Angli, shqiptari vdes në lokal, miqtë mbledhin lekë për kthimin në Atdhe (video)

//youtu.be/qnUE6EGN4JM

Një shqiptar ka humbur jetën në Angli nga një atak kardiak në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një lokal natë në qytetin e Mançesterit. Edmir Plori, 35 vjeç, i njohur ndryshe si “Ed Shqiptari”, ishte frekuentues i rregullt i lokaleve dhe pub të Mançesterit.

Miqtë e shtetasit shqiptar që jetonte në Mançester, kanë nisur të mbledhin paratë për të sjellë trupin e tij në Shqipëri para Krishtlindjeve, duke i bërë thirrje nëpërmjet rrjeteve sociale të gjithë bashkatdhetarëve që të kontribuojnë në para.

Deri tani janë mbledhur rreth £ 300, por kjo shumë nuk është e mjaftueshme për ta dërguar trupin e pajetë të 35-vjeçarit pranë familjes, në Shqipëri.

Mjekët e Mançesterit kanë pohuar se “Ed Shqiptari” ka vdekur nga një atak në zemër, ndërsa pritet të konfirmohet edhe nëse ka qenë apo jo nën efektin e lëndëve narkotike.

Burimi: Shqiptarja.com