Anglia çmendet per Canen

[b]

Lorik Cana eshte shnderruar ne nje objekt deshirash i disa prej ekipeve me te njohura te Premier League, te cilat jane vene ne gare per te marre sherbimet e mesfushorit shkaterrues te Olimpikut te Marsejes.[/b]

Vetem pak dite me pare, shtypi francez raportonte se, kapiteni shqiptar i Olimpikut nuk bente pjese ne planet e trajnerit te ri te Marsejes, Didier Deshamps. Dhe, mesa duket, kjo ka qene nje pjese funksionale e zhvillimeve te fundit te merkatos.
Tabloidet angleze lajmeronin dje se, trajneri i Totenhemit, Heri Redknap, eshte shume i interesuar per sherbimet e mesfushorit te Shqiperise dhe Marsejes, Lorik Cana.
Po ashtu, dje eshte publikuar edhe shifra e perafert, qe mendohet se do te ofroje skuadra e “hotspurs”-ave per blerjen e tij: behet fjale per nje shume prej 5 milione sterlinash, (rreth 6 milione eurove). Per Lorik Canen kane shprehur vazhdimisht interesimin edhe Arsenali, Liverpuli, Evertoni e Bajerni i Mynihut.
Shanset qe mesfushori te transferohet te Totenhemi jane shume te vogla, per shkak se shuma e ofruar eshte shume me e vogel se vlera reale e tij, i cili luhatet te 10-12 milione euro. Nderkohe qe vete 26-vjeçari ka pohuar shpesh se qendrimi i tij tek Olimpiku i Marsejes edhe per sezonin tjeter eshte 50% me 50%.
Ne nje prononcim te shqiptarit te dhene per revisten prestigjioze franceze “France Fooball”, te bere publike ne numrin e djeshem, Cana ka lene te kuptohet se e ardhmja e tij eshte ende e pavendosur. Pavaresisht se ka nje kontrate te vlefshme deri ne qershor 2012, duket se aventura e tij ne stadiumin “Velodrome” ka arritur ne fund.
"Une erdha ketu per te fituar titullin dhe fakti qe nuk e fitova kete sezon mund te me nxise te vazhdoj akoma me kete ekip, per ta provuar serish vitin e ardhshem. Nuk kam pse te ngutem per t’u larguar. Nese ne te vertete do te vendos te largohem, nuk do ta vazhdoj me karrieren time ne France, pasi ketu kam luajtur me dy ekipet me te mira, PSG dhe Olimpikun e Marsejes. Por do te largohem drejt nje kampionati tjeter evropian”, u shpreh Cana per “France Football”.

ishalla te iki ne andgli dhe ti eci mir

Cana eshte lojtar shume i mire.

Ishalla ka sukses dhe i ecen sezoni, Urime!

Ndoshta ne fund te sezonit nuk do te festoje fitimin e titullit kampion nga Olimpik Marseja. Pavaresisht kesaj, Lorik Cana ka marre nje vleresim individual: edhe pse nuk ka luajtur rregullisht ne kampionat, per shkak kartonesh dhe demtimi, mesfushori kuqezi eshte perfshire ne formacionin me te mire te vitit ne Ligen 1 franceze. Ne analizen e zhvilluar nga “goal.com”, 25-vjeçari kuqezi etiketohej si “nje lider i vertete i marsejezeve. Cana ka qene i jashtezakonshem dhe katalizatori i skuadres se Gerets ne luften per titull. I forte ne nderhyrje, ai eshte konfirmuar si nje prej mesfushoreve me konstant ne kete sezon, duke i dhene siguri skuadres ne fazen difensive. Shume i nevojshem per balancen ne mesin e fushes, duke thyer vazhdimisht aksionet e ekipeve kundershtare, nga ku nisin edhe manovrat sulmuese te Olimpikut”. Ne formacionin me te mire, ne porte qendron “gardiani” i Lionit, Hugo Loris. Mbrojtja perbehet nga Shalme (Bordo), Seto (Tuluze), Diavara (Bordo) dhe Taiuo (Marseje). Perkrah Canes ne mesfushe jane Sesegnon (PSG), Gurguf (Bordo) e Bastos (Lila). Reparti sulmues perbehet nga ylli francez, Karim Benzema (Lion) dhe Andre-Pierr Ginjac (Tuluze).

ishalla i ecen…