Alienët janë në mesin tonë

Jashtëtokësorët që një kohë të gjatë jetojnë në Tokë, thonë shkencëtarët bullgarë, të cilët pohojnë se kanë vendosur kontakt me alienët.
Shkencëtarët bullgarë nga Instituti për Kërkimet në Gjithësi thonë se janë duke punuar në deshifrimin e një grupi kompleks të simboleve – duke shtuar se jashtëtokësorët momentalisht janë duke u përgjigjur në rreth 30 pyetje të cilat ata ua kanë parashtruar atyre.

Këtë hulumtim e ka pohuar edhe Lacezar Filipov, zv/drejtor i Institutit pranë Akademisë së Shkencave të Bullgarisë. Ai ka thënë se ata janë duke i analizuar rreth 150 gjurmë në të korrat që janë gjetur në mbarë botën – për të cilat mendohet se sjellin përgjigje në pyetjet e parashtruara.

“Jashtëtokësorët gjenden kudo rreth nesh dhe na vëzhgojnë gjatë gjithë kohës. Nuk kanë disponim armiqësor, por dëshirojnë të na ndihmojnë. Megjithatë, ne ende nuk kemi përparuar mjaftueshëm për të vënë kontakte me ta”, ka thënë Filipov për mediat bullgare.

Ai ka thënë se edhe Selia e Shenjtë është pajtuar me konstatimet se alienët ekzistojnë – ndërsa thotë se njerëzit kurrë nuk do të vënë kontakt me jashtëtokësoret nëpërmjet radio-valëve, por me fuqinë e trurit.

“Sigurisht se njerëzit do të vendosin kontakte me jashtëtokësorët pas 15 vjetësh. Ata në fakt, janë shumë kritik ndaj veprimeve të pamoralshme të njerëzve, dhe këtu bëhet fjalë për qasjen e njerëzve ndaj proceseve natyrore”, ka thënë ai.

Raporti për “punën shkencore” të Institutit bullgar – i cili merret me kontakte me alienë – është gjetur në thumb të kritikave të opinionit bullgar, i cili kërkon reforma dhe ndryshime brenda këtij instituti.

:mad:…mos ka edhe nonje ketu ne forum :smiley: :smiley: :D:?

po do kete
pse jo :smiley:

hapni syt mir :smiley:

sa frik…po na cenojn privatesin ata shejtaner

mos me vijne te shpija kam frike ë?

me sa di edhe une besoj se egzistojne, madje bashkejetojne me ne ne toke , dhe besoj se vendodhja e tyre eshte nen toke . Persa i perket misionit te tyre paqesor apo armiqesor kje eshte ne ?..pasi disa gjurme te disa kafsheve ku jane gjetur ne Usa ne te cilen shikohen qarte veprime te jashtokesoreve me disa teknologji te cilat sot akoma nuk perdoren (eshte fjala per menyren e prerjes pa derdhur gjak ) apo dhe te denocimemeve te shumta te njerezve qe shpesh tregojne per rrembime nga ana e tyre , ve ne dyshim edhe misionin e tyre paqesor?!

Aljenet jane si puna e Zoti-t , thjeshte fantzi

Nese do ekzistonin , do ti shihnim…

Me fal qe po ju pyes ju nuk besoni ne Zot sepse jeni shprehur Fantazi ?