Anëtari i Vitit 2013 - Votoni!

Përshëndetje të dashur miq!
Avash avash po lëmë mbrapa një vit tjetër së bashku! Ju falënderojmë që zgjidhni faqen Lirenti.com për të kaluar çaste nga koha juaj!

Siç është bërë tashmë zakon, ju ftoj të votoni për Anëtarin e vitit 2013! Ndryshe nga herët e tjera, ju duhet te citoni vetëm 1 emër.

Secili nga anëtaret mund te thotë vetëm 1 emër + arsyen pse ja jep votën.

  • Nuk mund te zgjedhe veten e tij!

Anetari qe do te marre me shume pike deri me 31/12/2013 do ti bashkëngjitet badge “Anetari i Viti 2013” ne profilin e tij!

Votim të mbarë!

s’kam qen shum aktiv ne forum kto kohet e fundit & s’mund te them me saktesi se kush ka “punuar” me shum se te tjeret… Por, ato here qe e kam vizituar forumin, temat e reja i kam pare te hapura nga Labja! N’ket rast e propozoj antaren labja

Se harrova; Pritet me fillu demostratat tash si zakonisht… Me t’mira.

mos esht pak shpejt per te fol per antarin e vitit :stuck_out_tongue:
po vitet e tjera ka qen 2 emra dhe 2 arsye…si te bigu dmth :P…
si antare viti un do propozoja erinen dhe auroren. kan qen te dyja shum te pranishme , duke i dhen aktivitet dhe gjalleri forumit

Vitet te tjera ka qene dopio votim duke bërë një sondazh, por këtë vit kemi menduar te bëjmë vetëm një temë me emrat e sugjeruar ku do te numërohen manualisht.

Duhet vetëm 1 emër dhe 1 arsye!

Faleminderit!

Po e jap edhe une voten time…(megjithse me shume se une s’ka qene askush aktiv)…:D…

votoj per Laben:slight_smile:

Aurora…shume aktive .

Ok , shum i qart.
Ather me bindje te plote kte vit , duke mar parasysh kontributet e vazhdueshme…diskutimet shoqerore shum aktuale dhe te debatueshme…faktin qe nuk eshte vleresuar dhe pse po ben gati 4 vjet ktu…mendoj se e meriton Erina…!!

Po votoj auroren se rri sa rri dhe ben ndonje postim kot :stuck_out_tongue:

bashkohem me mendimin e labja

une votoj per Erinaa sepse eshte super aktive

Vetem nese behem Adminstratore ndyshe nuk pranoj:p se mjaft kan punu me hile ketu:p ee shaka ishe kjo:rolleyes:

Flm shum ju se me mendon se un meritoj te jemi antarje vitit,:)Por un asnjher nuk kam luftu per ket titull por per drejtesi ,e meqe e pash sa funksionon drejtesia terhiqem nga gara,pra nuk du te mar pjes un fare per perzgjedhje te antarit te vitit

…Ju faliminderit

Erina, te sqaroj se nuk është njeri ne gare! Anëtaret mund te shprehin mendimet e tyre!

Siç e shikon, tashme nuk ka votime, dhe “emrat” nga anëtaret me 0-10 postime nuk do merren parasysh!

:wink:

Votoj Erinen ,jo vetem per postimet por edhe per cilesine ,humorin e holle ne to …

po te ishte per post politik nuk do te votoja Erinaa !!!

Erina erina erina… :wink:

arsyet, temat interesante po ashtu edhe numri i postimeve per ate kohe sa eshte e regjistruar, kjo dote thote qe ka qen aktive :slight_smile:

Kam ven re se kete vit e meriton Erina pasi ka qen shum aktive ne forum :slight_smile:

Mendoj për ReniX

Faleminderit Jomina për nominimin, por duke qene pjese e stafit, nuk mund te zgjidhem!

Mund te thuash nje emer tjeter :slight_smile:

un mendoj se e meriton Labja sepse pergjigjet shum tjesht e qart neper temat e forumit

Se shpejti ndryshimet e reja te gradave dhe sigurisht Anetari i Vitit!

Me duket se votimi qenka mbyllur por sido qe te jet deshta me than se antar i vitit duet te jet Erina, per arsye se ka qen aktive me tema te reja poasht postimet e saj nuk kan qen spam por gjithmon kan pasur cilsi :slight_smile: mendoj.

Te rejat mbi gradat e forumit janë si në vijim:

Anetari i Vitit 2013
Erinaa

Lirenti.com Addicted
TraHaNa
Auroraa
Arjol
Olsii

Faleminderit që jeni pjese e këtij komuniteti. Në ditët ne vazhdim do të bëhen dhe ndryshimet përkatëse.

Qëndrim të këndshëm!