Amazon Fire, tableti që kushton vetëm 39 dollarë!

Tableti Fire i Amazon zakonisht shitet për 50 dollarë në SHBA dhe 50 funta në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa tani Amazon e ka zbritur çmimin e pajisjes në të dyja vendet.

Amazon Fire është tani në dispozicion për vetëm 39 dollarë në SHBA dhe çmimi është reduktuar edhe në Britaninë e Madhe në fillim të këtij muaji.

Kompania amerikane gjithashtu i ka zbritur çmimet edhe për disa nga tabletët e tjera.

Tableti vjen me një ekran 7 inç, rezolucionin prej 1024 x 600 pikselëve dhe është mundësuar nga procesori quad core 1.3GHz.
Pajisja ka dy kamera, 8GB memorie të brendshme dhe një port për kartelën microSD, e cila mbështet deri në 128GB memorie.