Anestetiku i përshkruar, vrau Michael

Mjeku personal i Michael Jackson ia përshkroi një anestetik të fortë për ta marrë gjumi, e autoritetet besojnë se ky ilaç vrau këngëtarin e famshëm.
Zyrtari i cili kërkoi që shkaku i hetimit në vazhdim të mbetet anonim, deklaroi se Jackson rregullisht merrte propofol në mënyrë që të flejë më lehtë, gjë që është praktikë larg nja ajo e përshkruar të përdorimit të ilaçit.

Më 25 qershor, kur vdiq Jackson, mjeku i tij, Conrad Murray ia dha ilaçin pas mesnatës, tha zyrtari. Ndonëse analizat toksikologjike ende priten, hetuesit po punojnë mbi supozimin se propofoli shkaktoi ndalim të zemrës tek Jackson, tha tutje zyrtari.
Murray (51) veçohet në të dhënat gjyqësore si subjekt i hetimit për vrasje, ndërsa autoritete javën e kaluar kontrolluan ordinancën e tij dhe depon në Houston, Teksas. Policia tha se Murray po bashkëpunon dhe nuk e kanë shënuar si të dyshuar.

Avokati i Murray, Edward Chernoff tha se mjeku nuk përshkroi apo dha diçka që mund ta ketë vrarë Michael. Në kërkesën që të komentojë deklaratën e zyrtarit të policisë ai tha për AP se nuk i komenton thashethemet apo burimet anonime.

Në muajin maj, Murray ishte bërë mjeku personal i Jackson dhe është dashur që ta përcillte në Londër, në serinë e koncerteve që do të duhej të fillonte në korrik. Ai banonte me Jackson në një vilë të huazuar në Los Angeles, e sipas Chernoff ai e gjeti Jackson të pavetëdijshëm në dhomën e tij më 25 qershor dhe kot tentonte që ta kthjellte.

Me rastin e kontrollimit të shtëpisë së Jackson, pas vdekjes së tij policia gjeti propofolin dhe ilaçet tjera, një linjë intravenoze dhe 18 bombola me oksigjen. Propofoli mund të vështirësojë frymëmarrjen, të zvogëlojë numrin e rrahjeve të zemrës dhe shtypjen e gjakut. Shkaku i këtyre rreziqeve do të duhej të jepej vetëm në spitale.

Në anën tjetër, Michael Jackson vuante nga pagjumësia kronike, e sipas zyrtarit të policisë këngëtari kishte angazhuar mjekët e shumtë që t’i japin propofol duke u mbështet në atë ilaç sikur në alarm. Ai do të vendoste orën se kur do të zgjohej, ndërsa mjeku do ta ndërpriste procesin intravenozë me të cilin e merrte ilaçin, tha zyrtari. Për ordinancën e dr. Murray në Houston, rrjetet televizive amerikane më herët në korrik raportonin se