Amaneti I Mbretit

AMANETI I MBRETIT

E para: Të mos e bartin kufomën time pos mjekët dhe askush pos tyre.

E dyta: Rrugës prej vendit të vdekjes, deri tek varrezat të hedhin copa ari, argjendi, dijamante, elmase të cilat i kam mbledhur gjatë gjithë jetës.

E treta: Kur ta ngritni kufomën time lartë në tabut, m’i nxjirrni dy duart e mia jashtë qefinit dhe të varura.

Kur mbreti mbaroi amanetin e tij, u ngrit gjenerali dhe puthi dy duart e tij, i afroi afër gjoksit të vet, e pastaj tha: Do të shkojnë në vend amanetet e tua dhe pa asnjë mangësi, por zotriu im, më trego enigmën e këtyre tre amaneteve?

Mbreti morri frymë thell dhe u përgjigj: Dëshiroj që botës t’i jap një mësim që unë nuk e kam kuptuar deri më tani.

Sa i përket amanetit të parë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se kur vie vdekja nuk mund ta largojnë mjekët, të cilët kur (ne) sëmureshim iu drejtoheshim atyre, se jeta e shëndeti janë pasuri që nuk mund t’i dhuroj ato dikush nga njerëzit.

Sa i perkët amanetit të dytë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se çdo kohë që kemi harxhuar në mbledhjen e pasurisë nuk ka qenë pos hi e pluhur, dhe se ne nuk marrim me vete as copëzat e arit.

Sa i përket amanetit të tretë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se ne kemi ardhur ne këtë botë duar bosh, dhe do ta lëmë ashtu, duar bosh!
Kjo është bota.

A ka kush mediton?!!!

Sa i përket amanetit të tretë: Dëshiroj që njerëzit e botës ta kuptojnë se ne kemi ardhur ne këtë botë duar bosh, dhe do ta lëmë ashtu, duar bosh!
Kjo është bota.

E pra sikur te ishte te merrnin te pasurit pasurin me vete , jam e bindur se pak do kishte te varfer.Por kur e kujtojn se do ikin duar boshe pse mos behemi dembela .Buk dikush do na jepi hajt mo se kalon kjo jet.

Kjo Histori nuk don te thote te behemi dembela por qellimi eshte qe kjo bote sado te jetojme ne te nje dite do te vdesim si i varfuri si i pasuri te dy do te hyjne ne dhe keshtu qe ne qofte se jemi te pasur te mos behemi kurrnace por te japim sadaka Sado e pakte qe te jete ajo ,

E pra ket gje thash dhe un, si i pasuri si i varferi do vdesin dhe ne varr dy hyn pa asgje .Ku gjen te pasur e dor lir ama .i pasuri e jep nga teprica e i varferi nga zemra thot fjala e popullit.

Shume e Vertete :slight_smile:

shum kshilla te mira ! per ata qe kuptojn :slight_smile: