Amy Cosper pjesë e KosICT për të takuar ndërmarrësit vendor (Foto)

Amy Cosper është zëvendës presidente dhe KryeRedaktore në Enterpreneur Media Inc., e njohur gjithashtu si një ndër figurat më të shquara të ndërmarrësisë në botë. Si ndërmarrëse, folëse dhe autore, misioni i Znj. Cosper është të ngris rëndësinë e ndërmarrësisë në përmasa globale. Vendimi i Znj.Cosper për të filluar biznesin e saj për konsulta mediale, ndikoi pozitivisht në zhvillimin e karrierës së saj.

Më herët, ajo shërbeu si Zëvendës Presidente për zhvillimbiznesinëWiesnerMediaku vlerësonte plane të reja të biznesit, sipërmarrjes dhe partneritetit për të asistuar në zgjerimin e portofolit të kompanisë.

E zgjedhur në listën e “25 femrave më të mençura të Twitter-it”, Amy ka shërbyer si një lidere e shkëlqyer me vizion për të mundësuar ndryshime afatgjate inovative në botë. Znj.Cosper shpesh herë ka potencuar që ndërmarrësia nuk është vetëm idea e të pasurit në udhëheqje një biznes, por një mundësi për të krijuar dicka nga asgjëja, pamarrëparasysh kapacitetet. Udhëtimi i gazetarisë së Cosper nisi kur ajo filloj të angazhohej në fushën e teknologjisë.Eksperienca e saj si reportere në Israel, Brazil, Norvegji, Luksenburg, Paris dhe Londër i mundësoi asaj të ballafaqohej me aktivitete ndër më të ndryshmet.
Gjithashtu, rrënjët e saj të gazetarisë në botën e teknologjisë, e kanë ndihmuar Enterpreneur Media të zhvillohet tutje. Sot, sa i përket abonentëve, Enterpreneur ka 6-8 milion vizitorë unik çdo muaj të cilët e lexojnë revistën dhe i qasen informacioneve shtesë dhe burimeve për ndërmarrësi. Përgjatë viteve të fundit, Znj.Cosper ka qenë dëshmitare dhe ishte zë i sukseseve dhe dështimeve në biznes, duke reflektuar mendim të vendosur dhe të suksesshëm prej një ndërmarrëseje. Amy beson që në botën e ndërmarrësisë, “në anën tjetër të frikës është suksesi”, duke dëshmuar kuptimin e saj të thellë se si të shtyhet tutje idea e biznesit me pasion dhe kreativitet.

Amy është kthyer në misionere për ndërmarrësinë globale, si një ndër folëset më të spikatura dhe gjithashtu duke qenë pjesë e jurisë në ngjarje si: Disrupt Athens në Greqi, Creative Business Cup në Kopenhagë, ShiftSplit nëKroaci dhe Global Enterpreneur Network Conferences në Milano. Gjithashtu sa i përket përvojës së saj në ndërmarrësi, asaj shpesh i kërkohet të ofroj njohuritë e saj në tema ndër më të ndryshmet në fushat si: ekonomi, optimizimi i rrjeteve sociale, transmetime, internet, VC, media, online profiling dhe sjellje të përdoruesve. Ekspertiza e Znj.Cosper në teknologji, dhe njohuritë e saj të gjera në mediat e reja, nxjerrin në pah potencialet e saj të lidershipit dhe ndërmarrësisë.

Momentalisht, ajo ka lënë revistën në mënyrë që të fokusohet në shkrimin e një libri për ekosistemin e ndërmarrësisë rreth botës, ku KosICT dhe Kosova janë destinacioni i saj i ardhshëm.