent edhe folës si Pedro Custodio nga Vodafone që foli mbi eksperiencat e përdoruesve, dhe Daniel Ostrowski nga Google, që foli përmes Hangout mbi mundësitë e zhvilluesve nga Kosova në platformat/shërbimet e Google

Në event pati edhe panele të mbajtura të premten mbi “Shoqëritë Informative dhe Diplomacin Digjitale”, udhëhequr nga Çelik Nimani, me pjesëmarrës Petrit Selimin, Kushtrim Xhakli dhe Shkumbin Brestovcin. Të shtunën pastaj u mbajtën prezantime nga Milot Shala e Flakërim Ismani, mbi mënyrën sesi mund të bëhet një aplikacion i mirë, dhe të njëjtën ditë pati edhe një panel/prezantim mbi mobile vs native app, me pjesëmarrës Gentian Lluka (Telegrafi.com), Mentor Paçarada (Frakton) dhe Milot Shala, panel udhëhequr nga Çelik Nimani.

Vikendi nuk ndalet me kaq pasi që javën që po vjen me 9-11 Nëntor, vjen në skenë Startup Weekend Prishtina, mundësia për jetësimin e idesë në realitet për 54 orë, dhe për shëndërrimin e saj në biznes.

Burimi: Digjitale